Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: Nuk kam ndërmend të japë dorëheqje!

Shko poshtë

Pacolli: Nuk kam ndërmend të japë dorëheqje! Empty Pacolli: Nuk kam ndërmend të japë dorëheqje!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 03, 2011 7:09 pm


Pacolli: Nuk kam ndërmend të japë dorëheqje!

Pacolli: Nuk kam ndërmend të japë dorëheqje! 4-pacolli


Presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen zyrtarisht nga posti i presidentit të republikës së Kosoves. Siç deklaroi ky miliarder i njohur sot në intervistën e vet dhënë Radiostacionit “Dukagjini” në Prishtinë, për mendimin e tij ky është një formalitet jo i detyrueshëm, fakultativ. Më parë ndihmësi i tij Ibrahim Gashi njoftoi se Pacolli u largua nga posti i vet me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e njohu si të paligjshme zgjedhjen e tij. “Nuk ka kurrfarë domosdoshmërie për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen, meqenëse unë faktikisht e respektova vendimin e gjykatës dhe nuk dukem më në zyrë, ndërsa procesi i zgjedhjeve presidenciale do të fillojë së shpejti nga e para”, - tha Behxhet Pacolli. Ai vuri në dukje gjithashtu, se tani për tani nuk dihet nëse do ta paraqesë apo jo ai kandidaturën e vet në to, gjë për të cilën u deklaua më parë. “Tani për tani nuk jam i bindur nëse do të marr pjesë në zgjedhjet e reja. Këtë gjë duhet ta vendosë koalicioni drejtues. Cilido që të jetë vendimi i tij, unë do ta respektoj atë”, - vuri në dukje ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi