Xun Çetta:Regjistrimi i popullatës dhe rreziqet qe nuk po ndalën dot
Faqja 1 e 1
Xun Çetta:Regjistrimi i popullatës dhe rreziqet qe nuk po ndalën dot
Xun Çetta:Regjistrimi i popullatës dhe rreziqet qe nuk po ndalën dot
Sot dita e dytë e regjistrimit civil në Kosovë,regjistrim ky i nevojshëm si ajri,uji,dhe buka për mbijetesë. Këto javë që kaluam kam lexuar reagime dhe opinione të bashkatdhetarëve të cilët pa i përmendur me emra i falënderoj ata për mos heshtje. Kam dëgjuar tryeza dhe opinione analistësh,ekspertesh dhe përfaqësues të institucioneve tona,por kam qen dhe po mbetëm i zhgënjyer. Këto dy ditë po marr informacione për mes telefonit,por suksesi në regjistrim jo se mungon por konstatoj se veç po kalojmë në zonën e rrezikut mbi pasojat e regjistrimit qëllimisht të pa organizuar dhe për më keq më defekte të paramenduara mirë.
Tani,siç dihet jam në një farë heshtje,heshtje të herë pas hershme këto të cilat po mi imponon midiokracia jonë politike e në veçanti ajo në media të kontrolluara sa nga pushteti po aq nga interesat e tyre për mbijetesë. Më heshtje të herëpashershme edhe unë po testoj diçka e qe mendoj se po ja vlen.
Pra për të mos u harruar plotësisht reagimi im në këtë pikë,ja kësaj radhe po ofroj reagimin tim çfarë i kam bërë Kuvendit të Kosovës në adresën e ish Kryetarit Negjat Daci dhe sa për sqarim,po këtë tekst paralajmërimi ju kam dërguar edhe tre deputetëve dhe një figure morale jashtë parlamenti të cilët i luta që në besim të mos e bëjnë publike por le ta përcjellin situatën dhe shohim se si po reagohet. Të nesërmen,pra më 15.07.2005 në lajmet e RTK-së është kërkuar falje për lëshimin e këtij informimi mbi regjistrim civil. Ishte tentim zbutje kjo por kaloj disi dhe kam gjëra tjera për të thënë mbi këtë rast.
Tani e bëj publike për dy qëllime të cilat do i kuptojmë më vonë.
Ja thirrja në kujdes kuvendit të Kosovës 2005 :
KUVENDIT TË KOSOVËS
Më rastin e shpërthimeve në Londër dhe lajmeve të sotme në RTK mbi kërcënimin e mbetjes së mërgatës Shqiptare pa të drejtën e tyre në regjistrim civil dhe shtetësinë e tyre,unë ju lajmërohem më:
Thirrje në Kujdes
Jam i lumtur dhe shumë krenarë para botës së qytetëruar e paqedashëse dhe para atij kuvendi të atdheut tim,jam i lumtur para çlirimit sot, kur po afrojmë finalizimin e pavarësimit të Kosovës tmerrësisht të pushtuar gati në shekuj,betejë kjo pa u implikuar më asnjë akt terrorist në rezistencën tonë të gjatë dhe hjeket tona në vuajtje të asaj rezistence. Kjo përkujton faktin se sa ne ishim dje,jemi sot dhe vazhdojmë të jemi popull anti terrorist,pa dallim çmimit.
Por të çlirohesh pas gati një shekulli më rezistencën më të pa shembullt në botë duke i përdor të gjitha mjetet e lejuara dhe të mundshme varësisht në kohërat dhe momentet pa u implikuar në asnjë moment në terrorizëm dhe tani në prag të asaj fitoreje të ëndërruar kaq gjatë,te të mohohet e drejta për regjistrim në atë vend !!! kjo është vetë platforma e terrorizmit më përmasa ndërkombëtare,ky është vet krimi mbi njerëzit që sa po i shpëtuan krimit që lamë pas.
Unë nuk jam profet, por koha më ka dhen të drejtë madje absolute në thirrje të tilla gati si paralajmërim çfarë kam bërë edhe në të kaluarën,fakte këto të cilat do lexohen shpejt edhe pse më vonesë,ngase aktualisht vendi është pa hulumtues arkivash në mungesë të të cilëve po pluhrosën thirrje-paralajmërimet në fjalë. Andaj edhe tani si në të kaluarën po paralajmëroj ,se në rast akceptimi eventual dhe pranimit të ligjit në kuvendin e Kosovës mbi ndalesën e regjisrimit civil të mërgatës Shqiptare dhe shtetësisë së tyre në Kosovë,kjo rrezikon të harrohet alkaida dhe format e sajna të cilat kurrë nuk i aplikuam në Kosovë, më atë çfarë idealistët do bëjnë edhe ashtu të zhgënjyer skajshmërisht më gjendjen e tyre dhe lirinë krejtësisht të plagosur si dhe popullit të thyer në shpirt.
Është kjo vetëm njëra nga thirrjet në kujdes,thirrje krejt transparente dhe pa anonime,ngase e dua lirinë,paqen e mbi të gjitha drejtësinë që nuk rishkelët...
I përvëluar nga malli për atdhe të cilin mjerisht nuk po e shijoj,pa i numëruar arsyet e shumta qe janë,unë ju uroj punë të mbarë dhe guxim pa dallim viktimizimit të cilit po i ikin në politikë,e them këtë më bindje ngase pak viktimizim në politikë,aty ku bëhet politika do shpëtohen viktimat e shumta të tjera rangjeve çfarë mjerisht po ndodhin vazhdimisht në Kosovë. Kështu dhe vetëm kështu më lot në sy po detyrohem të e përmbylli këtë paralajmërim si dhe përshëndes ju atje më shpresë se më kuptoni drejtë.
Ndershmërisht dhe krejt i sinqertë në këtë drejtim Xun Cetta
Luzern 14.07.2005
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Këshilli Organizativ në Zvicër për Manifestimin e 30 - vjetorit të Demonstratave të Vitit 1981
Ftesë
Të nderuar Kolegë dhe kolege!
Në kuadër të 30-vjetorit të Pranverës së Madhe të Vitit 1981, Këshilli Organizativ në Zvicër, do të organizojë një manifestim të madh kushtuar demonstratave të atij viti.
Ju ftojmë të nderuar/a koleg/e,dhe veprimtar/e që më pjesëmarrjen tuaj ta madhështoni manifestimin tonë,ngase më prezencën tuaj ne do të ndihemi të nderuar
Manifestimi do të mbahet të shtunën, më 09.04.2011, duke filluar nga ora 18:00
Adresa: Saalbau, Bahnhofstrasse 3, 5734 Reinach / AG
Prezenca juaj në këtë manifestim e bënë atë shumë madhështor.
Me respekt
Këshillit Organizativ
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jeronim Cetta:ANTON ÇETTA
» Maqedoni, 46 për qind e popullatës bixhozgjinjë
» Kërcnime nuk ndalen!
» Nuk ndalen shpërthimet në “Viva”
» Kurti: Sulmet do të ndalen vetëm kur të bashkohemi
» Maqedoni, 46 për qind e popullatës bixhozgjinjë
» Kërcnime nuk ndalen!
» Nuk ndalen shpërthimet në “Viva”
» Kurti: Sulmet do të ndalen vetëm kur të bashkohemi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi