Nesër në Bruksel fillon raundi i dytë i bisedimeve Kosovë – Serbi
Nesër në Bruksel fillon raundi i dytë i bisedimeve Kosovë – Serbi
Nesër në Bruksel fillon raundi i dytë i bisedimeve Kosovë – Serbi
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen nesër sërish në Bruksel për të vazhduar bisedimet e filluara më 8 mars, në të cilat qenë diskutuar lëvizja e lirë, dokumentet e regjistrimit civil, çështjet e doganave, hapësirës ajrore dhe të marrëveshjeve rajonale.
Nesër ndërkaq pritet që këtyre çështjeve t’u shtohen edhe problemet me energjinë, ndërsa përfaqësuesit e të dyja palëve thonë se gama e temave të diskutuara mund të shtohet. Ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian e kanë cilësuar takimin e parë si konstruktiv dhe kanë shfaqur bindjen se të dyja palët, do të vazhdojnë që në një frymë të tillë të debatojnë të gjitha çështjet praktike të interesit të ndërsjellë, duke shmangur fillimisht çështjet që lidhen me statusin politik të Kosovës.
Të dyja delegacionet ndërkaq, në shtëpi kanë lënë qëndrime të ndryshme rreth bisedimeve. Zyrtarët serbë thonë se ato janë në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje të konfliktit shqiptaro serb, ndërsa opozita në Beograd, thotë se bisedimet do të çojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Në Prishtinë, opozita thotë se bisedimet janë në favor të Serbisë dhe Kosova nuk do të ketë asnjë përfitim prej tyre në këtë periudhë kur Beogradi refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës dhe kontrollon një pjesë të territorit të saj me strukturat paralele.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e sheh ndryshe rezultatin e këtyre bisedimeve. “Dua të besoj fuqishëm se ky dialog do të përmbyllet me njohjet reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse ky është edhe një kriter tjetër demokratik për t’u integruar dy vendet tona në NATO dhe në Bashkimin Evropian”.
Ai është i bindur se këto bisedime do të ndihmojnë edhe tejkalimin e konfliktit shqiptaro serb. “Pajtimi shqiptaro-serb do të ndodhë. Do të përmbyllet njëherë e përgjithmonë kapitulli i konfliktit njëshekullor mes shqiptarëve dhe serbëve. Ky kapitull do të përmbyllet vetëm me integrimin e plotë të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në NATO dhe në Bashkim Evropian. Pra, kur të fitojnë vlerat euro-atlantike edhe në rajonin tonë”.
Vëzhguesit e pavarur thonë se hyrja në bisedime me Serbinë pa hedhur kuadrin e këtyre bisedimeve nuk do t’i sjell përparim Kosovës e cila në vjeshtën e këtij viti nuk do të ketë përparim në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, sipas tyre, në vjeshtën e këtij viti, Serbia mund të jetë e legjitimuar si palë pa të cilën nuk mund të lëvizë asgjë në Kosovë dhe për më tepër Serbia mund të legjitimohet si një vend më afër Bashkimit Evropian (BE). Autoritetet ndërkaq e shohin edhe Kosovën më afër proceseve integruese në fund të këtyre bisedimeve.
Sidoqoftë. përfaqësuesit e të dyja palëve pritet të shpeshtojnë takimet në muajt që vijnë dhe diplomatët ndërkombëtarë shpresojnë në afrimin e të dyja palëve dhe shkrirjen e marrëdhënieve të ngrira për shkak të refuzimit të Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës, të cilën deri tash e kanë njohur 75 vende të botës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sot, raundi i 4-të i dialogut, Kosovë-Serbi
» Bruksel: Kosovë – Serbi, bisedime të ndara me Kuperin
» Fillon Haga, dueli i radhës Kosovë - Serbi
» Dështon edhe raundi i dytë për presidentin
» Thaçi njoftoi liderët e partive politike me rrjedhat e bisedimeve në Bruksel
» Bruksel: Kosovë – Serbi, bisedime të ndara me Kuperin
» Fillon Haga, dueli i radhës Kosovë - Serbi
» Dështon edhe raundi i dytë për presidentin
» Thaçi njoftoi liderët e partive politike me rrjedhat e bisedimeve në Bruksel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi