Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PEDRO SALINAS:MENYRA JOTE E TE DASHURUARIT

Shko poshtë

PEDRO SALINAS:MENYRA JOTE E TE DASHURUARIT Empty PEDRO SALINAS:MENYRA JOTE E TE DASHURUARIT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 06, 2011 2:46 pm

PEDRO SALINAS:MENYRA JOTE E TE DASHURUARIT Poeta_Pedro_Salinas_retratado_pintora_Marisol_Cales
PEDRO SALINAS:MENYRA JOTE E TE DASHURUARIT

Mënyra jote e të dashuruarit
është të më lësh të të dua.
Po-ja me të cilën braktisesh
është heshtja. Puthjet janë bërë
të më ofrosh buzët
që unë të t’i puth.
Kurrë fjalët dhe përqafimet
më thanë që ekzistoje
dhe më ke armatosur, kurrë.
Ma thonë gjethet e bardha,
hartat, telefonat, profecitë;
ti, jo.
Dhe jam përqafuar me ty
pa të kërkuar asgjë, nga frika
se s’është e vërtetë
që ti jeton dhe më do.
Dhe qëndroj i përqafuar me ty
pa të vështruar dhe pa të prekur.
Nuk duhet zbuluar kurrë
ajo vetmi e thellë
as me pyetje, as me përkëdhelje
që të dashuroj vetëm unë.



Dergoi për botim:Elda Hermes
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi