Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Makolli: Janë nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit

Shko poshtë

Makolli: Janë nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit  Empty Makolli: Janë nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 31, 2011 1:50 am

Makolli: Janë nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit



Makolli: Janë nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit  Images?q=tbn:ANd9GcSscEbX5OUVQJZzr9FktFHn9db653bX5nbzjD-kUJusMgTDHaujUshtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë për Kosovapress se koalicioni qeverisës PDK-AKR dhe minoritetet kanë vendosur që sërish të dalin me Behxhet Pacollin si kandidat për president të Kosovës dhe se tashmë kanë mbledhur numrin e nënshkrimeve të nevojshme për një gjë të tillë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të mërkurën ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e LDK-së rreth zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president të Kosovës. Në aktgjykimin, i cili iu është dorëzuar Presidencës, LDK-së dhe Sekretarisë së Kuvendit të Kosovës thuhet se zgjedhja e presidentit nuk ishte kushtetuese.

Zyrtarë të AKR-së kanë deklaruar se pas gjendjes së krijuar janë siguruar nënshkrimet e nevojshme sipas Kushtetutës për kandidimin e Behgjet Pacollit për president dhe sipas tyre procedimi i zgjedhjes së presidentit do të bëhet së shpejti.

Sipas Makollit, çështja e nënshkrimeve nuk ka qenë asnjëherë problem dhe se tashmë janë siguruar nënshkrimet e nevojshme sipas Kushtetutës, ku parashihen që për nominim e një kandidati për president duhet të jenë më së paku 30 nënshkrime të deputetëve.

Makolli ka thënë se Kosova ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë, pasi që afati kushtetues për një ushtrues detyre të presidentit ka kaluar para dy ditësh, kështu që sipas tij procedimi i zgjedhjes së presidentit do të bëhet së shpejti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi