Lavdia e Pranverave Studentore- nga demonstratat deri në Pavarësi!
Faqja 1 e 1
Lavdia e Pranverave Studentore- nga demonstratat deri në Pavarësi!
Gani Qarri:Lavdia e Pranverave Studentore- nga demonstratat deri në Pavarësi!
Demonstratat historike shqiptare të cilat në vitin 1981 shpërthyen në Kosovë, ishin lëkundje të fuqishme të tërmeteve shumë ballëshe, nga stuhia e cunamit të të cilave pëlcitën thellë, themelet hermetike serbosllave të betonuara përdhunshëm, mbi tokat tona arbërore.
Protestat studentore do të fillonin nga Studentët e Universitetit të Kosovës me 11 dhe do të vazhdonin me 26 Mars të vitit 1981 në Prishtinë, për tu kthyer me 1 dhe 2 Prill në demonstrata gjithë-popullore duke u përhap në gjithë hapësirat e Kosovës, dhe viseve tjera shqiptare.
Pranvera Studentore e Mars-Prillit të vitit 1981 do ti gjente Shqiptarët në vazhdim-qëndresën e filluar nga pararendësit tanë atdhetarë që nga pushtimi i trojeve tona nga serbosllavia e cila nuk do të ndalej asnjëherë, deri në çlirimin definitiv të Vendit. Në fakt,lufta për çlirimin e trojeve tona nga Turqia do të fillonte që nga formimi i lidhjes së Prizrenit me 10 Qershor të vitit 1878,për të vazhduar me përpjekje dhe luftëra të armatosura të pa ndërprera në pjesë të ndryshme të vendit për afro 34 vite me radhë,përmasa e të cilave do të rritej me 1909-1911 për të marrë karakter gjithëkombëtar dhe arrit kulmin e përpjekjeve çlirimtare me 28 Nëntor të vitit 1912 kur përfundimisht do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë,dhe do të përzihej përgjithmonë Turqia, nga trojet tona.
Por përkundër të gjitha luftërave dhe përpjekjeve tona kombëtare,fuqitë e mëdha në Konferencën e Londrës të vitit 1913 ,do të vendosnin për copëtimin definitiv të trojeve shqiptare,të cilat do të ndaheshin dhe pushtoheshin nga fqinjët tanë grabitqar,sllavë dhe grekë. Pushtimit sllav mbi tokat tona do të fillonte nga viti 1912,të cilit shqiptarët do ti përgjigjeshin me rezistencë e cila do të vazhdonte e pa ndalur asnjëherë nëpër vite dhe dekada,duke mos pranuar robërinë përmes të gjitha formave të mundshme,me luftëra dhe Demonstrata që do të vazhdonin dhe përsëriteshin kundër pushtuesit serb për të mos u ndërprerë kurrë,deri me 1999 kur edhe u arrit çlirimi definitiv i Kosovës.
Demonstratat historike studentore në Kosovë, ishin fillim-shkatërrimi i ish Jugosllavisë dhe stuhia e prishjes së themeleve pushtuese sllave të vendosura dhunshëm nga Serbia mbi trojet tona autoktone shqiptare. Gjendja e rënd ekonomike e një pjese të madhe të popullit tonë dhe shtypjet e padurueshme politike mbi shqiptarët e të gjitha shtresave shoqërore,gjithandej trojeve tona etnike nën jugosllavi, ishte edhe shkaku fillestar i shpërthimit të Demonstratave historike shqiptare në ato vite,nga të cilat shpejtë do të konkretizoheshin fuqishëm- kërkesat kombëtare, për liri dhe pavarësi!
Kjo ishte edhe nisja e krijimit të Republikës së Kosovës, për realizimin e së cilës do të duheshin edhe 18 vite të tjera, të gjata përpjekjeje e vetëflijimi me protesta të reja dhe demonstrata të mëdha deri te lufta heroike e UÇK-s për liri,e që me ndihmën e aleates sonë NATO-s, në Qershor të vitit 1999, do të arrihej edhe çlirimi i Kosovës.
Por megjithatë do të kalonin edhe disa vite me ndërrim e shndërrim pushtetesh të huaja mbi Kosovë, me tensione dhe pasiguri të gjendjes së sigurisë dhe asaj statusore të Kosovës,me demonstrata e pakënaqësi që në marsin e vitit 2004,do të shpërthenin në të gjitha anët,kur vetëm pas këtyre trazirave,do të thyhej Status-QUO--ja e pakuptimtë e vendosur mbi vendin tonë,dhe do të vihej në lëvizje edhe Çështja e statusit të Kosovës,bisedimet për të cilin do të fillonin në shkurtin e vitit 2006 të cilat do të vazhdonin si bisedime e stërzgjatura deri në fundvitin e 2007-tës për të përfunduar si dështim bisedimesh me Serbinë!
Dhe pas kaq shumë vuajtjesh,pritjesh dhe sprovash, Evropa dhe Bota do të bindej se Kosova e meritonte pavarësinë,dhe më në fund, me 17 Shkurt të vitit 2008 Parlamenti i vendit do ta shpallte Kosovën si shtet të lirë, sovran dhe të Pavarur!
Pikënisje e të gjitha këtyre arritjeve fatlume ishin pranverat e demonstratave studentore që nga viti 1981 të cilat sot në 30 vjetorin e tyre, me nderim kujtohen,kudo-në vend dhe mërgim
Lavdi studentëve të atyre pranverave historike dhe të gjithë shqiptarëve, anë e mbanë trojeve etnike që u sakrifikuan dhe kontribuuan në të gjitha format e mundshme për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!
Gani Qarri Cyrih, 9. Prill 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Syle Mujaj: Rekuiem: DEMONSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT 1981
» Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
» 100 vjet Pavarësi
» Mentor Thaqi:Në Vlonë, atë Vjeshtë të vonë, ishte e ´12-ta Jonë!E nderoi Lavdia, e bekoi Përëndia dhe shkrou Historia,Mëvehtësinë e Flamurin!
» Sot, 46 vjet nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë
» Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
» 100 vjet Pavarësi
» Mentor Thaqi:Në Vlonë, atë Vjeshtë të vonë, ishte e ´12-ta Jonë!E nderoi Lavdia, e bekoi Përëndia dhe shkrou Historia,Mëvehtësinë e Flamurin!
» Sot, 46 vjet nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi