Prof.Dr.Mehdi HYSENI:TË MBËSHTETET NJËZËRIT PROPOZIMI I VETËVENDOSJES, QË Z.ADEM DEMAÇI TË ZGJEDHET PRESIDENT I KOSOVËS!

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
TË MBËSHTETET NJËZËRIT PROPOZIMI I VETËVENDOSJES, QË Z.ADEM DEMAÇI TË ZGJEDHET PRESIDENT I KOSOVËS!
***Z.Jakup Krasniqi, (ushtrues-president i Republikës së Kosovës), JO, tani “ndryshimi i Nenit 86 të Kushtetutës brenda 6 muajve të mandatit juaj, ashtu si iu konvenon juve”, por, SË PARI, Z. ADEM DEMAÇI, të zgjedhet PRESIDENT i Republikës së Kosovës. E pastaj, ndryshimi i Kushtetutës! Ky duhet të jetë imperativi dhe konsensusi i gjithë spektrit politik të Kosovës. (PDK, LDK, AAK, Vetëvendosje, AKR).Kjo duhet të jetë zgjidhja, jo ndryshimi i Kushtetutës! Kushtetuta nuk i ka fajet, por Ju që po e shkelni pa precedencë! E, nëse, së pari, Z.Adem Demaçi zgjedhet President i Kosovës, as ju e askush tjetër, nuk do të keni më asnjë shans, që t’i sheklëni Kushtetutën, as ligjet, as drejtësinë, as lirinë e as pavarësinë e Kosovës.
***Iu lumtë Vetëvendosje, ky është momenti i fundit historik, që po i tregoni popullit liridashës të Kosovës, të Evropës dhe të mbarë botës së lirë, të qytetëruar dhe demokratike se, Adem Demaçi (Nelson Mandela) i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë Natyrale, është ai personalitet i kompletuar dhe i merituar, që patjetër, duhet të vijë në ballë të Republikës së Kosovës. Askush tjetër! Të gjithë të tjerët, janë në plan të dytë.
Ata që e duan me zemër dhe me vepër Kosovën martire dhe popullin shqiptar, natyrisht se me plot të drejtë duan që Z.Adem Demaçi, të jetë President i Kosovës. Ndërkaq, ata-narcisoidët që e duan më së shumti vetëvetën-bajraktarllëkun-pasurinë dhe tregtinë-interesin e vet, jo popullin e as Kosovën, ata, edhe në gjumin më të thellë, pa i pyetur askush, ëndërrojnë që me çdo kusht (madje, edhe duke e shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës), të bëhen presidentë të Kosovës. Kjo është filozofia mjeruese e injorancës së matrapazëve dhe e sharlatanëve politikë. Ky është absurditeti dhe turpi! Kjo është padrejtësia! Ky është paradoksi politik, kombëtar dhe demokratik në Kosovë. Ky është mjerimi dhe fatkeqësia, që Kosovën e kanë mbërthyer në zi dhe në fatalitet, qe njëzet vjet rresht.
Thyrja e “mitit” filoserb se heroi i gjallë Adem Demaçi, “nuk duhet të mirret me politikë”!!!
Plot 20 vjet (qëkur Z. Adem Demaçi u lirua nga burgjet famëkëqia të Serbo-Jugosllavisë), politika propagandistike e regjimit kriminal dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, ia arriti që në Kosovë, t’i indoktrinojë dhe t’i helmatisë rëndë “për vdekje” disa kryeliderucë të disa partive politike se kinëse, Z. Adem Demaçi, “duhej të qëndronte jashtë politikës”!?
Me gjithë këtë falsifikat të papranueshëm 20-vjeçar të propagandës serbomadhe të Beogradit, si dhe të kolaboracionistëve të saj shqipfolës në Kosovë (1990-2011), së fundi, më 4 prill 2011, Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, shkallmoi mitin e rremë serbomadh dhe filoserb kundër heroit Adem Demaçi, duke marrëi Vendimin unanim që Z. Adem Demaçi, të nominohet dhe të zgjedhet President i Republikës së Kosovës.
Teksti integral i vendimit të Vetëvendosjes me këtë arsyetim:
“Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, në takimin e së dielës me përfaqësues të pikave në terren të kryesuar nga Ali Lahu, për president të vendit ka propozuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaqi.
Ky propozim ka dalë nga kjo parti pas situatës së krijuar në vend. Me qëllim që vendi të dalë sa më parë nga kriza institucionale e krijuar nga kryeneçësia e “fitueseve te zgjedhjeve” dhe indolenca e partive opozitare, u kërkua që në krye të shtetit të vjen një personalitet konsensual dhe i përshtatshëm për të gjithë, i cili do të përfaqësonte unitetin e popullit dhe do gëzonte përkrahjen e shumicës së deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
Andaj nga ky takim doli ideja se njeriu më i qëlluar për këtë pozitë në këtë moment është veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi. Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e pikave nga terreni mendojnë se ky propozim duhet të merret seriozisht dhe Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës ta përkrahin atë në mënyrë që ta nxjerrin vendin nga kjo katandisje institucionale në të cilën ndodhet sot vendi.
Veç kësaj, zgjedhja në këtë pozitë e Demaçit do te kthente dinjitetin e nëpërkëmbur të institucioneve të Kosovës dhe do të faktorizonte korpusin politik shqiptarë. Po ashtu, sipas VV në Podujevë, zgjedhja e Adem Demaçit për president të vendit do ishte një njohje e kontributit të tij nga elita politike dhe intelektuale për bëmat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”(Vendimi u citua në tërësi, sipas versionit të publikuar në të përditshmen elektronike www.zeri.info/04/04/2011).
Edhe sipas arsyetimit të këtij Vendimi të Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje të Podujevës, sheshit del e qartë se, për Bacën Adem Demaçi, nuk ka asnjë nevojë që, kryeliderucët politikë (shantazhuesit e lirisë, të drejtësisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe të së vërtetës së Kosovës), të hamenden se, duhet apo jo, Z. Adem Demaçi, të jetë President i Kosovës. Askush tjetër, veç heroit të gjallë Z. Adem Demaçi.
Të gjithë shqiptarët e Kosovës (qoft në politikë, qoftë jashtë saj) ia kemi borxh jetësor tribunit gjithëkombëtar shqiptar Z.Adem Demaçi, që ta vëmë në ballë të Kosovës, sepse tërë jetën e tij, e sakrifikoi për të mirën dhe për interesin e përgjithshëm të popullit shqiptar të Kosovës, si dhe për bashkimin e saj dhe të trojeve të tjera shqiptare me Shqipërinë Nënë.
Së pari, Z. Adem Demaçi, të zgjedhet President i Kosovës, e pastaj le të vijë në shprehje ndryshimi i Kushtetutës. Kosova është në rrezik nga Serbia dhe nga shkelësit e Kushtetutës dhe të drejtësisë në Kosovë. Jo, kushtetuta nuk është në rrezik, por ajo duhet të zbatohet, jo të shkilet nga titullarët e qeverisë dhe të kuvendit të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prof. Dr. Mehdi Hyseni:Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ose nën mbrojtjen e SHBA-ve
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Kuvendi i Kosovës, ta hudhë poshtë fusnotën 1244!
» Paul Tedeschini: Reagim ndaj shkrimit te Prof. Dr. Mehdi HYSENI mbi bashkimin e Kosoves me Shqipnine
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Reciprociteti në akull !!!
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Jo, me “eskimezët” jemi në konflikt!!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi