Bruksel: Atmosferë konstruktive
Bruksel: Atmosferë konstruktive
Bruksel: Atmosferë konstruktive
Në ndërtesën e Këshillit të Bashkimit Evropian është duke vazhduar raundi i dytë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e zyrtarit të Këshillit, Robert Kuper.
Pritet që takimi të përfundojë më vonë gjatë ditës, ndërsa në rast se do të ketë ndonjë rezultat konkret, Bashkimi Evropian në një komunikatë zyrtare do të kumtojë një gjë të tillë.
Burimet nga BE-jë thonë se atmosfera në takim edhe kësaj radhe është konstruktive dhe se presin që në këtë dialog të avancohen disa çështje që shkojnë drejt zgjidhjeve të disa problemeve praktike në të mirë të një përmirësimi të jetës së përditshme të njerëzve.
Palët sot, para se të nisej takimi, po ashtu thanë që janë optimistë se do të mund të gjendet zgjidhje për disa çështje.
Edita Tahiri, kryesuese e delegacionit të Kosovës, përsëriti se po bëhet fjalë për afrimin e agjendave që kanë Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë, si dy shtete të pavarura.
Tahiri tha se do të diskutohet edhe për ndikimin e Serbisë në sistemin e telekomunikimit dhe të energjisë në Kosovë, që sipas saj, është negativ dhe po ka pengesa për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin rajonal.
Në anën tjetër, homologu i saj nga Serbia, Borko Stefanoviq, tha se ai pret që të parashtrohen si tema në takimin e sotëm, edhe furnizimi me energji elektrike për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, por edhe mundësia e përfshirjes së kompanive të telekomunikimit të Serbisë në Kosovë.
Stefanoviq, po ashtu, tha se do të vazhdohen bisedimet edhe për temat që ishin nisur në takimin e mëparshëm, e siç dihet atëherë ishte folur edhe për eksportin e mallrave për tregtinë e lirë, për vulat, për librat kadastralë dhe disa tema të tjera.
Zyrtarë në BE pohojnë se atmosfera që po mbretëron në këtë dialog jep shpresë se në të së shpejti do të mund të ketë edhe rezultate konkrete, mirëpo për momentin, nuk mund të garantojmë se për çfarë do të pajtohen palët.
Me rëndësi është se dialogu ka filluar dhe se ai do të vazhdojë thonë zyrtarë të Bashkimit Evropian, pa dhënë ndonjë hollësi rreth dialogut në këtë moment.(rel)
>> Sot në Bruksel fillon raundi i dytë i bisedimeve Kosovë – Serbi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» BE: Atmosferë pozitive në Bruksel
» Thaçi dhe Daçiq takohen në Bruksel
» ATMOSFERE...
» Tirana në atmosferë festive për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë(Video)
» Isa Mustafa u ikën gazetarëve në Bruksel
» Thaçi dhe Daçiq takohen në Bruksel
» ATMOSFERE...
» Tirana në atmosferë festive për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë(Video)
» Isa Mustafa u ikën gazetarëve në Bruksel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi