Demaçi: Pranoj të bëhem president
Demaçi: Pranoj të bëhem president
Demaçi: Pranoj të bëhem president
Subjektet politike parlamentare ende nuk kanë vendosur nëse do të zgjidhet president sërish Behxhet Pacolli apo ndonjë personalitet i pranueshëm për të gjitha partitë. Adem Demaçi e Agim Çeku, personalitete këto, emrat e të cilëve janë përmendur për president, po qe se propozohen, thanë se do të pranonin një kandidim të tillë, të cilin ata e vlerësojnë se do të ishte në të mirë të kombit dhe stabilitetit politik.
Aktivisti shumëvjeçar për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi, do të pranojë ofertën për t’u bërë president, nëse kjo i kërkohet nga partitë parlamentare.
Emri i tij është lakuar për president të vendit, që para 22 shkurtit, kur Kuvendi, me procedura jokushtetuese, zgjodhi Behxhet Pacollin në këtë post.
Por, edhe tash, kur vendi është pa president, ka zëra që thonë se Demaçi do të ishte njeriu i duhur për t’u vënë në krye të shtetit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Demaçi u shpreh i gatshëm të marrë përsipër këtë detyrë.
“Mua zyrtarisht askush nuk më ka ofruar, vetëm unë kam përsëritur deklaratat e mia gjithmonë që jam në shërbim të popullit im, shtetit tim, kombit tim. Nuk kam çka të diskutoj, unë jam njeri i kohëve të vështira, i detyrave të vështira, i situatave kur të gjitha rrugët bllokohen”, tha Demaçi.
Ngjashëm u shpreh një ditë më parë edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku. Ai tha se për hir të stabilitetit politik, do të pranonte të udhëhiqte shtetin, po qe se do të kandidohej.
Kreu i Partisë Social-Demokrate, Agim Çeku, ka hyrë në Kuvend në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re, koalicion ky që zyrtarisht vazhdon ta ketë si kandidat për president ish-kreun e Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacollin.
Ndërkohë, fituesi i çmimit Saharov të Parlamentit Evropian, Adem Demaçi, tha se popullit të Kosovës i duhet si kurrë më parë një president që bashkon dhe jo që përçan.
“Kombi im, shteti im i ri, janë në situatë shumë të keqe, janë në situatë të vështirë, janë në gjendje të vështirë. Këtu ka nevojë për një njeri, i cili është i pranueshëm për shumicën e popullit, një njeri që e bashkon popullin, e jo një që e ndan dhe përçan, e i nxjerr probleme. Kështu që, unë për shembull kam kontakte me të gjitha këto partitë, por unë nuk jam për asnjë parti, nuk i takoj asnjë partie, i takoj popullit tim”, theksoi Demaçi.
Behxhet Pacolli, 35 ditë pasi u vu në krye të presidencës, u largua nga kjo zyrë, për shkak se Gjykata Kushtetuese tha se gjatë zgjedhjes së tij ishin shkelur procedurat kushtetuese. Një ndër to ishte mungesa e kuorumit me rastin e zgjedhjes së presidentit.
Partitë opozitare sërish kërcënuan me bojkot në rast të kandidimit të Pacollit.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, tha se pas rastit Pacolli, tash duhet të zgjidhet një president që është i pranueshëm në masë të madhe nga deputetët e Kuvendit.
“E mira do të ishte që të zgjidhej një president konsensual, por unë e shoh pak të vështirë, duke pasur parasysh se mandati i presidentit, cilitdo që do të zgjidhej, nuk do të mund të jetë i plotë”.
“Nëse flasim për një plan më afatgjatë, është e domosdoshme që presidenti, pra nga qytetarët në mënyrë që mos të na përsëriten këto kriza, për shkak se nëse vazhdojmë prapë në tavolina politike, si pjesë e pazareve politike krizat e tilla vetëm sa do të na riciklohen”, vlerësoi Mushkolaj.
Ndërkaq, riciklimin e krizës, që kryesisht po lidhet me postin e presidentit, Adem Demaçi e sheh te Kushtetuta, e cila, sipas tij, nuk është hartuar në formën e duhur.
“Kjo është rrjedhojë e një Kushtetute që nuk është bërë në mënyrë të rregullt, sepse Kushtetuta është një dokument shumë i rëndësishëm, që duhet të pranohet me referendum me pajtimin e gjithë popullatës, me debat... Aty ka gjëra që s’i ha as qeni”, u shpreh Demaçi.
Ndryshe, edhe brenda vetë partisë fituese të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, PDK-së, tashmë janë shpërfaqur ndasitë.
Aty ka zëra që kundërshtojnë kandidimin e Behxhet Pacollit për president. Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, propozoi që brenda afatit kushtetues të ndryshohet Kushtetuta dhe presidenti i ardhshëm të zgjidhet direkt nga populli.
Ndërkohë, nënkryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, u shpreh pro kandidaturës së Krasniqit apo Demaçit për president të Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: S’mund të pranoj vazhdimin e puçit, ligji do zbatohet
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:TË MBËSHTETET NJËZËRIT PROPOZIMI I VETËVENDOSJES, QË Z.ADEM DEMAÇI TË ZGJEDHET PRESIDENT I KOSOVËS!
» PD, thirrje Ramës ta pranoj humbjen
» Behgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i Kosovës
» Trump: Do i pranoj zgjedhjet nëse fitoj unë
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:TË MBËSHTETET NJËZËRIT PROPOZIMI I VETËVENDOSJES, QË Z.ADEM DEMAÇI TË ZGJEDHET PRESIDENT I KOSOVËS!
» PD, thirrje Ramës ta pranoj humbjen
» Behgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i Kosovës
» Trump: Do i pranoj zgjedhjet nëse fitoj unë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi