Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasime Hoti:Rinia jonë do të jetë krenaria e kombit tonë

Shko poshtë

Hasime Hoti:Rinia jonë do të jetë krenaria e kombit tonë Empty Hasime Hoti:Rinia jonë do të jetë krenaria e kombit tonë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 06, 2011 3:38 pm


Rinia jonë do të jetë krenaria e kombit tonë



Hasime Hoti:Rinia jonë do të jetë krenaria e kombit tonë 00hasime%20hotiHasime Hoti
Vizioni im nga mërgimi


Vizioni im për të ardhmen është i lidhur ngushtë me jetën time dhe nga ky vizion, nuk ka kush më ndal. Jam e kënaqur me suksesin që kam pasur deri me tani. Kam kryer shkollën e mesme profesionale dhe nderë kohë merrem edhe me krijimtari letrare. Jam e punësuar ne një spital privat, ku kam mundësi te zbuloj sëmundjet te ndryshme duke bërë analiza të ndryshme dhe duke marrë pjesë në projekte të mjekësisë. Besoj se në të ardhmen këtë dituri ta shfrytëzoj në vendlindje. Unë nuk dua te bëhem artiste apo diçka e famshme. Thjeshtë nuk dua të jem jashtë natyrës sime, me një fjalë dua të jem vetvetja. Do arrijë ngadalë, ngadalë dhe vizionet qe kam pra vetes!.

Shoqëria është një enë, kurse të rinjtë, brenda saj janë sikur uji i asaj ene që merrë ngjyrën ashtu siç është ena, pra jemi pjesë përbërëse e shoqërisë. Nëse shoqëria është vigjilente, e kujdesshme dhe e pastër atëherë edhe ajo rini është e tillë, sepse merrë ngjyrën e pastërtisë dhe bukurisë nga ajo shoqëri sikuse duhet te marrim dhe ne nga vendet ku jetojmë gjera te mira që të integrohemi për të mirë.

Kështu që nisur nga ky shembull shoqëria jonë e përbërë me numrin më të madh të rinjëve, fazën e tranzicionit është duke e kaluar me probleme dhe sfida që fatkeqësisht konceptet e partive të tjera politike nuk po japin zgjidhje!!

Politika me pëlqen por, për këtë drejtim nuk di shumë sepse nuk kam mësuar mjaftë por jemi rritur me te pasi qe siç e din secili, shumë breza po sakrifikohemi për një drejtësi për kombin tim. Nuk kam frikë të të provoj se kam prirje kritike mbi zhvillimin, sepse kam dhe ide dhe këto dua ti realizoj. Shpresoj në të ardhmen të jap edhe unë kontributin tim qoftë në profesionin tim të tanishëm, apo me krijimtari apo me ndonjë profesion tjetër.

Shumë pak nga qeveritar mendojnë që duhet të këtë një themel mbi të cilin do të fillojë ndërtimi i së ardhmes së një populli heroik e punëtor si Kosova. Shumë kush po mendon se çdo gjë mund të ndërtohet brenda një natës!!?

Kjo është absurd!!

Qeverisë sonë i duhen politikanë që janë të shkolluar dhe kanë vizion për të ardhmen e popullit e jo vetëm për xhepin e tyre. Shumë kush si e fiton postin I harron premtimet të cilat ia jep popullit. Një njeri i vetëm nuk munde ti përballoje, realizoje të gjitha ato premtime të cilat i japin politikanët tanë nëse e terë partia nuk është në të njëjtin mendim.

Të japësh mundime për shtetin tënd si një politikan apo si kush do qoftë asnjëherë nuk është mjaftë, sepse vizionet e së ardhmës nuk kanë të ndalur bota dhe koha vetëm po ecë para.

Asnjë politikan nuk duhen të jenë servile apo të nënshtrohen dhe ta shtrijnë qafën e tyre. Asnjë politikanë nuk duhet të jetë i tillë që të nënshtrohet lehtë para medieve dhe kuvendeve kudo qofshin. Politik është art i të se mundshmes .Ndoshta gaboj , por unë kështu mendoj. Politika do lojë, por jo më popullin, e ajo politikë e cila do lojë të fortë është politika e jashtme.

Çdokush qe do të jete ne politike duhet te është ne politike ashtu si duhet por jo duke shkelur mbi të tjerët apo për te realizuar qëllimet e veta personale .

Për një politike udhëheqëse si kjo e tanishmja nuk besoj qe heronjtë e kombit tone janë flijuar për këtë liri qe e gëzon populli im sot. Duhet te mendojmë dhe te veprojmë me hapa te sigurt te pretendojmë te arrijmë aty ku e kemi synimin ne familjen evropiane!! Por ne Evrope nuk shkohet me korrupsion, intriga dhe pa projekte konkrete se si duam te shohim vendin tone!! Por ne funde te fundit siq është një thenje “Askush nuk mund të kalërojë mbi kurrizin tënd po qe se ti nuk i përkulesh” - Martin Luther Kingut.

Nuk e di pse dikush mendo qe nëse dikush e njeh artin e luftës, nuk është e thëne se din ta udhëheqë shtetin, sepse për këtë duhet mjeshtri e cila për fat te keq i mungon lidershipit tone, me përjashtim te disave! Por jo te kem një shtet te tille!!

Akoma mungojnë shume gjera, edhe me herët e ceka qe te gjitha nuk mund te bëhen brenda një nate por tani kane shkuar shume do vite dhe akoma skem arritur asgjë! Te punojnë drejt dhe te respektojnë parimet me elementare te drejtave te njeriut të respektojnë rinë dhe vizionet e saje për te ardhmen sepse rruga me drejte te suksesi është mendimi i ri pra rinia!!

Ne fund dua te potencoj se vetëm objektet shkollore të jenë qendra edukimit, arsimimit, respekti dhe integrimit. Punëtorit, bujkut , edukatorit duhet ti kthehet dinjiteti dhe krenaria. Të rinjve të papunësuar tu bëhet zgjidhje duke stimuluar biznese private, të vogla apo të mesme. Rinia jonë do të jetë krenaria e së tashmes dhe së ardhmes në rast se atë e përgatisim shpirtërisht, fizikisht si dhe duke ngritur vazhdimisht intelektuali tetin e saj. Rinia e tillë i nevojitet Kosovës, e tillë i nevojitet Evropës dhe e tillë i nevojitet kombit tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi