Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë

Shko poshtë

Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë Empty Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:30 pm

Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë

E përgatiti: Diella XHOKLI
Lidhjet janë gjithmonë të vështira, ndërsa gjërat me kohë dukshëm komplikohen. Lidhjet e gjata i kanë përparësitë e tyre, por edhe të metat. Kur të njiheni mirë, sytë mund t’ju ‘fluturojnë’ në njerëz të rinj, pasi kjo është e re, e panjohur dhe intriguese



Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë Lidhja

Është me rëndësi që të dini se problemet me të cilat ballafaqoheni nuk janë të jashtëzakonshme pasi që secila lidhje i ka momentet e mira dhe të vështira. Megjithatë ekzistojnë shumë gjëra të cilat mund t’i bëni, në mënyrë që lidhjen tuaj të dashurisë të bëni përsëri argëtuese dhe interesante. Ju sjellim në vazhdim dhjetë këshilla si mund ta bëni lidhjen tuaj të përjetshme dhe të suksesshme.
1. Organizoni ahengje
Çiftet shpesh gabimisht e kuptojnë lidhjen si një detyrim që vazhdimisht ta kalojnë kohën njëri me tjetrin. Organizoni ahengje, thirrni miq dhe shoqërohuni. Ndahuni në aheng, shoqërohuni me njerëz të tjerë dhe merruni në aktivitete të ndryshme. Në këtë mënyrë do ta rrisni dëshirën e ndërsjellët, dhe në ndërkohë do të argëtoheni mirë dhe do ta pasuroni jetën shoqërore.
2. Vizitoni vende të reja
Pranoni, edhe kur të dilni, kryesisht i vizitoni vendet e njëjta. Natyrisht kjo është e mërzitshme. Merreni iniciativën, vizitoni qytete të tjera, zbuloni ndonjë plazh të ri apo argëtohuni në ndonjë hotel të ri. Sfidat e reja e rinj i hapin llojet e reja të bisedave dhe njoftimeve, dhe kjo natyrisht që do të ndikojë për të mirë në lidhjen tuaj.
Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë 2dv
3. Ndahuni për një kohë
Po, kjo nuk është detyrë e lehtë, sidomos nëse e doni partnerin tuaj, por kjo ka rëndësinë e vet të madhe. Mos harroni se jeni persona të ndryshëm dhe se keni nevojë që të keni kohën dhe hapësirën tuaj. Është mirë që këtu apo atje ta kaloni natën- fleni tek farefisi, shoktë apo shkoni me shoqërinë në vizitë në qytetin tjetër. Ndarja do të rezultojë me mungesën dhe dëshirën e rritur, dhe kjo padyshim që do të sjell ‘dërrmim’ në lidhjen tuaj monotone.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë Empty Re: Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:30 pm

4. Jepni dhurata
Kur dikujt i dhuroni, në të vërtetë i tregoni se keni menduar për të kur nuk ishte prezent. Dhurata nuk është e thënë të jetë ekstravagante apo e shtrenjtë, por ajo duhet të jetë nga zemra. Më të mirat janë imtësirat të cilat e dini që mund ta gëzojnë dashurinë tuaj. Dhuratat i kontibuojnë shëndetit dhe kualitetit të lidhjes, ndërsa ju natyrisht, dëshironi një lidhje të këtillë.
5. Befasojeni me vizita

Kohë pas kohe mund ta vizitoni partneren tuaj në punë dhe t’i dërgoni drekën. Arsyeja është e njëjtë sikur edhte tek dhurata–tregon se mendoni për të. Përveç kësaj, kjo tregon se keni pasur dëshirë të madhe që ta shihni, dhe kjo gjithmonë është romantike. ‘Jetësimi’ i romantikës në lidhje është shumë e çmueshme.
6. Dilni
Argëtohuni me dalje sikur në fillim të lidhjes. Pra, mos dilni në vende të vjetra dhe të njohura, por mundohuni që të zbuloni diçka të re. Bëni një gjë të panjohur deri tani–zbuloni një restoran të ri, rezervoni vendin veshuni mirë dhe dilni. Mashkulli nuk guxojë t’i harrojë sjelljet e tij, dhe kjo nënkupton hapjen e derës dhe mbatjen e jaknës. Femra duhet të jetë e këndshme dhe e buzëqeshur. Për një moment do t’ju duket që jeni në fillim, dhe kjo do të jetë ‘infuzion’ i mirë për lidhjen afatgjatë.
Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë 3dv
7. Përcaktoni caqet e njëjta
Kjo është mënyra e mirë e gjallërimit të lidhjes monotone. Uluni së bashku dhe shikoni se cilat janë caqet afatgjata– ku dëshironi të jetoni, sa fëmijë i planifikoni që t’i keni, si do t’u zhvillohet karriera në punë … Bisedoni ndërmjet vete dhe këshillohuni. Së bashku përcaktone strategjinë se si t’i arrini caqet e përcaktuara. Ky lloj i planifikimit e thellon lidhjen tuaj dhe e sjell atë në një nivel më të ri.
8. Provoni aktivitete të reja në dhomën e fjetjes
Gjithmonë ekziston diçka që nuk e keni provuar. Të jemi të sinqertë, lidhjet e gjata në dhomën e fjetjes rezultojnë monotone. Nëse dëshironi që t’i ngjallni ndjenjat, përpiquni pak më shumë në shtrat. Lojërat seksuale nuk do t’ju kafshojnë dhe nuk janë perverse. Mund të aktroni edhe ndonjë rol dhe ta zbuloni imagjinatën e fshehur. Do të befasoheni se si do të marr kahje tjetër jeta juaj seksuale.
Dhjetë mënyra që ta freskoni lidhjen e gjatë 1dv
9. Sjelleni të tretin ose të treten
Relaksohuni, nuk mendojmë në seks me tre veta, por në fëmijë. Nuk ekziston asgjë në botë që mund t’ju afrojë më shumë se sa një fëmijë. Fëmija është më i rëndësishëm se sa ju dy dhe bëhet qendra e botës suaj. Megjithatë, nëse nuk jeni të gatshëm për fëmijë, mos e bëni. Atë që të tjerët e komentojnë se e keni kohën, nuk është ndonjë gjë me të cilën duhet që të merreni. Për fillimi merreni një qen.
10. Së bashku zbuloni gjëra të reja
Mënyra më e mirë për mbajtjen interesante të lidhjes së gjatë është që t’i shtoni elemente të reja. Regjistrohuni së bashku në kursin për përgatitjen e ushqimit, filloni me jogë dhe shkoni në kursin e tangos. Vizitoni muze dhe teatro, shkoni në kopshtin zoologjik, shikoni ndonjë film të ri për të cilin pastaj mund të flisni. Bashkarisht ndërtohuni dhe së bashku evoluoni. Secila risi do t’i kontribuojë rritjes së përbashkët, dhe kjo do të thotë që në lidhjen tuja nuk do të keni monotoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi