Përparim Hysi: Gjykatësi
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi: Gjykatësi
Gjykatësi
Tregim
"Kadiut,po t'i ftesh paranë,
Ters e vërtit sherjanë..."
Hasan Zyko Kamberi
Nga Përparim Hysi
Këtë ngjarje që sot po e sjell për ju,e mësova
krejt rastësisht.Sado që ndodhia është e kohës së Mbretërisë së
Zogut I-rë,unë,me që të dy aktorët e kësaj ndodhie i njoha
po,rastësisht,pata një mbresë që nuk mund ta mbaj vetëm për vete.Aq më
tepër që në qendër të ndodhisë është një gjykatës,po e sjell pa bërë
as analogji dhe as përgjithësim.Veç për një gjë çuditem:fjalët që ka
thënë një nga bejtexhinjtë më popullor për drejtësinë,edhe sot pas
dyqind e ca vjetësh,sikur e ruajnë aktualitetin.Pse është kështu,ndaj
dhe po e sjell.
* * *
Kisha shkuar për një vizitë tek disa të afërm në qytetin B...I
zoti i shtëpisë,i moshuar aso kohe,më priu për tek turizmi i
qytetit.Mua për një ekspres dhe ai,si qejfli,i kafesë së "bardhë".Hymë
dhe ndërsa unë poprisja ekspresin,kamarieri,duke ia ditur "huqet" te
afërmit tim,ia solli atë kafenë e "bardhë".E ke nga ajo,e Skraparit,-
i tha.I afërmi im qe i njohur si nejri i shpotive dhe ia priti flakë
për flakë kamarierit:-Dëgjo,or djali i babait,dy gjëra nuk duhet të
ndërroj njeriu:pijen dhe gruan.Qesha unë,kamarieri dhe më tej kush
dëgjoi.Se këta pleqtë s'para pyesin për nome:edhe klubin e qujanë si
në shtëpi.Bërtit në shtëpi,bërtit dhe në klub.Por në Shqipëri janë
mësuar me këto "adete" dhe s'para e bën kush qejfin qeder.Ndërsa miku
im i moshuar,e gjerbi"kafenë e bardhë",pashë që lëpiu buzën sikur do
t'i vinte notën:qe apo jo nga ajo e Skraparit.E,- i thashë,-si duket?I
kanë hedhur "vapemë"* siç bëje ti dikur atje,në fshat për ta ëmbëlsur
bërsinë.Oh,- m'u përgjijg tërë qejf:shkoi e vate "vapema",po e mirë
është sa të ngrohë gjakun.Duke u marrë me këto muhabete,pamë që në
klub të hyjë,një i moshuar me "republikë",me kollare dhe veshur pak
më"shik" se sa miku im.Ky,miku im,qe pak si skiç dhe nuk vuri re të
porsaradhurin,po,kur ia rroku syu,dëgjova t'i thotë:-Urdhëro,"kadi
efendi",urdhëro se e di se si është: si ato të asaj kohe.Ëhë,-tha i
porsaradhuri,-shkoi e vdiq ajo kohë,Beqir-aga.Natyrisht,unë u çudita
me këto replika kaq të"ashpëra",se ishin pak shaka me zarar.Sa për
mikun tim,e dija që krahët i kish të shëndoshë(djalin e kish prokuror
të rrethit),por për këtë"kadi efendinë",nuk dija gë.Po si mund të
dija,kur për vete qeshë mik dhe kalimthi aty.U ul dhe i afërmi
im,tregoi se qeshë mik i tij,me profesion mësues dhe aq.Për mikun që u
ul me ne,tha: ka qenë kryetar i gjykatës në atë kohën e
Mbretërisë.Edhe ky,"kadiefendiu",piu veç"kafe të bardhë",nga ajo,e
Skraparit.Vet,kadiu(kështu po e quaj),qe gjirokastirt dhe mbetur aty
në qytetin B...Qe në pension dhe i biri(se një djalë paskësh),kish
qenë lidhur me partinë,dhe ,si i ati,mbas lufte,u gë gjykatës.Kot nuk
thonë që pema nën pemë bie.Nuk qëndruam shumë tek klubi dhe u ndamë
dhe me "kadi efendinë".
Kur sosëm në shtëpinë e mikut tim,i them:-Ore xha
Mevlan,more po ç'm'i kishit ato hidh e prit:jo kadi efendi,jo
Beqir-aga.Ëhë, dhe, tek qeshte, miku im zuri të rrëfehet:
Me "kadiefendinë" a gjykatësin kemi njohje të moçme.Atëherë kish
bërë emër jo vetëm si njohës i mirë i ligjeve,por dhe i rrept.Kurrë
nuk futesh në klub me njeri tjetër veç o me komandatin e
xhadarmërisë(flas për kohën e Mbretërisë,domosdo),o me atë kryetarin e
prefekturës a bashkisë.Me njeri tjetër,mezalla.Mirëpo aty nga viti
1935 në B... ndodhi një ngjarje e bujshme.Jo brënda në qytet,po në
fshatrat për reth.Ti ke dëgjuar për fshatin Malas.Tunda kokën si
shënjë pohuese.E,ja,atje,në Malas.Kamber Malasi,i biri Meçanit,qe
pronar i madh dërstilash.Kish kamje.Kamje si trashgim,por merte dhe
pak përpjekur,ky,Kamberi.Se paraja,ore nipçe, ka vërtet fuqi të
çuditshme.Aq fuqi ka sa të dehë.Të merr mëndjen.Ashtu siç ta mer
pija.E keqa është se paraja të dehë pa pirë.E,pse ta zgjat:Kamberi i
ngopur me kamje,i kish hipur kalit pak së prapthi.Një e dy dhe e kish
sherrin mu në majë të hundës.Dhe një ditë prej ditësh,kot së koti,tek
u grind me fjalë me dikë,tak nxjerr kobure dhe e vret.Berihaj erdhi më
përpara se të fshihej.Dhe,sakaq,or të keqen,niset zaptieja dhe na e
bjen duarlidhur këtë Kamberin e Meçanit në xhandarmëri.As që e zgjatën
shumë hesapin,po pas dy ditësh,i bëjn gjyqi.Kryetar i gjyqit,po
ky,"kadiefendiu",që ma pe sot.E ku të falte ai?I rrept si një
gjerman(atje e kish bërë dhe shkollën,pa kish marrë dhe ato huqe) na i
bën gjyqin ky.Epo thoshin poshtë e lart,se do dënohet lehtë,se ka
florinj Kamberi i Meçanit nga Malasi.Gjyqi si gjyq.Kadi"gjermani" na i
dënoi këtë Kamber me pushkatim.Mirë t'i bëhet,se kush ttha aty
rreth:vrau,ta vrasin.Kokë për kokë.Me pushkatim,po sipas ligjit,kish
të drejtë diktimi(ankesë),ky,Kamberi.S'e mbaj mënd sa kohë i lanë për
këtë"diktimin",por ajo që bëri më shumë bujë në B...,qe kjo,tjetra.Pas
një jave,ky,"gjermani",na kërkon dorëheqje si gjykatës(dorëheqja i
kërkohej vetëm Mbretit!) dhe,ç'qe më e madhja,Mbreti ia pranon
dorëheqjen dhe"kadiu" u bë avokat.Si ishte e mundur?Jepnin e merrnin
njerëzia(se qyteti qe i vogël,de,jo sa është sot),por nuk i dilnin dot
në kut.Kur ndodhi më e madhja:jo vetëm"kadiu"u bë avokat,po ka marrë
të mbrojë vet Kamberin nga Malasi.Atë që ai e dënoi me pushkatim.Si
është e mundur?-kërceva i çuditur unë.Ore,më tha miku,unë të them ujku
e ti më thuaj ku është gjurma.Kam qenë këtu unë den baba den dhe i
njoh mirë si "kadinë" dhe Kamberin.Kamberin e njihje,- shpejtova t'i
thosha unë,- se ai u pushkatua.Kush u pushkatua?- ma ktheu pyetjen me
pyetje.Kamberi,- iu -përgjigja.A nuk vrau atë botin dhe a nuk e dënoi
ky,miku yt,"kadiefendiu",me pushkatim?Po prit,ore i uruar,se nuk kam
mbaruar unë.Kamberi bëri diktimin dhe avokati(kadiu) shkoi në gjyqin
që do i bëhej.Atje-dhe ky gjyq qe berihaj më i madh aso kohe në
qytetin tonë,- avokati çuditi trupin gjykues me mbrojtjen që i
bëri,atij që kish dënuar me pushkatim.Kur kryetari ri i gjyqit(kam
qenë vet në sallë dhe e kam dëgjuar me këta veshë),i thotë këtij,të
vjetrit,tani avokat:-Zoti avokat,si mund të mbroni një njeri që po ju
vet,e dënuat me pushkatim?Ky,miku im,i ftohtë si është mermeri,iu
përgjigj:-Zotëri kryetar,nuk është kurrë vonë,për të dhënë drejtësi me
urti dhe me gjak të ftohtë.Duke qenë se e kisha studjuar me imtësi
dosjen e të pandehurit,Kamber Malasi,pashë që i rrëmbyer nga një çast
dobësie njerëzore,rashë në atë kurthin:po vrave,do të vritesh.Dhe
dhashë atë dënim kapital.Dhe,pastaj,duke hapur ato"xhepat e ligjeve"
që aq mirë i njihte,ky,miku im,"kadiefendiu",e bindi trupin gjykues,që
Kamber Malasi,të dënohej me 25 vjet dhe jo me pushkatim.Kur je i
dënuar me vjet,qoft dhe me burgim të përjetshëm,rron me shpresë se një
ditë,për një arsye apo tjetër,do dalësh.Kështu ndodhi dhe me Kamber
Malasin.Ndodhi që na u martua Mbreti(se u martua axhami,de!Këtu miku
im ia dha të qeshurit) dhe bëri falje të madhe,Kur fësht na doli dhe
Kamberi.Doli po ymrin e ka nga "kadiu",ama.Epo bravo i qoftë,-
ithashë,po sikur nuk mban erë të mirë ky muhabet,sado që ti e ke
mik,atë,"kadinë".S'mban erë të mirë,- përsëriti ai fjalët e mia,po pse
paraja erë të mirë ka?Më sulmoi ai po me pyetje.Natyrisht,i thashë,që
erë të mirë ka.Ishim mes viteve'60-të ku rrogat qenë fikse dhe vënd
për allishverishe nuk kishte.Për ty,-ndërhyri,- ka erë të mirë,po për
mua që kam ngrënë në dy çahire,them që ka erë të keqe.Është e helmuar
dhe të helmon.Të errë sytë dhe të humbë mëndjen.Se ti,or babaxhan,më
je i ri dhe aq di.Tani dëgjomë deri në fund,që të ikësh i ngopur.
* * *
Të vimë prapë tek ky muhabeti me "kadinë".Këtë e mora
vesh,- ithashë.Jo,jo.Nuk ke marrë vesh asgjë.Ti e di që në Malas unë
kam miqtë e mi.Edhe këta të Kamberit i kam miq.Por njërin që ku nuk i
shkon fjala,atë Muçon nga Muratajt,e kam mbi kokë e s'ka më.Ti e njeh
se ke dajot atje.E pra,ngrihet ky,Muçoja nga Muratajt që kish krushqi
me këta të Malasit(me derën e Kamberit) dhe më t'i shkon "kadiut" në
shtëpi.E njihte Muçon "kadiu" se kish ngrënë një darkë me prefektin
tek Muçoja.Kishin mbetur miq.Tek bën atë përshëndetjet e rastit,e hapi
"torbën"Muçoja."Kadiefendi", ithotë,kam ardhur për një hall."Gjermani"
qe sojëli në pritje.Po hë,o Muço-aga, i thotë,pa ta dëgjojmë atë
hallin tënd.Kam ardhur për atë Kamber Malasin që dënove,me të drejtë
zotrote me pushkatim,po sikur të sjellë një karroqe nga ato me gjel
**,a ia shpëton jetën dot?Gjykatësi,u mëdysh pakësa,po foli
shkoqur:qoftë e bërë "lajmësia".Dhe ndodhi ajo që të tregova pak më
parë.Paraja,or të keqen xhaxhai ty,e kthen ujtë përpjetë.Unë që aso
kohe nuk haja hiç bodec,mënd u hodha përpjetë.Ka ndodhur atëherë,-
thashë,po sot,aha s'ka më kështu.Eli-zeli kështu ka qenë puna e
parasë.Të dehë ajo qëne,të dehë,- tha xha Mevlani.
* * *
Në vënd të epilogut...
Kur e kujtoj këtë ngjarje krejt të vërtetë sot, s'kam si
mos vë buzën në gaz dhe të kujtoj ato fjalë aq të çmuar të atij mikut
tim të mirë,xha Mevlanit,për paranë.Vërtet që paraja të helmon.Të dehë
pa pirë.Them kështu se edhe ata njerëzit e drejtësisë( përjashtime
ka,si gurisht),janë pak a shumë si ai"kdiefendiu" që njoha krejt
rastësisht,atje në një klub të qytetit
B...Se edhe sot mbetin aktuale,ato fjalët që ka thënë bejtexhiu i madh
popullor,Hasan Zyko Kamberi.Po vallë a do vijë ndonjë kohë kur
njeriu,sidomos ai që jep drejtësi,të mos tundohet nga paraja e
pistë?Unë shpresoj.Shpresoj... dhe besoj.Pasqyrat janë përpara:disa
vënde të Europës Perëndimore dhe Amerika,pothuajëse, e kanë
arritur.Dhëntë Zoti që dhe ne,në Shqipëri,ta arrijmë.
* vapemë- dhe gëlqeror që i hidhet bërsisë për ta ëmbëlsuar
** një karroqe me gjela- 5 kg flori.

18 nëntor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi