Muharrem Sfarqa:NJË VEPËR QË I KA MUNGUAR FONDIT TË LIBRIT SHQIP DERI SOT
Faqja 1 e 1
Muharrem Sfarqa:NJË VEPËR QË I KA MUNGUAR FONDIT TË LIBRIT SHQIP DERI SOT
Muharrem Sfarqa
NJË VEPËR QË I KA MUNGUAR FONDIT TË LIBRIT SHQIP DERI SOT
(Enver Zhinipotoku: Portrete të anatemuarish)
Enver Zhinipotokut,
Në vend të urimit
Libri i parë i autorit Enver Zhinipotoku me titull "Portrete të anatemuarish" është një përmbledhje publicistiko-historike, e cila, që nga titulli dedikues, të le pa frymë dhe të tillë e mban lexuesin deri në fundin e shijimit të kësaj menyje shpirtërore.
Po t’i besojmë dijetarit italian Umberto Eco, veprat e këtilla rendom kanë karakter panoramik ose monografik. Në rastin më të mirë Zhinipotiku këtu ka dhënë shkrirjen harmonike të të dy tipeve.
Ky punim faktografik jo vetëm i ka munguar fondit të librit shqip deri sot, por, duke ndriçuar portretet e patriotëve dhe luftëtarëve shqiptarë të një periudhe të muzgët të historisë sonë kombëtare, i hap rrugën historianëve të sotëm dhe atyre që do të vijnë nesër, që më me ngulm dhe më gjithëmbarshëm, të studiojnë këto figura (dhe shumë të tjera të këtilla).
Të shumtët prej këtyre personaliteteve, të anatemuar deri dje, me bëmat e tyre si luftëtarë dhe ideologë, me një kredo të formuar të mendimit të lartë politik për çlirim kombëtarë, duke u vënë në mbrojtje të interesave të atdheut deri në sakrificën më sublime, për gjysmë shekulli kanë qenë të pranishëm në memorien e popullit dhe kanë bashkëjetuar me të, duke ushqyer shpresën e tij për liri.
Sa më e thellë që ishte përpjekja për anatemimin e tyre dhe të periudhës së tyre të veprimit nga pushtetarët e sundimtarët, aq më përndritës bëheshin në popull, duke u shndërruar në sinonim të heronjve të gjallë, që herë zhduken e herë shfaqen si hije për të plotësuar praninë e munguar nëpër këto pesë dekada, deri në luftën e fundit për Kosovën e lirë.
Pa dashur që të veçojmë figurat e përfshira këtu, nga se, si për nga veprimi, ashtu edhe nga veprat e tyre, janë të pakrahasueshëm. Secili prej tyre ka nga vulën e veçantë në fatin e vet tragjik, sikundër ishte edhe fati i Kosovës në periudhën e veprimit të tyre.
Gjatë leximit të librit, madje edhe lexuesi që këtë libër mundë ta marrë në dorë vetëm për kureshtje rasti, shndërrohet në "rob" të përjetimit të këtij fati. Tragjika tmerrësisht pikëlluese e tyre, madje e secilit prej tyre, pa dyshim që mund të ishte brumi më i mirë autokton për skenar tragjedish, dramash e filmash me temë kombëtare, që aq shumë i mungojnë letërsisë sonë. Madje edhe për temë romanesh mund të jenë tejet ngacmuese këto personazhe. Kur e themi këtë kemi parasysh shumicën prej tyre, por duhet veçuar rrëfimin "Dy vëllezër e dy motra, të një nëne e të një babai, të varrosur në katër kontinente" - i cili, si rrëfim i vërtetë është aq tronditës dhe unikat sa nuk mund të gjendet ndoshta në tërë globin.
Katrahurat e dhunës shtetërore mbi familjet: Goga, Matoshi, Sfarqa dhe peripecitë e pasluftës së dytë botërore, golgota e udhës pa udhë e Adem Gllavices, Avdullah Musliut, Adem Cuklit, Jusuf Ukës, kur detyrohen të marrin botën në sy, por edhe jeta "si e gjarprit nën gurë" e Ibrahim Graincës, Bajram Qykovcit e Sadik Tafarshikut, janë përmbledhur aq mirë sa që sintetizimi i tyre nga autori, Enver Zhinipotoku, faktet e argumentuara mbi masat e dhunës shfarosëse të sistemeve herë ushtarake e herë policore të Serbisë mbi shqiptarët, pasqyron më mirë se çdo kronikan i kohës, sado pedant të ishte.
Pothuajse në përfundim të librit autori paraqet edhe veprimtarinë e dy figurave të njohura: të Sali Bajrës dhe të Ramadan Hazirit, që i përkasin periudhës së degradimit dhe deformimit të vlerave kombëtare të shqiptarëve nën sistemin komunist në Kosovë, të cilët u vunë në ballë të mbrojtjes së tyre. Këto figura i japin plotni këtij libri duke pasqyruar lidhjen e pandërprerë të përpjekjeve dhe të luftës për liri të shqiptarëve.
Nëse lexojmë me vëmendje vargjet testament dhe tepër pikëlluese, të luftëtarëve që detyrohen ta braktisin atdheun:
"Lamtumirë thamë more atdhe, trëndafil për ne Ti je, sot me Ty jemi tu u nda, Zoti e din ma a kem me u pa, lot për faqe na kanë ra, prej atdheut që sot jem nda, edhe në vdekshim ne në dhe të huaj, amanet Kosova e juaj", mund të konstatojmë se autori ishte shumë i vëmendshëm që, pikërisht figurat e fundit, në emër të një gjenerate të tërë, të jenë përçues të amanetit të tyre si metaforë për gjithë të rënët dhe gjithë ata që luftuan për lirinë kombëtare.
Tablotë e portreteve të Habib Musliut e Ismajl Ramës, që mbështjellin librin, përkushtimi i librit gjyshit të panjohur edhe nga babai i autorit, shpjegimi i tij mbi frymëzimin dhe vendimi për të shkruar librin, si rrjedhojë dhe pasojë e komunikimit të përfytyruar e imagjinar, me figurat e anatemuara, që në ndërdijen e autorit Enver Zhinipotoku shfaqen si thirrje dhe trokitje në ndërgjegje (e që bëhen opsesion deri në realizim të kësaj ideje) janë tregues të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin se këto portrete janë formatizuar gjatë në kokën e autorit.
Puna e mundimshme dhe serioze (mbi gjashtëvjeçare), zgjedhja e fjalorit komunikues të autorit me lexuesin, kultura e lartë e shkrimit, shtruarja dhe renditja e kësaj kronologjie ngjarjesh, zbërthimi i filozofisë politike e atdhetare të portreteve që sheshohen, pasqyrimi i aftësisë së tyre për parashikimin me saktësi që i bëhej së ardhmes së Kosovës (pas humbjes së betejës së tyre), pasurimi i kësaj vepre me vargje poetike e thënie proverbiale filozofike, verbin krijues të tij e nxjerrin në radhën e autorëve me nivel të lartë, i cili, gjykuar sipas këtij botimi, aspak nuk mbetet inferior në raport me publicistët shqiptarë më të famshëm. Përkundrazi, ai të krijon përshtypjen sikur punën e shkrimit e ka pasion që e ushqen çdo ditë dhe lexuesi nuk ka pse të ndihet i habitur nëse shumë shpejt mund të lexojë tituj të tjerë librash prej tij.
Nisur nga kjo shpresë që më është shndërruar në bindje, më e pakta që mund të bëjë, madje edhe nga kjo largesë mijëra kilometërshe, është një urim i thjeshtë, por i sinqertë deri në fund: Edhe shumë të tjera, mik i nderuar!
_____________
Këln, prill 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Muharrem Sfarqa:NJË VEPËR QË I KA MUNGUAR FONDIT TË LIBRIT SHQIP DERI SOT
Librin Enveri ma ka derguar përmes Muharrem Sfarqes dhe ate me një nënshkrim e fjalë të mrekullueshme. Fatkeqësisht akoma se kam lexuar sepse koha spo më lejon. Gjithsesi se kam me e lexuar e njëherit mikut Enver i Uroj suksese edhe më të mëdha në punën e tij krijuese!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
» Muharrem Sfarqa:Me kadarenë në Köln
» NJË VEPËR E KËNDSHME DHE E VEÇANTË-(Fjala e z. MUHARREM GAZIONI në promovimin e dy librave të mi)
» Muharrem Sfarqa: Vështrim mbi përmbledhjen me poezi
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
» Muharrem Sfarqa:Me kadarenë në Köln
» NJË VEPËR E KËNDSHME DHE E VEÇANTË-(Fjala e z. MUHARREM GAZIONI në promovimin e dy librave të mi)
» Muharrem Sfarqa: Vështrim mbi përmbledhjen me poezi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi