Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar

Shko poshtë

Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar Empty Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 21, 2011 11:14 pm


Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar

Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar 22fjalimi_kuvend_3


E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar dhe kjo do të realizohet falë së kaluarës për të parë të ardhmen e ndritur. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli ndërsa mbajti nje fjalim përpara deputetëve të Kuvendit.



“Duhet të ecim përpara për te krijuar të ardhmen tonë, e cila do të jetë një e ardhme e ndritshme”.



“Nuk po propozoj disa tabu, ne kufirin e kemi rënuar më parë. Në saje të së kaluares, ne duhet të ndërtojmë të ardhmen. Bashkimi, do te jetë ashtu siç tha BE, jo me dhunë. Integrimi, të behet nëpermjet takimeve te larta, dmth ligjeve dhe më pas me biznese. Dhe takimet mund të behen edhe me Malin e Zi dhe Maqedoni, jo thjesht formale, pra takimi sipas modelit të BE-së”.

Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar 390fjalimi_kuvend_1

Pacolli më tej vuri në dukje dhe iniciativat e reja të cilat duhet të merren mes palëve, kjo për të gjetur një ekuilibër dhe per një zhvillim ekonomik më fitimprurës.



“Duhet unifikimi i legjislacionit, komunikacionit, dhe dokumentacionit gjyqësor dhe të bizneseve. Lëvizje e lirë edhe të ideve, diturisë dhe kapitalit. Standartizimi i dijes, teksteve të reja shkollore dhe gjuha akademike.



Duhet të filojme punën me energji pozitive. Askush nuk e fsheh idenë e një bashkimi, por duhet te ndjekim aspiratat tona brënda bashkesisë Europiane”.



Ndërkaq, presidenti i Kosovës në fund të fjalimit të tij, deklaroi se vendet tona jane me vonesë për tu fokusur në keto cështje, ndaj dhe puna duhet te nise tani, me energji pozitive, e për këtë, duhet vullnet.



Fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit.



Për Kuvendin e Shqipërisë është një nder i madh që sot Presidenti i Republikës së Kosovës zoti Pacolli do i adresohet Kuvendit të Shqipërisë dhe përmes Kuvendit të Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve. Është një kënaqësi i veçantë që vizita e parë natyrshëm bëhet në Shqipëri. Është një krenari për shqiptarët në Kosovë dhe për progresin që ata kanë bërë që nga koha e pavarësisë.

Ne kemi punuar, kemi koordinuar dhe vlerësojmë përpjekjet e qeverive të Kosovës për rritjen e numrit të vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ne mbështesim dhe përgëzojmë të gjitha përpjekjet e qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave edhe për Shqipërinë.

Shqiptarët në Shqipëri, ashtu edhe shqiptarët në Kosovë kemi një projekt të përbashkët, që është rruga e integrimit dhe në emrin tuaj më lejoni që t’u uroj suksese shqiptarëve të Kosovës në këto përpjekj,e duke shprehur sigurinë se Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës, do japë një kontribut të veçantë në të gjithë këto përpjekje.

Padyshim përkushtimi i dy vendeve tona ndajvlerave të përbashkëta euroatlantike, përbëjnë platformën e sigurtë për zgjerim dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona. Aktualisht ato janë futur në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre dhe kanë një dinamikë të ngjeshur, për të cilën ne po punojmë çdo ditë dhe çdo orë.

Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar 22afjalimi_kuvend_7

Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Behgjet Pacolli, drejtuar Parlamentit të Shqipërisë

E nderuar kryetare e parlamentit, zonja Jozefina Topalli,

Të dashur deputetë të Shqipërisë,

Siç mund ta kuptoni, mundësia e lartë për t’ju drejtuar kësaj salle të nderuar është një burim emocionesh të forta për dikënd që sapo e ka nisur detyrën e Presidentit të shtetit më të ri të shtetit në botë, të Kosovës.

Ndaj do ju lutesha të më mirëkuptonit për ndonjë luhatje emocionale të zërit.

Mos ma merrni për të madhe fjalën, se ndoshta fjala nuk ka qenë gjithnjë pika ime më e fortë. Unë kam vepruar në jetë. Megjithatë e para ishte fjala, prej ku ja fillova.

Të dashur vëllezër të Shqipërisë,

Po vij në Tiranë në të parën vizitë jashtë Kosovës, si president i Republikës.

Pasi u përkrye procesi i krijimit të institucioneve derisa po na mbërrijnë fjalë përgëzimi nga kryetarët e shteteve më të mëdha të botës, vendosa të nis vizitën prej këtej, prej Shqipërisë, prej Shqipërisë time, prej Shqipërisë shtetit amë, me ftesën e mikut tim, Presidentit, zotit Bamir Topi.

Dhe ky rrugëtim imi, jo vetëm simbolikisht, u përkrye nëpërmjet kryeveprës së Kombit shqiptar, rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ndoshta investimit më madhor të shqiptarëve në këtë fillim shekulli.

Si njeri me eksperiencë profesionale të një lloji të caktuar, unë megjithatë nuk dua të humb kohën tuaj të çmuar me vlerësime metaforike, madje as dhe për kryeveprat. Kemi suksese të tjera të cilat duhet t’ia fillojmë punës.

S’dua t’ju lodh duke ju ofruar në këtë sallë të nderuar tabela shifrash për ato që ne për respekt të konvencioneve duhet t’i quajmë eksporte dhe importe të vendeve tona.

Duke respektuar vlerat më të mira të patriotizmit tradicional, sot së bashku me ju, dua që të shohim vetëm përpara. Dhe me vlerat e së kualuarës të krijojmë të ardhmen tonë, të ardhmen, qq sigurishtv do të jetë e ndritshme

Me këtë qasje, unë dua t’i thërras ndërgjegjes suaj kombëtare, vetëdijes suaj politike, aftësive tuaja profesionale, për të menduar pak:

A duhet të kënaqemi me këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, shpirtëror mes veti? Unë them se kemi patur rezultate, por nuk duhet të kënaqem me këtë.

Ne duhet t’i japim kuptim sakrificave të mëdha historike të heronjve tanë të përbashkët, angazhimit shekullor të paraardhësve tanë, duke hapur pista të reja bashkëpunimi.

Rruga e Kombit është vektori themelor i këtij bashkëpunimi, i këtij integrimi.

Ne mund të nderojmë paranë publike të harxhuar për të, duke qarkulluar në atë rrugë, në mënyrë shumë më intensive sesa sot, duke e mbushur plot atë plot e përplot me mallra, kapitale, ide, njerëz;

Ne duhet falë saj, por dhe inisiativave të tjera të prodhojmë më shumë zhvillim, mirëqënie, afrim të shqiptarëve ndërmjet veti.

Sot, rruga prej nga erdha, prej nga ju vini në Kosovë, ka një trafik të ulët dhe ne duhet ta mbushim atë. Duhet të qarkullojmë shumëçka atje

Por ky qarkullim, këto pista të reja bashkëpunimi, të nderuar miq dhe vëllezër deputetë, duhet të zhvillohen mbi një bazament idesh të reja politike dhe institucionale.

Në dritën e ideve të intelektualëve të shquar të hapësirës sonë kombëtare, që kanë folur për këtë temë,- si përshembull Arbër Xhaferri i ka quajtur trojet tona shqiptar “Komonuellthi shqiptar". Ai ka pasur të drejtë. Me të vërtetë ne jemi një Komunuelth shqiptar; nuk jemi vetëm ne në Kosovë, të Shqipëri, por bashkëkombasit tanë jetojnë edhe në Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi.

Nuk po propozoj diçka tabu, që të frikësojë kënd. Kufirin mes nesh e kemi rrënuar me forcë para 11 vjetësh; tani na mbetet shumë pak për të përkryer këtë. Falë të kaluarës dhe vlerave të saj të ndërtojmë të ardhmen. E ardhmja është bashkimi ynë kombëtar, por jo në atë mënyrë destruktive siç do që ta kuptojë dikush.

Bashkimi kombëtar do të jetë ai qëdo të na rekomandojë bashkësia evropiane. Sot do t’i thyejmë barrierat kufitare jo me dhunë por me dashuri. Ja kemi detyrim brezit të ri të shteteve tona.

Po propozojmë diçka të ngjashme me atë që ndodhi me krijimin e Komunitetit Europian.

Në dritën e modeleve të vetë hapësirës së Bashkimit Europian, ne duhet të institucionalizojmë midis Kosovës dhe Shqipërisë, takime të nivelit të lartë midis presidentëve, kryeministrave dhe kryetarëve të parlamentit, dy herë në vit.

Ne jemi të hapur që këtyre takimeve t’i bashkangjitet seicili prej liderëve të vendeve fqinjë që dëshiron, qoftë Maqedonia, qoftë Mali i Zi.

Këto takime nuk duhet të jenë thjesht ritual i çmalljes sonë, por rast për të bërë bilancin e marrëdhënieve tona ekonomike, politike, kulturore, etj dhe mundësi për të trasuar pista të reja të këtyre bashkëpunimeve.

Dmth, propozoj një takim periodik drejtuesish të shteteve tona në modelin e Këshillin Europian, apo të Samitit Franko - Gjerman.

Në fund të fundit është dhe politikë rekomanduese e vetë Bashkimit për ne vendet kandidate, që para se të bëhemi gati për të hyrë në hapësirën Shengen, të jemi të integruar mes veti.

Në krah të këtij samiti, unë do të propozoja që të zhvillohej Forumi periodik i biznesit midis dy vendeve. Pse?

-Është e papranueshme që inisiativat e përbashkëta biznesore mes dy vendeve tona janë të pakta.

Është jo normale që bizneset tona të konkurojnë ashpër me njeri tjetrin.

-Është e pafalshme që dy hapësirat tona jetike të parapara nga Perëndia si vende plotësuese për nga burimet natyrore, të jenë në varësi të ndonjë vendi të tretë për energjinë, apo për burime të tjera.

Ndaj propozoj:

-të jetësohet realisht ndërtimi i burimeve të reja energjitike hidro dhe me qymyr në vendet tona.

-Të krijohet një sistem energjitik i përbashkët. Kështu dëshira e kryeministrit Berisha që Shqipëria të jetë superfuqi energjitike, do të vlejë për hapësirën tonë të përbashkët ekonomike.

-Heqjen e barrierave për lëvizjen e mallrave. Humbjet që mund të dukeshin të një farë rëndësie do të kompensoheshin nga të ardhura të tjera të krijuara prej zhvillimit.

-Unifikimin e rregullave për certifikimin e mallrave,

-për dhënien e licencave për themelimin e ndërrmarrjeve,

A ka kuptim të harxhohen para të Bashkimit Europian, apo të qytetarëve tanë për përkthimin, përshtatjen e legjislacionit në vendet tona, kur ne flasim të njëjtën gjuhë?

-Ndaj ne mund t’ja fillonim me unifikimin e legjislacionit për komunikacionin,

- Legjislacionit për dokumentacionin shoqërues të mallrave,

-për noterizimin e dokumentave në përgjithësi;

Etj.

Por përveç mallrave, ne duhet të garantojmë lëvizjen e lirë të ideve, të diturisë, të kapitalit.

Ndaj kërkoj të shkojmë kah:

standartizimi i dijes për brezat e rinj nëpërmjet teksteve të njëjta shkollore dhe akademike;

një sistemi akademik të unifikuar,

unifikimit të gjuhës së dokumentacionit zyrtar, asaj të mediave, etj.

Ne kemi unifikuar gjuhën në kohëra të vështira, pse të mos e bëjmë sot në kohëra të lumtura?

Ka dhe plot çështje të tjera, pjesë e diskutimit të këtyre forumeve periodike. Kur e afatizon bashkëpunimin, kontaktet, atëherë ndjenja e llogaridhënies triumfon mbi rutinën e përditshme të një angazhimi politik.

Unë bisedova për këto çështje me udhëheqësit e vendit amë dhe gjeta mirëkuptim për jetësimin e këtyre ideve. Duhet të jemi të hapur që të përfshimë në këtë hapësirë dhe vende të tjera ku banojnë shqiptarë, por jo vetëm për arsyen e gjuhës.



Të dashur deputetë,

Në hapësirën tonë publike qarkullojnë ide sfiduese për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Askush prej ne nuk e fsheh kënaqësinë për ide të tilla që i imagjinojmë të realizuara duke respektuar ligjin ndërkombëtar mbi të drejtat e minoriteteve, etj.

Pse? Sepse ne jetojmë në një hapësirë evropiane dhe duhet t’i ndjekim aspiratat tona kombëtare në përputhje me rregullat e saj.

I mbështes idetë unifikuese që i shoh të mundshme brenda hapësirës evropiane. I shoh ato si forcuese të ndjenjës kombëtare tek të rinjtë, si stimuluese të debatit publik në vendet tona. Por e kam të vështirë ta imagjinoj arritjen e këtij ideali kombëtar, pa u nisur nga konkretja, nga materialja, nga krijimi i kësaj hapësire ekonomike të përbashkët, ku jo vetëm gjuha, përbën element unifikues. Prej krijimit të kësaj hapësire do ndihemi më afër.

Kur të jemi më afër, do shohim më mirë të sotmen dhe të ardhmen.

Duke ju falënderuar për vëmendjen, unë ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj fisnike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi