Presidenti Obama: Misioni në Libi po arrin sukses
Faqja 1 e 1
Presidenti Obama: Misioni në Libi po arrin sukses
Presidenti Obama: Misioni në Libi po arrin sukses
Presidenti amerikan Barak Obama u tha amerikanëve se misioni ushtarak në Libi është i qartë, i fokusuar dhe i kufizuar dhe se ai ka shpëtuar jetë të panumërta.
Gjatë fjalimit të tij javor në radio, presidenti Obama tha se misioni po shënon sukses.
“Ne po arrijmë sukses në mision tonë. Ne i kemi përjashtuar mbrojtjet ajrore të Libisë. Forcat e Gadafit, më nuk janë duke avancuar në gjithë Libinë. Në vendet siç është Bengazi, qytet me afro 700 mijë banorë, për të cilët Gadafi është kërcënuar se nuk do të ketë mëshirë, forcat e tij janë shtyrë prapa. Pra, nuk ka dyshim për këtë aksion, pasi ne vepruam shpejt, është shmangur katastrofa humanitare dhe janë shpëtuar jetë të panumërta të civilëve, njerëzve të pafajshëm, grave dhe fëmijëve”, tha Obama.
Komentet e tij u bënë para fjalimit të planifikuar për 28 mars drejtuar amerikanëve, për të shpjeguar involvimin e vendit të tyre në këtë krizë.
Këto fjalime po bëhen në periudhën e vërejtjeve nga politikanët e lartë dhe ligjvënësit se presidenti nuk ka zhvilluar konsultime të gjera ose nuk e ka shpjeguar qartazi pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në këtë mision.
Gjatë fjalimit në radio, Obama, i paraqiti disa nga arsyet për pjesëmarrje në aksionin ushtarak kundër Libisë:
“Shtetet e Bashkuara nuk duhet dhe nuk do ta bëjnë këtë, që të intervenojnë çdo herë kur diku në botë ka krizë. Por, unë fuqishëm besoj se kur njerëzit e pafajshëm janë nën brutalitet, kur dikush si Gadafi kërcënohet me gjakderdhje, që do ta destabilizonte një rajon të tërë, dhe kur komuniteti ndërkombëtar është i përgatitur të bashkohet për të shpëtuar mijëra jetë, atëherë është në interesin tonë kombëtar që të veprojmë. Është edhe përgjegjësi e jona. Kjo është njëra nga këto raste”, theksoi presidenti Obama.
Forcat perëndimore i filluan sulmet kundër mbrojtjes ajrore të Gadafit dhe avancimit të trupave të tij, më 19 mars, për të mos e lejuar atë që të veprojë sipas kërcënimeve për ta sulmuar popullin e tij.
Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera ndërkombëtare po vazhdojnë t’i sulmojnë forcat e Gadafit dhe armatimin e tij, me raketa dhe bomba precize dhe po e zbatojnë zonën e ndalim-fluturimit mbi këtë vend dhe embargon e armatimit në det.
Presidenti Obama përsëriti se forcat e Shteteve të Bashkuara nuk do të ndërmarrin aksion tokësor në Libi.
“Ushtria jonë ka siguruar kapacitete unike në fillim, por tash kjo është përpjekje e gjerë ndërkombëtare. Aleatët dhe partnerët tanë po e zbatojnë zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë dhe embargon e armatimit në det. Partnerët kryesorë arabë, sikur Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë dhënë aeroplanë”.
“Siç jemi pajtuar këtë javë, përgjegjësia për këtë operacion është transferuar nga Shtetet e Bashkuara tek aleatët në NATO dhe te partnerët tanë. Ky është rasti se si do të duhej të punonte bashkësia ndërkombëtare”, shtoi Obama.
Ai theksoi se Gadafi duhet t’i ndalë sulmet ndaj civilëve, t’i tërheqë forcat e tij dhe të lejojë që ndihma humanitare të arrijë tek ata që kanë nevojë.
Sipas presidentit Obama, Gadafi e ka humbur besimin e popullit të Libisë dhe legjitimitetin për të sunduar, por nuk ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e Gadafit. (f.b.)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Presidenti Nishani merr mesazh urimi nga Presidenti amerikan, Obama
» Obama: Gjakderdhja në Libi është fyese
» Obama arrin në Kopenhagë
» Barack Obama
» Obama Presidenti i fundit i SHBA?!
» Obama: Gjakderdhja në Libi është fyese
» Obama arrin në Kopenhagë
» Barack Obama
» Obama Presidenti i fundit i SHBA?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi