Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkupi zyrtar reagon për djegien e flamujve në Tiranë

Shko poshtë

Shkupi zyrtar reagon për djegien e flamujve në Tiranë Empty Shkupi zyrtar reagon për djegien e flamujve në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 25, 2012 3:40 pm

Shkupi zyrtar reagon për djegien e flamujve në Tiranë


Shkupi zyrtar reagon për djegien e flamujve në Tiranë Largea_flag-mak-fire1353778485
Reagime të ashpra nga institucionet vendore, për djegien e flamujve shtetëror të Maqedonisë një ditë më parë në qendër të Tiranës si dhe ndaj sulmit që iu bë me vezë kryeministrit Nikolla Gruevski gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Shqipëri. Ministria e jashtme e Maqedonisë ka dënuar aktin vandal siç thonë në komunikatë, të djegies së flamujve shtetëror të Maqedonisë. Ambasada e Maqedonisë në Tiranë me notë verbale ka reaguar deri tek Ministria e Jashtme shqiptare me kërkesë për informacion zyrtar për këtë ngjarje. Ndërsa në Shkup, Ministria e jashtme e Maqedonisë ka thirrur në bisedë ambasadorin shqiptar Arben Çejku.

“Vlerësojmë se ky akt jo civilizues nuk i shkon për shtati raporteve shoqërore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, posaçërisht për shkak se kjo ndodhi pas vizitës zyrtare të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në Shqipëri, gjatë të cilit takim, dyja vendet vërtetuan raportet e mira ndërfqinjësore, besimin e ndërsjellë dhe shoqërinë. Është me rëndësi të mos lejohet të bëhet dëm në marrëdhëniet të cilat duam të ndërtohen në frymën evropiane. MPJ-ja e Maqedonisë pret që organet kompetente në Shqipëri të ndërmarrin masat urgjente për gjetjen dhe dënimin e kryerësve, ndërsa autoritetet e Shqipërisë ta dënojnë këtë akt vandal, i cili nxit pa durueshmëri dhe i lëndon thellë ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë.

Ndërkohë sot edhe ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dënoi aktin e sulmit me vezë ndaj veturës së kryeministrit Gruevski në Tiranë. Jankullovska kërkoi sot nga autoritetet shqiptare kapjen e autorëve.

“Nga kolegët tanë presim reagim të ashpër lidhur me këto incidente, pasi çdo incident i ardhshëm mund të provokojë ndonjë incident tjetër dhe ajo në masë të madhe është situatë që e prish besimin dhe atmosferën e bashkëjetesës. Lidhur me incidentet në Tiranë pres reagim të ashpër të autoriteteve atje, zbardhjen e plotë të rasteve dhe dënimin e kryerësve”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, vetura në të cilën ndodhej kryeministri Gruevski, nga aktivistë të Partisë Civile ishte sulmuar me vezë. Ngjarja ka ndodhur teksa kryeministri i Maqedonisë Gruevski dilte nga Hotel “Sheraton”. Aktivistët thane se e bënë këtë veprim pasi janë kundër sjelljes së Qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve. Deri tani raportohet të jenë arrestuar nga policia shqiptare tre persona. Ndërsa në orët e vona, mbrëmë në Tiranë, nga shtizat janë hequr disa flamuj të Maqedonisë dhe më pas të njëjtëve u është vënë zjarri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi