Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….)

Shko poshtë

SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) Empty SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 06, 2011 3:47 pm


SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….)

Rush DRAGU
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) X-masakra610


Në sallën e restorant “The Imperial House” është kujtuar masakra e 2 prillit 1991.

Me inisiativën e Alfons Grishaj dhe Kolec Ndojes është organizuar një takim me rastin e 20 vjetorit te masakres së 2 prillit 1991 mbi popullin shkodranë nga Partia e Punes Shqipersie dhe sigurimi i shtetit shqiptar të asaj kohe.

Në sallë ishte hapur edhe një fotoekspozite me ngjarjet e asaj dite nga fotografi profesionist dhe dëshmitar okular e demostratës së 2 prillit i cili mbajti edhe një fjalim shumë interesant me ngjarjet e asaj ditë ku solli kujtime dhe çfarë është më e rëndësishme edhe fakte të reja të cilat mund të hedhin dritë për zbulimin e të vertëtës së asaj kohe ( fjalën e tijë më gjithë deshmitë e reja do ta percjellim të plotë sapo të jetë e gatshme)

SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M2-alfons_grishaj

Takimin e hapi Alfons Grishaj,”Pishtar i Demokracise”,i cili falenderoj pjesmarrësit në këtë takim e pastaj solli të gjallë në retrospektivë ditët e stuhishme kur diktatura ishtë në grahmat e fundit.

Përmendi rolin e demokratve shkodran në përmbysjen e diktaturë komuniste,në heqjen e simboleve të diktatorit dhe diktaturës në qytetin e Shkodrës .Ai veçoj rolin e madh të rinisë studentore shkodrane në levizjen për pluralizmin politik dhe fitoren e demokracisë në Shqiperi.

Pastaj Kolec Ndoja ,një nga nismëtaret për krijimin e degës së Partisë Demokratike për Shkodrën,sot emigrant në Florida të SHBA-së,kujtoj ato vite por i bëri edhe një apel qeverise shqiptare për të kthye sytë nga emigrantet shqiptar të cilet kanë nevojë për një perkujdesje akoma me të madhe nga shteti amë.

Pastaj folën me radhe; Gjon Buçaj,kryetar i shoqatës “Vatra” në Boston, Mergim Korça,Ilir Myftiu,Sander Uldedaj ish deputet i PDK në parlamentin shqiptar, Gjoro Kaçaj ish kryetar i shoqatës se ish të persekutuarve dhe burgosurve politik të kohës së diktaturës për Malësine e Madhe,Kujtim Qafa ish drejtues i radioemisionit shqip të parë ne Michigan të SHBA-se, Nevruz Nazarko,Tan Gjergji demostrues me 2 prill,Nikollë Hysaj,Nikolle Veshtaj,kryetar i shoqatës “Kastrati” Michigan,Redi Hafizi,ish nënprefekti i Shkodrës Z.Lika,Luigj Gjokaj recitoj një vjersh të cilën e kishte shkruar për rastin e demostratës dhe për heronjët e 2 prillit.

Në takin morën pjesë mediat shqiptare të shtetit Michigan , ishte i pranishëm edhe televizioni i “Zerit Amerikes”.

>> FOTOREPORTAZHI I 2 PRILLIT 1991 ..kliko ketu…

>> FOTOREPORTAZHI NGA AKTIVITETI 2 PRILLIT 2011…kliko ketu…

U shfaq edhe nje film dokumentar me ngjarjet e 2 prilliti i pregatitur ne Tiranë.



NE VAZHDIM FJALA E ALFONS GRISHAJ MBAJTE NE AKTIVITET

Alfons Grishaj

2Prill 1991-2011

Si sot 20 vite me pare ,me 2 Prill 1991,bolsheviket shqiptar,makina e sigurimit te shtetit komunist beri masakren me violente ne historine e saj.Te gjithe ne deshmiteret i kujtojme me dhimbje ato momente dramatike…2 Prilli e ka zanafillen kohe me pare se 31 Marsi 1991.E ka ne lufterat antikomuniste te 1945-46 te Malesise se Madhe dhe te Shkodres kunder komunizmit ,e ka tek shpirti i paepur i demokrateve shkodrane qe edhe pse nen thundren e komunizmit nuk u pajtuan asnjehere me ate rregjim gjaksor.Shkodra u quajt nga kasta e kuqe,qyteti reaksionar i Shqiperise.Dhe kjo u vertetua ne demonstraten e pare me 14 Janar,e cila ishte model i qyteterimit .

Demonstrate e cila vrau friken dhe ngjalli shpresen e madhe te lirise,jo vetem per Shkodren, por per te gjithe Shqiperine.Zgjedhjet e para “pluraliste” ne Shqiperi u perdhosen.31 Marsi 1991 pati nje grabitje vote nga komunistet.Ata donin me cdo kusht pushtetin.Propaganda,verberia dhe makuteria ishin perzier keq me 31 mars. Bota e qyteteruar vezhgonte me kujdes vendin e fundit komunist ne Europen Lindore.Komunisteve shqiptare i duhej kjo fitore per dy arsye: e para per te pasur pushtetin e vazhdimesise, dhe e dyta , per ti treguar botes se qyteteruar,shikoni!Socializmi ne Shqiperi nuk eshte si ne vendet e tjera revizioniste…Shkodra e dinte me mire se askush tjeter.Megjithese makina e sigurimit,ushtria e policia ishin te instruktuar qe me cdo kusht te fitonin,ne Shkoder nuk u eci.Shkodranet nuk lejuan ushtrine,policine dhe sigurimsat te votonin nga 2-3 here.

Demokratet i mbrojten kutite e votimit deri ne fleten e fundit.Si rezultat PD e Shkodres fitoi ¼ e parlamentit demokrat shqiptar,dhe kjo jo vetem per merite te popullit demokrat ,por fale dhe zgjuarsise e vendosmerise se komisionit drejtues te PD dega Shkoder.Shkodra u zgjua ne mengjezin e 1 Prillit nen bresherine e automatikeve e pushkeve komuniste qe paralajmeronin fitoren e PP-se.Megjithese Shkodra fitoi,shkodranet duke e njohur komunizmin me mire se askush,nuk u pajtuan me rezultatin.Me lot ne sy vinin tek zyra e PD-se dhe pyesnin nese kishin fituar apo jo.

Nuk vonoi dhe shpirti democrat i Shkodres e kuptoi vjedhjen e votes qe i ishte bere shqiptareve.Demonstrata filloi ne mengjesin 1 Prill 1991 para deges se PD-se dhe mbaroi ne oren 10:30 para Komitetit te Partise.Se bashku me Kolec Ndoja,Zhani Sekuj,Nikolin Thana,Eduard Perjaku,Arben Broci,Artan Broci,Pjeter Arbnori,Eduard Grishaj,Kujtim Asllani i bindem demonstruesit qe te shkonin neper shtepia.Ata u betuan se me 2 Prill do te ishin aty perseri.Shefi dhe zevendesi,Dilaver Papare dhe Gjeke Celaj,i degjuan demonstruesit tek i thonin njeri-tjetrit qe te nesermen do mblidheshin serish.Ata na paralajmeruan se te nesermen nuk do te silleshin kaq bute.2 Prilli e vertetoi kete!Me 2 Prill nxenesit e shkollave te mesme Jordan Misja dhe 29 Nentori bene nje surprise per Shkodren dhe Shqiperine.Organizimi i tyre per te protestuar ishte model.Te ulur mbi cantat e tyre te shkolles po protestonin jo vetem per Shkodren ,por per gjithe Shqiperine.

Bozhibozuket e sigurimit,policia u sulen mbi to si bishat ne prehe.Sheshi para godines se PP-se u la ne gjak.U plagosen me dhjetera nxenes si Suela Basha,Marsida Bruceti,Sidola Vata,Blerina Tuzi e shume e shume te tjere.Sigurimi i shtetit dhe policia e asaj kohe te indoktrinuar deri ne palc nuk shikonin se cfare po benin.Shkodranet nuk e pranuan kete skene te turpshme .U derdhen mbi komunistet me mjete rrethanore qe te mbronin femijet e tyre.Gjeke Celaj,shefi i operacionit qe ruante godinen e komiteti PP-se, i kerkoi Dilaver Papares qe te vepronin.Cfare nenkuptonte fjala veprim?Veprim nenkuptohej perdorimi i armes.Per arsye se ata nuk mund te perlesheshin trup me trup me 40 mije shkodrane protestues.Pjeter Arbnori dhe Xhemal Uruci ishin duke folur me shefin e policise Papare, duke i kerkuar ketij te fundit te mos perdorej dhune.Zeri i Gjekes degjohei ne radion e shefit Papare..”Shef nuk mund te permbahemi ma,na jep urdher te veprojme..!Pas nje medyshje dilaveri” urdheroi,”Veproni!”Krismat e automatikeve dhe pushkeve pushtuan qytetin.Demonstruesit e pare u rrezuan.Pjetri dhe Xhemali mbeten pa goje…Si mundet nje njeri te urdheroje per te qelluar ne nje popull te pa mbrojtur?!! Nuk mjaftuan bresherite e pushkeve dhe automatikeve mbi popullin qe kerkonte liri,por mbi to gjurmuan dhe autoblindat me mitraloze 12.7…

U vra nje nga udheheqsit e PD-se, Arben Broci.Nje djale i perkryer me nje vizion te qarte.U vrane demokratet, Nazmi Kryeziu,Besnik Ceka dhe Bujar Beshanaku.Mbas disa ditesh do te vdiste dhe Artur Gila.U plagosen me dhjetera vete me plumba dhe te tjere me mjete te forta…Vrasjet nuk i tremben demokratet shkodrane.Bijte e Shkodres u sulen mbi komitetin e PP-se dhe i vune zjarrin…Drejtues te PD-se nxoren nga biblioteka Marin Barleti disa ushtare te cilet nuk kishin me plumba ne karikatoret e automatikeve.Dr Berisha komunikonte here me mua, here me Xhemalin here me Pjetrin dhe porosiste qe te ruhej qetesia.Forcat e policies se Tiranes mberriten ne prag te Shkodres.Ata komandoheshin nga drejtori I tyre Fadil Cani.Ky i fundit komunikoi me sekretarin e PD-se se asaj kohe Xhemal Uruci,duke I thene se do ta hillte ne ere komitetin e partise se bashku me demonstruesit qe ishin Brenda.Gjate atyre momenteve snajperet u munduan te hypnin ne tarracat e hotel Turizmit Shkoder.Fale Zen Bekteshit,Bepit dhe disa guzhiniereve te turizmit, qe te me falin qe nuk me kujtohen emrat,snajperat nuk munden te hypnin ne tarrace dhe te kryenin misionin e tyre.



Sipas deshmise se Paulin Palushit,fotografit te talentuar shkodran,djali i Xhemal Dymyljes,perkatesisht me detyre prokuror,ishte pozicionuar mbi gjykate me nje pushke te gjate,qe sipas Paulinit ishte snajper.Ne godinen perballe deges punve te brendeshme kishin vendosur snajpere.Per kete skene ,Kolec Ndoja pati dhe nje debat per me kreun e policise.Pra Shkodra ishte e rrethuar me snajpere e kriminele te PP-se.Verberia e trularve te sigurimit nuk kishte kufi…Gjate rregjimit diktatorial, kam njohur komuniste te ndershem qe nuk jan betuar per ideal.Kam njohur oficere dhe nenoficere te perkushtuar per detyren e tyre pa e tejkaluar ate.Kam njohur police qe nuk vepronin si kapele por si njerez.Por, nuk kam njohur sigurims te mos i kishte thonjt me gjak si “SS” e gestapos.Mbase mund te behet ndonje perjashtim,por une nuk kam njohur.Sigurimsat ishin lokomotiva e diktatures se proletariatit.Me 2 Prill ,Shkodra u ndesh me kete lokomotive dhe pasojat qene tragjike…Aktin barbar te PP-se dhe veglave te tyre,e denoi ashper Departamenti i Shtetit Amerikan nepermjet znj.Margarete Tutalier.Kete akt e denoi dhe Europa . Shume gazeta ne Europe pasqyruan masakren, si grahmat e fundit te rregjimt komunist ne Shqiperi…Shkodra i percolli martiret e saj me nderime.Mbi 80 mije qytetare moren pjese ne kete process mortor.

Fill mbas vrasjeve, filloi propaganda komuniste.Hitleri kishte marre modelin e propagandes komuniste, pikerisht se komunistet ishin te perkryer per ta bere te zezen te bardhe dhe te bardhen te zeze.Tymnajat e perhapura nga ata ,zune vend tek ndonje mjeran,por jo ne popullin e Shkodres dhe te Shqiperise.Kjo tymnaje vjen ne Michigan me letren higjenike te vocrrakut te zi Gjeke Celaj, ku ndonje gorille sigurimi i transformuar ne petkun tone, mundohet te hedhe balte. I them te beje kujdes e te mos na i cermojne plaget e vjetra ,se nuk do te jete mire per ta…Per ne demokretet dhe nacionalistet ,Amerika eshte shteti i dyte ame,kurse per sigurimsat dhe sojin e tyre,te cilet nuk kane lene gje pa thene e share,eshte vetem dollari. Le te marrim fushaten e fundit kunder ambasadorit te SH.B.A z. Arvizu.Kush e ben ate fushate? Pikerisht bijte e atyre qe vrane e prene ,shpifen e denigruan,pra ajo kategori qe po flasim.2 Prillin e bene kriminelet e diktatures,profesionistet e sigurimit te shtetit.Hetuesin per 2 Prillin e bene po hetuesit e sigurimit te shtetit.Ne nuk kishim ne ate kohe as hetues,as prokurore,as gjykates te kualifikuar per te zbardhur ceshtjen e 2 Prillit 1991.Prandaj dhe ceshtja e 2 prilli ka mbetur e pambyllur.Tani ne kemi eksperte.Jane perseri te paket,por kemi.Nga ky tubim, i kerkojme qeverise shqiptare dhe personalisht z.Berisha, qe te hapet perseri ceshtja 2 Prilli,ku do te kete dhe deshmi te reja,sic eshte deshmia e z.Palushi.Nese eshte e nevojshme, te merren dhe eksperte te huaj ne ndihme per te zbardhur kete ngjarje.Pas kesaj nuk do te kete me Aliaj e Ruce.Soji e tyre nuk do na japin me leksione per demokracine,per ate demokraci qe ne e kemi paguar me gjak.

I perjetshem qofte kujtimi i tyre.
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M1-DSC_0012
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M-11-DSC_0079
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M7-DSC_0057
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M2-DSC_0014
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M3-DSC_0015
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M4-DSC_0029
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M5-DSC_0054
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M8-DSC_0072
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M9-DSC_0075
SHBA-Kujtohet masakra e 2 prilli e viti 1991.( FOTO dhe VIDEO….) M13-DSC_0102
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi