Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule

Shko poshtë

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule Empty Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 10, 2011 12:58 am


Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami LuleXhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_1
Nga Dr. Xhelku Maksuti
Për çdo vit, kur ndahet çmimi i Nobelit, për shembull për letërsi, komiteti i Stokholmit e motivon kështusoj opocionin e vet: për merita të veçanta në afirmimin e letërsisë (dhe emërohet i shpërblyeri) në panteonin e letërsisë universale dhe inkorporimin e tij në qarkullimin univrsal të vlerave, për origjinalitetin e veprës etj. Konform këtij parimi, një Komitet i së Vërtetës që do ta rishkruante historinë e këtyre kohërave do të duhej të instituonte një çmim special për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar në konfiguracionin etnik të Rumanisë, për veprën e bamirësisë dhe afirmimin e ndjenjës civike, për përkrahjen dhe udhëzimin e gjeneratës së re, për dashurinë e pashoqe që buron nga thellësia e shpirtit për atdheun e prindërve të saj. Dhe, të jemi të sinqertë, një çmim të këtillë, vetëm pak shqiptarë të këtj vendi do të ishin të denjë për ta marrë. Në klasamentin e së vërtetës, në 65 vjet të moshës dhe 50 vjet të aktivitetit të pashkëputur në shërbim të komunitetit ky bën pjesë, ky çmim do t-i përkiste me të drejtë Mamit Lule. Ja etapat e kontributit! 1.1947-1953: periudha rinisë së përbujshme. 2. 1953-1989: periudha e përpjekjeve kulturore. 3. 1990 deri tani: peridha e përgjegjësisë së jashtëzakonshme.

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_Asdreni
Asdreni
Periudha e parë (1947-1953) është periudha e rilindjes shpirtërore shqiptare në diasporën shqiptare të Bukureshtit. Kjo konincidon me periudhën e afirmimit të organizatës së shqiptarëve që ekzistonte në atë kohë në Bukuresht. Lule Simioni (Mami Lule) ishte sekretare e organizatës së rinisë dhe kishte 15 vjet. Periudha e dytë (1953-1989) ishte periudha e mesjetës për komunitetin shqiptar, ngase organizata qe ndaluar, ndërsa shqiptarët e Rumanisë e konzervuan dhe mbrojtën identitetin përmes kulturës. Një gjest të këtillë e bëri edhe Mami Lule, duke qenë përkthyese e Ministrisë e Kulturës për relacionet me Shqipërinë. Periudha e tretë, që nga viti 1990 e deri tani, është periudha demokratike kur shqiptarët e Rumanisë i afirmojnë interesat në një kuadër të institucionalizuar – Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, ku Mami Lule është sekretare e përgjithshme, duke përfaqësuar pranë bashkëvëllezërve tjerë, edhe të drejtat legjitime në Këshillin e Minoriteteve Nacionale të Rumanisë.
Por kanë qenë edhe të tjerët, dhe janë edhe tani, ata që e meritojnë një kujdes të veçantë për fakte të ngjashme, duke qenë kandidatë të imagjinuar për dekorime speciale. Për të gjithë ata që e njohin, për Mamin Lule mund të themi se është bërë një simbol, një koncept: për përkrahjen e parezervë dhe për sakrificën për t’i ofruar kurëdoqoftë një strehë, ushqim, ndihmë për nevojtarët, për refugjatët, emigrantët apo studentët nga Shqipëra, për t’u ofruar përkujdesje mjeksore dhe ndhma të gjithë atyre që i kanë kërkuar apo kanë patur nevojë për to. Dhe gjestet e këtilla nuk mund të maten me të gjitha shpërblimet në një vend. Jeta e njeriut qëndron mbi çdo shpërblim tjetër. Për ata që duan të dinë më shumë për këtë njeri, patëm kënaqësinë të bisedojmë vetë me Mamin Lule, për të dëgjuar edhe kujtimet e saj.

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_3
Lule Simioni dhe Dr. Maksuti duke mbrojtur interesat e etnisë shqiptare në Bukuresht
Asdreni dhe prindërit e mi

Eminesku thekson se është e domosdoshme zbritja e së vërtetës në nivelin e jetës së përditshme. Pozbresim në nivelin e vitit 1900, ku takojmë Qemal Selimin, arsimtar në Maleshovë të rrethit të Përmetit, në jug të Shqipërisë. Qemali është babai i Mamit Lule Simioni, i zonjës Mina dhe Enverit të ndjerë që prehet në paqe në varrezat e Bukureshtit. Në kohët e shkuara, thekson Lulja jonë, kur nuk ekzistonin shkolla në Shqipëri, babai im u përpoq të emigrojë në Stamboll për t’i kryer studimet, por meqë atje nuk kishte kushte të favorshme, pasi kreu një shkollim telegrafistësh, u ngjit në një vapor dhe erdhi në Rumani. U vendos në Konstancë ku e pat njohur mamanë time më 1925. Unë u linda disa vjet pas martesës së tyre, më 1932. Unë, motra Mina dhe vëllau Enveri, fillimisht nuk dinim mirë rumanisht, ngase e patëm kryer shkollimin italisht, duke patur për profesor të shqipes Dhimitër Polenën. Kur deshëm të shkojmë në shkollën rumune, nuk na pranuan ngase babai kishte pashaportë të huaj, që të dy, babai dhe nëna duke patur nënshtetësi shqiptare.
Babain tim e konsideronin si “ntelektual” dhe nuk kishte shqiptar që nuk vjnete te ai për ta ndihmuar që të gjejë ndonjë punë, për t’i qëndisur lutje, letra etj. Mamaja ime ishte një grua tejet e thjeshtë. Memzi që dinte të lexojë e të shkruajë. Edhepse ishin të varfër, babai im i sjellte krejt shqiptarët te ne, u ofronte mikpritje, i ndihmonte. Me një fjalë, shqiptarët takoheshin në shtëpinë tonë, duke diskutuar natën deri vonë. Zylyftar Veleshja, hero i Shqipërisë, të cilit ia prenë këmbët, ka ndenjur 6 muaj në shtëpinë tonë, në ato dy dhoma që i kishim. Dalan Shaplo, poet i madh shqiptar, poashtu ka ndenjur te ne. Atë që kanë bërë prindërit e mi asokohe, e bëj unë tani. Kur isha e vogël, ishim fqinj me familjen Milkani që kishte një restorant ku takosheshin shpeshherë shqiptarët. Ne banonim në strada Occidentului, ata në Ecaterina Teodoriu. Te ne në shtëpi e kam njohur për herë të parë Asdrenin. Më recitonte poezi, më mësonte të shkruaj poezi, dhe atje, në restorant më shtynte të këndoj ngase kisha një zë fort bukur. Me Asdrenin diskutonim deri vonë natën, derisa vjente mamaja pas nesh.

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_4
Lule Simioni me ambasadorin Fran Zef Çukaj dhe disa intelektualë shqiptarë
Babai im pat punuar si administrator mbi 30 vjet në Institutin e Kulturës Italiane. Pas një incidenti që pat ngjarë në këtë institucion, më 1945, policia e anketoi edhe babain dhe erdhën te ne e hallakatën krejt shtëpinë. Duke mos gjetur asgjë, thanë: “Ja se çfarë turku i ndershëm!”, ndërsa babai u tha se nuk është turk, por shqiptar, kurse ata i thanë atypëraty: “Bravo, mor shqiptar, se ju shqiptarët jeni rojtarë të mirë e të ndershëm. Ju jeni ata që dini t’i ruani madje edhe bankat!” Pasi shkuan, babai na tuboi e na tha: “Shihni se sa e rëndësishme është të mbash nderin, të jesh besnik dhe i ndershëm, ndaj të jini të ndershëm edhe ndaj popullit rumun, ngase edhe këta janë të ndershëm e të sjellshëm.”. Këtë ua kam thënë të gjithëve, madje edhe në Këshillin e Minoriteteve Nacionale. Të jemi të ndershëm dhe lojalë, ngase ja, edhe neve na kanë njohur si popull duke na ofruar mikpritje e strehim. Babai im vdiq më 1971, pasi pat shërbyer në pleqëri si ndihmës hoxhe, ngase ishte shkolluar në Turqi. (Mos të harrojmë faktin se Mami Lule e lindur në fenë islame, është gruaja e një oficeri rumun me përkatësi ortodokse. – Shën. i përkth.)

Asdreni, atdhetarizmi dhe Unioni i shqiptarëve të Rumanisë
Edhepse kohët ishin më të ashpra, më 1947-53 Unioni i Shqiptarëve duket se ishte më aktiv se sa tani, ndoshta për shkak të faktit se kishte fort shumë të rinj. Por, ato kohë na i nxjerr përballë Mami Lule: “Nga mosha 15 vjeçare kur u themelua organizata, më 1947, u bëra pjestare e saj. Nga kjo moshë e adoleshencës, së bashku me Matej Daniln, me Kornelia Danilin, me vëllezërit e mi, me Ollga Bujkanin dhe me shumë shqiptarë tjerë, e krijuam këtë organizatë. Unë isha sekretare e përgjithshme e degës së rinisë, ndërsa babai im sekretar i Komitetit Qëndror të Unionit të Shqiptarëve të Rumanisë. Kryetar ishte Matej Danili. Kishim një seli në str. Mihail Kogëlniçeanu, te familja Pateli, që na e vu në disponim këtë shtëpi. Edhe tani, e bija e Patelit na tha se ua japim me kënaqësi të madhe po qe se arrini ta merrni. Çdo të shtune organizoheshin takimet. Organizonim mbrëmje të panumërta zbavitëse në atë periudhë. Rumunët i donim shumë mbrëmjet tona. Takoheshim edhe me grekë, me armenë, dhe kishim miq edhe nga minoritetet tjera, edhepse asokohe nuk kishim një organizëm speciale siç është tani Këshilli i Minoritetve Nacionale.

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_5
Mami Lule, e para nga e majta, gjithmone ne sherbim te shqiptarizmit
Njëri nga pjestarët e kësaj organizate arriti të bëhet minsitër i shëndetësisë, por e mbyti Enver Hoxha përmes policisë komuniste. Pas 50 vitesh, u ritakuam me gjeneratën e parë të studentëve shqiptarë që kishin studiuar në periudhën 1948-53 në Rumani, dhe u thamë: “Mirë, mor të pasinqertë, sa shumë ju kemi dashur dhe sa shumë na keni dashur, ishim të reja e të bukura, po si na latë, more, në Rumani e nuk na morët me ju, por na latë të martohemi me rumunë!” Mirëkuptohet se bënim shaka. Janë kujtime të paharruara. Kjo seri e parë studentësh shqiptarë nëpër shtëpinë e prindërve të mi ka kaluar, siç po kalojnë studentët e tanishëm nëpër shtëpinë time. Kemi kujtime të bukura me Asdrenin, një njeri plot jetë, që shkruante spontanisht, këndonim së bashku, mbanim takime të gjata duke llafosur për gjuhën, për kulturën dhe traditat shqiptare, për atë se si bëheshin dasmat në Shqipëri, se si bëhej fejesa, se si mbahej fjala e dhënë. Ishin mbledhje që zgjasnin deri pas mesnate, pastaj delnim duke kënduar dhe secili shkonte në gjirin e vet familjar.
Edhepse jam plakur, dëshiroj nga gjithë shpirti t’i tubojmë edhe studentët shqiptarë të Rumanisë së sotme, të servojmë nga diçka me ta, të bëjmë përpjekje për ta mbajtur të gjallë folklorin, gjuhën, këngët, poezitë, të afirmojmë identitetin tonë ngase shqiptarë kemi lindur dhe si të tillë duam të vdesim. Duhet ta bëjmë këtë, ngase procesi i asimilimit është një proces i natyrshëm që po na gëlltit, kurse ne jemi përpjekur dhe do të përpiqemi gjithmonë t’i mbajmë këto tradita dhe mënyrën në të cilën na kanë edukuar prindërit tanë.” Pas vitit 1953, për shqiptarët e Rumanisë jeta e vazhdoi rrjedhën e saj edhe përjashta organizatës që u mbyll, siç u ndaluan shoqatat e të gjitha minoriteteve, por kjo nuk don të thotë se nuk takoheshin, nuk miqësoheshinn, dëshmi duke qenë vti 1990 kur u tubuam sërish në gjirin e një organizate të re (Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë), kur filluan të vinë edhe në gjirin e organizatës, edhe në shtëpinë e Mamit Lule, studentë, refugjatë, shkrimtarë, politikanë, deputetë, aktorë, piktorë, regjizorë.
Zonja Lule ka patur fatin ta njohë dhe shoqërojë, madje, dhe Ismail Kadarenë dhe Vehbi Balën gjatë kalimit apo qëndrimit të tyre në Bukuresht (1974). Ajo ka një zemër fsnike dhe një shpirt të madh, të cilin e ka ndarë në dy pjesë, mes Rumanisë dhe Shqipërisë. Kjo humaniste thot se “është një gjest i jashtëzakonshëm të ndihmosh qindra refugjatë shqiptarë që kaluan nëpër këtë vend, t’ua ledhatosh vuajtjet me të gjitha mundësitë tona modeste, ngase edhepse tani jemi pensionistë, jemi munduar t’u ofrojmë nga një çik ndihmë, mos t’i plaçkisë kush, t’i ndihmojmë me tesha edhe përmes kishës baptiste.” Disa nga to patën lindur fëmijë këtu. Edhepse ishin myslimanë përnga feja, u vunë fëmijëve të tyre emra të krishterë, siç veprojnë sot gjeneratat e reja shqiptare kudoqoftë në botë.
(Tekst i shkëputur nga revista Shqiptari, nr. 8, Bukuresht, 1997. Titulli në origjinal: Simbolul “Mami Lule”. E shqipëroi me ndërhyrje të imta: Baki Ymeri)

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_6
Matej Danili në librezën e anëtarësisë (Uniunea Populara Albaneza)

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_7
Pjestarë të Unionit të Shqiptarëve të Rumanisë para 60 vitesh

Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_8
Fotografi e vitit 1950 e grupit artistik të Unionit të Shqiptarëve të Rumanisë
Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_9
Grupi dramatik i Uniontit të Shqiptarëve të Rumanisë
Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_10
Lulja mes Mines dhe Enverit, së bashku me prindërit e tyre në Bukuresht
Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_11
Xhelku Maksuti dhe Lule Simioni me gjeneratën e parë të intelektualëve të Shqipërisë që kanë studiuar në Rumani pas v
Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule U1_12
Zonja Lule mes dy mikeshave nga Shqipëria në Muzeun e Fshatit në Bukuresht
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi