Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane paraqet argumentet për mbajtjen e pranisë amerikane në Kampin Bondsteel
Faqja 1 e 1
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane paraqet argumentet për mbajtjen e pranisë amerikane në Kampin Bondsteel
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane paraqet argumentet për mbajtjen e pranisë amerikane në Kampin Bondsteel
Më 12 dhjetor, 2011, Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi, Këshilltarja për Çështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi, dhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të LQSHA-së u takuan me Kongresistin Buck McKeon (R-CA) në Manhattan. Qëllimi i takimit ishte që Kongresisti McKeon, i cili është Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, të informohet shkurtër për përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës dhe nevojën për të zgjidhur konfliktin para se largimi i planifikuar i trupave amerikane nga Kampi i Bondsteel-it të ndodh.
Prezantimi në vijim u bë nga Shirley Cloyes DioGuardi në emër të Lidhjes Qytetare në mbështetje të mbajtjes së lidershipit amerikan në Kampin Bondsteel:
Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se shkurtimet do të bëhen në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe se kjo do të përfshijë mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane në vend dhe jashtë vendit. Gjatë vitit të kaluar është raportuar se Kampi Bondsteel, i cili u ndërtua në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara pasi sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë i dhanë fund luftës së Kosovës në qershor të vitit 1999, do të vihet nën komandën turke. Meqenëse Turqia është një aleate e fortë e Kosovës, në teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do të kishte kuptim. Megjithatë, në praktikë, unë do të argumentoja se është e parakohshme për Shtetet e Bashkuara të sinjalizojnë largimin e tyre nga Kosova, pasi ajo është e vetmja pengesë e vërtetë ndaj qëllimeve ekspansioniste të Serbisë.
Në fund të luftës së Kosovës Beogradi krijoi dhe financoi strukturat paralele politike dhe ekonomike në veri të Kosovës të drejtuara nga serbët e Kosovës. Me vetëm një kundërshtim në formë retorike boshe nga Perëndimi, Beogradi ka qenë në gjendje ta destabilizoje Kosovën, dhe me atë, edhe rajonin për më shumë se një dekadë. Beogradi ka qenë në gjendje të ketë dorën e sipërme në veri, sepse vetëm 85 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës (SHBA ishte e para) që kur ajo shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008. Serbia ka thënë vazhdimisht se ajo ka për qëllim ta bëj të përhershme dhe realitet de jure ndarjen e tanishme de facto të veriut të Kosovës, dhe kjo është më afër realizimit, në një masë të madhe për shkak të mosveprimit nga ana e administratës së Obama-s. Administrata e Obama-s ka zgjedhur që të marrë një rol dytësor prapa Evropës kur është fjala për Kosovën dhe Ballkanin. Përderisa në sipërfaqe kjo do të dukej të jetë një vendim logjik pasi që Amerika është zhytur në luftë në Afganistan, megjithatë është një gabim. Siq e di mirë Kongresi, sa herë që Amerika ka marrë një dytësor prapa Europës në Ballkan, Shtetet e Bashkuara kanë paguar çmimin në fund të fundit me "gjak dhe thesar."
Kriza në veri u përshkallëzua me 23 nëntor 2011 kur serbët e Kosovës u përleshen me trupat NATO-s (të njohur si KFOR), duke plagosur rëndë 21, në përpjekjet e tyre për të ruajtur barrikadat që i kishin ngritur që në shtator për të bllokuar zyrtarët e doganave kufitare të Kosoves që ata të mos mund të shkojnë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Katër trupa të NATO-s dhe gjashtëmbëdhjetë civilë serbë u plagosën dhe një polic shqiptar e një serb u vranë në përleshjet e mëparshme. Zyrtarët e doganave të Kosovës të ndihmuar nga përfaqësuesit e BE-së, kanë qenë duke u përpjekur që të heqin barrikadat dhe që të udhëtojnë deri në kufi në mënyrë që të zbatojnë një marrëveshje paraprake doganore që u nënshkrua bashkarisht nga negociatorët në bisedimet Prishtinë-Beograd, të cilat filluan në pranverën e kaluar në Bruksel dhe janë duke u lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ekstremistët në veri të mbështetur nga Beogradi refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës dhe duan ta parandolojne qeverinë e Kosovës që të shtrijë autoritetin e saj në të gjithë territorin.
Siq deklaroi me të drejtë një raport i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, “konflikti në veri jo vetëm që i vë serbët e veriut kundër Kosovës dhe Kosovën kunder Serbisë, por edhe Serbinë kundër Bashkimit Evropian." Kjo është arsyeja përse Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila është një grup vullnetar avokues që përfaqëson shqetësimet e 750.000 shqiptaro-amerikanëve, beson se Shtetet e Bashkuara duhet të vonojnë largimin e saj nga Kampi Bondsteel deri sa konflikti në veri të jetë zgjidhur.
Për fat të mirë, dinamikat ndryshuan më 9 dhjetor kur kryeministrja gjermane Angela Merkel me sukses parandaloi BE-në nga dhënia Serbisë e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE këtë muaj. Serbisë iu tha se deri në Mars duhet të demonstrojë se ka shpërbërë barrikadat në veri të Kosovës dhe se ka lejuar lirinë e lëvizjes për trupat e KFOR-it dhe zyrtarët e BE-së dhe Kosovës. Merkel tashmë ka sinjalizuar një ndryshim të ri e premtues në mbështetjen e pandërprerë të BE-së për Beogradin kur ajo u takua me presidentin serb Boris Tadiç në Beograd në gushtin e kaluar dhe i tha atij se nëse Serbia dëshiron të arrijë statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në BE, ajo duhet të arrijë rezultate në dialogun me Kosovën, duhet të shfuqizojë të gjitha strukturat paralele të paligjshme në veri të Kosovës, dhe përfundimisht të njohë sovranitetin e plotë e të pandarë të Kosovës gjatë integrimit të Serbisë në BE. Edhe pse Serbia dëshironte të arrinte statusin e vendit kandidat deri në fund të vitit 2011, Tadiç iu përgjigj kërkesave të Merkel-it duke thënë se Serbia nuk do ti leshonte pe BE-së për Kosovën. Tani ai përballet në mënyrë të qartë me një zgjedhje në mes të pranimit nga BE-ja dhe mbajtjes mbi Kosovën.
Ka shumë gjasa që Tadiç të provojë ta mbajë veriun dhe kjo do të vërë Kosovën dhe Evropën Juglindore në rrezik të një dhune të re. Duke përqëndruar vëmendjen amerikane diplomatike dhe ushtarake në Kosovë dhe në Ballkan tani, ne mund të parandalojmë një konflikt të kushtueshem dhe potencialisht vdekjeprurës në muajt përpara.
Perktheu: Luan Mazreku
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"
» Deklaratë e të Nderuarit Joseph H. DioGuardi President, Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA)
» Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane:US Troops in Kosova / Trupat Amerikane ne Kosove
» Kosova dhe Liga Qytetare Shqptaro-Amerikane
» Rrezik për marrëdhëniet shqiptaro – amerikane ?
» Deklaratë e të Nderuarit Joseph H. DioGuardi President, Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA)
» Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane:US Troops in Kosova / Trupat Amerikane ne Kosove
» Kosova dhe Liga Qytetare Shqptaro-Amerikane
» Rrezik për marrëdhëniet shqiptaro – amerikane ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi