Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feith: Shoqëria e Kosovës të pranojë se disa nga UÇK-ja kanë bërë krime

Shko poshtë

Feith: Shoqëria e Kosovës të pranojë se disa nga UÇK-ja kanë bërë krime Empty Feith: Shoqëria e Kosovës të pranojë se disa nga UÇK-ja kanë bërë krime

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 28, 2011 11:18 pm


Feith: Shoqëria e Kosovës të pranojë se disa nga UÇK-ja kanë bërë krime

Feith: Shoqëria e Kosovës të pranojë se disa nga UÇK-ja kanë bërë krime 28Piter%20Feith28


Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Piter Feith tha se EULEX-i ka dy prioritete në mesin e shumë të tjerëve dhe konsideron se për shoqërinë e Kosovës është një sfidë e madhe që këtë ta pranojë. "Të pranojë se disa nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) , të cilët janë konsideruar heronj në të vërtetë kanë bërë krime apo disa vepra të tjera për të cilat duhet të përgjigjen personalisht. Mendoj se ky është një proces i cili do të zgjasë pak, ndërkohë që sundimi i ligjit duhet patjetër të vendoset dhe EULEX-i duhet të bëjë punën e tij", theksoi Feith për "Zërin e Amerikës" në serbisht.

Të dyshimtët, thotë Feith, nëse ka dëshmi të mjaftueshme, atëherë duhet të akuzohen dhe duhet të nxirren para drejtësisë. Sa i përket veriut të Kosovës dhe nëse ai duhet të ketë një "status special", Feith tha se nuk i takon atij që nënshkruajë sesi do të dukej aranzhmani për veriun. Por ai theksoi se duhet të mos ketë dhunë dhe që veriu i Kosovës të mos jetë një lloj "konflikti i ngrirë".

Brenda këtyre parametrave, tha ai, i takon dialogut që të gjejë një zgjidhje e cila është e pranueshme: për qytetarët në veri, Beogradin dhe Prishtinën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi