Prof. Dr. Mehdi Hyseni:Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ose nën mbrojtjen e SHBA-ve
Faqja 1 e 1

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ose nën mbrojtjen e SHBA-ve
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Identiteti i kombit shqiptar në Ballkan, është i ndërlidhur me Shqipërinë Etnike, jo me “Shqipërinë e madhe” (sepse shqiptarët, askujt nga vendet fqinje, nuk i kanë këputur asnjë pëllëmbë territori, por është e kundërta), të patentuar dhe të finalizuar nga industria ballkanike “lebensraum” e Serbisë së Madhe (1844- 1999) të Ilia Garashaninit…, dhe të Slobodan Milosheviqit. Ndaj, shqiptarët, asgjë nuk kanë të përbashkët me krijesën e trilluar paditëse dhe akuzuese “Shqipëria e madhe”!!!
*** Të drejtën e Kosovës dhe të shqiptarëve për t’u bashkuar me Shqipërinë, e garanton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5).
Prandaj, askush nuk ka të drejtë morale, as ligjore e as demokratike, që këtë të drejtë historike, legjitime, legale, kushtetuese dhe demokratike të popullit shqiptar për bashkim me Shqipërinë, ta shantazhojë, ta kontestojë, ta mohojë dhe ta keqinterpretojë si kërkesë për krijimin e një “Shqipërie të madhe”! Kjo është tezë e fabrikuar dhe ndërruar e shovenistëve serbomëdhenj, që është në funksion të drejtpërdrejtë të mbrojtjes dhe të zgjerimit të Serbisë së Madhe në kurriz të territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike.
Derisa Kosova të jetë nën mbrojtjen e Amerikës dhe të NATO-s, ajo është jashtë çdo rreziku nga Serbia dhe nga Rusia. Mirëpo, në të kundërtën, në mungesë të këtyre dy faktorëve relevantë ndërkombëtarë, Kosova do të jetë e rrezikuar dhe e sulmuar nga Serbia dhe nga aleatët e saj tradicionalë. Këtë rrezik, që tash, duhet ta mbajnë parasysh, jo vetëm Prishtina dhe Tirana, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evro-perëndimorë.
Për të mos i lënë asgjë rastit, krerët drejtues të Shqipërisë dhe të Kosovës, tani, sa nuk është bërë vonë, duhet të kërkojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së (Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia etj.), që të ushtrojnë trysni ndaj Beogradit, Moskës dhe Pekinit, që ta njohin Republikën e Kosovës, në mënyrë që t’i njihet subjektiviteti juridik ndërkombëtar nga ana Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në rast dështimi të një formule të tillë në relacionin Uashington, Bruksel, Beograd, Moskë dhe Pekin, atëherë alternativa e vetme politike dhe juridike, është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Formulë afatgjatë, e drejtë, legjitime dhe racionale kjo, që do të mbyllte përgjithmonë aspiratat dhe pretendimet e Serbisë, të ripushtonte Kosovën e Shqipërisë. Këtë opcion, do të duhej ta mbështesnin edhe SHBA-të edhe partnerët e saj të BE-së, në mënyrë që në afat të gjatë, të shpëtonin dhe siguronin edhe Kosovën, edhe Shqipërinë, si një shtet të përbashkët në Ballkan, i cili do të ishte në përputhje të plotë, edhe me të drejtën historike, edhe me të drejtën ndërkombëtare. Ndryshe, Serbia kurrë nuk do të pranojë, që të heqë dorë nga rikolonizimi i Kosovës. Këtë e provon edhe Kushtetuta e saj në fuqi, ku thuhet se “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë”. Pra, derisa në Kushtetutën e Serbisë, është sanksionuar një klauzolë e tillë, rrezikun nga Serbia, nuk duan ta shohin vetëm ata, që nuk e kuptojnë dhe e anashkalojnë me qëllim politikën kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.
Pra, shkurt dhe thjesht, nëse Kosova nuk bashkohet me Shqipërinë, ose nuk mbetet nën mbrojtjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por mbetet kështu si shetet i vetëm, atëherë, alternativa e tretë është me rrezik të madh të shpërthimit të një lufte të re midis Kosovës dhe Serbisë. Që të mos ndodhë repriza e errët, e hidhur dhe tragjike e shekullit të kaluar (1912-1999), Kosova nuk ka zgjidhje tjetër të statusit të saj politik të përhershëm, o bashkim me Shqipërinë, o nën mbrojtjen e përhershme të Amerikës. Opcioni i tretë, mund të jetë me pasoja të rënda dhe të paparashikuara si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë, sepse Serbia, do të tentojë ta mbajë “edhe Kosovën, edhe Evropën”, kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pasi Këshilli i Evropës, më 1 mars 2012, unanimisht miratoi statusin e vendit kadidat të Serbisë në BE. Kështu thotë, edhe Kushtetuta e Serbisë, sipas së cilës “Kosova është pjesë e Serbisë”!?
Kosova, pa Shqipërinë, vetëm një eksperiment i përkohshëm shtetëror!
Kosova për të ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, do të duhej të arrinte njërin prej këtyre kushteve:
(1) Të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
(2) Të jetë anëtare e Organizatës së Atlantikut Verior (NATO),
(3) Të jetë nën mbrojtjen e përhershme të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe, është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Çdo alernativë tjetër politike qoftë aftshkurtër, qoftë afatgjatë, Kosovën e rikthen nën sundimin kolonial të Serbisë (1912-1999).
Këtë rrezik të shthurjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës, para së gjash e paralajmëron statusi i tanishëm i Kosovës Veriore, të cilën qe 13 vjet (1999-2012) Serbia e ka okupuar dhe pacifikuar në “paqësore”, duke e konsideruar si pjesë të saj.
Pavarësisht se çfarë përmbajnë deklaratat dhe intervistat e rezervuara të Ambasadorit të nderuar dhe të repektuar Christopher Dell ndaj bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, me gjasë, as Amerika, e as Evropa Perëndimore (duke qenë se politika bëhet në afat të gjatë, jo vetëm sot për sot), nuk do ta pengojnë ribashkimin e shqiptarëve brenda kufijve historikë të Shqipërisë Etnike mbase ky është një proces i pandalshëm, por shqiptarët, duhet të dijnë se si t’i qasen kësaj çështjeje të rëndësishme për fatin e tyre dhe për ribërjen e shtetit të tyre të përbashkët-Shqipërinë Etnike, jo, KURSESI “Shqipërinë e madhe”, sepse ajo është një falsitet i shpifur dhe i trilluar nga kuazishkenca, nga politika, nga diplomacia dhe nga propaganda e Beogradit (1844-2012), që është mjeti më efikas për mbrojtjen dhe shpëtimin e Serbisë së Madhe, e cila është krijuar me copa të grabitura të territoreve shqiptare, hungareze dhe kroate etj., që nga Kongresi i Berlinit (1878).
Kush do të bindet në të vërtetën historike dhe gjeopolitike, le ta shikojë hartën e shteteve të Ballkanit, aty do të shohin se, nuk ekziston kurrfarë “Shqipërie e madhe” ( e fabrikuar nga serbomëdhenjtë dhe aleatët e tyre të sllavëve të Jugut të Ballkanit), por vetëm Serbia e Madhe, e formuar sipas “Naçertanie-s” së Ilia Garashaninit dhe pasuesve të tij, siç ishin Stevan Moleviqi, Dostiej Obradoviqi, Jovan Cvijiqi, Vladan Gjorgjeviqi, Vaso Qubriulloviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi, Milorad Ekmeçiqi, Dimitrije Bogdanoviqi, Slobodan Milosheviqi…e shumë të tjerë.
Pyetja për disa pseudointelektualë, apolitikanë dhe adiplomatë në shkallë ballkanike, evropiane dhe ndërkombëtare, po, si mund të shpifin dhe të dakordohen me gënjeshtrat, me akuzat dhe me aktpaditë e zeza të Serbisë se, gjoja dikur paskësh ekzistuar një “Shqipëri e madhe”, të cilën, edhe sot, shqiptarët po luftuakan për ta “ringjallur” e saj?!
Kjo është PADEREJTËSIA dhe ofendimi më i madh, që po u bëhet shqiptarëve, duke i shantazhuar, frikësuar dhe kërcënuar se, ata nuk e gëzojnë të drejtën të ribashkohen si një komb dhe si një shtet i vetëm në Ballkan, ashtu sikurse të gjitha shtetet e tjera në rajon, por, duhet ta mbyllin gojën, dhe të pajtohen me statusin e tyre vasal nën sundimin e eger kolonial 100-vjeçarë serbosllav. Mirëpo. kjo padrejtësi, duhet të dalë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse shqiptarët e kanë të drejtën e vet historike dhe legjitime, që të jetojnë të bashkuar brenda kufijve natyrorë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike, jo kursesi të “Shqipërisë së madhe”, të sajuar nga Serbia e Madhe-Piemonti i sllavëve të Ballkanit.
-Nuk ka “Shqipëri të madhe” në Ballkan, as nuk ka shqiptarë në Ballkan, që po veprojnë dhe, që po kërkojnë ribashkimin e “Shqipërisë së madhe”, por ka vetëm një Shqipëri Etnike, e cila në çdo aspekt dhe element të saj, është ANTITEZË e “Shqipërisë së madhe”, të patentuar dhe të fabrikuar nga projektuesit dhe nga zbatuesit e Serbisë së Madhe në Beograd. Kjo është e vërteta.
Prandaj, edhe Lëvizja Vetëvendosje, sikurse edhe të të gjitha lëvizjet dhe partitë e tjera politike shqiptare plotësisht (to the full extent) e gëzojnë të drejtën legjitime, që të kërkojnë ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Këtë të drejtë, askush nuk duhet ta keqinterpretojë dhe ta falsifikojë (për interesa dhe qëllime të ndryshme politike, ekonomike a tregtare etj.), ashtu sikurse që po veprojnë në mënyrë orkestrale dhe tradicionale kuazishkenca, politika, diplomacia, propaganda, agjenturat e ndryshme serbosllave, filosllave ballkanike dhe jashtëballkanike, sepse është e garantuar me të gjitha parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, me konventat, rezolutat, deklaratat, protokollet dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Kuvendi i Kosovës, ta hudhë poshtë fusnotën 1244!
» Paul Tedeschini: Reagim ndaj shkrimit te Prof. Dr. Mehdi HYSENI mbi bashkimin e Kosoves me Shqipnine
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:TË MBËSHTETET NJËZËRIT PROPOZIMI I VETËVENDOSJES, QË Z.ADEM DEMAÇI TË ZGJEDHET PRESIDENT I KOSOVËS!
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Reciprociteti në akull !!!
» Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi