Përparim Hysi: Hoxha "katolik?!"
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi: Hoxha "katolik?!"
Hoxha "katolik?!"
Kujtimit të Efendi Yzeir Sallatës nga Marglliçi i Çamërisë
Tregim
Nga Përparim Hysi
Unë kisha dëgjuar që në fshatin tonë,Petovë,kish ardhur një hoxhë.Kish ardhur dhe qe nga Çamëria.Kur e dëgjova këtë as kisha parë hoxhë me sy, por nuk dija se ç'ishte Çamëria.Dëgjova dhe isha i vogël.Aty,pragviteve '50-të,në mbylljet të vitit shkollor arrita që ta shoh këtë hoxhën tonë nga Çamëria.Do të thoni ju po pse s'e kisha parë më parë?Së pari,që ky,hoxha ynë, u shërbente 7 fshatrave asi kohe dhe xhamia që kish Petova qe mu në të dalë të fshatit kur shkoje nga Petova për në Fier.Nga shtëpia ime xhamia,donte nja dy orë të mira dhe,veç kësaj,si të ardhur nga Skrapari ne s'para bëheshim me hoxhë,se qemë bektashi.Klerikët e Bekatshinjëve janë derivishët dhe Baballarët.Kështu që në shtëpinë tonë,ia grahnin si mysafirë,më tepër dervishë e Baballarë (sado larg prej tyre,ne),por ata e ndiqnin edhe larg grigjën e tyre. Natyrisht,këtyre klerikëve,si besimtarë të devotshëm kurrë nuk ua linim pa paguar detyrimet si besimtarë.Majfton që t'ju kujtoj një fakt:nuk kishte shtëpi skraparlie që ishte vendosur në Petovë,pa mbjatur për të nxjerrë nga dimri gati nga 10 kokë të imta që figuronin për iks teqe në Skrapar.
Por,pse po zgjatem?Hoxhën e pashë aty nag viti 1950,në ceremoninë e mbylljes së shkollës.Pra,ka qenë qershor.E pashë dhe e mbaj mend mirë:me atë mantelin e gjatë,sado që qe verë,me çallmën në kokë që qe e ndryshme nga sarëku që mbanin derivishët apo dhe Baballarët e teqeve.Ata ,përgjithësisht,sërëkun e çallmës e kishin me jeshile,kurse kjo e hoxhës qe e bardhë.Po kam arsye më madhore që e mbaj si të gjallë atë ditë portretin e hoxhës.Përjgegjësi i shkollës (Petova,sado e madhe vetëm fillore kishte,se qenë vitet e para të mbasçlirimit ),mësuesi Sotir Meço kish krijuar një traditë të bukur:në mbyllje të vitit shkollor,vinin që të gjithë prindërit tanë,me burra,gra, fëmijë dhe bëhej si një festë e bukur.Njerëzit-arsimdashës që të gjithë- gatunain gjellët tradicionale dhe si në një dasëm të vërtetë kërcisnin këngët e vallet.Kjo ceremoni gjante me një dasëm të vërtetë,po të shtosh dhe faktin tjetër,se e gjithë ceremonia shoqërohej me sazet që Petovës,ndryshe nga shumë fshatra të tjerë,nuk i mungonin.Sotir Meçoja (sa mirë që rron ende.Jo vetëm rron me gjithë të shoqen,mësuesen time,Dhoksinë,por ky,Sotiri mbajti fjalën e tij përshëndetëse në promovimin e librave të mi,vjet,në maj,tek biblioteka e qytetit të Fierit ) qe shpirti dhe"ilaçi" i këtyre ceremonive.Kish ngritur një presidium,ku,veç tij,qenë dy pleq të moçëm dhe,patjetër,hoxha se 95% e popullësisë së Petovës janë myslimanë.
Ceremonia fillonte me një fjalë përshëndetëse të përgjegjësit të shkollës,përmëndëshin nxënësit shëmbullorë dhe,pastaj,kalohej në recitime nga nxënës të ndryshëm.Por dhe në këtë ceremoni,dukej dora prej organizatori të mësues Sotirit.Mua,si nga Skrapari,më kish dhënë për të recituar një poezi luftarake.Sa me qejf e recitoja dhe me sa pasion.Edhe sot atë vjershë nuk e kam harruar,Jo vetëm kaq;vjersha që do bëj të njohur për lexuesit,është recituar dhe nga dy fëmijtë e mi dhe deri tek mbesa,Jola në Shkodër,sot paramaturante honor në një gjimnaz privat.Ja dhe vargjet e vjershës:
"Dua të jem ushtar
Të kem pushkë në dorë
Të më thonë luftëtar
Të fle në dëborë.
Se atje është nderi
Për çdo shqiptar
Jam foshnje,i mjeri,
Por jo frikacak..."
Natyrisht,unë e shoqëroja me gjeste poezinë time dhe kur dëgjova duartrokitjet,mënd zura qiellin me dorë.Për një shokun tim,që gjyshërit i kish patur ysmeqarë tërë jetën,mësues Sotiri kish zgjedhur një vjershë të bukur.Kur shoku im,recitoi dhe,mes tjerash,arriti tek vargjet:"Këmbëzbathur,bythëçjerrë/punoj vetëm për të tjerë/... njerëzit ranë përmbys nga gazi.Por edhe më:radha i erdhi shokut tim të ngushtë,Zenelit.Zeneli ishte djali i madh i hoxhës.Dhe mësues Sotiri,pikërisht,këtij djalit të hoxhës,i kish dhënë vjershën"Po kërkoj ilaç".Zeneli prej natyre është shumë hokatar dhe filloi:
"Më zuri sëmundja dhe u leqendisa
Dhe botën të tërë,për ilaç gjezdisa.
Pyeta një plakë që kisha në mëhallë
Më tha:-Je ograndisur se ke shkelur djall. Plasi një e qeshur që hajde ta mbaje njerëzinë,por Zeneli as që e humbi toruan,poor e ngriti zërin dy oktavë mbi gjindjen dhe,sikur ta kish porositur njeri,iu drejtua hoxhës,të jatit: ...dhe i rashë në gjunjë,aman Efendi!?Ky shpejt nxori dividin,më jep hajamali.Të gjithë sy e veshë nga hoxha.Hoxha,mezalla se e bëri veten,por ndiqte të birin që vazhdoi:
-Na këtë"fletë" dhe thua se u binde
Se ty,mor evlat,të kanë zënë xhinde!!!
Por edhe hoxha,shkoi ashtu si shkoi
Sëmundjen që pata,as ky s'ma shëroi.
Gjindja prapë ra përmbys,por hoxha as që e prishi terezinë.Vonë,shumë vonë arrita që ta njoh më mirë,këtë klerik që qe aq i ditur.
* * *
Kur u mbyllën objektet e kultit,unë isha ushtar në Shëngjin dhe kam treguar për priftin e Lezhës që nuk pranoi të hiqte kryqin nga vila e tij.Kur pa që e hoqën frocërisht "vullnetarët e Enverit",prifti u tha:-Po unë kryqin e kam çetu-duke shënuar mbi zëmër.Kur u lirova,në fund të vitit 1967,u emërova mësues në fshatin tim,në Petovë.Me hoxhën miqësia ime kish filluar me fakttin se unë,djalin e madhdh të hoxhës,atë,Zenelin e "po kërkoj ilaç" e kam patur dhe e kam mikun tim më intim.Zeneli u bë agronom i mesëm dhe shërbeu deri sa doli në pension që nga Levani,në Pyjore dhe në Petovë për shumë kohë si brigadier.Hoxha,kur i mbyllën xhaminë,kish bërë pak a shumë atë gjestin e atij priftit katolik:ua kish dhënë çelsat e xhamisë,"Vullnetarëve",dhe qe mbyllur brënda në shtëpi.Kur kishin ardhur dhe i kishin thënë:-Hajde,folu të rinjëve dhe thuaja që ju,klerikët,kini gënjyer.ju tha:-Unë vdes si besimtar tek Perëndia dhe kurrë nuk e mohoj atë(perëndinë),pa të rinjtë le të bëjnë siç u thotë partia.
Me që u emrova në fshat,gjithmonë do kaloja mu tek pragu i shtëpisë së hoxhës.Sado që e kish hequr "veshjen",të gjithë i thërrisnin,Efendi.Dhe unë kështu i thirra.Deri ditën që vdiq.Qe goxha burrë i ditur,dhe kurrë nuk hiqej si i tillë.Dinte të bisedonte me çdo njeri dhe me zgjuarësinë natyrale që kishte dinte të ruhej dhe nga"fuksat".Isha prezent kur kish ardhur një nga "ata?!".I kërkonte (gjasme) t'i shkruante një nuskë për të birin që"kishte sëmurë(pas mbylljes së xhamisë,de) dhe tek kundroja Efendinë se si do at zgjidhte këtë "nyjë gordiane",dëgjoj që t'i thotë:-Po ku di unë nga"nuskat" Usni?!Po unë atë punën e hoxhllëkut e bëja nga e "keqja" se kam 5 fëmijë për të ushqyer,pa fmilët Usni t'i shëron partia ty dhe,kur vuri re se ky Hysniu(Usni në Çamrishte),kish ulur kokën,Efendiu më shkeli syrin.Usniu u ngrit e iku me kokën të qethur.Kur ky,Usniu,e theu qafën,dëgjova t'i bërtiste të shoqen,Lirisë:_Gjerbna dhe ndonjë kafe mua e Papit,por pa sheqer,se,sa përcollëm "xhenazenë"( qe fjala për Usninë,fuksin,de!).
* * *
Pothuajëse dy-tri herë në javë ktheja tek hoxha.Tani ai e kish prerë daljen dhe vetëm lexonte.Një ditë,e preu bisedën,dhe pashë që mori shkallët dhe u ngjitë në tavan tek koridori.E ndoqa me sy.Atje në tavan,kish një si dritare të fshehtë,që,pasi e largoi,hyri në të.Kur zbriti,kish në dorë dy libërtha.E dinte maninë time për të lexuar dhe më tha:-Po të jap këto dy"ilaçe",janë nga to që kërkoi"Usniu" dhe qeshi.Mbaroi dhe m'i kthe prapë.I mora i gëzuar dhe tek i shfeltoja në shtëpi,qenë as më shumë dhe as më pak:revista"Kultura Islame" dhe ajo që më bëri përshtypje"Hylli i dritës".I lexova me qejf dhe tek po i ktheja( e merrja me mend që ai do kishte"barut" tjetër atje tek kthina e fshehtë),i them:-Efendi,mirë "Kultura Islame",po "Hylli i driës" si e paske rujatur.
Dhe ai:-Eni,po ka njerëz më të ditur se ata,katolikët?-më thuaj.E di ti ,- më tha,se edhe në Kongresin e Manastirit,ata vunë dhe vulën.Pastaj më dha prapë një fashikull tjetër nga"Hylli i dritës".Aty lexova dhe atë polemikën:_Gabove,Hilë! A di ti,-më tha,- që atë AT Gjergj FIshtën italianët e kanë pasë bërë akademik.Po a din ti,që në atë kongresin e Manastirit,Hafuz Ali Korça e ka marrë në grykë këtë,Atë Fishtën,se ka lëshuar pe,për të arritë tek ki alfabeti që kemi. Dhe unë,dalngadalë,së bashku me Efendinë po bëhesha "katolik"."Ilaçin" ma jepte Efendiu që e kish fshehur në tavan.E pata parë,Efendinë që mbante mardhënie të ngrohta (pa u prishur kishat e xhamitë) me Imzot Irinea Banushin,rektorin e madh të Manastirit të Ardenicës dhe me Imzot Atë Polizoi Ikonomi,prelatin e kishës së Fierit.I pata thënë:-A e lejon Kuh'rani miqësinë e një prelati mysliman me të një fej tjetër.Dhe ai,si burrë i ditur që ishte,më tha:_Edhe Imzot Irenea edhe At Polizoi janë si Univeersitete me vete.Të ditur si ata.Po të kishte sinodi i krishterë nga këta prelatë dhe besimi i njerëzve do të qe më i madh.Dhe përsëri më dha një"Hylldrite".Kur po më përcillte,më tha:-Unë jam hoxhë,por , vallaj-billaj,këta katolikët(e kish fjalën për kelrin katolikë) e kanë bërë beli:vetëm ata e pranuan fashizmin me konditë që të ruheshin simbolet e kombit.Janë më patriotë,më të ditur,- pse do t'i vijmë anës.Por ti di të lexosh,lexoj dhe do të shohësh.Kanë hapur shkolla dhe,kur Zogu i mbylli këto shkolla,ata(klerikët katolikë) bërtitën:-Të rrojë Shqipëria dhe pa ne klerikët. po ku u numërohen veprat e tyre në të mirë të kombit?
* * *
Sapo kish dalë libri "Gjylistani e Bostani" dhe me atë në dorë, drejtohem tek Efendiu.Unë e kisha mbaruar me një frymë dhe ai,sa ma pa në dorë,u gëzua si një fëmijë kur i i dhurojnë një lodër të dashur,më tha:-U dja,e nxorën.E di që e ka përkthyer Vexhiu.Ti,- më tha,- nuk e njeh.Vexhiu i ka të rrallë shokëlt nga dituria.Është i ditur si këta,"katolikët",- më tha,- por ai veqili i Gjinokastrës(nënkutpo Enver Hoxhën),e ka çuar faturist tek diqani i berberëve në Berat.Më përqafi dhe troç fare më tha:-Eni,me këtë libër,përcillu! Dhe nuk ma dha më.Por,kur shkova pas një jave-dy rrugë e një punë-gjoja për ta rimarrë"Gjylistanin.."tim,ai,pashë që mori përsëri shkallët (thashë e ka vënë atje),po,kur zbriti,më tha:-Është prishur ca nga përdorimi,por i ka të gjitha faqet.Po bëj "tramp" me pak"doganë" me "Gjylistanin...".E mora në dorë dhe mu në krye pashë vargjet që kisha dëgjuar:për Marassh Ucin.Eh,- thashë tek ikja për në shtëpi,- e ka mbajtur fshehur dhe mezalla se tregonte.Kuptohet që e lexova me nge"Lahutën e malsisë" të Atë Gjergj Fishtës.Paradoksi qe se "streha" qe bash një hoxhë mysliman.
Kur u bëra inspektor për gjuhën e letërsinë në rrethin e Fierit,aty mesviteve '90-të,më së fundi qe vënë dhe një fragment nga Fishta.Po dhe ky i "sakatuar" nga autorët e tekstit.Po pse e kisha"ilaçin" e Hoxhës në shtëpi.Me atë në dorë,organizova një seminar me të gjithë mësuesët e klassave të teta dhe bëra ndreqjet sipas origjinalit në libër,që,më së fundi,dhe Atë Fishta të lexohej ashtu siç e kish shkruar:gegërisht dhe jo duke e "shartuar" ata të "institutit të teksteve,de!".Në Fier u bë dhe meritën e ka ai hoxhë,Efendi Yzeir Sallata që qe "katolik?!".
Një ditë e gjeta të nxehur mikun tim.Ma bëri me dorë që të kthehesha.-Ç'ke,Efendi,pse je nxehur kështu?-Eni,- më tha,- kam arritur në përfundim që mathematika nuk është shkencë ekzakte?-Po ç'thuaj,kështu,Efendi?-ia pres.-Kështu është dhe nuk e luan topi,- ngulmoi ai.Deri sa Hasani im që është"budalla" mbahet si mësues i mirë mathematike,kështu është.Po si ishte e vërteta? Hasani,është djali i dytë i Efendiut,një nga mësuesët më të mirë të mathematikës në Fier(ka mbi 10 vjet që jep mathematikë në një nga shkollat e Tiranës) dhe hoxha e quante budalla,se kurrë nuk dinte të merrte kthesat.Qe i ndershëm dhe ashtu mbeti.Po,kur nxehej,edhe miku im,Efendiu,e humbiste ndonjëherë.Por,tek i mbyll këto radhë për të,them se qe jo vetëm një klerik imirë dhe i ditur,por qe njeri që shihte larg.Njerëzit e ditur i çmonte dhe ndaj e quaj"katolik".Kur vdiq,aty prag viteve '70-të nuk mbeti njeri pa marrë pjesë.Si mik i famijes që isha dhe jam,atje pashë,pothuaj,gjithë klerikët e rretheve nga Vlora e deri në Shqpëri të mesme.Dhe për të qenë i sinqertë në gjithë shkrimin tim,them se e bëra si Silvestër Bonari,pas vdekjes së Efendiut,e "rivodha" "Gjylistani dhe Bostani".E kam dhe sot,këtu me vete.Dhe,në e zë me dorë,tak dhe më ravijëzohet portreti i dashur i Efendi Yzeir Sallatës nga Marglliçi i Çamërisë që më rrënjosi,veç tjersha,dhe dashurinë për katolikët dhe,mbi të gjitha,për Atë Fishtën.
27 mars 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Gjykatësi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Gjykatësi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi