Murat Gecaj: Tuni Papuçiu, shkrimtari dhe kolegu ynë i paharruar
Faqja 1 e 1
Murat Gecaj: Tuni Papuçiu, shkrimtari dhe kolegu ynë i paharruar
TUNI PAPUÇIU, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YNË I PAHARRUAR
Njeriu-”redaksi”
Nga: Prof.as.Dr. Murat Gecaj
Publicist e studiues-Tiranë
Tuni Papuçiu ka lindur më 23 mars 1922, në qytetin e Fierit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe studimet e larta në Tiranë. Që nga shtatori i vitit 1943 e deri në çlirimin e Shqipërisë, ishte inkuadruar në Zonën e Parë Operative të Vlorës. Menjëherë pas çlirimit, iu përshkushtua gazetarisë. Nxori dhe drejtoi në Sevaster të Vlorës gazetën « Përpjekja e rinisë ». Veprimtarinë gazetareske e vijoi në Tiranë në gazetën « Sporti » (1945), si kryeredaktor i saj, duke qenë përkrah Andon Mazrekut, në Ballkaniadën e vitit 1946. Më pas, deri në 1959 punoi natën « si i freskët » në gazetë.
Që prej vitit 1959 e deri sa u nda nga jeta, drejtoi të përdyjavshmen letrare dhe artistike të ilustruar, revistën « Fatosi ». Vdiq papritmas në Shkodër, më 3 qershor 1975. Një rruge në Fier, qytetin e tij të lindjes, i është venë emri i tij. Është dekoruar disa herë për veprimtarinë e tij letrare dhe publicistike.
Trashëgimia publiçistike dhe letrare e Tuni Papuçiut është në koleksionet e medias së shkruar të viteve ’40-’70-të, si dhe në botimet letrare për shkollat. Ndërsa disa prej krijimeve të tij letrare për fëmijë janë botuar, ndër të tjera, te vëllimet « Midis shelgjesh buzë lumit », « Një sirtar i veçantë », « Supa dhe karamelet » etj. Krijimet e tij përmbajnë vjersha, tregime, skeçe, gazmore, pjesë teatrore, tekste këngësh për fëmijë dhe qindra e qindra artikuj në shtypin shqiptar. Për vite me radhë, në Festivalet mbarëkombëtare të Këngës për Fëmijë, organizuar në Shkodër, Tuni ka fituar çmimet e para për tekstet e këngëve, të kompozuara nga autorë të tillë, si Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Avni Mula, Tish Daija, Pjetër Gaci, etj Veprimtaria e tij letrare është përfshirë edhe në Fjalorin enciklopedik « Gazetarë dhe publicistë shqiptarë », hartuar nga Prof. Br. Hamit Boriçi dhe botuar nga « Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut » (UGPV), « Figura të shquara të rrethit të Fierit », si dhe te « Lekikon », me titullin « Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë » (1872-1995), hartuar nga prof. Odhise K. Grillo.
Shfletojmë tani librin e publicistit dhe shkrimtarit për fëmijë Tuni Papuçiu “…Një sirtar i veçantë”. Përpara na del i qartë portreti i tij i paharruar. Me trupin e gjatë dhe të lidhur, si një sportist, me buzëqeshjen e ëmbël, me shikimin e mprehtë dhe, thellë tij, me shpirtin aq të mrekullueshëm. Po nuk mund të ishte ndryshe ai, i cili tërë jetën e tij e lidhi aq ngushtë me edukimin dhe mirërritjen e brezit tonë të ri. Duke e vështruar në tërësi libri, “…Një sirtar i veçantë” është si një “biografi” e shkurtër e revistës aq të njohur për kohën “Fatosi”, ku ai derdhi djersën e tij dhe shkriu talentin e vet të spikatur për një periudhë të gjatë.
Shkrimet e Tunit dallohen për gjuhën e tyre të thjeshtë e të pasur, për mendimet pedagogjike e didaktike, që ato përmbajnë. Ai i këshillonte dhe i mësonte fëmijët me dashamirësi, si një prind dhe edukator më i rritur, se si të krijonin, si të mësonin dhe si të silleshin në jetë, për t’u bërë sa më të dobishëm për veten, për familjen dhe mbarë shoqërinë.
E quaj për nder dhe detyrim timin që tani t’i shkruaj këto pak radhë, në kujtim të Tuni Papuçiut, njërit nga publiçistët dhe shkrimtarët e pasionuar të letërsisë sonë për fëmijë.
…Ishte viti 1963, kur mbarova studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Në gusht të atij viti nisa punën si redaktor i gazetës “Pionieri”. Ishim në një kolektiv, bashkë me Zihni Reson (kryeredaktor) dhe me redaktorët Hysen Hoxha, Xhevat Beqaraj, Eleni Kadare dhe me piktorët Orhan Bega e Llambi Blido. Por, ndërkaq, ne kishim dhe një kolektiv tjetër të dytë, atë të revistës për fëmijë “Fatosi”. Aty punonte kolegu ynë i talentuar, Tuni Papuçiu. Siç është e kuptueshme, ne ishim bashkëpunëtorët më të privilegjuar dhe kurdoherë gjetëm përkrahjen e dashamirësinë e njohur të tij. Si më të rinj që ishim, shpesh këshilloheshim për tematikën e shkrimeve, taktin me bashkëpunëtorët, kujdesin për fëmijët e talentuar në letërsi e arte etj. Se për ata, ai tregonte një vëmendje parësore.
Puna e profesioni na lidhën dhe u bëmë miq e shokë të mirë. Këto lidhje unë i ruajta të pastra e të pazgjidhura edhe pasi më dërguan me punë në rrethin e Tropojës, nga e kam origjinën, si « vullnetar », në shkurt të vitit 1966. Megjithatë, ato afër tre vjet, që pothuajse ishim gjithnjë bashkë me Tunin, lanë ne mendjen e zemrën time gjurmët e respektit dhe të dashurisë së sinqertë, për një njeri aq shumë të dhënë pas botës së fëmijëve.
Në Tropojë shkova me bashkëshorten time, mësuese dhe djalin 5 muajsh, Arianin. Atje na lindi dhe një vajzë, që i vumë emrin Mirela. Sa here vija me shërbim në Tiranë, unë do të kthehesha dhe nga zyra e punës së Tunit, që ndodhej në ish-Pallatin e Pionierëve. Më pyeste për fëmijët, familjen dhe çmalleshim bashkë. Flisnim për të vegjëlit dhe krijimet e tyre, të cilat ai i vlereësonte aq shumë. Si për të shprehur kënaqësinë e vet, se unë kisha dy fëmijë “të dalluar” në kopshtin e qytetit “Bajram Curri” dhe për të zgjeruar “gjeografinë” e shkrimeve të revistës “Fatosi”, ai shprehu dëshirën që aty të botohej një fotografi e tyre, të cilën e shoqëroi ai vetë me pak radhë. Dhe ashtu u bë, pra nga revista nr.4 e vitit 1971, fëmijët e mij, Ariani e Mirela, tani i pari i martuar e me një djalë në Itali dhe e dyta e martuar e me një djalë dhe një vajzë në Tiranë, kanë një kujtim të rrallë nga jeta e tyre. Ky gjest domethënës e dashamirës ndaj nesh, lidhet me emrin e botuesit të pare të revistës për fëmijë “Fatosi”, Tuni Papuçiut.
(Më vonë, na lindi djali tjetër, Altini. Atëherë, përsëri Tuni shprehu dëshirën që për këtë fëmijë tonin të botohej diçka dhe na rekomandoi revistën e re “Yllkat”. Kështu, në gushtin e vitit 1974, u botua dhe për atë një shkrim i shkurtër, shoqëruar me një fotografi të Altinit, veshur me rroba popullore të krahinës së Tropojës).
Na ka qëlluar shpesh, që atë numër të revistës “Fatosi” ta shfletojmë në familjen tone dhe ta kalojmë dorë më dorë, si një relike të rallë. Jo vetëm për mua, por edhe për bashkëshorten e fëmijët tanë, emri i Tunit na ka shkaktuar përherë mall e trishtim, por dhe kënaqësi e respekt të merituar për një njeri, që ka mbetur kurdoherë i gjallë në kujtesën tonë.
Vitet kanë rrjedhur, si pa u kuptuar. Por përsëri e kemi në kujtesë Tuni Papuçiun, ashtu përherë buzagas, të matur në fjalë e veprime, korrekt e zemërgjerë. Sjellim në përfytyrimin tonë një njeri aq të dashur jo vetëm për të afërmit, por edhe për kolegët, për të vegjëlit, për të gjithë. E, të tillë, me siguri, do ta ndiejnë perms shkrimeve të tij të frymëzuara edhe fëmijët e prindërit, që nuk e kanë njohur atë nga afër, në gjallje. Me këtë rast, shpreh nderim e respekt të veçantë për punën e kujdesëshme që bëri për botimin e këtij librit “…Një sirtar i veçantë”, motra e tij, e ndjera Pandora Dedja. Sigurisht, kjo ishte një kënaqësi e lehtësim shpirtëror për vetë atë, si dhe për tërë njerëzit e tij të afërm, të cilëve aq herët u shkaktoi një plagë të madhe e të pashëruar në zemër…
Tani, në kujtim e nderim të Tuni Papuçiut, do t’i vendosim te vendprehja e përjetëshme, lule të freskëta të pranverës shqiptare, nga e cila ai u shkëput papritur dhe fare parakohe.
Tiranë, 25 mars 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrimtari, gazetari dhe publiçisti Tuni Papuçiu (1922-1975)
» Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
» Murat Gecaj: Kur ikën një vit dhe një tjetër vjen...
» Murat Gecaj: Fatbardha Gega - ''Mësuese e Popullit'' dhe edukatore e talentuar
» Murat Gecaj: Kushtrim për paqë, mirëkuptim e vëllazërim!
» Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
» Murat Gecaj: Kur ikën një vit dhe një tjetër vjen...
» Murat Gecaj: Fatbardha Gega - ''Mësuese e Popullit'' dhe edukatore e talentuar
» Murat Gecaj: Kushtrim për paqë, mirëkuptim e vëllazërim!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi