Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"

Shko poshtë

Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Empty Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 06, 2011 3:34 pm


Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"

BEQIR SINA, Washington
Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" 6foto%20kryesore
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane mori pjesë në takimin vjetor të Komitetit Kombëtar Kongresial Republikan


Washington, DC, - Komiteti Kombëtar i Kongresit Republikan, mbajti konferencën e saj vjetore dhe një darkë vjetore më 30 mars. Kjo darkë dhe konferenca vjetore Republikane ishte një mundësi e mirë për Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane, për të "ushtruar presion" ndaj disa udhëheqësve kryesorë të politikës së jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, tani që ajo është e udhëhequr nga një shumicë republikane, për çështjen e Kosovës dhe të ardhmen e shqiptarëve në Europën Juglindore.



Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Fot%202_6

Ish Kongresmenin Republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, presidenti i Lidhjes Qytetare, dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve për Ballkanin, kryesoi delegacionin që përfshinte edhe deputetin e Vetëvendosjes nga Kosova zotin Florin Krasniqi, kolegun e tij Sokol Necaj, dhe anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare, zotërinjët Agim Aliçkaj, Zef Balaj, Steve Gjonbalaj , Gazmend Lita, dhe Rifat Mehmeti.
Konferenca, e Uashingtonit në Klubin Republikan e filloi me një sesion me temën "Balancimi i Buxhetit Federale nga Vetë Ringjallja dhe Limiteted e Qeverisjes", drejtuar nga Kongresmeni Republikan Paul Ryan, i cili, është njikohësisht dhe Kryesues i Komisionit për Buxhetin Federal dhe thirret se një arkitekt i ri i buxhetit federal me propozimin që ka bërë ai, për reformën financiare federale me qëllim zbutjen e krizës financiare amerikane.
Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Foto%204_6

Ky diskutim u pasua nga një tryezë të rrumbullakët mbi sigurinë kombëtare, udhëhequr nga një panel që e drejtojë kongresistja Ileana Ros-Lehtinen, Kryetare e Komitetit të Kongresit, për çështje të jashtme, së bashku me kongresistin David Dariel, Kryetari i Komisionit të Rregullave, kongresmenin Darrell Isa, Kryetari i Komitetit të mbikëqyrjes dhe Reformën e Pushtetit, dhe kongresmenin Fred Upton , Kryetari i Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë.



Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Foto%205_6

Diskutimi mbi buxhetin federal nga Republikanët, u pasua nga një drekë private me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësusesve, kongresistin John Boehner, si dhe takime të tjera në Capitol Hill. Takimi më i rëndësishëm ishte ai me kongresistin Republikan të Kalifornisë Dana Rohrabacher , Kryetari i Nënkomitetit për Mbikëqyrje dhe të Hetimeve dhe stafin e Kryetares së Komitetit për Punë të Jashtme, kongresites Ros-Lehtinen dhe disa anëtarë të kongresit pjestar nga Nënkomiteti për Çështjet Evropiane.

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, me Joe DioGuardin dhe Shirli Klojes, vendosi në fokusin e këtyre takimeve;" çështjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit dhe qëllimin e Beogradit për ndarjen e veriut të Kosovës, tre vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë e saj."
[Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Foto%206_6

Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve për Ballkanin, në Lidhjen Qyetetare, theksoi gjatë këtyre diskutimeve, rëndësinë që duhet t'i kushtoi komuniteti ndërkombëtarë, asaj që të "mos përmbushen orekset ekspansioniste të Serbisë, ndaj Kosovës" dhe që komuniteti ndërkombëtar të këmbëngul edhe më tepër për një bashkëjetesë të ndërsjellëtë në Kosovë, dhe të shihen mirë çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut, në të gjithë rajonin." tha ajo.

Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Foto%207_6
Deputeti i Vetëvendosjes, zoti Florin Krasniqi, që mori pjesë në këto takime theksoi faktin se Kosova ka qenë një "projekt amerikan," dhe se ky projekt "mund të ketë sukses, vetëm në qoftë se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara ashtu siç e nisën angazhimin e tyre, prej ndihmës për çlirimin e Kosovës dhe deri sa Kosova shpalli pavarësinë e saj të njohur deri tani nga 75 shtete përfshirë edhe SHBA. "
Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Foto%208_6

Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi, u kujtoi anëtarëve Republikan të Kongresit se Shtetet e Bashkuara, se sa herë merren me ndonjë vend në Ballkan apo në Europë, ashtu siç është bërë zakon tani,e shkëpusin vëmendjen për shkak të kërkesës së luftërave që ka nisur në Afganistan dhe Irak dhe krizave në Afrikën Veriore, në fund i paguajnë me një çmim të madh. Prandaj, ai dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, bënë thirrje për angazhim më të madh dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në Ballkan.


Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Foto%209_6

Në lidhje me këtë, delegacioni gjatë bisedimeve ka shtruar nevojën për praninë e mëtejshme ushtarake të SHBA në Evropën Juglindore, duke kërkuar për të mbajtur hapur dhe Kampin Bondsteel në Kosovë, për të cilin disa zyrtarë të qeverisë amerikane, kanë rekomanduar për mbylljen e saj - për të ndihmuar në bilancin e buxhetit federal të SHBA.

Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Foto%2010_6

Gjatë një darke private e konferencës së parë të NRCC, deputeti Krasniqi dhe çifiti DioGuardi së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit të Lidhjes Qytetare, u takuan edhe me Kryetarin e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësueseve, kongresitin e Kalifornisë Buck McKeon, dhe shefin e tij të stafit . Ata patën rastin për folur për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe kërkuan vazhdimin e pranisë amerikane në kampin Bondsteel.



Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel" Foto%20e%20madhe_6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi