Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Është fat apo fatkeqësi të biesh dëshmorë për lirinë që nuk respektohet ???

Shko poshtë

Xun Çetta:Është fat apo fatkeqësi të biesh dëshmorë për lirinë që nuk respektohet ??? Empty Xun Çetta:Është fat apo fatkeqësi të biesh dëshmorë për lirinë që nuk respektohet ???

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 28, 2011 11:36 pm



Xun Çetta:Është fat apo fatkeqësi të biesh dëshmorë për lirinë që nuk respektohet ???

Xun Çetta:Është fat apo fatkeqësi të biesh dëshmorë për lirinë që nuk respektohet ??? Xun_cetta
U mbushën 30 vite që kurë të rënët për çlirimin e vendit 1981 2011 nuk po dihen saktësisht dhe zyrtarisht sa janë ata dhe ku pushon trupi i tyre .Tani kur më shumë mund e sakrifica materiale dhe organizative po manifestojmë 30 vjetorin e atyre ngjarjeve themel i çlirimit të asaj pjese te vendit tonë,mjerisht krahas krenarisë tonë,ne,edhe po turpërohemi para gjakut të tyre derisa nuk kemi listë të kompletuar zyrtare për të rënët,nuk kemi datëlindjet dhe datë rënët e tyre për vendin të cilin kaq pa mëshirë,për kaq vite po e lëndojnë,plaçkitin dhe çfarë nuk po bëjnë për ta zhbërë atë.
Ta mendojmë këtë fatkeqësi institucionale dje dhe sot për 30 vite rresht ,sigurisht se nuk do befasohemi pse nuk është bërë asgjë për të pa gjeturit e luftës së fundit në Kosovë.
Është e rëndë ta pranojmë këtë turp kolektiv,por pa e pranuar te keqen individualisht dhe kolektivisht si dhe parasë të skuqemi më këto akte krimi,ne nuk mund të bëjmë kthesa të atilla çfarë i duhen vendit.
Pikërisht në këtë vlug manifestimesh të këtij 30 vjetori,më duhet ta pranoj turpin si individ dhe më pas si turp kolektiv mos kompletimin e listës së dëshmorëve të rënë në vitin 1981,vendlindjet,datëlindjet dhe datë rëniet e tyre.
Më turp e pa turp,kësaj radhe luti gjithë ata të cilët dinë diçka mbi këta dëshmorë dhe ndonjë tjetër që të na lajmërohen në po këtë link dhe të na ndihmojnë që në manifestimin qendror mundësisht ti kemi vendlindjet,datat e lindjet,ato të rënies dhe fotot e tyre. Kjo do të na ndihmonte për të dal faqebardhë pas turpit për 30 vite.


Ju përshëndes dhe paraprakisht falënderoj gjithë ata të cilët do bëjnë përpjekje në këtë drejtim.
Miqësisht Xun çetta

xun26@hotmail.com

U mbushën 30 vite që kurë të rënët për çlirimin e vendit 1981 2011 nuk po dihen saktësisht dhe

Të rënët 1981

Të rënët dëshmorë në pranverën e krenarisë tonë 1981,pranverë kjo të cilës tentuan të ia vyshkin lulet e sajë dhe të mos ndihet era e tyre. Ju lutëm ujitni lulet dhe kthejeni erën e lirisë për ndryshe po vyshkemi të gjithë. Po vyshkemi ngase për herë e më shumë po thahen shpirtrat kombëtar e njerëzor duke mos përkujtuar asgjë pos egos individuale.

1. NASER HAJRIZI
2. ASLLAN PIREVA
3. SHERIF FRANGU
4. RIZAH MATOSHI
5. RUZHDI HYSENI
6. XHELAL MALIQI
7. SALI ABAZI
8. SALIH MALOKU
9. NESIMI DERVISH DANA
10. SALIH ZEKA

Luzern 28.03.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi