Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë!

Shko poshtë

Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë! Empty Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 2:32 pm

Janë liderë sa të jenë gjallë!

Lirie Hajdari, BOTA SOT
Pse Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj e Nexhat Daci janë liderë të përjetshëm në krye të partive të tyre politike?
Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë! Sh_b
Edhe pse nuk kanë lindur liderë, duket se ata gjithë jetën e tyre do të mbesin në krye të partive të tyre politike. Shumica prej tyre janë themelues të partive prej fillimit. Përveç LDK-së, e cila “de jure” është me lider që e ka ngrirë postin, të gjitha partitë e tjera politike udhëhiqen prej të njëjtëve liderë prej themelimit të tyre. Kështu në krye të PDK-së e AAK-ja prej themelimit të tyre pas lufte e deri më tash, të pakontestueshëm janë Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj. Edhe dy partitë e reja që kanë pak më shumë se dy vjet “jetë” AKR-ja dhe LDD-ja vazhdojnë të udhëhiqen nga ata që i themeluan këto parti, Behgjet Pacolli e Nexhat Daci. Të pakontestueshëm janë edhe liderët e partive të vogla të cilat janë rreshtuar nën “hijen” e dy partive të mëdha politike PDK-së e LDK-së.
Por, a mund të funksionojnë partitë politike edhe pa liderët e tyre? Kush mund të sfidojë Hashim Thaçin në PDK, Fatmir Sejdiun në LDK, Behgjet Pacollin në AKR, Ramush Haradinajn në AAK dhe Nexhat Dacin në LDD? Kësaj pyetje i janë përgjigjur disa prej anëtarëve të kryesisë së këtyre partive politikë të cilët pothuaj “njëzëri” kanë deklaruar se nuk kanë menduar dhe nuk mund ta marrin me mend ekzistimin e partive pa liderët e tyre të tashëm.
Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë! ++++th
PDK-nuk bën pa Hashim Thaçin!
Ndonëse asnjë kryetar nuk është i përcaktuar me statut të asnjë partie të jetë i përjetshëm, Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK, nuk e mendon asnjëherë partinë e tij pa liderin Hashim Thaçi. Pyetja jonë se a mundet PDK pa liderin e saj Hashim Thaçin, i duket shumë interesante! Ai mendon se në Kosovë realisht liderët krijojnë autoritet brenda subjektit të tyre dhe normalisht zgjidhen për të satën herë kryetar. Funksionimin e partisë, ai nuk e sheh pa z. Thaçi dhe për këtë thotë se asnjëherë nuk ka menduar për ndryshime. “Nuk e kemi menduar dhe nuk kemi ndërmend ta ndërrojmë kryetarin e partisë z. Hashim Thaçi. Përderisa ai ka garantuar fitoren në zgjedhje, derisa ka udhëhequr fushatën dhe ka dalë me sukses, pse të mendojmë ta ndërrojmë”, shprehet ai. .
Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë! 001---Presidenti--
Sejdiu - figura e parë e partisë
Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së, konsideron se jo vetëm liderët e partive, por askush nuk është i përjetshëm. Ndryshe nga partitë tjera, në LDK gjërat qëndrojnë ndryshe. Z.Sejdiu, është president shteti dhe njeri me mandat nga Kuvendi i fundit i LDK-së, si shef i partisë, por që për shkak të postit të ngrirë në parti, ai nuk ushtron edhe funksionin e liderit të partisë. Duke pasur të vështirë t’i përgjigjet pyetjes se a mundet LDK pa kryetarin Sejdiu, ai tha: “Ne po përpiqemi të funksionojmë edhe pa presidentin Rugova, por kryetari Sejdiu është figura e parë e partisë i zgjedhur nga Kuvendi”, tha nënkryetari Ferati, duke përmendur këtu edhe problemin që kryetari Sejdiu nuk mund të ushtrojë detyrën në parti për shkak të pengesa kushtetuese.
Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë! +++pacolli
AKR-ja nuk mundet pa Pacollin
Për Ibrahim Gashin, nënkryetar i AKR-së, rrethanat e funksionimit të partive në vendet post-komuniste kanë diktuar që roli i liderit të jetë shumë i madh në subjektet politike në vendet ballkanike. “Kjo është normale deri diku, por mendoj se me kalimin e kohës kur proceset politike dhe demokratizimi i shoqërive post komuniste do të arrijë një shkallë më të lartë, atëherë edhe roli i liderit do të zbehet pak, por jo në atë masë që mund ta shpresojë dikush. Sipas tij, në këtë fazë ka shumë rëndësi roli i liderit dhe partitë janë të lidhura me liderët, andaj edhe nuk duhet të presim shpejt që ky rol të zbehet. “Nuk mendoj se AKR në këtë fazë mundet pa z.Pacollin, për faktin se AKR ka shumë specifika. Pacolli vjen nga bota e ekonomisë, bota e biznesit dhe në sytë e opinionit të Kosovës dhe votuesve ai shihet si njeri i fuqishëm që mund të bëjë ndryshime ekonomike dhe natyrisht se kjo e bënë të fuqishëm subjektin që e përfaqëson z. Pacolli. Unë nuk konsideroj se në këtë fazë AKR mundet pa z. Pacollin”, mendon Gashi.
Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë! +++Ramush%20Haradinaj
AAK-ja nuk mundet pa Ramushin
AAK, sipas Ardian Gjinit, sukseset më të mëdha i ka të lidhura me liderin e saj Ramush Haradinaj, pa të cilin edhe nuk mundet të funksionojë parti ashtu siç është deri tash. “AAK nuk mundet në këtë fazë pa Ramush Haradinaj, mund të ekzistojë si parti, por nuk mund t’i arrijë sukseset për shkak se Ramush Haradinaj është krijues principiel i partisë”, tha Gjini. Duke përforcuar edhe më tej deklaratën e tij, ai merr shembull problemet në LDK, pas vdekjes së liderit të saj dr. Ibrahim Rugova. “Dihet çfarë problemesh i kanë ndodhur LDK-së pa Ibrahim Rugovën dhe probleme të tilla mund t’iu ndodhin gjitha partive pa liderin themelues, pa liderin kryesor. Kjo nuk do të thotë se liderët duhet të jenë të përjetshëm në parti, por do të thotë se ndryshimet në Kosovë janë më të ngadalshme në këtë fazë dhe duhet të kalojë kohë se demokracia nuk mësohet me libër, por me kohën. Në këtë fazë Kosovës nuk i duhen vetëm liderë partiakë, por liderë të vendit, e liderët e vendit ndërtohen gradualisht, sepse nuk është lehtë të prodhohen liderë sikur Ramush Haradinaj, apo sikur ka qenë Ibrahim Rugova, duhet kohë”, shprehet kështu z. Gjini.
Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë! +++n%20d
Daci - emër i suksesit të LDD-së
Lulzim Zeneli, sekretar i përgjithshëm i LDD-së, sukseset e kësaj partie i ndërlidh me emrin e akademik Nexhat Dacit, kryetarit të partisë, andaj funksionimin e partisë nuk e sheh pa liderin dhe themeluesin e saj. “Të arriturat në LDD janë të ndërlidhura me emrin e kryetarit Daci dhe pa të nuk do të ishin të mundura. Çdo sukses i përcjellë në LDD reflekton emrin e kryetarit të partisë, por ajo çka është esenciale është se LDD ka ndërtuar një lidership të respektuar”, shprehet Zeneli. Sipas tij, në Kosovë kanë ndikuar shumë rrethana që emri i subjektit politik të ndërlidhet me emrin e kryetarit të partisë.
Siç shihet edhe nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të liderëve të partive tona politike, asnjëri prej tyre as nuk tenton të sfidojë liderët e tyre e madje as që kanë menduar për ndryshime eventuale në krye të partive politike.
Me një fjalë sa të jenë gjallë, janë liderë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi