Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barack Obama

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Barack Obama Empty Barack Obama

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:03 pm

Barack Obama 734910_10151357682541749_1453580851_n
 
 
Kush e bënë Obama-n të kërcej?
 
Çfarë ka në iPod-in e tij presidenti i zgjedhur Barack Obama. Kjo shumë shpejt mund të bëhet sekret shtetëror, por muzikanti Stevie Wonder, Garth Brooks dhe Pete Seeger të gjithë ishin në vëmendjen presidentit në koncertin e presidentit që u organizua të dielën.
Obama, dhe gruaja e tij Michelle me vajzat Malia dhe Sasha, të cilët ishin të ulur në të njëjtin vijë me zëvendës presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe gruan e tij Jill përderisa Bruce Springsteen këndonte këngën “The Rising” dhe Mary j. Blige bëri një paraqitje me këngën “Lean on Me”.
Me herët në këtë koncert, vajza e Obama-s, Sasha, dukej paksa e mërzitur bashkë me Malia në krahun e nënës se tyre. Obama bashkë me Biden kishin marrë familjet e tyre dhe ishin ngjitur në skenën e punuar nga xhamat.
Por, shenjat e para të gjallërisë u shfaqën kur Garth Brooks doli në skenë dhe këndoj këngën e tij të parë "American Pie" dhe pastaj këngën "Shout", gjatë se cilës zonja e parë ngriti për herë të parë duart lart në ajër bashkë me Sasha-n.
Pastaj u shfaqën Stevie Wonder, Usher dhe Shakira – që i jepen koncertit një llollojshmëri ngjyrash muzikore. Wonder dhe Usher janë afro-amerikan përderisa Shakira ka përzierje kolumbiane dhe libaneze. Me këngën e Wonder-it “Higher Ground”, Obama u ngrit në këmbë dhe vallëzoj pak.
Obama u ngrit me familjen e tij përderisa Jamie Foxx bërtiti, "Chi-town, stand up!" Presidenti i zgjedhur po ashtu buzëqeshi me zemër përderisa Jamie Foxx bënte humor dhe fliste për monotoninë që krijojnë politikanët.
Obama-t kënduan se bashku këngën "This Land is Your Land" që u kënduan nga Bruce Springsteen, Pete Seeger dhe nipi i Seeger, që bëri që turma të dëgjohet nga memoriali Lincoln deri tek monumenti në Washington.
Ata, po ashtu, kënduan me Beyonce përderisa ajo këndoj këngën "My Country 'Tis of Thee".
Jon Bon Jovi, Sheryl Crow, Josh Groban, John Mellencamp dhe grupi irlandez U2 po ashtu kanë kënduar. Kurse kanë folur edhe aktorët; Steve Carell, Queen Latifah, Denzel Washington and Tiger Woods.
 
Sarah Rohrer, nga Dayton-i i Ohio-s është njëra nga shikueset e koncertit. Pavarësisht temperaturave të ftohta ajo kishte dalë për të përcjell koncertin. Rohrer kishte ardhur në Washington për të bërë biznes por kishte qëndruar edhe disa ditë me tepër për të shkuar në koncert sepse ajo dëshironte ta shijonte këtë ngjarje.
“Kemi një shpirt të ri të involvuar në politikë”, tha ajo.
Memoriali është një gur prove për afro-amerikanë. Ishte ky vend ku këndoj Marian Anderson me 1939 pasi ishte burgosur nga Gjykata Kushtetuese për shkak të racës se saj dhe është ky vend ku Martin Luther King Jr mbajti fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr”.
Duke folur në memorialin e Abraham Lincoln, ku ai mori zyrën e tij pas Luftës Civile, Obama, ka shprehur optimizmin e tij pavarësisht faktit që ai do ta pret kriza ekonomike që ka mbretëruar këto dy ditë të fundit, që nga kriza ekonomike në vitin 1930.
“Nuk ka dyshim që rruga e jonë do të jetë e gjatë. Hapat tonë do të jenë një ngritje”, ka shtuar ai. “Por kurrë mos harroni që karakteri i vërtet i kombit tonë nuk është shpalosur në kohëra të mira dhe të lehta, por ne kemi vepruar drejt në momente të vështira”.
Barack Obama 1255491_10151841449676749_1501586777_n


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Sep 29, 2013 1:21 pm, edituar 7 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Obama: Një botë pa armë bërthamore

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:08 pm

Obama: Një botë pa armë bërthamore
 
 
Barack Obama 285184_10151356784066749_1655135160_n
Nën tingujt e himnit amerikan dhe brohoritjes së mbi 30 mijë njerëzve, presidenti amerikan, Barack Obama, mbajti fjalimin e tij nën qiell të hapur përpara kështjellës presidenciale në Pragë.
 
Gjatë fjalimit, presidenti amerikan ka kërkuar eliminimin e armëve bërthamore.
 
"Sot, Lufta e Ftohtë nuk ekziston. Por, mijëra armë bërthamore të asaj kohe nuk janë zhdukur. Në një kthesë të çuditshme të historisë, kërcënimi nga një luftë bërthamore globale ka rënë ndjeshëm, por rreziku nga sulmet bërthamore është shtuar", tha Obama.
 
Barack Obama 542120_10151354415941749_1998880902_n
 
Presidenti amerikan theksoi detyrimin dhe përgjegjësitë që i takojnë SHBA-ve në përpjekjet globale për zhdukjen e armëve bërthamore.
 
"Si e vetmja fuqi bërthamore që i ka përdorur armët e këtij lloji, Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi morale për të vepruar. Ne nuk mund të jemi të suksesshëm në këtë detyrë nëse jemi vetëm, por jemi të gatshëm ta nisim e ta drejtojmë këtë mision”.
 
“Sot po deklaroj me qartësi dhe bindje angazhimin amerikan për të ndërtuar një botë në paqe, siguri dhe pa armë bërthamore", tha Obama.
 
Megjithatë, presidenti amerikan është i ndërgjegjshëm se kjo nuk është as detyrë e lehtë, as e arritshme në kohë të shkurtër.
 
Barack Obama 393126_10151350403176749_1563522754_n
 
"Nuk jam naiv. Ky qëllim nuk do të arrihet shpejt e ndoshta jo sa të jem gjallë. Një gjë e tillë do të marrë durim dhe vendosmëri. Por, aktualisht, ne duhet të injorojmë zërat që thonë se bota nuk mund të ndryshojë. Duhet të këmbëngulim se ‘Po, ne mundemi’", tha Obama.
 
Me këtë rast, presidenti amerikan dënoi dhe lëshimin e raketës me rreze të gjatë veprimi nga ana e Koresë së Veriut.
 
"Tani është koha për një përgjigje të fortë ndërkombëtare dhe Koreja e Veriut duhet ta dijë se rruga e sigurisë dhe respektit asnjëherë nuk kalon nga kërcënimet dhe armët e paligjshme. Të gjitha vendet duhet të mblidhen së bashku për të ndërtuar një sistem global të fortë. Kjo është arsyeja përse duhet të jemi të bashkuar dhe të ushtrojmë presion ndaj Koresë së Veriut", tha Obama.
 
Përpara fjalimit në shesh të hapur, Obama është pritur nga homologu i tij çek, Vacllav Klaus, dhe zyrtarë të lartë çekë, me të cilët zhvilloi bisedime mbi raportet dypalëshe.
 
Barack Obama 394797_10151353521966749_707997940_n
 
Presidenti amerikan ka biseduar me zyrtarët çekë edhe për planet amerikane për të vendosur një pjesë të mbrojtjes anti-raketore në Poloni dhe Çeki.
 
Gjatë administratës Bush, Praga dhe Varshava ranë dakord që të lejojnë vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane, çfarë hasi në kundërshtim të ashpër nga Rusia.
 
Administrata Obama është treguar më e tërhequr nga këto plane.
 
"Republika Çeke dhe Polonia janë treguar kurajoze kur ranë dakord të pranojnë një pjesë të mbrojtjes raketore. Derisa ekziston kërcënimi nga Irani, ne do të ecim përpara me një sistem të mbrojtjes raketore, që ka kosto të arsyeshme dhe që efikasiteti është i provuar”.
 
“Nëse kërcënimi iranian eliminohet, ne do të kemi një bazë më të fuqishme për sigurinë tonë dhe ideja për ndërtimin e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropë, do të tërhiqet", tha presidenti Obama.
 
Barack Obama 543881_10151353040851749_278811464_n


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Sep 29, 2013 1:22 pm, edituar 3 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Parisi e Berlini kundër Obamas rreth Turqisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:23 pm

Parisi e Berlini kundër Obamas rreth Turqisë


Barack Obama 299528_10151346674356749_2012624946_n

Presidenti amerikan Barack Obama ka mbështetur anëtarësimin e Turqisë në BE, gjatë samitit SHBA-BE në Pragë.

"Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet t'i qasen myslimanëve si miq, fqinjë dhe partnerë në luftën kundër padrejtësive, intolerancës e dhunës duke ndërtuar marrëdhënie të bazuara në respektin dhe interesat e përbashkëta.

Çuarja përpara e anëtarësimit të Turqisë në BE do të ishte një sinjal i rëndësishëm për angazhimin tuaj dhe të sigurojmë se Turqia është plotësisht e lidhur me Evropën", tha Obama.

Por qëndrimi i Obamas hasi kundërshtimin e menjëhershëm të Francës. Presidenti Sarkozy tha se Turqia i takon Azisë dhe jo Evropës. Një tjetër kundërshtare e Turqisë në BE, Gjermania theksoi se lidhjet mes BE-së dhe Turqisë mbeten një çështje e hapur. Më i përmbajtur ka qenë qëndrimi i presidentit të Komisionit Evropian Barroso lidhur me Turqinë.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Sep 08, 2013 1:28 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Cilat janë përshtypjet evropiane pas vizitës së Obamas?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 9:23 pm

Cilat janë përshtypjet evropiane pas vizitës së Obamas?!
 
 
Nga momenti kur presidenti dhe zonja Obama zbritën shkallët e avionit në Londër deri tek mbërritja në Strasburg. Çdo lëvizje e tij u bë publike.

 
 
Barack Obama Obama%20(Small)
 
 
Presidenti amerikan, Barak Obama përfundoi vizitën e tij të parë në Evropë që kur mori postin - një turne i zgjeruar që nga takimi i Grupit të 20-shes në Londër, tek takimi i nivelit të lartë i NATO-s në Strasburg, takimi me udhëheqësit e BE-së në Pragë dhe në Turqi për vizitën e tij të parë zyrtare në një vend me shumicë myslimane. Dhe duket se udhëheqësi amerikan ka lënë mbresa të thella tek evropianët. Evropa e priti mjaft ngrohtë. Nga momenti kur presidenti dhe zonja Obama zbritën shkallët e avionit në Londër deri tek mbërritja në Strasburg. Çdo lëvizje e tij u bë publike. Dhe udhëheqësit më të lartë botërorë dukeshin entuziastë përkrah lavdisë së tij. Kjo është forca shkëlqimit thotë konsulenti Tazeen Ahmad. "Ai ka gjithçka. Ka fizik të mirë, është i gjatë dhe karizmatik. Është orator – ndoshta një nga më të mirët e kohëve tona, në mos më i miri. Të gjitha këto, përfshi këtu edhe momentin, e bëjnë atë njeriun që bota po e priste." Por nuk ishte vetëm stili i tij. Në tryezë u shtruan çështje të mprehta. Në Londër, ishte plani për të nxjerrë botën nga kriza. Në Strasburg, në 60-vjetorin e NATO-s, ishte çështja e luftës në Afganistan. Dhe gjithandej mesazhi i tij ishte se në Evropë shkoi jo vetëm për të udhëhequr, por edhe për të dëgjuar. Amerika nuk mund të përballojë sfidat globale e vetme, dhe as Evropa nuk i përballon dot ato pa Amerikën." Ky mesazh u prit mirë nga evropianët, me një pritje të ngrohtë nga drejtuesi i takimit të NATO-s, presidenti francez Nikola Sarkozi. "Dua t’i them Barak Obamës sa i kënaqur jam të punojë me të. Dua t’i them atij sa e vlerësojë mendjen e tij të hapur, vendosmërinë e tij për të ndërtuar një botë të re." Vëmendje, bashkëpunim, drejtim. Z.Obama çoi këtë mesazh në Turqi në vizitën e tij të parë zyrtare në një vend me shumicë myslimane. Në Ankara, shprehu respekt për historinë, kulturën dhe rolin e Turqisë në botë. Barak Obama shprehu mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian – dhe u zgjati dorën e bashkëpunimit myslimanëve. "Më lejoni të shprehem qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në luftë me fenë islame. Në fakt, partneriteti ynë me botën myslimane është kritik për zmbrapsjen e një ideologjie ekstreme që njerëzit e të gjitha feve kundërshtojnë." Majkëll Koks, analist në Universitetin Ekonomik të Londrës thotë se ky është një mesazh i rëndësishëm. Por me politikën amerikane në Lindjen e Mesme nën administratën e presidentit Bush, fjalët tani duhet të pasohen me vepra. "Ka një të shkuar. Kësaj marrëdhënieje i janë shkaktuar shumë dëmtime. Do të duhen më shumë sesa fjalët për të kaluar dyshimin e ngulitur."Takimet me njerëzit e thjeshtë kanë qenë tipike për presidentin Obama që nga ditët e fushatës së tij. Dhe duket se kjo strategji funksionoj. Ajo që sheh audienca, është një njeri që mendon me këmbë në tokë dhe që u përgjigje pyetjeve të vështira në një mënyrë inteligjente dhe të drejtë. Në përgjithësi presidenti i ri amerikan la mbresa të thella. Analistët thonë se pjesa më e vështirë – kthimi i fjalëve në vepra është ende përpara.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Sep 29, 2013 1:23 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Obama kërkon 83,4 miliardë dollarë për operacione ushtarake

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 9:24 pm

Obama kërkon 83,4 miliardë dollarë për operacione ushtarake

Bota sot

Barack Obama Sh_b


Barack Obama R-6

Presidenti amerikan, Barak Obama, do të kërkojë nga Kongresi 83,4 miliardë dollarë për operacionet ushtarake dhe diplomatike të SHBA-ve në Irak dhe në Afganistan gjatë vitit 2009. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Zyrës për Buxhetin e Shtëpisë së Bardhë, Tom Gevin.
Sipas njoftimeve, 75,5 miliardë dollarë do të shpenzohen për qëllime ushtarake, ndërsa rreth 7 miliardë për ndihma të jashtme.
Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka thënë se kjo masë është e domosdoshme për finansimin e strategjisë së re në Afganistan dhe për tërheqjen e njësive luftarake nga Iraku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Onama me BlackBerry

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:48 pm

Barack Obama 610x
Washington - Presidenti i SHBA’ve Barack Obama përdor një BlackBerry apo një pajisje të ngjashme derisa ec në drejtim të Zyrës Ovale, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Sipas të përditshmes amerikane Washington Times, Presidenti së shpejti do të pajiset me një version të ri BlackBerry të sigurisë së lartë, për ta shfrytëzuar gjatë kohës kur udhëton dhe në Shtëpinë e Bardhë. (Foto: Getty Images)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Ndryshimet që solli Obama në 100 ditët e para

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 28, 2009 11:22 am

Ndryshimet që solli Obama në 100 ditët e para

Uashington, 28 prill Një nga arsyet kryesore që Barak Obama u zgjodh President në nëntor, ishte se votuesit donin një ndryshim pas tetë vjetësh të administratës së Presidentit Bush. Dëshira për ndryshim ishte e dukshme në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Obama ndërsa një milionë amerikanë u mblodhën në Uashington për të festuar ardhjen në pushtet të Presidentit të parë afrikano amerikan të vendit.Disa nga ndryshimet e 100 ditëve të para kanë qenë dramatike. Plani masiv i stimujve ekonomikë ka si objektiv t'i japë zgjidhje sfidës së tij më madhore, rimëkëmbjes ekonomike.Presidenti vendosi për mbylljen e qendrës së ndalimit në Guantanmo të Kubës dhe vuri një afat për tërheqjen e trupave në gusht të vitit 2010 nga Iraku. Por disa nga ndryshimet më të mëdha kanë ndodhur në mënyrën sesi ndjehen qytetarët, thotë eksperti politik Stjuart Rotenberg. Republikanët në përgjithësi janë kundër propozimeve të Obamës për taksat dhe shpenzimet, duke paralajmëruar se do të rrisin një borxh të jashtëzakonshëm për brezat e ardhshëm. Publiku në fakt e ka mbështetur Presidentin në 100 ditët e para. Ken Duberstein, shef i personelit i ish Presidentit Ronald Regan në fund të viteve 1980, thotë se Presidenti po shpreson që publiku të tregohet i duruar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Një pjesëtar i sigurimit të Obamas me virus

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:34 am

Një pjesëtar i sigurimit të Obamas me virus



Barack Obama 610x-490x320

Obama gjatë vizitës në Meksikë


Nga Express

Një pjesëtar i ekipit te sigurisë të Presidentit të SHBA’ve Barack Obama, gjatë udhëtimit të tij në Mexico ditë më parë, dyshohet se është infektuar me virusin e gripit të derrave dhe e ka transmetuar atë familjes së tij në Anne Arundel County, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ky njeri është në stafin e Sekretarit të Energjetikës Steven Chu, që udhëtoi me Obaman në Meksikë më 16 prill. Duket se ai ka transmetuar virusin edhe gruas, djalit dhe nipit të tij, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, përcjellë The Washington Post.

Gibbs ka thënë se Presidenti nuk është prekur nga virusi dhe mjekët e Shtëpisë së Bardhë thonë se ai nuk ka nevojë të kontrollohet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Meksikë, derisa nëpër muzeun e qytetit e ka udhëzuar Felipe Solis, i cili vetëm një ditë më pas ka vdekur nga simptomat e gripit të derrave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Administrata Obama në 100 ditët e saj

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 10:55 pm

Administrata Obama në 100 ditët e saj



Barack Obama TBarack Obama 20090401222209obama_medvedev203
Administrata e Obamës përpiqet për një qasje të re ndaj Rusisë
Teksa administrata Obama mbush 100 ditët e saj ne shtrojmë pyetjen se çfarë është bërë në politikën e jashtme.


Lidhur me këtë Albana Kasapi bisedoi me Dr. Robin Niblett, Drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, Chattam House në Londër.

Niblett: Ai ka bërë shumë në politikën e brendshme. Siguroi miratimin e paketës stimuluese për ekonominë, e cila ka potencialin për ta nxjerrë Amerikën nga depresioni, por jo vetëm kaq.

Presidenti Obama siguroi dhe miratimin e një buxheti që mund t'i ndryshojë fytyrën gjithë ekonomisë dhe politikave sociale të Amerikës, me paketën substanciale për kujdesin shëndetësor, atë për energjinë e pastër, me ndryshimet e miratuara në sistemin arsimor.

Axhenda e tij e politikës së brendshme është nga më ambiciozet që ka parë Amerika për shumë vjet.

Por në të njëjtën kohë, Obama ka arritur që në një hapësirë 3-4 javore, t'i dërgojë botës një mesazh krejtësisht të ndryshëm nga Amerika dhe unë mendoj se ai ka përmbushur plotësisht atë që pritej prej tij.

Ai i është drejtuar botës islame; Iranit, ka lënë të kuptohet se Amerika do të ishte e hapur për negociata me Sirinë.

Ka përcaktuar afatet për tërheqjen nga Iraku dhe e ka vendosur kështu Lindja e Mesme në qendër të axhendës së politikës së tij të jashtme.

Në të njëtën kohë, Obama muk ka lënë pa prekur dhe ato çështje globale, për të cilat njerëzit mendojnë se nuk mund të zgjidhen pa përfshirjen e Amerikës, si ndryshimet klimatike dhe kriza ekonomike globale.

Ai i është drejtuar Rusisë, me idenë e një fillimi të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe tashmë ka filluar negociatat me të për çështjen e armëve bërthamore.

Nga cilido këndvështrim, fillimi i Obamës në fushën e politikës së jashtme është shumë pozitiv.

Le të mos harrojmë këtu pa përmendur Evropën.

Turneu i zotit Obama në Evropë ishte shumë i suksesshëm dhe para tij dhe vizita e Sekretares së Shtetit, Clinton.

Pra, fillimi ka qenë shumë dramatik dhe ka arritur diçka shumë të rëndësishme: rikthimin e të ashtuquajturit pushtet të butë të Amerikës, të fuqisë tërheqëse të Amerikës për të të bërë për vete.

Obama e bëri këtë duke ardhur këtu dhe duke dëgjuar, jo duke dhënë urdhëra. Dhe kjo është shumë e rëndësishme.

BBC: Por deri tani të gjitha këto politika mbeten teorike, sepse gjatë 100 ditëve të para të tij në Shtëpinë e Bardhë nuk janë testuar. Me çfarë problemesh mund të përballet presidenti në zbatimin e politikës së jashtme (në praktikë)?

Niblett: Problemi qëndron në faktin se pavarësisht nga masa e ndryshimit të politikës amerikane, pavarësisht nga fakti se politika e jashtme e zoti Obama është më pozitive, ka vende që jo domosdoshmërisht duan të ndryshojnë.

Vende të caktuara mund të ndjekin politika të caktuara jo ngaqë Amerika do apo nuk do që ato t'i ndjekin, por ngaqë ato janë në interesin e tyre.

Rusia nuk do që NATO të zgjerohet; për të pak rëndësi ka fakti se kush është në pushtet në Amerikë, Barack Obama apo George Bush.

Irani ndoshta do material bërthamor dhe nuk ka për të hequr dorë nga kjo kërkesë, vetëm ngaqë në pushtet tani ka ardhur Barack Obama.

A do të jetë Netanjahu i hapur për zgjidhjen me dy shtete, Izrael e Palestinë? Kush e di, por do të jetë shumë e vështirë që qeveria e re të ndryshojë qëndrim, sa do që të përpiqet Obama për ta bindur.

Synimet e Obamës janë të mira, janë për t'u respektuar, jashtëzakonisht të mirëpritura, por rrezikshmëria qëndron në atë se për të arritur deri tek ndryshimet në praktikë, do të duhet një punë shumë e madhe.

BBC: Cila do të jetës sfida e tij e parë?

Niblett: Mendoj se sfida më e madhe për të do të jetë që të demonstrojë shënimin e një farë përparimi në Afganistan dhe në mënyrë simultane, të demonstrojë se Pakistani nuk po shkatërrohet.

Kjo mendoj se është sfida e tij numër një në sferën e politikës së jashtme.

BBC: Por kjo është pak a shumë e pritshme, por ndonjëherë në botë ndodhin zhvillime të papritura si ishte 11 shtatori për presidentin Bush, apo për paraardhësin e tij Clinton, lufta në Ballkan. Ndërkohë që presidentin Obama nuk e kemi dëgjuar të flasë për këtë pjesë të botës. Si e shihni ju këtë?

Niblett 4: Unë mendoj se administrata e Obamës i ka caktuar vetes një axhendë kaq të ngjeshur në fushën e politikës së brendshme dhe atë të jashtme, saqë disa çështje thjesht nuk i mban dot më.

Druhem se Ballkani, edhe aspektet e pazgjidhura të tij, dhe ato nuk janë pak, nuk është në krye të listës së prioriteteve të tij.

Por pavarësisht nga kjo, vendet e mbetura ende bosh të kësaj adminsitratë do të plotësohen dhe ekspertët që do të marrin postet politike, do të jenë ekspertë të çështjeve evropiane dhe shumë prej këtyre ekspertëve në administratën e presidentit Clinton ishin ekspertë që u provuan në Evropë.

Unë mendoj se ana pozitive, ka potencial që të jetë se me mëkëmbjen e administratës, plotësimin e posteve gjatë muajve të ardhshëm, mund të ketë zyrtarë me përvojë në administratë që mund të përpiqen të vendosin një lloj vëmendjeje drejt Ballkanit.

Mendoj se do të jetë e vështirë që Ballkani të arrijë të tërheqë vëmendjen e presidentit, me përjashtim të rastit të ndonjë krize të thellë, por do të ketë ekspertë që do të përpiqen të ndihmojnë e do të punojnë me Bashkimin Evropian dhe qeveritë e aktorët e tjerë në rajon për t'u siguruar që situata të përmirësohet dhe jo të përkeqësohet.

BBC: Një nga çështjet që kanë potencial ta përkeqësojnë situatën në Ballkan është ajo e pavarësisë së Kosovës. Rusia është ndër kundërshtaret më të fuqishme të saj. A duhet të shqetësohen shqiptarët e Kosovës se qëndrimi i "i ri" i Obamës ndaj Rusisë do të shkonte në dëm të tyre?

Niblett: Procesi i njohjes së pavarësisë ngeci pjesërisht për shkak të kundërshtimit të Rusisë, sepse siç e dini, edhe BE-ja vetë nuk është e bashkuar në këtë çështje dhe në gjirin e bllokut ka pikëpamje shumë të fuqishme për këtë çështje.

Kështu që mbetet ende një punë shumë e vështirë për tu bërë në këtë çështje në kontekstin e një Evrope të përçarë, do të thosha unë edhe pse shumica e vendeve anëtare e mbështet pavarësinë, por në një kohë kur administrata e Obamës po përpiqet të përmbushë disa synime të sajat me Rusinë, kjo nuk ka për të shkuar në favor të Kosovës.

Kjo do të jetë një arsye që Kosova të jetë më pak e rëndësishme në konteksin e gamës së gjerë të çështjeve me të cilat duhet të merret administrata e Obamës.

Ata nuk do të duan që t'ia vështirësojnë vetes punën.

Shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëjnë ata që situata të mos përkeqësohet?

As Amerika, as BE-ja, nuk mund të garantojnë që situata do të mbetet kështu si është dhe se njerëzit do të vazhdojnë të presin në këtë gjendje harrese për një kohë të gjatë, por po të ishte në dorën e tyre (adminsitratës amerikane) ata do të donin që të ndodhte pikërisht kjo, pra që njerëzit të prisnin.

BBC
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Obama: Në zemrën time gjithmonë do të ketë vend për Gjermaninë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 10:34 pm

Obama: Në zemrën time gjithmonë do të ketë vend për Gjermaninë

Presidenti amerikan Barack Obama priti për herë të parë Kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë. Temat kryesore të bisedimeve ishin ruajtja e klimës dhe gjendja në Iran.



Barack Obama Obamas%20(Small)
Obama e vlerësoi kandidatin e opozitës iraniane Mir Hossein Mousavi si një njeri që pushoi imagjinatën e shumë iranianëve.


Vizita e Kancelares gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë kaloi sipas planit, por munguan konferenca për shtyp dhe shëtitjet në kopshtin idilik me lule të bukura, sepse meteorologët kishin paralajmëruar një kohë të keqe. Ndryshe klima në raportet mes tyre ishte shumë e mirë. Të paktën kështu u prezantuan Merkel dhe Obama para kamerave televizive. Në disa pjesë ata folën madje me fjalë plotësisht të njëjta për dhunën ndaj demonstruesve në Irak, nevojën e zgjidhjes së konfliktit në Lindjen e Afërme dhe krizën financiare.
Klima e mirë
Më së shumti lëvdata u shkëmbyen sa i përket ruajtjes së klimës. Merkel përshëndeti ligjin më të ri amerikan për klimën. "Është ky një hap shumë i madh drejt një programi shumë ambicioz të SHBA-së. Ai ka një rëndësi e cila kurrsesi nuk mund të nënvlerësohet", theksoi Merkel. SHBA-ja do t'i zvogëlojë më pak gazrat serë se Evropa, por qeveria gjermane është e mendimit se Obama nuk ka mundur të arrijë më shumë në Kongres. Presidenti Obama ishte i vendosur: "Ligji i tanishëm është një përparim shumë i madh, por ka mbetur edhe shumë për t'u bërë."
Nuk u prekën çështjet kontestuese
Merkel dhe Obama nuk i prekën temat e mundshme kontestuese. Në pyetjen nëse kanë biseduar për Guantanamon dhe nëse Gjermania do të pranojë ndonjë prej të burgosurve atje, Obama u përgjigj në mënyrë shumë të përgjithshme. Ai tha se e respekton mendimin e Kancelares, e cila do të kujdeset për sigurinë në vendin e saj. Premtime për pranimin e të burgosurve nuk janë dhënë, por Kancelarja Merkel theksoi: "Gjermania nuk do t'i ikë përgjegjësisë, por do të punojë në mënyrë konstruktive, për të arritur rezultatet e duhura. Jam e sigurt.“ Vëmendjen e kanë zgjuar edhe thashethemet se Merkel dhe Obama nuk kanë ndonjë raport tepër të mirë personal. Në pyetjen se ku qëndron Gjermania në hartën e tij emocionale, Obama u përgjigj: "Në zemrën time gjithmonë do të ketë një vend të ngrohtë për Gjermaninë - për shkak të reagimeve të popullit gjerman dhe për faktin se Kancelarja Merkel është shumë e dashur. Ajo është e mençur, pragmatike dhe unë i besoj asaj."
Obama: Skandaloze, dhuna e ushtruar ndaj protestuesve në Iran
Presidenti Barak Obama e quajti skandaloze dhunën e ushtruar ndaj protestuesve pas zgjedhjeve në Iran. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se çdo dialog dhe diplomaci e drejtpërdrejtë me Iranin do të ndikohet nga ngjarjet e fundit. Z.Obama vlerësoi kandidatin e opozitës iraniane Mir Hossein Mousavi si një njeri që pushoi imagjinatën e shumë iranianëve. Grupe iranianësh vizituan një varrezë të Teheranit dhe lëshuan balona të gjelbër në kujtim të Neda Agha Soltanit, një vajzë e re që ata thonë se u vra nga forcat iraniane të sigurisë. Numri zyrtar i të vdekurve si pasojë e dhunës pas zgjedhjeve të debatueshme të 12 qershorit është 17, por dëshmitarë okularë thonë se shifra e vërtetë është shumë më e lartë. E gjelbra është ngjyra e përdorur nga mbështetësit e kandidatit të mundur në zgjedhje Musavi. Në një predikim në Universitetin e Teheranit, një klerik i lartë iranian, Ahmad Khatami, i quajti demonstruesit si njerëz që krijuan trazira dhe që bëjnë luftë kundër Zotit, një krim i cili është i dënueshëm me vdekje në bazë të ligjit islamik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty La Akuila: Takohen Obama dhe Gadafi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:04 pm

La Akuila: Takohen Obama dhe Gadafi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shtrënguar duart me liderin e Libisë, Muamar Gadafi.


Barack Obama --obama1000010

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shtrënguar duart me liderin e Libisë, Muamar Gadafi.
Të dy udhëheqësit u fotografuan duke u përshëndetur njëri me tjetrin, gjatë një darke të zhvilluar të enjten, në samitin e krerëve të G8-ës, që është duke u zhvilluar në Itali.
Marrëdhëniet diplomatike mes Libisë dhe Shteteve të Bashkuara ishin ndërprerë para më shumë se 20 vjetësh, pasi Uashingtoni e kishte akuzuar Libinë se është duke e mbështetur terrorizmin, duke përfshirë edhe sulmin ajror me bombë në një kompani ajrore amerikane në Skoci, që la të vdekur 270 persona në vitin 1988.
Marrëdhëniet diplomatike u rivendosën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hoqën embargon e tregtisë ndaj Libisë në vitin 2004, pasi ky vend hoqi dorë nga armët e shkatërrimit në masë.
G8-a pritet t'i shpallë luftë urisë
Udhëheqësit e tetë vendeve të industrializuara, të mbledhur në samitin e G8-s që po zhvillohet në Itali, pritet të shpalosin sot një nismë të re për të luftuar urinë, sidomos në kontinentin afrikan.
Presidenti Obama do të takohet me përfaqësues nga Angola, Algjeria, Nigeria, Senegali, Banka Botërore dhe organizma të tjera për të diskutuar se si ndihmat mund të stimulojnë prodhuesit e vegjël bujqësorë.
Sipas këtij projekti, ata duhet të ndihmohen që t'i sigurojnë vetë ushqimet e tyre.
Për këtë projekt pritet të jepen 15 miliardë dollarë për një periudhë trevjeçare.
Programi i Kombeve të Bashkuara për ushqimin llogarit se një miliardë njerëz në të gjithë botën janë të kequshqyer.

Konsensusi për klimën

Presidenti Obama vlerësoi lart atë që ai e quajti konsensus historik që u arrit për ndryshimet e klimës në samitin e G8-s në Itali mes vendeve të industrializuara dhe ekonomive në zhvillim.
Ai tha se të dyja këto grupe vendesh ishin të angazhuara që të punonim për kufizimin e rritjes së temperaturës deri në dy gradë celsius.
Presidenti Obama tha se ekonomitë e mëdha kishin hedhur disa hapa të rëndësishëm përpara, si bota e industrializuar që përfaqësohet në grupimin e G8-s, ashtu edhe ekonomitë më të mëdha në zhvillim me në krye Kinën dhe Indinë.
Të gjitha këto vende tashmë janë angazhuar që të punojnë për ta kufizuar rritjen e temeperatura deri në dy gradë celsius për të luftuar ngrohjen globale.
Ato kanë pranuar, gjithashtu, nevojën e vendosjes së objektivave në shkallë globale për uljen e ndjeshme të nivelit të emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë deri në vitin 2050.
Kjo është e rëndësishme sepse i detyron të gjithë të veprojnë, jo vetëm ata që njihen si ndotës historikë të mjedisit.
Por, presidenti Obama pranoi se progresi nuk do të jetë i lehtë kur të diskutohet për hollësitë.
"Ne kemi bërë një fillim të mbarë, por unë jam vetë i pari që e pranoj se progresi në këtë çështje nuk do të jetë i lehtë. Një nga sfidat tona do të jetë të luftojmë cinizmin, apo ndjenjën se ky problem është kaq i gjerë dhe kompleks, saqë ne nuk mund të hedhim dot hapa domethënës që mund të sjellin ndonjë ndryshim", tha presidenti Obama.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i tha BBC-së se vendet e industrializuara nuk kishin bërë aq sa duhej në këtë samit, pasi e kishin shtyrë shumë në kohë afatin për vendosjen e kufizimeve për emetimin e gazrave. / REL / BBC / BS /
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Vatikan: Obama takon Papa Benediktin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:13 pm

Vatikan: Obama takon Papa Benediktin

Presidenti amerikan, Barak Obama, takohet sot në Vatikan me Papa Benediktin e XVI, me ç’rast pritet të diskutojnë për çështjet që të dy i kanë deklaruar si shqetësim, varfërinë dhe mjedisin.

Obama arrin pasdite në Romë, pas përfundimit të samitit të G8-ës në La Akuila.
Ndërkohë, Papa Benedikti i XVI, të martën, para samitit të G8-ës, publikoi një dokument ku përshkruan ndër të tjera nevojën për një rishpërndarje të pasurisë së botës në një mënyrë që favorizon zhvillimin e vendeve të varfra, promovimin e të drejtave për punëtorët, si dhe masat për mbrojtjen e mjedisit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Çka po shikon Obama?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:42 am

Çka po shikon Obama?



Barack Obama --ob-sa-b-----


E shkrepur nga fotoreporteri i Reuters dhe e publikuar tashmë nëpër zeba faqet kryesore të botës, fotoja tregon presidentin amerikan, Barack Obama dhe atë francez, Nicolas Sarkozy, ndërsa zinin vend në podium për momentin zyrtar të liderëve të G8.
Po nuk është ky problemi...pasi rehatohet në vendin e caktuar, Obama kapet duke parë me sy mashkullorë të pasmet e një vajze që po ngjitet nëpër shkallë.
"Natyrisht nuk mund të dimë se çfarë po mendonte presidenti në atë moment, por fotoja tregon qartë se vajzat 'janë në siklet' bashkë me të mëdhenjtë e botës", thuhet në një prej faqeve më të rëndësishme botërore.
Të pasmet e vajzës nuk i shpëtojnë sigurisht as syve të presidentit Sarkozy...Barack Obama +vajza

Kush është ajo vajza?
Quhet Mayora Tavares, është 16 vjeçare dhe vjen nga Brazili. Së bashku me 53 të rinj dhe të reja tjera nga vendet e G8-ës është pjesëmarrëse në grupin Junior8, të cilët që prej fillimit të javës janë duke u takuar në Romë.
Ky grup përbëhet nga të rinj e të reja të moshave nga 14 deri në 17 vjeçare, të cilët po diskutojnë se si mund të përmirësohen kushtet e jetesës të fëmijëve dhe të të rinjve në mbarë botën. / e /Barack Obama --ob-sa-bOh là là...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Obama në Ganë, gati për fjalimin drejtuar Afrikës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:47 am

Obama në Ganë, gati për fjalimin drejtuar Afrikës

Scott Stearns
Presidenti Barak Obama ndodhet në Ganë, vizita e tij e parë në Afrikën nënsahariane si president. Zoti Obama tha se kishte zgjedhur Ganën si destinacionin e tij të parë në rajon për shkak të sistemit të saj të fortë demokratik.


Barack Obama 11prexy.----%201

Njerëz që kërcenin dhe u binin daulleve i shprehën mirseardhjen Presidentit Obama dhe familjes së tij në aeroportin ndërkombëtar të Akrës ku ata u pritën nga Presidenti John Atta Mills.
Pas një takimi të shkurtër mbrëmë, dy presidentët do të kenë sot një mëngjes pune ku do të marrin pjesë edhe ish udhëheqësit ganezë John Kufuor dhe Jerry Rawlings. Presidenti Mills u zgjodh në fillim të këtij viti pas një procesi të vëzhguar nga shumë afër në të cilin partia e Presidentit Kufuor e dorëzoi pushtetin në mënyrë paqësore.
Këto ishin votimet e pesta radhazi civile të Ganës që nga viti 1992 – një proces demokratik ky për të cilin Presidenti Obama thotë se ishte një ndër arsyet që e shtyu ta bëjë Ganën ndalesën e tij të parë në Afrikën nënsahariane.
Zoti Obama thotë se dëshiron të verë në dukje arritjet e vendeve të qendrueshme që qeverisen mirë dhe ku udhëheqja është e përgjegjshme ndaj popullit ndërsa institucionet janë më të forta se një individ i veçantë.
Kryeqyteti i Ganës është zbukuruar me flamuj amerikanë dhe ganezë. Pankartat me fotografitë e dy udhëheqësve si dhe të Presidentit Obama e të zonjës së parë Mishel Obama shihen kudo në rrugën nga aeroporti deri në qytet. Më shumë se 10,000 policë janë mobilizuar për të ruajtur rendin gjatë vizitës dyditëshe.
Njerëzit prisnin me padurim ta ndiqnin fjalimin e zotit Obama në Sheshin e Pavarësisë por fillimi i stinës së shirave ka bërë që planet të ndryshohen dhe fjalimi të mbahet në një qendër konferencash.
Presidenti pritet që me komentet e tij të shpalosë politikën e administratës për Afrikën, duke përfshirë thirrjet e vazhdueshme për qeverisje të mirë dhe për sundimin e ligjit.
Nëse do ta lejojnë kushtet e motit, Presidenti Obama dhe familja e tij do të vizitojnë Kështjellën e Kepit Bregdetar, vendi nga ku për 300 vjet me radhë, mijra skllevër u dërguan drejt Amerikës përmes Oqeanit Atlantik
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Obama, objektiva të reja për Afganistanin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 10:35 pm

Obama, objektiva të reja për Afganistanin

Gjithsej 15 ushtarë britanikë janë vrarë në Afganistan gjatë dhjetë ditëve të fundit.



Barack Obama OBA
Presidenti amerikan Barak Obama.

Obama thotë se trupat dihet të vendosin siguri për zgjedhjet.Presidenti amerikan thotë se konflikti gjithnjë e më shumë vdekjeprurës në Afganistan është 'luftë serioze', por me rëndësi thelbësore për stabilitetin e vendit.
Duke këmbëngulur se forcate amerikane dhe ato aleate i kanë zbrapsur talibanët, Barack Obama tha se objekti i momentit ishte që Afganistani të mbante zgjedhjet.
Në gusht pritet që të votohet për presidentin e ri të vendit. Z. Obama i bërë këto deklarata për Sky News në një kohë kur në Britanianë e Madhe është intensifikuar shqetësimi për shtimin e numrit të ushtarëve britanik të vrarë në Afganistan. Kryeministri britanik, Gordon Brown, po ashtu të shtunën u detyrua ta justifikonte dislokimin e trupave britanike atje.Z. Brown tha se dislokimi i ushtrisë britanike synonte që të ndalonte aktet terroriste në Britaninë e Madhe.
Gjithsej 15 ushtarë britanikë janë vrarë në Afganistan gjatë dhjetë ditëve të fundit.Me to, numri i viktimave në rradhët e ushtrisë britanike në Afganistan e ka kaluar numrin e viktimave të pësuara në Irak.
'Rol i jashtëzakonshëm'
Z. Obama i tha Sky News gjatë vizitës njëditore në Afrikë se beteja në afganistan përbënte një element me rëndësi jetësore në betejën kundër terrorizmit.Ai tha se vazhdimi i përfshirjes së trupave britanike në konflikt ishte i nevojshëm, i duhur dhe një kontribut thelbësor për sigurinë e Britanisë së Madhe. "Ky nuk është mision amerikan," tha z. Obama."Gjasat e një sulmi terroristz në London janë të paktën po aq të larta, për të mos thënë më të larta, nga ato në Shtete e Bashkuara. Ai lëvdoi përpjekjet e të gjithave trupave që aktualisht po zhvillojnë një ofensivë në mes të verës dhe veçoi forcat britanike kur u pyet nëse roli që luajnë ato është ende i rëndësishëm. "Britania e Madhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këtë koalicion," tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Obama: Mund të rritet papunësia në SHBA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 9:41 pm

Obama: Mund të rritet papunësia në SHBA



Barack Obama +obana----
Presidenti amerikan, Barak Obama


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se papunësia në Shtetet e Bashkuara ka gjasë të rritet gjatë muajve të ardhshëm.
Presidenti tha se është tipike mbetja prapa e ripërtritjes së punësisë në krahasim me shenjat e tjera të përmirësimit të ekonomisë, e cila po e ndryshon drejtimin.
Më shumë se 2 milionë vende të punës janë humbur prej se Kongresi amerikan e miratoi paketën stimuluese ekonomike të Obamës prej 787 miliardë dollarësh.
Aktualisht, papunësia në SHBA vlerësohet të jetë 9,5 për qind, që është më e larta në 26 vitet e fundit.
Këto komentet zoti Obama i bëri në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me kryeministrin e Holandës, Jan Peter Balkenende.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Re: Barack Obama

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 8:38 pm

Letër e hapur presidentit Barack Obama

Disa ish udhëheqës të vendeve të Evropës Qendroe dhe Lindore kanë publikuar një letër të hapur drejtuar presidentit amerikan Obama.


Barack Obama Ap_Obama--16
Ish udhëheqësit i kërkojnë z.Obama mbështetje për Evropën

Në këtë letër i bëhet thirrje që SHBA-ja të jetë plotësisht e angazhuar në Evropë përballë një Rusia që po ringrihet.
Lech Walesa dhe Aleksander Kwasniewski i Polonisë dhe ish udhëheqësi çek, Vaclav Havel, janë në mesin e udhëheqësve që kanë firmosur këtë apel.
Ata thonë se shumë kombe ishin shumë të shqetësuara të shohin se si NATO qëndron në vend, teksa Rusia dhunon integritetin territorial të Gjeorgjisë gjatë konfliktit të vitit të kaluar.
Ish udhëheqësit thonë se Aleanca e NATO-s duket më e dobët sesa kur vendet e tyre u anëtarësuan.
Shumë njerëz, thuhet në letër, po shtrojnë pyetjen se çfarë do të ndodh me mbrotjen e tyre në të ardhmen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Re: Barack Obama

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:33 pm

Obama dënon sulmet në Xhakartë



Presidenti amerikan, Barak Obama, dënoi sulmet në kryeqytetin e Indonezisë, nga të cilat u vranë 9 njerëz dhe u plagosën rreth 50 të tjerë, përfshirë 8 amerikanë.
“I dënoj fuqishëm sulmet të cilat ndodhën këtë mëngjes në Xhakartë dhe u shprehi ngushëllimet e mia të thella viktimave dhe të dashurve të tyre”, tha Obama përmes një deklarate, ku theksohet se “qeveria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme që, si mike dhe partnere, të ndihmoj qeverinë e Indonezisë t’i përgjigjet dhe të rimëkëmbet nga këto sulme mizore”.
Obama, i cili kaloi pjesë të fëmijërisë së tij në Indonezi,vlerësoi vendosmërinë e këtij shteti “në luftën kundër ekstremizimit të dhunshëm”.
Ndërkohë, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se departamenti i saj po punon për të “ndihmuar qytetarët amerikanë që janë plagosur nga shpërthimet”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe arsenalet bërthamore

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:34 pm

Marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe arsenalet bërthamore




Barack Obama TAKIMII
Presidentët Obama dhe Medvedev.


Uashington-Presidentët Obama dhe Medvedev ranë dakord mbi pikat bazë të një traktati për zëvendësimin e traktatit Start 1 që skadon më 5 dhjetor. Traktati Start 1 u përgatit në vitet 1980, u nënshkrua më 1991 nga presidentët Xhorxh Herbert Walker Bush dhe Mickail Gorbaçov dhe hyri në fuqi në vitin 1994. Ky është një prej traktateve më të ndërlikuar në historinë e marrëveshjeve mbi pakësimin e armëve bërthamore. Drejtori i organizatës jo qeveritare për kontrollin e Armëve, Daryll Kimball përshkruan arsenalat e tanishme strategjike të të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë të dislokuara 2 mijë e 200 mbushje bërthamore, dhe 1 mijë e 100 sistemet për hedhjen e tyre. Rusia ka afro 2 mijë e 700 mbushje të tilla të dislokuara, dhe 700 sisteme hedhëse. Eksperti i kontrollit të armëve, Steve Andersen pranë universitetit të Minesotës, thotë se presidentët Obama dhe Medvedev ranë dakord për të pakësuar numrin e këtyre mbushjeve dhe sistemeve hedhëse.
Ata ranë dakord që secila palë të bisedojnë për të pasur një numër afërsisht prej 1500 deri 1675 mbushje bërthamore dhe një numër nga 500 deri 1 mijë e 100 sisteme për hedhjen e tyre. Këto janë pikat e përgjithshme rreth të cilave do të përqendrohen bisedimet mes ekspertëve amerikanë e rusë për traktatin e ri. Eksperti Marshall Goldman pranë universitetit Harvard thotë se marrëveshja e arritur në Moskë është modeste. E rëndësishme është që ata arritën një marrëveshje, sepse nëse kjo nuk do të ishte arritur, atëherë të dy vendet do të hynin në një garë armatimesh, gjë që nuk është në interesin e asnjërës palë, njofton “Zëri i Amerikës”. Por marrëveshja është paraprake, prandaj ekspertët pohojnë se mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Steve Andersen thotë se ndër një numër çështjesh që duhen zgjidhur është vërtetimi i çdo pike të traktatit Start 1 që do të përfshihet në traktatin e ri. Çështja tjetër është se në ç’mënyrë do të numërohen mbushjet e përcaktuara dhe si do të ndahet ky numër me atë të sistemeve hedhëse. Ekspertët përfaqësues në këtë bisedime po shpejtojnë t’a kenë gati traktatin deri më 5 dhjetor, kur skadon traktati i tanishëm Start 1. Në fakt që të hyjë në fuqi më 5 dhjetor, traktati i ri duhet të jetë gati brenda shtatorit ose tetorit pasi duhet të ratifikohet nga edhe parlamenti rus dhe nga Senati amerikan, thotë eksperti Andersen. Ndërsa eksperti Kimball thotë se nëse bisedimet ose procesi i ratifikimit zgjatet përtej datës 5 dhjetor, të dy vendet duhet të bien dakord për shtyrjen e afatit të traktatit Start 1 deri në përgatitje të traktatit të ri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Slow Down, Mr. President

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 11:59 pm

Slow Down, Mr. PresidentA look behind Obama's declining poll numbers.

By John DickersonPosted Thursday, July 30, 2009, at 7:29 PM ET


Barack Obama 090730_Pol_ObamaTNPresident Barack ObamaWe're behind you, Barack, but slow down. That was the message from a dozen independent voters who chatted with veteran pollster Peter Hart Wednesday night.
Hart, who regularly conducts these focus groups for the Annenberg Public Policy Center at the University of Pennsylvania, had expected a harsher assessment. He'd just finished working on the NBC/Wall Street Journal poll in which President Obama's approval rating is at 53 percent. The Pew poll and New York Times/CBS poll have shown similar drops. When people are asked about the president's performance on the issue of the day—health care—their assessments are even grimmer. In the NBC/Wall Street Journal poll, 42 percent now say that the president's plan is a bad idea, which is a 10-point increase since last month.

I sat on the other side of one-way glass with a group of other reporters while Hart started his work, a mixture of cajoling and entertaining the participants for their real views. It started out darkly for Obama. Asked to rate the current state of things between zero (miserable) and 10 (great), two picked 5, and everyone else went lower. Asked to give a word or phrase describing how they felt about the country, they said: struggling, stagnant, disgruntled, nothing's changed, dismal, worried, hell in a handbasket, drained.
Hart pointed to an easel with a series of arrows on it. Some pointed straight up. Some pointed slightly up. Another zigzagged. He asked the group to pick which one represented where the country would be in two years. Almost everyone picked the zigzag. Lou Moriconi, a 63-year-old graphic designer, picked an arrow pointing straight down, the harshest assessment. But when asked what he would tell the president if he met him, he said: "Keep up the good work—we're still behind you." Lou was one of the seven in the group who voted for Obama (or "Barack," as six of his supporters referred to him), but even the four McCain voters and one Nader supporter had not given up on the president. "Stay strong," said Ray, a movie theater manager, when asked what he would tell Obama.
Each could remember what they felt the night Obama was elected. Their recollections were vivid. One woman who voted for McCain, Jennifer Pennington, nevertheless remembers crying at the sense of possibility. "I pledged all my hopes for him." This kind of intense emotion could lead to a sense of dashed expectations, but instead it appears to have created, at least in this small sample, a personal connection that makes them patient and ready to follow. When Scott Wood, an unemployed network administrator was asked what he would tell Obama he said, "Don't give up. We haven't."

"We've found out he's not Superman," said Obama voter Nora Seeley, 54, a dental hygienist, when asked what she had learned about him in the last six months. "He's on a fast train," said Seeley. "Things aren't being considered." Nearly everyone echoed this sentiment. "Slow down," said Alex Chambers, a 27-year-old teacher, when asked to give the president advice. "The speed that he's doing things—it's a little bit of a gamble," said Tim Polen, a 24-year-old student. Many worried that by moving too quickly—particularly on health care—Obama was going to make the situation worse.
There were lots of concerns expressed on everything from the growth of spending to the Wall Street bailouts. But speed was the big issue. "People just need to breathe," said Hart. "It's like trying to shove a meal down in a minute. These people are saying, 'Slow down, Mr. President.' " This echoed something I'd heard earlier in the day from House Minority Leader John Boehner. Talking about the Blue Dog Democrats, who were slowing the pace of health care legislation in the House, Boehner said: "It's not surprising these members would have to stand up and say 'stop.' That's what most Americans are saying."
If the members of the focus group wanted Obama to slow down, that doesn't mean they want to see less of him. Repeatedly, they said they liked hearing from the president and approved of the way he explained things. When asked to say what helped shape their views about Obama—they were given a list of 15 factors, such as giving the military the go-ahead to shoot the Somali pirates, his family life, and his proposed overhaul of health care—seven of the 12 picked "press conferences and town-hall sessions around the country." It was the most popular factor.
But just because they like to hear from Obama doesn't mean they like everything he says. They were irritated when the president inserted himself in the arrest of Henry Louis Gates. It wasn't because Obama seemed to pick a side but because he shot his mouth off and meddled (though everyone seemed to like that Obama tried to improve his remarks later). If there was a more general warning sign in this, it was that later in the session a few in the group—all of them Obama voters—talked about the president's lack of humility.
Hart tries in these focus groups to get at political attitudes indirectly. At one point, he asked the group to describe what Obama's spine is made of. The answers ranged from steel to sand. Marsha Welder, 59, an account manager at a security firm, said "wet cement," because "it's going to dry." It was fitting description for an evening when everyone seemed to be practicing, and preaching, patience.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Fjalimi i Presidentit Obama në radio dhe në Internet

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 09, 2009 1:22 am

Fjalimi i Presidentit Obama në radio dhe në Internet

Barack Obama --weekly_

Presidenti amerikan Barak Obama përdori sot shifrat ekonomike pozitive të muajit korrik për të nxitur reformën në shëndetësi, për të cilën ai thotë se është shtylla e begatisë në të ardhmen.
Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio dhe internet, zoti Obama tha se thashethemet se plani i tij nxit euthanazian, shkurton planin Medikeid apo synon që qeveria të kontrollojë sistemin shëndetsor nuk janë të vërteta.
Kreu i Partisë Demokrate kritikoi kompanitë e sigurimeve për praktika të padrejta dhe tha se plani i tij do t’i mbrojë konsumatorët, duke u siguruar që këto kompani të mbahen përgjegjëse.
Në përgjigjen e partisë republikane, kandidati për guvernator të Virxhinias Bob Mekdonëll tha se shifrat e humbjeve të vendeve të punës tregojnë se niveli i papunësisë mbetet ende i lartë. Ai tha se politikat republikane do të krijonin më shumë vende pune duke ulur taksat dhe pakësuar rregullat, çka do të krijonte më shumë liri dhe mundësi biznesi.
Zoti Mekdonëll tha se republikanët mbështesin përmirësimin e kujdesit shëndetsor përmes stimujve të tregut të lirë dhe kostos më të ulët për bizneset e vogla.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Urdhër i presidentit Obama për krijimin e një ekipi elitë hetuesish

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:44 pm

Urdhër i presidentit Obama për krijimin e një ekipi elitë hetuesish



Presidenti amerikan Barak Obama ka urdhëruar krijimin e një ekipi elitë hetuesish për të marrë në pyetje të dyshuarit kryesor për terrorizëm.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ekipi do ta ketë bazën në shtabin e FBI-së dhe do të përbëhet nga ekspertë prej disa agjencive të zbulimit dhe rendit. Sipas udhëzimeve të reja, hetuesit duhet të qëndrojnë brenda parametrave të Manualit të Ushtrisë Amerikane në Terren.
Grupi do të mbikqyret nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, duke e lejuar Shtëpinë e Bardhë të ketë kontroll të drejtpërdrejtë mbi të.
Presidenti Obama tashmë ka ndaluar disa masa si simulimi i mbytjes në ujë, e cila u lejua nga administrata e mëparshme e presidentit Xhorxh Bush, i cili nuk lejon teknika të tilla si muzika me zë të lartë apo privimi nga gjumi.
Ndërkohë, gazeta Nju Jork Tajms njofton se Departamenti i Drejtësisë po rekomandon rihapjen e disa rasteve për abuzimet e të burgosurve gjatë administratës së ish presidentit Bush, çka mund të hapë mundësinë që disa nga punonjësit dhe kontraktorët e CIA-s të ndiqen penalisht.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se vendimi për të rihapur çështjet do të jetë në dorën e prokurorit të përgjithshëm Erik Holder.
Po sot do të publikohet një raport i hetuesit të brendshëm të CIA-s ku do të jepen hollësi mbi teknikat e debatueshme të përdorura gjatë administratës së presidentit Bush. (ze)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Obama: Ted Kenedi,një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 10:05 pm

Obama: Ted Kenedi,një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës




Barack Obama +--obama--
Presidenti Barak Obama duke mbajtur fjalimin e lamtumirës për senatorin Ted Kenedi


Presidenti Barak Obama mbajti fjalimin e lamtumirës sot gjatë ceremonisë mortore të senatorit amerikan Ted Kenedi, duke nderuar një prej mësuesve të tij jo vetëm si kampion politik, por edhe si burrë me një personalitet të fuqishëm dhe zemërgjerë.Duke folur gjatë ceremonisë në kishën katolike në Boston, zoti Obama tha se senatori Kenedi u bë një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës sonë përmes përpjekjeve për të gjetur kompromise. Ai vlerësoi gjithashtu shpirtin e tij të pamposhtur që e bëri atë të duronte dhe të tejkalonte dhimbjen dhe tragjedinë si dhe gabimet e tij personale të shumë-publikuara.
Eduard Kenedi ishte patriarku i një prej familjeve më të famshme politike amerikane, dhe ceremonia e tij mortori mblodhi shumë njerëz të elitës së Uashingtonit, ish presidentët Xhimi Kartër, Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush, si dhe më shumë se 60 senatorë dhe anëtarë të tjerë të kongresit amerikan.
Arkivoli i zotit Kenedi do të dërgohet në Uashington DC, ku do të kalohet para ndërtesës së Kongresit amerikan para se të dërgohet në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Atje ai do të varroset pranë vëllezërve të tij të vrarë, presidentit Xhon Kenedi dhe senatorit Robert Kenedi. Ted Kenedi vdiq të martën në moshën 77-vjeçare nga kanceri në tru.//mm//Barack Obama +--ceremonia
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Bie popullariteti i Obamës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:09 pm

Bie popullariteti i Obamës

Barack Obama ---obama.gi



Sipas hulumtimeve të fundit të opininionit të rrjetit telviziv CNN, 53% të amerikanëve të anketuar thonë se nuk u pëlqen se si Barak Obama e kryen punën e tij si president i Shteteve të Bashkuara, ndërsa 43% kanë thënë se janë të kënaqur me punën e tij.
Kjo është hera e parë, që më tepër të të anketuarve nuk janë të kënaqur me presidentin Obama.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty President Obama shënon Ramazanin në Shtëpinë e Bardhë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:10 pm

President Obama shënon Ramazanin në Shtëpinë e Bardhë



Presidenti Barak Obama shtroi mbrëmë një darkë në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit. Në darkën që filloi pas perëndimit të diellit, morrën pjesë anëtarë të kabinetit, ligjvënës dhe pjestarë të komunitetit mysliman. Gjatë darkës, presidenti Obama e cilësoi Islamin si një besim të madh fetar me angazhim për drejtësi e përparim.
Në darkë morrën pjesë ambasadorë nga vende islamike si Afganistani, Pakistani, Arabia Saudite, Egjipti, Turqia e Iraku. Në darkë ishin të pranishëm edhe dy ligjvënësit e parë myslimanë në Kongres, Keith Ellison dhe Andre Karson.
Me këtë rast, presidenti Obama përmendi edhe boksierin e njohur Mohamad Ali duke e cilësuar atë një njeri me dinjitet të heshtur i cili vazhdon të luftojë për atë që beson.
Presidenti Obama tha se komuniteti mysliman amerikan është i larmishëm ashtu si popullsia e Shteteve të Bashkuara në përgjithësi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barack Obama Empty Re: Barack Obama

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi