Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:ENDEM BOTËS!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:ENDEM BOTËS! Empty Lediana Kapaj:ENDEM BOTËS!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 03, 2011 10:05 pm

Lediana Kapaj:ENDEM BOTËS! 207365_206098972753317_118736901489525_770877_1186246_n
Lediana Kapaj:ENDEM BOTËS! 195789_118736901489525_7008337_n
Lediana Kapaj:ENDEM BOTËS!

Vrapova nëpër skutat e kësaj bote,
Të gjeja dashurinë,ta jepja Ty..
Kërkova pa u trëmbur nga furtuna
Por ndjenjat nuk i gjeta dot Aty...

U enda si e humbur ditë e natë,
E mbytur nga shtirësia e kësaj bote,
U lodh,u rraskapit, ky shpirt i ngratë,
Nuk gjeta dot ngrohtësi tek fjala jote...

E mbytur në trishtim nga ky zhgënjim,
E humba veten fare, mes të mjerësh,
Dhe qiellit i lëshova një mallkim:
"Pse muzën ma burgos dhe do ta fshehësh"?!

"Qëromu botë moderne dhe pashpirt!
Nuk dua të jem viktimë që fshehet nëpër ferra!
Tutje.. ! Ti shpirt i ulët,e pa dritë,
C'kërkon të përfitosh nga unë e mjera?"

"Une s'kam,ndonjë mani për katandi,
Per mua,luksi i jetës,nuk vlen shumë,
Veç dua frymëzim e dashuri,
Të tjerat,janë për lumë,të shkojnë për lumë...!!

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi