Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama dënon djegien e Kuranit

Shko poshtë

Obama dënon djegien e Kuranit Empty Obama dënon djegien e Kuranit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 03, 2011 11:30 pm


Obama dënon djegien e Kuranit



Obama dënon djegien e Kuranit Obama04Protestat kundër djegies së Kuranit në Afganistan janë zgjeruar edhe më shumë.


Qindra protestues marshuan në rrugët e Kandaharit dhe Xhalalabadit në shenjë proteste ndaj gjestit të priftit protestant amerikan.

Zhvillimet e reja vijnë pas vrasjes së 14 personave, 7 nga të cilët punonjës të OKB-së, që tronditi opinionin publik. Presidenti amerikan Barak Obama, i përshkroi vrasjet si mizore, ndërsa djegien e librit të shenjtë musliman si intolerancë dhe fanatizëm.

10 persona vdiqën të shtunën pas demonstratave të dhunshme në Kandahar. Me dhjetra të tjerë mbetën të plagosur. Turma kërkonte largimin e ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe sipas korrespondentit të Associated Press, të pranishëm në vendngjarje, njerëzit dogjën edhe një kukull që i shëmbëllente presidentit Obama.

Vrasjet e së premtes shkaktuan indinjatë dhe u dënuan ashpër nga zyrtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon, por diplomati më i lartë i OKB-se në Afganistan, Stefan de Mistura, pretendon se faji për episodet e dhunës në Mazar-e-Sharif, duhet kërkuar tek prifti që dogji Kuranin në 20 mars, dhe jo tek afganët.

“Liria e fjalës nuk do të thotë patjetër liri për të fyer kulturën, fenë e traditat e të tjerëve”, është shprehur ai.

Mes të vrarëve ishin tre civilë, një suedez, një norvegjez dhe një rumun, si dhe katër roje nepaleze të punësuar për mbrojtjen e kompleksit. Në radhët e viktimave nuk kishte asnjë punonjës afgan.

Të dhënat për momentin, sipas zyrtarëve të OKB-së, tregojnë se protestuesit synonin të godisnin objektiva ndërkombëtare. OKB-ja vendosi të evakuonte përkohësisht personelin e saj në Mazar-e-Sharif, ndërkohë që po rishikohen masat e sigurimit.

Obama dënon djegien e Kuranit 4-protesta439x

Protestuesit afgane digjen një portret të presidentit amerikan Barak Obama gjatë një demonstrate në Jalalabad. Protesta afgane kundër djegies së Kuranit në Florida ka hyrë në ditën e tretë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi