Enciklopedia problemATIKE.SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
Faqja 1 e 2 • 1, 2

SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përsëritur sërish gjatë ditës kundërshtimin lidhur me akuzat e publikuara në Enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.
“Pretendimet se oficerët amerikanë kanë trajnuar ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë të pabaza dhe neveritëse”, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, një zyrtar i kësaj ambasade.
“Jemi të zhgënjuer se ka institucione që vënë emrin e tyre pas pretendimeve të tilla qesharake”, thanë të njëjtat burime.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Enciklopedia, Brukseli kërkon sqarime nga Shkupi

Albanologët: Maqedonia trillon për shqiptarët
Bashkimi Evropian kërkon informacione shtesë për përmbajtjen e Enciklopedisë Maqedonase dhe nuk përjashtohet mundësia të reagojë ditëve të ardhshme, para publikimit të raportit të KE-së. Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike nga Brukseli.
Albanologët: Maqedonia trillon për shqiptarët
Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë ka kundërshtuar fuqimisht shpifjet dhe trillimet e botuara në Enciklopedinë e Akademikëve të Maqedonisë për kombet e tjera, si në rastin më konkret, shqiptarët. Në një reagim të fortë, albanologët i janë përgjigjur tezës së maqedonsve me fakte historike duke i kritikuar se po dëshmojnë se "e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese".
"Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë", shprehet në një deklaratë për shtyp Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Në të shpjegohet se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. "Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje". Studiuesit shqiptarë shpjegojnë se gjuha shqipe është prova e qartë që tregon vjetërsine e popullit tonë. "Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave",- thuhet në deklaratën e albanologëve
Sipas tyre, shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Ndaj sipas tyre, rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një "ekspansioni të dhunshëm demografik" të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme. Sipas albanologëve me trillimet dëshmohet qartë se "Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet". "Për fat të keq, botimi akademik i "Enciklopedisë maqedonase", në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti".
Albanologët shprehen se për fat të keq studiuesit maqedonas duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë, sipas albanologëve u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë.
"Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese", citohet në deklaratën e djeshme për shtyp. Sipas tyre me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Në këtë pikë albanologët bëjnë thirrje se pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit, duhet thjesht të mbetet në histori. Reagimi i albanologeve shqiptare vijne pasi Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat "arbanasi", "arnautë", "shiptari" me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.
Akademikët
Gjuha shqipe dëshmi e vjetërsisë
"Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave. Veçanërisht marrëdhëniet gjuhësore me rumanishten, të cilat shtrihen në elementin autokton të këtyre dy gjuhëve dhe në evolucionin e njëjtë që kanë ndjekur huazimet e hershme latine, dëshmojnë se këta dy popuj kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme dhe se vetëm dyndjet sllave e ndanë botën shqiptaro-rumune në dy pjesë. Bashkëjetesa e këtyre dy popujve në një periudhë të hershme parasllave është dëshmi e qartë e pranisë së pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ku këta banojnë sot, sidomos në pjesën kontinentale në perëndim të Gadishullit Ballkanik. Nga ana tjetër, të dhënat e toponomastikës antike e mesjetare, disa prej të cilave i përkasin shtresës ilire, kurse disa të tjera janë me origjinë latine, në formën e tyre dhe në zhvillimet që kanë pësuar në gojë të shqiptarëve dëshmojnë për praninë e pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ballkanike. Ndërkaq, toponimet që kanë hyrë më vonë nga gjuhët sllave dëshmojnë për një shtresë më të re, duke vërtetuar se popullsitë sllave kanë ardhur e janë ngulur në trevat e banuara nga shqiptarët në një epokë më të vonë, e njohur si epoka e dyndjeve të mëdha".
Dokumentet
Dokumentet mesjetare të kancelarive të kohës, si dhe udhëtarë e misionarë perëndimorë gjatë shekujve XI-XIV, kanë përmendur ekzistencën në viset e banuara sot nga shqiptarët të një popullsie që fliste një gjuhë origjinale dhe krejt të ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare. Po kështu, në shekullin XV regjistruesit e popullsisë dhe kronistët osmanë i përcaktojnë shqiptarët si një nga elementet etnikë përbërës në territorin e Maqedonisë aktuale. Ky realitet historik është i pranuar nga qarqet shkencore ndërkombëtare qysh në shekullin XIX.
Shtrembërimi i historisë
Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese. Pritej që me idetë e tyre ata ta çonin përpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikën e tyre të re, kurse në fakt i lejuan vetes që të tërhiqen prapa nga forca të së shkuarës, duke iu rikthyer politikave përjashtuese e diskriminuese raciste, të frymëzuara nga pseudo-akademizimi i perënduar pansllav. Me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Shtrembërimi i historisë, fyerja ndaj identitetit të shqiptarëve të Maqedonisë e të shqiptarëve në përgjithësi, jo vetëm që nuk i sjellin asnjë dobi afirmimit dhe konsolodimit identitar maqedonas, por krijojnë në mënyrë artificiale tensione ndëretnike në vend, duke vënë në vështirësi perspektivat euro-atlantike rajonale.
Kosova
"Enciklopedia maqedonase, skandal i pashembullt"
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka reaguar dje ndaj një botimi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku përdoren referenca përçmuese dhe fyese për shqiptarët si dhe fakte të padëshmuara historike. Akademia e Kosovës thotë se shpërdorimi i Enciklopedisë për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës shkruan se kishte besuar se qëndrimet antishqiptare të një pjese të Akademisë Maqedonase kishin marrë fund para disa vitesh me largimin e ish-Kryetarit të saj që kishte kërkuar ndarjen e vendit dhe shpërngulje të popullatave.
"Gafat elementare në paraqitjen e historisë,vlerësimet primitive shoviniste të popullit tjetër të kujtojnë kohë të kaluara e të errëta", thonë më tej akademikët e Kosovës, të cilët shtojnë se ky skandal i pashembullt për nivelet akademike shtyn të mendohet me tërë seriozitetin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni. Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat "arbanasi", "arnautë", "shiptari" me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Arbën Xhaferri: Maqedonia si foleja e qyqes

Arbën Xhaferri
Duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë probleme me identitetin, me kohezionin e brendshëm të shoqërisë, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë dëm nga e vërteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonë vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhe për kë ajo është e hidhur”. Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferri. Një nga njerëzit që ka luftuar më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Xhaferri, e quan botimin e Enciklopedisë Maqedonase, si përpjekje për të ndërtuar diçka që nuk ka ekzistuar kurrë. Ai e krahason këtë politikë me qyqen, e cila kurrë nuk ngre folenë e vet, por shfrytëzon foletë e të tjerëve.
Z. Xhaferri, cili do të ishte komenti juaj në lidhje me Enciklopedinë e botuar këto ditë nga Akademia e Shkencave maqedonase, ku qartazi shtrembërohet historia e shqiptarëve?
Ata që e dinë domethënien e togfjalëshit “foleja e qyqes”, jo vetëm gjuhësisht, por edhe figurativisht do ta kuptojnë aluzionin për natyrën e provokimeve, që tashmë në vazhdimësi vijnë nga institucionet maqedonase lidhur me historinë e popullit shqiptar. Siç dihet qyqja nuk di të thurë fole për zogjtë e saj, prandaj vezët i vendos në foletë e shpezëve të tjerë. Kështu veprojnë edhe parazitët. Do të doja të shkruaja një tekst pozitiv për këtë popull dhe shtet të brishtë, por intensiteti i provokimeve që vijnë varg e vister, pa dilema dhe skrupula morale, sërish më kthejnë në dimensionin e konfliktualitetit. Këto tekste, të shkruara nga elita intelektuale maqedonase, pa marrë parasysh qëllimin, intencën politike si dhe mediumin ku botohet, në revista, u thënçim shkencore, apo në kolumna gazetareske, kanë një emërues të përbashkët: relativizimin e gjithçkasë që u mungon atyre, etnogjenezës, historisë, gjuhës, personazheve historike, vazhdimësisë etno-kulturore të popujve të tjerë.
Projekti “Maqedoni dhe maqedonas”, që ndërtohet me fragmente të historisë së popujve të tjerë vetvetiu prodhon fërkime të vazhdueshme, ngaqë mëton ta realizojë të pamundshmen, të përurojë ekzistimin e diçkaje që s’ka ekzistuar më parë, të paktën jo në trajtën që imponohet. Ky projekt nuk buron vetëm nga kokat e rrjedhura të disa anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë, por është një botëkuptim tashmë dogmatik, pa të cilin humbet rrëfimi megaloman, pretencioz, herë-herë i padurueshëm për një popull shumë “të lashtë”, që falë gjenialitetit të tij, paska mbijetuar në rrethana jashtëzakonisht të rrezikshme dhe ka arritur të lërë dorëshkrimin, fijen e artë që dëshmuaka vazhdimësinë e qenies së tyre që nga kohët më të lashta. Nëse tolerohet kjo marrëzi, ky pretendim posesiv, përvetësues, maqedonasit do të pajisen me një licencë historike, me një tapi me të cilën do të përvetësojnë një pjesë të madhe të zulmit të popujve të Ballkanit. Që tani këta mitomanë kanë hedhur grepin Skënderbeut, Nënës Terezë, Pjetër Bogdanit, por jo vetëm kaq. Krahas përvetësimit të artefakteve të popujve të tjerë, këta pseudo-projektues të vlerave inekzistente i lejojnë vetes që ta karikaturojnë historinë dhe personalitetet historike të shqiptarëve, për ta glorifikuar veten në gërmadhat e sajuara në mendjet e tyre, të etura për famë dhe relevancë gjithëkohore.
Kjo arrogancë e tyre buron nga qëndrimi ynë tolerant ndaj provokacioneve të vazhdueshme, tashmë të institucionalizuar.
Reagimi ynë duhet të jetë adekuat: nëse ata nuk turpërohen nga shtrembërimi i fakteve, atëherë pse u dashka që ne t’i fshehim të vërtetat për ta?!
Pse pikërisht tani po botohet kjo enciklopedi?
Për shkak se nacionalizmi maqedonas është shndërruar në “default” të sistemit, për shkak se shfaqet lirisht, për shkak se shkrime të këtij niveli janë botuar vazhdimisht, për shkak se në kohën e Jugosllavisë nacionalizmi maqedonas ishte i stimuluar, për shkak se maqedonasit tashmë nuk arrijnë të dallojnë nacionalizmin prej patriotizmit dhe veçmas për shkak të nevojës që vëmendja e qytetarëve duhet të bartet nga fusha e problemeve me Greqinë, Bullgarinë, NATO-n, BE-në në atë të acarimit të marrëdhënieve ndër-etnike.
Termini i papërshtatshëm për botim të kësaj enciklopedie të varfër, gjuha e egër, shtrembërimet e paturpshme të fakteve historike flasin për paaftësinë e maqedonasve për dallim të gënjeshtrës, të iluzionit nga e vërteta dhe realiteti. Prezenca e faktorit shqiptar në këto shoqëri, tashmë të nacifikuara ndikon që të shfaqen, të zbulohen nacionalizmat që kamuflohen me një retorikë të dalë boje.
Me sa kemi mësuar në përgatitjen e kësaj enciklopedie kanë marrë pjesë edhe disa shqiptare, si do ta vlerësonit ju këtë fakt?
Mendoj se problemi është pak më kompleks sesa duket. Prezenca formale, pa ndikim e shqiptarëve, jo vetëm në këtë institucion, flet për një krizë shumë më të thellë në ndërtimin e shtetit multietnik. Pas botimit të kësaj enciklopedie dhe pas nxjerrjes së një vargu të ligjeve segreguese (për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, për stimulimin financiar të ngritjes së natalitetit te maqedonasit, ligjit për risocializim dhe dëmshpërblim të ish- pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë, mosrespektimi i ligjit për amnisti etj), shtrohet pyetja dhe dilema për arsyeshmërinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në institucionet e ndryshme të sistemit ku ata, siç shihet, s’kanë peshë dhe funksion për t’i parandaluar këto padrejtësi. Politika e shqiptarëve të Maqedonisë vetvetiu do të detyrohet ta ndryshojë mënyrën e veprimit, qëllimet, prioritetet dhe të fillojë të demonstrojë kapacitetin real politik dhe demokratik. Tash është momenti për verifikim të arritjeve në të gjitha fushat, duke krahasuar me marrëveshjet paraprake dhe me arritjet e popujve të tjerë. Kjo enciklopedi dëshmon se institucionet e sistemit janë bërë bastione të nacionalizmit maqedonas dhe se të gjitha shpresat e faktorit ndërkombëtar se pjesëmarrja e shqiptarëve në këto institucione të nacifikuara do të mjaftojë që kontesti ndëretnik në Maqedoni të zgjidhet në mënyrë qytetëruese ishin iluzion i radhës. Nacionalizmi anakronik maqedonas nuk arriti, në asnjë mënyrë, ta zgjidhë problemin real me shqiptarët, as me mjete demokratike, as me represion. Kjo dëshmon se politika e ndjekur vjen ndesh me realitetet, prandaj duhet të ndërrohet politika dhe jo realitetet.
Cila do të ishte përgjigjja më e mirë që shqiptarët, qofshin në Maqedoni, apo në Shqipëri mund t’i jepnin akademikëve maqedonas?
Duke pasur parasysh se politika shqiptare nuk shkakton krizë, se kërkesat janë të arsyeshme dhe të realizueshme, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë probleme me identitetin, me kohezionin e brendshëm të shoqërisë, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë dëm nga e vërteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonë vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhe për kë ajo është hidhur.
Hëpërhë në Ballkan ekzistojnë disa rrëfime historike që kontestojnë njëra-tjetrën, por në dallim nga të tjerët vetëm rrëfimi maqedonas ndërtohet mbi gabime metodologjike dhe materiale. Historianët maqedonas nuk bëjnë dallim ndërmjet botëkuptimeve të sotme me ato të lashta, prandaj, dëshirat dhe interesat e sotme i projektojnë në të kaluarën. Po ashtu historianët maqedonas nuk bëjnë dallim në mes të historisë së një territori dhe historisë së një kombi. Ata e përvetësojnë origjinën e Nënë Terezës, duke e trajtuar si maqedonase ngaqë ajo paska lindur në Shkup, duke harruar një fakt esencial historik: kur ka lindur ajo, nuk ka ekzistuar ndonjë shtet a provincë administrative me emrin Maqedoni. Nocioni enciklopedi me automatizëm krijon asociacion me dijen. Kjo e Maqedonisë jo vetëm që nuk ngërthen dije në vete, por një urrejtje tinëzare që kushedi ku e ka burimin.

Reagime të ashpra të faktorit shqiptar ndaj Enciklopedisë maqedonase

Shoqatat joqeveritare shqiptare dhe partitë politike në Maqedoni reagojnë ashpër ndaj botimit të enciklopedisë së Akademisë maqedonase të Shkencave, të cilën e konsiderojnë si fyese dhe me fakte të shtrembëruara historike për shqiptarët në përgjithësi. Ato paralajmërojnë se do të ngrenë aktpadi kundër Akademisë, ndërsa bëjnë thirrje për ndalimin e qarkullimit të kësaj enciklopedie. Në Enciklopedi maqedonase shqiptarët përshkruhen si "njerëz mali" dhe ku sygjerohet se "kanë dëbuar me dhunë popullsinë maqedonase dhe kanë filluar të popullojnë territoret maqedonase në shekullin XVI", thotë reaguesit, duke pohuar se ajo është "enciklopedi që nxitn tensione ndërentike dhe ndërkombëtare". Lëvizja Qytetare Zgjohu e mbështetur nga thuajse të gjitha partitë politike shqiptare dhe disa insititucine dhe OJQ të tjera do të kërkojë largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave si dhe tërheqjen e këtij botimi. Artan Grubi është kryetar i Lëvizjes Zgjohu: "Kërkojmë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë të tërheqë menjëherë enciklopedinë skandaloze, të angazhojë ekspertë shqiptarë në përpilimin e historisë shqiptare, të kërkojë falje publike ndaj popullit shqiptar dhe të distancohet nga qëndrimet e Bllazhe Ristevskit, duke i dënuar ato dhe duke e larguar atë përfundimisht nga Akademia. Nëse nuk ndodh kjo do të konsiderojmë se këto qëndrime të Blazhe Ristevskit i ndanë edhe Akademia. Të njëjtën e kërkojmë edhe nga qeveria pasi është përkrahëse e këtij projekti" ka thënë Grubi për BBC në. Enciklopedia Maqedonase u promovua të enjten e kaluar. Ajo veç fakteve për shqiptarët, ku përshkruhen si njerëz mali, dhe ku sygjerohet se është ushtruar dhunë dhe janë dëbuar maqedonasit nga shqiptarët në shekullin XVI, kur kanë filluar të popullojnë trevat e Maqedonisë, për UÇK në thotë se është stërvitur nga ushtarë të njësiteve speciale britanike SAS dhe oficerë të ushtrisë amerikane. Ambasadat në Shkup të këtyre dy vendeve reaguan ashpër ndaj pohimeve të tilla. Kjo enciklopedi Ali Ahmetin, njeriun e parë të ish UÇK së, tani kryetar të BDI së, e përshkruan si të akuzuar për krime lufte, ndërkohë që nuk ka një padi të tillë. Enciklopedia nuk tregon identitein shqiptar të Nënës Terezë, ndërsa ka fakte të shtrembëruara edhe për Skënderbeun. Nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë, tani janë më të përmbajtur, ndërkohë që në fillim të reagimeve përfaqësues të saj mbronin botimin duke thënë se ai ishte i bazuar në fakte.

Dënohet Enciklopedia maqedonase
Dënohet Enciklopedia maqedonase
Shqiptarët dënojnë enciklopedinë maqedonase
Shumica e subjekteve politike në Maqedoni e konsiderojnë botimin e Enciklopedisë Maqedonase si "kërcënim të kushtetutës dhe karakterit shumë etnik të Maqedonisë", si dhe nxitëse të urrejtjes ndëretnike.
Ata mbështetën një deklaratë të lëvizjes qytetare Zgjohu, ku bëhet thirje që të tërhiqet botimi i enciklopedisë si dhe qeveria, si financuese, të distancohet prej saj.
Por redaktori i enciklopedisë thotë se në asnjë mënyrë ajo nuk do të tërhiqet nga qarkullimi.
Organizatat joqeveritare dhe partitë kryesore shqiptare opozitare dhe në pushtet u bënë një në reagimet kundër botimit të enciklopedisë Maqedonase.
Kundërshtime
Të organizuar nga Lëvizja qytetare “Zgjohu”, ata kërkojnë të ndërmeren hapa për të ndaluar botimin nga qarkullimi.
Ata thanë se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, për tërheqjen dhe përmisimin e enciklopedisë, do të padisin institucionet në gjykatë, por dhe do të protestojnë në mënyra të ndryshme.
Përfaqësues i lëvizjes “Zgjohu”, Ardian Limani, tha duke lexuar kërkesat e përbashkëta se Enciklopedia "cënon karakterin kushtetues multietnik të vendit, nxit urrejtje ndër etnike, falsifikon historinë e popullit shqiptar, përvetëson figura më të ndritura si Nëna Terezë, fyen rëndë ndjenjat e çdo shqiptari.”
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet, Xhevat Ademi, tha se partia e tij do të angazhohet që autorët e enciklopedisë të dënohen.
“Këshilli redaktues e botues i kësaj gënjeshtre të mbështjellë me kopertinat e enciklopedisë t'u kërkojë falje shqiptarëve, dhe urgjentisht të tërhiqet ky botim skandaloz, i cili rrezikon të kalojë në një konflikt rajonal,” tha zoti Ademi.
Një ndër drejtuesit e partisë Demokracia e Re (DR) e opozitës, Sulejman Rushiti, tha se falsifikimi i historisë së përbashkët nuk është një çështje e politikës ditore, dhe prandaj duhet bërë një në reagim.
“Nuk mund të lejosh që një grup joformal, që i ka rrënjët thellë në strategji të vjetra, të ofendojë në atë mënyrë një pjesë të lavdishme të historisë shqiptare,” tha zoti Rushiti.
Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), siç është njoftuar, mbështet kërkesat e shpalosura edhe pse nuk kishte përfaqësues të saj në reagimin e organizuar.
Enciklopedia për shqiptarët
Pjesë të Enciklopedisë maqedonase konsiderohen nga akademikët shqiptarë si “raciste”.
Sipas tyre, ajo i përshkruan ndër të tjera shqiptarët me epitete ofenduese dhe si “njerëz mali”.
Dokumenti sugjeron se është ushtruar dhunë dhe janë dëbuar maqedonasit nga shqiptarët në shekullin e 16-të, kur kanë filluar të popullojnë trevat e Maqedonisë.
Për UÇK-në ai thotë se është stërvitur nga ushtarë të njësiteve speciale britanike, SAS, dhe oficerë të ushtrisë amerikane.
Ambasadat e këtyre dy vendeve në Shkup reaguan ashpër ndaj pohimeve të tilla.
Enciklopedia, e përshkruan udhëheqësin politik të ish-UÇK-së, tani kryetar të BDI-së, Ali Ahmeti, si të akuzuar për krime lufte, ndërkohë që nuk ka një gjë të tillë.
Kritikët thonë se enciklopedia nuk tregon identitetin shqiptar të Nënë Terezës, ndërkohë që ka fakte të shtrëmbëruara edhe Skënderbeun.
Edhe pas reagimeve redaktori i enciklopedisë, Bllazhe Ristevski i tha BBC-së se enciklopedia është shkruar mbi fakte të verifikuara.
“Ne nuk e bëmë enciklopedinë që ta tërheqim, por që të shërbejë si një produkt i shkencës maqedonase për Maqedoninë e dikurshme dhe të tanishme," thotë zoti Ristevski.
"Sa i përket ndryshimeve, le të urdhërojnë, nëse kanë argumente mund të flasim për botimin e dytë," tha zoti Ristevski.

Aliu dhe Starova kërcënojnë me dorëheqje nga ASHAM-ja

Anëtarët shqiptarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, do të dorëhiqen nëse nuk tërhiqet Enciklopedia ose nuk përmirësohen trillimet dhe falsifikimet e pjesëve të kësaj enciklopedie ku flitet për historinë e shqiptarëve. Këtë për Alsat-M e ka deklaruar akademiku Luan Starova. I pyetur - “Jeni të gatshëm të jepni dorëheqje?”, Starova me përgjigje: “Po jam i gatshëm natyrisht, si kolegët e tjerë, nëse nuk ndërmerren masat që kërkohen. Nëse nuk përmirësohen ose kufizohen ky botim, nuk kisha thënë ndoshta tërë botimi por pjesët që na tangojnë, ato teknika dhe mënyra ato të ndryshohen, atëherë s’kemi çka kërkojmë në këtë akademi. Nuk mund ta lëmë këtë gjë ashtu të kalojë, se është në pyetje qenia jonë, identiteti jonë dhe raportet me maqedonasit.” Starova edhe njëherë ka konfirmuar se akademikët shqiptarë që në 2005 kur kanë filluar punimet për këtë enciklopedi, janë distancuar nga ajo dhe kanë alarmuar opinionin e gjerë por fatkeqësisht, thotë ai, askush nuk ka reaguar, madje as një nga partitë politike shqiptare qofshin ato në pushtet apo në opozitë në atë kohë. “Ata kishin rastin në 2005, qoftë pozita, qoftë opozita shqiptare të reagonin në këto të dhëna dhe në gazeta tjera të botuara ku anonçoheshte kjo situatë, ashtu që mburrja sot për një radikalizëm apo sjelljes së masave radikale... Natyrisht mbetja e kësaj antiologjie ashtu siç është mund të bëjë mjaft dëm në raportet shqiptaro-maqedonase, por në këtë rast ju keni një lloj nxitje edhe të raporteve shqiptare-shqiptare”, shtoi akademiku Luan Starova. Edhe anëtari i jashtëm i Akademisë, Ali Aliu “Enciklopedinë” e vlerëson si antishqiptare pasiqë në vete përmban shtrembërime të fakteve shkencore e historike si dhe reflektime të ngarkesave ideologjike dhe urrejtjes antishqiptare. “Unë jam anëtar i jashtëm, nuk jam në formacion pune të akademisë, po më duket e tepërt edhe si anëtar i jashtëm që skam edhe obligim as kërkesa as që kam qenë kur më kanë shqiptuar pranimin si anëtar i jashtëm para 3 – 4 viteve as kam qenë fare në akademi, nuk më është aspak e vështirë që të mos jem në atë por duhet të parë si akt i fundit”, shtoi akademiku Ali Aliu. I pari që ndërmori hap konkret kundër Akademisë në shenjë revolte ndaj asaj që shkruhet për shqiptarët në enciklopedinë e kësaj akademie ishte profesori Veton Latifi, i cili vendosi ti kthej Akademisë Çmimin ‘Shkencëtari më i mirë i ri’ për vitin 2007, pasi sipas tij Akademia me këtë botim të “Enciklopedisë” kishte fyer të vërtetën shkencore dhe tërë popullin shqiptarë.as

Ristovski: Nuk e bëmë Enciklopedinë që dikush ta tërheqë!

Redaktori kryesor i Enciklopedisë maqedonase, akademiku Bllazhe Ristovski, në një deklaratë për BBC ka deklaruar se nuk do ta tërheqin nga qarkullimi këtë enciklopedi, përkundër reagimeve të ashpra nga faktori shqiptarë dhe ai ndërkombëtarë. “Qëndrimi ynë është thënë në atë Enciklopedi maqedonase. Ne nuk e bëmë atë që dikush ta tërheqë, por që të shërbejë si produkt shkencor nga shkenca maqedonase në tërësi dhe të shërbejë si dëshmi për Maqedoninë dikur dhe tani dhe nuk mund të mendojmë që ta tërheqim. Për sa i përket ndryshimeve..., rreth ndryshimeve le të urdhërojnë do të flasim atëherë për atë. Në tërë botën bëhen enciklopedi”, deklaroi Ristovski.

'Zgjohu' vazhdon aktivitetet kundër Enciklopedisë maqedonase

Lëvizja Qytetare 'ZGJOHU' e mbështetur nga të gjitha partitë politike shqiptare, dhjetëra organizata joqeveritare, Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve dhe të tjera, do të mbajë një konferencë për mediat lidhur me Enciklopedinë maqedonase të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase. Konferenca për shtyp do të mbahet me fillim në ora 13:00 para selisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në Shkup. Para disa ditëve kryetari i Lëvizjes Qytetare “ZGJOHU”, Artan Grubi deklaroi se ASHAM si institucion me agjendë politike, që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, po nxit urrejtje ndëretnike dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në vend. “ZGJOHU”, i bëri thirrje Qeverisë, si financuese e projektit, të distancohet nga përmbajtja e Enciklopedisë ndërsa Akademia urgjentisht t'i kërkojë falje popullit autokton shqiptar të këtyre trojeve si dhe të përmisojë Enciklopedinë, duke e tërhequr nga tregu.

Imeri: 'Mos luani me zjarrin se do të digjeni'

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase e cila poshtëron popullin dhe kombin shqiptar. Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese. “Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merë përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri”, theksoi Imer Aliu. PDSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë. “Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gryejnë historinë e shqiptarëve.
I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, theksoi Aliu. (INA)

BDI dhe DR kundërshtojnë Enciklopedinë e ASHAM

Politika shqiptare reagon ndaj Enciklopedisë maqedonase që diskriminon shqiptarët. Safet Neziri i BDI-së dhe Sulejman Rushiti i DR-së kërkuan përcaktimin e qartë të historisë dhe autoktonisë së fqinjëve, pa tendencat nacionaliste maqedonase.
“Mendoj që bëhet fjalë për një grup të pseudo akademikëve maqedonas të cilët e diskriminojnë të vërtetën dhe faktet e historisë kombëtare shqiptare dhe mendoj se është një tendencë antishqiptare nacionaliste dhe shoviniste i aty grupi të pseudo-akademikëve maqedonas. Unë kisha apeluar deri te ato që ata si historianë të merren drejt për së drejti me përkufizimin e çështjes nacionale maqedonase, për të përcaktuar pozicionet e shtetit vizavi shteteve që i kemi në fqinjësi dhe më lartë prandaj mendoj që kjo enciklopedi duhet sa më shpejt të hiqet nga përdorimi” deklaroi Safet Neziri, deputet i BDI-së.
“Enciklopedia problematike e cila është botuar me mjete buxhetore të Ministrisë së Kulturës është një projekt pseudoshkencor në vazhdën e tendencave negative të cilat herë pas here burojnë nga shumë institucione të Maqedonisë që kanë për qëllim një betejë me mullinjtë e erës për të ndryshuar ë historinë e cila ka rrjedhën e vet dhe nuk mund të ndryshohet me botime aktuale”, tha Sulejman Rushiti, deputet i DR-së.as

Redaktorët shqiptarë të Enciklopedisë, i ikin përgjegjësisë

Akademikët shqiptarë pohojnë se që nga fillimi i punës për Enciklopedinë janë distancuar nga përmbajtja e saj. Kështu për Alsat ka deklaruar akademiku Alajdin Abazi. Përgjegjësinë për përmbajtjen e dyshimtë të historisë shqiptare në këtë enciklopedi nuk e merr as Shukri Rahimi i cili figuron si redaktor i enciklopedisë në pjesën e historisë shqiptare.
“Projekti tregohet që është projekt pak a shumë politik që është ndikuar prej politikës ditore dhe nuk ka të bëj me realitetin shkencorë dhe që mund të ndikoj në keqësimin e marrëdhënieve të popujve, të njerëzve, të intelektualëve të përkatësive të ndryshme dhe në përgjithësi është një bote apo jo që merret me këto çështje siç janë ato që mirën me historinë, kulturën dhe gjuhën”, deklaroi Alajdin Abazi, anëtar i akademisë.
Shukri Raimi për Alsat thotë se ka qenë i propozuar nga Akademia e arteve dhe shkencave të Maqedonisë për redaktor të enciklopedisë, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar, gjë të cilën e përgënjeshtron akademiku Bllazhe Ristovski.
“Unë duke e ditur se me kë duhet me bashkëpunuar nuk kam pranuar të bëhem redaktor për çështje historike të historisë shqiptare, pse plotë shkencëtarë maqedonas nuk pranojnë atë që ne e dimë, a ne nuk e pranojmë atë që ata e propozojnë. Kam qenë i propozuar ndaj qëndron aty, atë është dashtë ata me hjekë se nuk kam punuar. Le ta gjejnë ata një mbledhje pos asaj mbledhjes dytë kur kam hjek dorë që kam qenë prezent aty, unë në asnjë mbledhje më skam shkuar atje. Ata e kanë bërë vet, asnjë shqiptarë nuk ka qenë aty me marr pjesë për historinë shqiptare, ajo është vepër e akademikëve maqedonas”, tha Shukri Raimi – historian.
“Më vjen keq, e kam mik Raimin, por ai për fat të keq ai ka dezinformuar se si e para unë asnjëherë nuk kam pasur dorëheqjen e tij dhe e dyta ai gjithmonë bashkëpunonte dhe bashkë kemi shkruar histori për shkollat e mesme një ndër autorët ishte edhe ai. Tjetra ai ka shikuar pjesë më të madhe të materialeve që kishin të bëjnë për disa shqiptarë dhe probleme shqiptare, nuk është e vërtetë ajo, ndoshta njeriu është frikësuar nga pyetjet e juaja, por ai tërë kohën ka marrë edhe honorar çdo muaj për pjesamrrejne tij në enciklopedinë”, tha Bllazhe Ristovski – anëtar i ASHAM.
Redaktori tjetër shqiptar i kësaj enciklopedie Agim Poloska i angazhuar për pjesën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare thotë se ajo nuk është e përkryer dhe se ka hapësirë për ndërhyrje në pjesë të caktuara.
“Ndoshta nuk jam edhe unë i kënaqur edhepse jam redaktor, mundet edhe më shumë, mundet edhe më mirë të jetë, këtu të jemi të realtë pa paragjykime, kjo është një nismë një fillim dhe vet te maqedonasit po të njejtat probleme ballafaqohen, po diçka është bërë diçka është hedhur në letër dhe kjo besoj në botimet e ardhshme, në punën e ardhshme do të kompletohet do të përsoset”, tha Poloska.
Si do të përsoset mbetet të shifet. Akademiku Bllazhe Ristovski vazhdon me pohimet e tij dhe atë që shkruan në këtë enciklopedi se shqiptarët janë ardhacak në këto troje.
“Shqiptarët duhet të dinë se ata nuk kanë qenë këtu gjithmonë ashtu siç interpretohet, ato janë interpretime të lira, atë askush nuk ua pranon. Shqiptarët kanë ardhur shumë më vonë si shqiptarë, ne mund të flasim atje pas shekullit XIV pas islamizimit posaçërisht pas shekullit XVI e posaçërisht intensivisht në shekullin e XVIII ato janë realitetet, a duam ne apo ajo nuk varet nga dëshirat tona”, shtoi Ristoski.
Akademiku Ristovski tha se tash pas publikimit të enciklopedisë, akademia është duke grumbulluar faktet plotësuese dhe përmirësimin e gabimeve eventuale dhe për të bërë gati botimin e dytë të enciklopedisë, ndërsa nuk tha se do të përmirësohen të dhënat për shqiptarët e Maqedonisë.
as

Mehmeti: Fajin për këtë trillim duhet ta marrin edhe ministrat shqiptarë

Pas disa ditë replikash dhe deklaratash kundër botimit të Enciklopedisë së Akademisë maqedonase që i përcakton shqiptarët një popull ardhacakësh, Kim Mehmeti, një njohës i mirë i opinionit publik atje deklaron se fajin për këtë trillim të pashoq duhet ta marrin edhe ministrat shqiptarë në qeverinë e Gruevskit.
“Ajo që mua më shqetëson është normalisht idiotizmat që janë shkruar në atë enciklopedi, por ka diçka edhe më të dhimbshme se kaq që mua më dhemb si shqiptar i Maqedonisë. Ne kemi 5 ministra në qeveri. Ky është një projekt qeveritar, e ka financuar Ministria për Kulturë. Unë në një tekst timin e kam shkruar se Gruevski mund të bëjë përgatitje për të sulmuar shqiptarët dhe ministrat shqiptarë ta marrin vesh, ta dinë se kur do ua bombardojë shtëpitë. Ky është realiteti i shqiptarëve të Maqedonisë”, shprehet Mehmeti.
Sipas tij shqiptarët ndonëse janë në qeveri interesat e tyre nuk mbrohen nga askush dhe ata nuk marrin pjese në vendimmarrje. “Nuk mund të ketë fat një popull i cili para 3 muajsh botoi Historinë e popullit maqedonas ku thuhet se janë me origjinë antike greke dhe tani kemi një enciklopedi ku shkruhet se janë me origjinë sllave. Ju e keni një Ministri të Kulturës e cila ndërton kisha, financon përmendore, nga ana tjetër në atë ministri nuk keni asnjë shqiptar që merr pjesë në vendimmarrje, që të dijë çfarë financohet. Në fund del se për kulturën shqiptare atje financohet më pak se për kopshtin zoologjik në Shkup”, thotë Mehmeti.
Kështu ka ndodhur sipas tij edhe me Enciklopedinë e cila për fat të keq është financuar edhe nga taksat e shqiptarëve.as

Ahmeti: Enciklopedia, pamflet politik që prodhon konflikt

‘Pamflet politik me përmbajtje jashtëzakonisht provokative dhe përçarëse që ndikon dukshëm në ftohjen e marrëdhënieve ndëretnike në vend.’ Kështu e vlerëson enciklopedinë maqedonase kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se kjo Enciklopedi prodhon konflikt mes dy komuniteteve më të mëdha, pikërisht në kohën kur Maqedonia ka nevojë më pak për një gjë të tillë. Ahmeti në këtë drejtim shtroi disa pyetje deri tek akademiku Bllazhe Ristovski.
“Ky pamflet politik me përmbajtje jashtëzakonisht provokative, mjaftë tekst tendencioz, përçarës që ndikon seriozisht në ftohjen e marrëdhënieve mes dy komuniteteve më të mëdha, një pamflet që prodhon konflikte. Pse zoti Ristovski nuk ka konsultuar enciklopeditë vërtetë shkencore të vendeve të ndryshme të botës siç është p.sh enciklopedia gjermane, ku Insbrukun e vlerëson si qytet të lashtë ku jetonin bashkërisht ilirët me romakët. Pse zoti Ristovski nuk i bën një vizitë qytetit të vjetër të Romës ku në gurë është shënuar pjesa e Adriatikut, e gjithë ka qenë e banuar me ilirët. Pse zoti Ristovski nuk paraqet argumente që rilindja kombëtare e kroatëve është quajtur Iliria”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti thotë se kjo enciklopedi është e dëmshme gjithashtu edhe për vetë maqedonasit dhe shpreson që nga ajo, të distancohen të gjithë intelektualët e mirëfilltë maqedonas.
“Të thuash për shqiptarët që janë ardhacak, të thuash dhe të shpifësh për shqiptarët që nuk janë autoktonë në trojet e tyre në Maqedoni vërtet është një shpifje që assesi nuk ka mbulesë shkencore dhe assesi se nuk thuhet vërteta”.Unë shpresoj që ky rast të shërbej që në sipërfaqe të dalin forcat intelektuale të komunitetit maqedonas bashkërisht me inteligjencën shqiptare ta denoncojnë këtë provokacion dhe të kërkojnë që ky pamflet të tërhiqet nga qarkullimi sepse nuk është në të mirë të vendit. Ne kemi probleme sot shumë më shumë serioze. Me këtë rast duhet të theksoj se kemi kontest me Greqinë, gjithashtu po hapen edhe konteste të tjera si me Bullgarinë, si me Serbinë”, theksoi Ahmeti.
Ahmeti theksoi se partia e tij nuk do të lejojnë askënd që të luaj me ndjenjat e shqiptarëve, e aq më pak Bllazhe Ristovskin me kompaninë e tij.
““Ne nuk duam t'i mohojmë askujt autoktoninë, ne nuk duam t'i mohojmë askujt vlerat, por ama nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbuzen të nëpërkëmbën sepse fundi-fundit këto janë fakte historike dhe historinë sot nuk mund ta bëj në mënyrë tendencioze Bllazhe Ristevski me kompaninë e tij. Shpresoj që edhe qarqet politike të distancohen nga pamflete të tilla sepse kështu i kontribuojnë afërsisë më të mëdha në mes të komuniteteve. Kështu i kontribuojmë paqes, stabilitetit, me qasje konstruktive dhe të dobishme, afrimit të Maqedonisë drejtë NATO-s dhe drejtë BE-së. Tani unë jamë në pritje të vetë reagimit të një pjese të intelektualëve maqedonas dhe mendoj që në të mirë të vendit do të ishte që ky moment edhe të ndodh, të bëhet tërheqja nga qarkullimi i këtij pamfleti”, theksoi Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se do të bëj përpjekje maksimale që të parandaloj enciklopedinë nga qarkullimi, apo edhe përkthimin e saj në gjuhën angleze siç u paralajmërua nga kryeministri Nikolla Gruevski, Ahmeti madje tha se në takimin e radhës, këtë çështje do ta hap edhe me kryeministrin Gruevski.as

Ambasada britanike kërkon korrigjimin e Enciklopedisë

Ambasadori britanik në Shkup i kërkoi Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë korrigjimin e të dhënave se gjoja pjesëtarë të UÇK-së janë trajnuar nga oficerë britanikë. Në letrën drejtuar ASHAM-it, ambasadori Endrju Ki shkruan se ky është gabim dhe pret që faktet e gabuara të korrigjohen.
“Britania ishte përmendur në një pjesë dhe dëshiroj të potencoj se informacionet në atë pjesë janë të pasakta rreth trajnimit nga shërbimet e mbrojtjes. Nuk kishte aspak trajnim nga forcat e mbrojtjes së Britanisë ajo është e qartë dhe do të apeloj deri te akademia që ta korrigjojnë atë. Nuk kam lexuar pjesë tjera të enciklopedisë por është e qartë se ka nxitur shumë reagime edhe në Maqedoni dhe jashtë. Me rëndësi për një libër të tillë është që të gjitha faktet të vërtetohen dhe të jen të sakta dhe të gjitha sqarimet dhe tezat të jenë të përgjithshme dhe të mos jenë tendencioze. Si do ti korrigjojnë faktet e pavërteta ajo është çështje e akademisë vetëm shpresoj se gjithë procesi do të kontribuojë për përparimin e vendit e cila ka pasuri me karakterin e saj multietnik”, deklaroi Endru Ki, ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni.
Ndërsa, ambasadori i BE-së, Fuere ka theksuar se institucionet këtë çështje duhet ta zgjidhin në kuadër të një bashkëpunimi multietnik duke organizuar dialog mes etniteteve të ndryshme dhe historianëve.
“Çdo dokument apo enciklopedi që publikohet duhet të reflektojë karakterin multietnik dhe diversitetin historik të vendit me një ndjeshmëri të veçantë. Do të inkurajoja dialog mes bashkësive të ndryshme etnike dhe historianëve me qëllim që ta adresojnë këtë çështje. BE shumë qartë ka theksuar reformat që vendi duhet ti respektoj dhe kuptohet një nga reformat e rëndësishëm është që të sigurohet respektimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit”, theksoi Ervan Fuere, ambasador i BE në Shkup.
Fuere ka theksuar se karakteri multetnik i vendit paraqet një përfitimin të madh për Maqedoninë dhe ky fakt e bën të veçantë nga vendet tjera në rajon./as/

Shkupi zyrtar t’u kërkojnë falje shqiptarëve

Lirie Hajdari
Kosova dhe Shqipëria të rishikojnë pozicionin e politikës karshi Maqedonisë
Sllavët janë përfituesit më të mëdhenj të trojeve shqiptare të copëtuara padrejtësisht, e duket se po këta po hapin “shtigjet” për t’u ribashkuar. E ashtuquajtura “Enciklopedia maqedonase” de facto hap rrugën e bashkimit kombëtar, kështu të paktën mendojnë shumica e historianëve dhe analistëve në Kosovë. Ata e argumentojnë këtë çështje me vetë faktin se nëse një grup njerëzish të cilët kanë kontradikta të mëdha mes veti se cilit komb i përkasin, në këtë rast maqedonasit, ne shqiptarët që kemi një komb, një gjuhë, një territor, një të kaluar të përbashkët kemi gjasa të mëdha për të mbrojtur dhe çuar përpara këtë të drejtë të pakontestueshme për vetëvendosje.(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së enjte të gazetës "Bota sot").

Komisioni Evropian nuk ndërhyn për Enciklopedinë

Komisioni Evropian nuk dëshiron të ndërhyjë në debatin e ngritur nga publikimi i Enciklopedisë në Maqedoni.
Zyra e Komisionerit evropian Olli Rehn, e kontaktuar disa herë këto dite nga Alsa- M në Bruksel, ka këmbëngulur e përsëritur vazhdimisht se nuk lëvizë nga qëndrimi i shprehur ditën e hënë në konferencën për shtyp të mesditës.
"Nuk e kemi lexuar Enciklopedinë dhe prandaj nuk kemi asnjë reagim", pati deklaruar Lutz Guellner, një prej zëdhënësve të Komisionit Evropian i pyetur atë ditë në lidhje me këtë çështje.
Pas insistimit këto ditë se a është lexuar ndërkohë dhe se a do të ketë ndonjë reagim pas leximit, Komisioni ka vazhduar të përsërisë se nuk ndryshon qëndrim pa konfirmuar, por as pa hedhur poshtë se a po lexohet apo jo përmbajtja problematike e enciklopedisë.
Ndërsa vetëm sot, i vetmi reagim që i është shtuar këmbënguljeve të mësipërme dëshmon se Komisioni nuk dëshiron të ndërhyjë për momentin në debatin e ndezur në vend dhe rajon.
"I takon shoqërisë së Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë të merret me këtë çështje, nëpërmjet frymës së një mirëkuptimi të përbashkët mes komuniteteve etnike në vend", thuhet në një deklaratë të dërguar me postë elektronike dhe që i atribuohet sërish zëdhënësit Lutz Guellner.

FALSIKOPEDIA e ASHAM
FALSIKOPEDIA e ASHAM
Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!" dhe çdo qytetar shqiptar në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze dhe trushpërlarëse të Enciklopedisë së parë Maqedonasë të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Veprimet e vazhdueshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë krijojnë përshtypjen që detyra e vetme e këtij institucioni është që të funkcionojë si laborator për përvetësimin e figurave historike shqiptare falsifikimin e historisë në veçanti asaj të popullit shqiptar si dhe të shpërlajë trurin e popullit të vet. Dyshojmë që proektet e ASHAM perpilohen
në Beograd dhe kanë qëllime djallëzore.
ZGJOHU! konsideron që ky institucion me agjendë politike që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001 po nxit urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në vend. ZGJOHU! kërkon nga Qeveria si financuese e këtij proekti të distancohet nga përmbajtja e Enciklopedisë ndërsa Akademia urgjentisht t'i kërkojë falje popullit autokton shqiptar
të këtyre trojeve si dhe të përmisojë Enciklopedinë duke e tërhequr nga tregu.
Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!" alarmon intelektualët shqiptar akademikët shqiptar - pjesë e këtij institucioni politik si dhe kontribuesit shqiptar të Enciklopedisë që të ngrejnë zërin e protëstës ditë më parë dhe të distancohen nga përmbajtja skandaloze dhe tendencioze e këtij proekti makevijalist.
Të nderuar akademiko-politikan Shkupin e njeh historia botërore si kryeqendër të Dardanisë si kryeqendër të Vilajetit të Kosovës dhe Shkupi njihet për frymën shqip tash e 3500 vjet dhe asnjë proekt ose dëshirë djallëzore e juaja nuk do ta ndalon frymëmarrjen e mushkërive shqiptare në njërën prej kryeqendrave të kombit!

Shkup: ASHAM tërhiqet nga Enciklopedia
Shkup: ASHAM tërhiqet nga Enciklopedia
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është tërhequr nga enciklopedia
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është tërhequr nga enciklopedia e cila fyente shqiptarët dhe historinë e tyre. “Në takimin e sotëm të redaksisë u diskutuan reagimet e partive politike, shoqatave qeveritare dhe individëve lidhur me publikimin e Enciklopedisë maqedonase. Informohet opinioni se do të bëhen disa korrigjime të caktuara, në disa njësi dhe do të vazhdojë puna për botimin e dytë të ndryshuar dhe të plotësuar”, thuhet në komunikatën e redaksisë së Enciklopedisë.
Kryetari i Akademisë, Gjorgje Stardellov ka pranuar se shqiptarët janë fyer me këtë enciklopedi. “Bëhet fjalë për një ofendim të caktuar ndaj bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni dhe besoj se kjo njësi do të korrigjohet. Besoj se njësitë kontestuese nuk do të hiqen tërësisht nga Enciklopedia, por do të korrigjohen ose eliminohen disa të dhëna të panevojshme që aq shumë ndoshta me të drejtë i rrënqeth qytetarët tanë shqiptarë,” ka deklaruar Stardellov.

Tribunë, Enciklopedia maqedonase jokorrekte

Pamje nga tribuna
Historianë maqedonas dhe akademikë shqiptarë në një tribunë të organizuar nga Instituti për studime politike, kushtuar përmbajtjes së Enciklopedisë maqedonase kërkuan nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të përmirësojë gabimet që në botimin e parë. Anëtarja e Institutit të historisë maqedonase, Katerina Todoroska tha se njësitë kontestuese të Enciklopedisë, për pjesën e shqiptarëve i kanë shkruar njerëz jo kompetent.
“Për klubet politike shqiptare në Maqedoni të viteve 1908 – 1909 ka shkruar Konstantin Minovski, sociolog, që nuk ka asgjë të përbashkët me historinë shqiptare, me klubet politike shqiptare, me gjuhën shqiptare e me asgjë tjetër. Për marrëdhëniet maqedonase – shqiptare, ka shkruar Tatjana Petrushevska, e cila ka doktoruar për Bashkimin Evropian. Ajo që mua më ra në sy dhe që është lëshim i madh për Enciklopedinë, është se për bashkësinë etnike maqedonase në Shqipëri ka shkruar Aneta Svetijeva, ligjëruese në Fakultetin e shkencave matematiko-natyrore, që ka doktoruar në Beograd, për ‘gdhendjen e tavaneve dhe dollapeve në Maqedoni’. Ka shumë gjëra këtu që duhet të përmirësohen”, deklaroi Katerina Todoroska – historiane.
Profesori universitar Vllado Popovski tha se redaksia nuk është dashur të lejojë të botohen shkrime të këtilla tendencioze, pa burime dhe të njëanshme.
“Në njësinë ‘Shqiptarët në Maqedoni’ thuhet se popujt e tjerë në Ballkan i quajnë shqiptarët ashtu apo kështu, pa përmendur se cilët popuj i quajnë shqiptarët ashtu. E dyta, në tërë tekstin, sugjerohet në tezën se shqiptarët janë një popull malësor, i pa edukuar, popull i ashpër, i dhunshëm në tërë historinë dhe në bazë të saj kanë ardhur në Maqedoni dhe në periudha të caktuara nëpërmjet institucioneve të caktuara kanë formuar ide për marrjen e territoreve maqedonase, që do të thotë, struktura nuk është naïve ajo është kompozim, sintagmë e tërë, ku është lidhur stereotipi i nënçmimit të shqiptarëve, duke vlerësuar gabimisht se “shqiptar” është “pllaninci” që nuk është e vërtetë”, theksoi Vllado Popovski – profesor universitar.
Anëtari i jashtëm i ASHAM-it Ali Aliu tha se redaksia me botimin e enciklopedisë e dëmton shtetin, ndërsa kërkoi edhe ndërrimin e anëtarëve të redaksisë.
“Në botimin e dytë unë kujtoj se duhet të bëhen ndryshime edhe në ekipin që ka përpiluar botimin e parë, për arsye se nuk bëhet fjalë vetëm për lajthitje të themi që janë në mos dije, injorancë, por aty në mënyrë shumë plastike vërehet një ngarkesë një animozitet”, u shpreh Ali Aliu – anëtar i jashtëm i Akademisë.
Akademiku Kolec Topalli nga Shqipëria kërkoi nga ASHAM-i të përmirësojë botimin e parë të enciklopedisë dhe në këtë drejtim ofroi edhe ndihmën e Akademisë së Shqipërisë.
“Shpreh besimin se Akademia e Maqedonisë do të di të bëjë jo vetëm korrigjimet e duhura, por të ndryshojë krejtësisht frymën antishqiptare që ka ky botim të cilin unë nuk dua ta quaj botim i parë, sepse botimi i parë duhet të jetë ajo që do të dalë në të vërtetë Enciklopedia që të përfshijë gjithçka që përfshinë historia e këtij vendi”, Kolec Topalli, akademik nga Shqipëria.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë dje vendosi të bëjë disa korrigjime të enciklopedisë në pjesën që kishte më së shumti reagime nga shoqatat joqeveritare, intelektualët dhe partitë politike shqiptare por edhe pjesët për të cilët reaguan ambasadat e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe.

Edhe Bullgaria del kundër Enciklopedisë maqedonase

Për sa i takon publikimit të së ashtuquajturës ‘Enciklopedi Maqedonase’, Ambasada e Republikës së Bullgarisë vëzhgon me shqetësim se, rrjedhimisht, publikimi, duke pretenduar të jetë shkencor, i nënshtrohet dhe ndjek qëllimet e një propagande politike afat-shkurtër’. Ky ka qenë reagimi i Ambasadës bullgare në Shkup. Është e papranueshme për një vend, i cili aspiron anëtarësimin për në NATO dhe BE, të përdorë fjalorin e vjetër dhe ideologjitë e periudhës së ‘Luftës së Ftohtë’. Kjo mënyrë afrimi, bie në kontradiktë me mënyrat e këtyre organizatave dhe nuk i kontribuon forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dhe eliminimit të ‘gjuhës së urrejtjes’-një nga parakushtet e republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik. ‘Bullgaria, më shumë se sa një herë, ka demonstruar dëshirën e saj të sinqertë për riafrimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë, përfshi edhe në fushën shkencore. Por, ashtu siç edhe e kemi nënvizuar shumë herë, leximi artikulues dhe objektiv i historisë së përbashkët të të dy vendeve, është plotësisht e arritshme përmes një analizimi rigoroz shkencorë të fakteve historike dhe rrethanave. Fatkeqësisht, pjesët e tekstit që shqetësojnë Bullgarinë në enciklopedinë e lartpërmendur, padyshim nuk janë rezultat i analizave të tilla. Në reagimin e ambasadës Bullgare, nuk specifikohen pjesët që kanë irrituar Sofjen Zyrtare. Megjithatë, një gjë është e qartë, duke vërejtur reagimet e shumë palëve, që Enciklopedia Maqedonase, është hartua në mënyrën më jo profesionale.

BDK do të organizojë protesta kundër Enciklopedisë

BDK, paralajmëron protesta kundër diksriminimit maqedonas.
Bashkimi Demokratik Kombëtar, paralajmëron protesta masive përmes të cilave do të kërkoj tërheqjen e plotë të Enciklopedisë dhe jo vetëm korrigjimin e pjesëve të saj në të cilat fyhet rëndë populli shqiptarë. Sipas BDK-së, ky hap i Akademisë ka shkaktuar një problem të madh ndëretnik që rrezikon edhe ekzistencën e Maqedonisë si shtet. Nga BDK-ja shpresojnë se protesta do të mbështetet edhe nga subjekteve tjera politike dhe organizatave joqeveritare.
“Kemi paraparë organizimin e një proteste në Shkup, protestë e cila do të jetë gjithë popullore. Pse të mos them, kërkojmë nga g gjithë shqiptarët që të organizojnë protesta në gjithë qendrat, shqiptarët qoftë në Tiranë de Prishtinë sepse këtu nuk ofendohet vetëm pjesa shqiptare që jeton në Maqedoni por i gjithë kombi”, deklaroi Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së.
Sipas tij, Maqedonia për momentin është në një udhëkryq dhe ballafaqohet me një problem shumë të rëndë siç është problemi ndëretnik. Këtë problem nuk e kemi hapur ne tash, këtë konflikt nuk e kemi iniciuar ne e kanë iniciuar akademia e shkencave një institucion që për momentin luan rolin e zëdhënësit të qeverisë.
“Redaksia që e ka hartuar këtë e enciklopedi doli me një deklaratë se do të bëj korrigjimin. Unë mendoj se kjo deklaratë ka të bëj me hedhjen e pluhurit syve, kjo nuk është deklaratë serioze, kjo ka për qëllim që të ulë pak tensionin e reagimeve dhe të vazhdoje me avazin e vjetër, prandaj ne do të kërkojmë tërheqjen të tërësishme të kësaj enciklopedie, jo korrigjimin sepse këtu duhet gjykuar qëllimi i hartimit të kësaj, se ajo çka është shkruar është e qartë”, deklaroi Milaim Fejziu, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare në BDK.

Rasti i Enciklopedisë në raportin e KE?
Rasti i Enciklopedisë në raportin e KE?
Komisioni Evropian
Zyrtari i Komisionit Evropian, përgjegjës për zgjerim Dirk Lange, ka deklaruar se në raportin e ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë, mund të futen edhe kundërthëniet për Enciklopedinë e Maqedonisë, nga e cila u fyen shqiptarët.
“I konsiderojmë të gjitha elementet që kanë ndodhur deri më tani. Raporti mbyllet më 15 shtator, por ndërsa ka gjëra të rëndëishme, ne do t’i marrim ato parasysh”, i ka thënë Lange televizionit A1 të Shkupit.
Subjektet politike shqiptare, intelektualët, shoqëria civile kanë reaguar pas botimit të Enciklopedisë, e cila sipas tyre shtrembëron historinë dhe i fyen shqiptarët.
Komisioni Evropian
Zyrtari i Komisionit Evropian, përgjegjës për zgjerim Dirk Lange, ka deklaruar se në raportin e ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë, mund të futen edhe kundërthëniet për Enciklopedinë e Maqedonisë, nga e cila u fyen shqiptarët.
“I konsiderojmë të gjitha elementet që kanë ndodhur deri më tani. Raporti mbyllet më 15 shtator, por ndërsa ka gjëra të rëndëishme, ne do t’i marrim ato parasysh”, i ka thënë Lange televizionit A1 të Shkupit.
Subjektet politike shqiptare, intelektualët, shoqëria civile kanë reaguar pas botimit të Enciklopedisë, e cila sipas tyre shtrembëron historinë dhe i fyen shqiptarët.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Kadriu: Të kërkohet përgjigjësi nga hartuesit e enciklopedisë

Profesori të drejtës kushtetuese Osman Kadriu, kërkon tërheqjen absolute nga qarkullimi të Enciklopedisë, për të shmangur çdo mundësi të ekzistimit të saj. Duke e cilësuar fyese dhe një mundësi për ri-ndezje të tensioneve ndëretnike, Kadriu thotë se botimi i ri duhet të jetë radikalisht i ndryshëm nga ai i pari, dhe historinë shqiptare, t’a shkruajnë studiuesit shqiptarë dhe jo maqedonas. ‘Enciklopedia e tashme duhet të jetë jo ekzistuese kjo absolutisht duhet të tërhiqet nga qarkullimi publik. Asesi nuk mund të flasim se do të ketë plotësime dhe ndryshime në një botim ose ribotim të ri meqenëse ne atëherë do të kemi 2 botime, botimi i tashëm i cili do të jetë në qarkullim dhe botimi i ardhshëm sepse edhe nga aspekti metodologjik do të ketë vështirësi të bëhen korrigjime dhe plotësime sepse ato duhet të thirren njëra me tjetrën’, vlerëson Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese
Profesori Kadriu shprehet se në rastin konkret, duhet të ushtrohet procedura për përgjegjësi konkrete, pasi sipas tij, distancimi nuk është zgjidhja e situatës. Kadriu, bën pjesë të fajit edhe vetë qeverinë financuese të projektit
“Përveç këshillit redaktues kanë përgjegjësi objektive edhe vet anëtarët e këshillit meqense për përpilimin e saj punohet më tepër se 5 vjet. Duhet të konstatohet edhe të vërtetohet përgjegjësia konkrete objektive dhe subjektive, në suaza të Akademisë edhe në nivelin e Qeverisë, meqë Qeveria paraqitet si organ ekzekutiv i cili e përdor dhe shfrytëzon buxhetin për përpilimin e një enciklopedie e cila ka sjell përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni”, mendon profesori i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu.
Akademikët, studiuesit dhe historianët shqiptarë e dënuan veprën e turpshme, e cila jo vetëm që diskriminonte shqiptarët, por i prezantonte ata me një gjuhë cinike.

Shkup, të mërkurën protesta kundër Enciklopedisë

Shkup - Partitë jo parlamentare shqiptare në Maqedoni të përkrahura edhe nga partia shqiptare në koalicionin qeveritar, të mërkurën do të protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë, kundër enciklopedisë maqedonase.
Përkrahësit e protestës gjithashtu kanë paralajmëruar se do të protestojnë edhe para Akademisë së Maqedonisë. Kreu i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Hysni Shaqiri deklaroi se përmes kësaj proteste kërkohet tërheqja e enciklopedisë e cila shkaktoi pakënaqësi tek mbarë opinioni shqiptar.
Kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri është kërcënuar se do ta djeg flamurin shtetëror gjatë protestave të kësaj jave, në rast se nuk tërhiqet nga botimi “Enciklopedia maqedonase”. Ai ka theksuar se revolta tek shqiptarët është shumë e madhe dhe se kërkohet tërheqja urgjente e enciklopedisë. “Revolta tek qytetarët është e madhe.

Protesta kundër enciklopedisë, BDI nuk ka vendosur për pjesëmarrje

Bashkimi Demokratik Kombëtar të enjten do të protestoj kundër përmbajtjes së enciklopedisë maqedonase e cila fyen shqiptarët dhe historinë e tyre. Kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri tha se shpreson që protesta do të mbështetet edhe nga partitë tjera politike, përfshirë edhe BDI-në.
“Aliu më ka thënë se i mbështeti, tashi dëgjoj se është distancuar, ku qëndron krejt ajo se këtu ka pas një prononcim jo të Aliut por të njerëzve të tij në Radio Shkupi dhe thonë se nuk i mbështesin protestat. Tash ku është qëllimi ata më së miri e dinë. Por me rëndësi është se ne kemi dashur ta mbulojmë turpin e tyre që e kanë bërë deri më tash për vetveten dhe gjithë popullin shqiptar”, deklaroi Hysni Shaqiri, kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar.
Por nga partia e Ahmetit thonë se për mbështetjen ose jo të protestës do të vendos kryesia e partisë ndërsa nga Demokracia e Re thonë se kontestet duhet të zgjidhen në rrugë institucionale.
“Nuk kemi debatuar në organet e partisë për iniciativat e këtilla të partive opozitare, gjithsesi se për gjithçka do të meret vendimi në organet partiake”, u shpreh Rafiz Haliti, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Koncepti ynë është që ne t’i zgjedhim problemet e popullit dhe jo problemet tua lëmë barë popullit dhe populli t’i zgjidh ato. Ne jemi zëri i popullit dhe në këtë drejtim çdo ditë artikulojmë revoltën e popullit, pra revoltën e tij. Revolta shqiptare në këtë rast është në baza reale, është shumë e arsyeshme dhe vjen si konsekuencë e papërgjegjësisë së qeverisë”, tha Besim Dogani, deputet i Demokracis së Re.
Ndërkohë kryetari i BDK-së, Shaqiri paralajmëron se protesta do të jetë e qetë dhe demokratike. Ndërkohë sa i përket deklaratës së Pandeli Majkos për ndezjen e flamurit shtetëror të Maqedonisë, drejtuesit e BDK-së thonë se protesta nuk ka për qëllim ndezjen e flamurit edhe pse Shaqiri tha se sikur të ndodh një gjë e tillë, ky akt do të ishte shumë më pak i dëmshëm se sa ai që Akademia ua bëri shqiptarëve.
“E tash ajo mund të ndodh, ne kryesorja është që mbajmë vijën e drejtë dhe protestat do të jenë demokratike dhe paqësore me një karakter shumë të arsyeshëm. E tash nuk mund të jetë më e keqe, ajo që tha në deklaratë zoti Majko, se sa i është bërë popullit shqiptar dëm me enciklopedinë e cila fund e krye është një pamflet i memorandumit të Vaso Çubrolloviçit.
“Ne si organizatorë në skenarin tonë nuk kemi paraparë të ndezim flamurin e as diçka tjetër. Ne nuk përjashtojmë mundësinë që dikush nga protestuesit në një gjendje emocionale të trazuar ta bëjë atë vepër, që është individuale”.
Marshi i protestave do të niset të mërkurën në orën 14 nga lagja e Çairit dhe do të vazhdoj deri para qeverisë ku edhe do të qëndrojnë protestuesit.

Similar topics
» Qëndrim Gashi: Lëvizja anti-ShBA në Kosovë, është neveritëse
» BIK-U I BUTË ME ‘HOXHALLARËT PROBLEMATIKË’
» S'ka paqe me pretendime territoriale
» ‘Pesëshja’ problematike e integrimit të Kosovës në BE
» Marinsat e SHBA-ve ndihmojnë FSK-në

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi