Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptaret luftojne, maqedonasit fitojne

Shko poshtë

Shqiptaret luftojne, maqedonasit fitojne Empty Shqiptaret luftojne, maqedonasit fitojne

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 2:17 pm


Shqiptaret luftojne, maqedonasit fitojne


11.03.2009

nga Fejzi HAJDARI

Faktori politik shqiptarë sikur është pajtuar me mashtrimin që i bëhet në mënyrë permanente nga faktori politik maqedonas. Paramendoni, politika e këtushme shqiptare pajtohet se në Maqedoni gjoja nga numri i ...

... përgjithshëm i banorëve, që sipas statistikës zyrtare arrin në 2.045.177, të drejtë vote kanë 1.792.082 qytetarë. Ose shprehur në përqindje, 87.6 % e popullatës do të votojnë më 22 mars. Rrjedhimisht, elita politike shqiptare, bën “amin” se në Maqedoni ka vetëm 253.095 minoren. Absurd! Shifra të pabesueshme për njerëzit normal, që për kalkulim përdorin logjikën. Por, jo, edhe për politikën shqiptare!. Pra, shikoni, shqiptarët bëjnë “amin” që në garën zgjedhore të hyjnë me çdo kusht – TË DISKRIMINUAR, E TË PABARABARTË.
Ata inatet i mbajnë me partitë shqiptare, por jo edhe me partitë maqedonase, të cilat ua servirin metodat e politikës serbe kundrejt shqiptarëve.

a.
Ekspertët vendorë dhe të huaj, kanë ngelë pa mend kur kanë mësuar se më pak se 15 për qind e popullatës janë minoren. Ata thonë se do të ishte shumë e dëmshme për Maqedoninë dhe sidomos për mbarëvajtjen dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor, nëse në Listat zgjedhore figurojnë emrat e personave të vdekur dhe qytetarëve të cilët tanimë një kohë të gjatë janë në diasporë (emigracion). Për të gjitha këto tanimë ekzistojnë shumë dyshime të bazuara dhe serioze. Edhe vetë partitë kryesore të skenës politike në Maqedoni, nëpërmjet polemikave dhe përplasjeve, kanë pranuar se në Maqedoni ka rreth 200 mijë votues fiktivë. Çfarë duhet të ndodhë që politikanët shqiptarë të vetëdijesohen se po i hyjnë në hak elektoratit shqiptarë. A nuk është kjo tepër e ulët dhe nënçmues për shqiptarët në Maqedoni.

b.
Mos vallë faktori politikë maqedonas është aq “i aftë” dhe “shkathtë”, sa që shqiptarët atij i besojnë, edhe kur të bardhës i thonë, e zezë. Shikoni fushatën elektorale të partive shqiptare, përplot fraza boshe: “eurointegrime, të drejta të barabarta, integrim në NATO, standarde europiane… dhe shumë floskula tjera joshëse, por vetëm në planin deklarativ.
Por, a mund të hapërohet realisht drejt këtyre synimeve, me deklarata boshe, me një diskriminim të kësaj shkalle dhe dimensioni. Që të jetë ironia edhe më e madhe, ditëve të fundit kur me të madhe media maqedonase (ajo e shtypur dhe elektronike), po i kushton një hapësirë të madhe kësaj problematike, është pikërisht faktori politik shqiptarë, ai i cili aspak nuk merret me këtë çështje.
Pse i frikohen shqiptarët aktualizimit të kësaj çështjeje? Mos ndoshta s’kanë kapacitet për t’i dalë ballë gjegjësisht për të zgjidhë këtë çështje? Apo mos ndoshta edhe kësaj radhe kreu shtetërorë maqedonase, sikurse edhe disa herë më parë, i ka “blerë” politikanët shqiptarë, duke iu “sugjeruar”: “mos u merrni me këtë çështje!”. Ndoshta dikujt i duket naiv një konstatim i këtillë, por ka shumë indikacione që flasin se në veçanti me politikën shqiptare në Maqedoni prapa kuintave luhet kështu. E kaluara e hidhur, është një leksion i mirë për politikën e ardhshme shqiptare.

c.
Faktori ndërkombëtarë i instaluar në kancelaritë e Shkupit nëpërmjet më shumë misioneve, është këtu për të na ndihmuar, por jo edhe për t’i zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarëve. E përmend këtë për shkak se partitë shqiptare veprimet e veta diletanteske dhe të pasuksesshme, dëshirojnë t’i justifikojnë pikërisht nëpërmjet faktorit ndërkombëtarë. Arsyetimi i tyre i përhershëm, pak a shumë është i ngjashëm: Presion po ushtrojnë ndërkombëtarët për zgjidhjen e kësaj çështjeje!?. Ky arsyetim i paqëndrueshëm atyre u krijon hapësirë për të shmang zgjidhjen e këtyre çështjeve të rëndësishme dhe tepër delikate për shqiptarët.
Indiferenca e faktorit politik shqiptarë kundrejt problemeve madhore të shqiptarëve, është e patolerueshme, por edhe kërkon një qasje kritike të ashpër edhe të qytetarëve dhe të faktorëve tjerë, të cilët mund të ndikojnë tek politika e përgjumur shqiptare në Shkup, për tu marrë më seriozisht më këto probleme jetike.

d.
Natyrisht se edhe sektori joqeveritarë shqiptarë dhe në veçanti mediat e Shkupit, duhet në mënyrë profesionale dhe të përpiktë, të kryejnë misionin e tyre. Besoj se edhe të parët, por edhe të dytët, një mision të tillë, nëse deri tani nuk e kanë kryer, të paktën kanë bërë përpjekje serioze për ta kryer, por ka qenë pikërisht politika e këtushme shqiptare, ajo e cila nuk ia ka varrë veshin alarmimit të këtillë për votat fiktive dhe debaklin (dështimin) e politikës shqiptarë përballë maqedonasve.
Dhe, së fundi, të kërkosh votën nga shqiptarët e këtushëm, duke mos dashur ta paraqesësh dhe prezantosh shqiptarin në mënyrë dinjitoze, në skenën e këtushme politike, është shumë guxim i madh, sepse herë do kur, gjykimit nuk kanë për t’i ikur. Cilado fitore në zgjedhje pa eliminimin e votuesve fiktivë, që janë kryesisht shqiptarë, është fitore e Pirros. Pra, politika aktuale shqiptare dëshiron të fitojë vetëm kundrejt partisë tjetër shqiptare, por jo edhe ndaj maqedonasve, të cilët përveç shifrës zyrtare të banorëve në përgjithësi, po manipulon, apo më mirë të themi, “po tallet me qytetarët shqiptarë”, por me pajtimin e politikës shqiptare. (Lajm)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi