Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Mos beso po deshe...

Shko poshtë

Valon Beqiri:Mos beso po deshe... Empty Valon Beqiri:Mos beso po deshe...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 28, 2011 9:59 pm

Valon Beqiri:Mos beso po deshe... 199454_199476156742587_100000406115855_599043_243579_n
Valon Beqiri:Mos beso po deshe... 186115_100000406115855_4688927_n
Valon Beqiri:Mos beso po deshe...

Mijëra mbretëri,perandor e kurora të sakrifikuara,
fronte t'braktisura nga një ndërgjegje supreme,
të rivdekur me një krenari të ledhatur leht,
përse,sa herë kërkohet e vërteta,i shmangen kësaj teme?

Shpirtëra t'shfarosura nga një dorë e butë që qetësonte,
t'flladitur nga një eklips në rrugët me miliona drejtime,
një lojë e ndjeshme që kalkulonte rrahjet e shumta n'trup,
përse të ndryshohet bota,kur thuhet termi...Jeta ime!?

Ka zhdukur shumë pasuri,resurse natyrore t'shkelura me shkelm,
miliona të vrarë nga një sistem që shtrëngonte në shpirt,
duke t'bërë që t'udhëtosh nëpër jetë si një lëvozhgë mëndafshi,
një presion i trishtuar,një ultra-ndjenjë që mbyste çdo ditë!

Kryevepër e saj mbetet pagjumëisa,si një blic vuajtja ndriçon,
një mister i shpellave më t'panjohura në ishullin e imagjinatës,
ende nuk ka shpjegime decidive,diçka që ka droguar çdo krijes,
diçka që t'then çdo kufinj,diçka që t'pren si tehu i shpatës...

"Për ty dashuri"-Edhe botes i'u ndryshua kuptimi

Dashuria,shembi shume mbreteri,miliona njerez te vdekur
vetem per nje dashuri,te tille te sakrifikuar,
shume pasuri kane humbur perandor te ndryshem...

DIQKA MAHNITESE...


V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi