Baki Ymeri:NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHT
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri:NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHT
NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHT
Shqiptarët gjithmonë e kanë ndjerë Bukureshtin si qendër e shqiptarizmit dhe veteranëve që i kanë dhënë ritëm kulturës dhe gjuhës shqipe. Basri Çapriqi është një nga personalitetet më të shquara të gjeneratës së tij, një nga krijuesit që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në modernizimin e poezisë shqipe, një poet që gëzon të gjitha trajtat e një autori par excellence të një autori modern evropian. (Luan Topçiu).
Baki Ymeri
Organizuar nga Biblioteka Metropolitane dhe Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, në prezencë të personelit të Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht, këto ditë u përurua vëllimi poetik Hapja e guacës (në rumanisht) i Basri Çapriqit, një poet i rëndësishëm që erdhi nga kryeqendra e Dardanisë në kryeqendrën botërore të frymëzimit, në Bukureshtin mikpritës të titanëve të letrave shqipe të periudhës së Rilindjes. Me buqetë lulesh dhe librash, dhe me flamujt e Bashkësisë Evropiane, Rumanisë, Shqipërisë dhe Kosovës në tryezë, para një publiku të zgjedhur, i përbërë nga shkrimtarë, diplomatë, kuadrosh universitare dhe dashamirë të kulturës shqiptare, u lansua një zë i shquar i letrave shqipe, Basri Çapriqi duke qenë poeti i parë nga Kosova, i prezantuar në një gjirin e Bibliotekës Metropolitane “Mihail Sadoveanu”, një godinë e vjetër, e bukur dhe impozante. Moderator i përurimit të vëllimit poetik Hapja e guacës, ishte Dr. Luan Topçiu, ministër këshilltar i Ambasadës Shqiptare, ishkuadër universitar, flamurtar i prezantimit të kulturës shqiptare në gjuhën rumune, një nga eseistët më të shquar të letrave shqipe, përkthyes dhe autor i fjalorit akademik Shqip-Rumanisht, i admiruar nga komuniteti shqiptar dhe bota rumune.
Pasi i prezantoi të pranishmit, në fjalën e tij, Dr. Luan Topçiu theksoi faktin se “Basri Çapriqi është një nga personalitetet më të shquara të gjeneratës së tij, një nga krijuesit që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin dhe modernizimin e poezisë shqipe. Poet, eseist, studiues i letërsisë dhe profesor universitar, Basri Çapriqi është portreti i një autori kompleks dhe të plotë, që ka luajtur një ndihmesë të qenësishme për homologimin e letërsisë bashkëkohore shqiptare me atë europiane. Fakti që vjen nga Ulqini, Basri Çapriqi sjell një frymë të re në letrat shqipe, posaçërisht në arealin kosovar, duke prurë elemente mesdhetare, peizazhe detare e bregdetare të populluar me ullinj, me praninë e ujit, relievit, simboleve etj, por prurja e tij nuk është vetëm një poezi imazhiste, por e mbushur me simbole mitike e deri te poezia konceptuale. Poezia e tij të ofron më shumë mundësi interpretimi, sepse emeton më shumë hizotope kuptimorë dhe estetikë. Basri Çapriqi, në një raportim të shkrimtarit të qendrës apo periferisë, gëzon të gjitha trajtat e një autori par excellence të një autori modern europian. Ardhja e këtij autori në gjuhën rumune ndihmon për të krijuar një përshtypje më të drejtë të lexuesit rumunë për vlerat cilësore të letërsisë shqipe bashkëkohore.”
Sipas Monika Mureshanit, “Takimi me poezinë e Basri Çapriqit është i mirëseardhur në gjuhën rumune, për të lapsëruar portretin e një artisti shqiptar. Një ndjeshmëri e jashtëzakonshme e nxit këtë t’i fshehë emocionet abstrakte, duke i tulatur sentimentet nën vellon semitransparente të një padukshmërie e cila mund të deshifrohet vetëm përmes forcës dhe aftësisë sonë për koncentrim mbi idetë e mirëpozicionuara e të fshehura në tekst. Këto pasuri dhe kjo plurivalencë vlerësohet në cilësi artistike dhe kualitative, në prizmin e një akumulimi të dukshëm kuantitativ përfytyrimesh, gjendjesh, shenjash, meditimesh dhe konceptesh filozofike. Artisti kosovar ka kapacitetin e hatashëm për të patur një trajekt të përpjetshëm, me një konstrukcion të mirëpërgatitur, duke u drejtuar kah zonat esenciale të shpirtit me ndihmën e syrit të mendjes. Bota e Basri Çapriqit dëshmohet të jetë një fryt i proshkët ideshë të pjekura: ajo është bërë më e mirë mu për shkak të kapacitetit për të evoluar nëpërmjet observimit, eksperimentimit dhe njohjes.”
Tivari – një nga tragjeditë më të mëdha shqiptare në Ballkan
Pas fjalëve të Monikës, për të justifikuar shpirtin patriotik të një krijuesi kosovar, Zonja Doina Gjicesku, aktore e Ansamblit Artistik Çiokërlia, lexoi poezinë e Basri Çapriqit Tivari, duke theksuar paraprakisht se «Tivari është varri më i madh në Ballkan, një lokalitet në Mal të Zi ku oficerët serbë të armatës jugosllave, kanë vrarë vetëm brenda një dite 4 mijë shqiptarë (1 prill 1945). Sipas Mihai Antoneskut (poet, eseist dhe romaniser), “Për mua është një kënaqësi e veçantë të deshifroj shpirtin e sokolave të Kosovës në këtë qendër të shkëlqesisë. Shpirti i Basri Çapriqit është një shpirt i hapur me të gjitha portat. Portat e mbyllura mes njeriut dhe horizontit janë si sytë e gjumit mbi krojet e Kosovës. Për ta zgjuar gjumin nga shtrati tij, portat përplasen në qarkun e shikimit, në katrorin e hapsirës restriktive dhe në imagjinatën e mëndjes së pafajshme. Basri Çapriqi është poet që din të depërtojë në universin e dashurisë, edhe përmes vëllimit Hapja e guacës, një përmbledhje briliante që e ka parë dritën e botimit në përkthim të Baki Ymerit, shqiponja e Dardanisë me shtatë zemra në krahëror dhe me një engjëll mbrojtës në garsonierën e tij, një atdhetar i denjë për ta prurë Kosovën në veri të Danubit, dhe për ta përcjellë shpirtin e Saj në portat e Parajsës.”
Sipas M. Antoneskut, “Marius Qelaru thekson një gjë të jashtëzakonshme, se frymëzimet e Basri Çapriqit mund të interpretohen në mënyra të ndryshme, duke patur më shumë çelësa, dhe kështu është. Duke e përqëndruar vëmendjen në këtë vlerësim estetik, konstatojmë se ndjeshmëria shqiptare shëmbëllen me botën sentimentale rumune, se autori vjen në gjirin tonë përmes magjisë së një gjuhe universale e cila na josh përmes hijeshisë së saj dhe deshifrimit të enigmave të një fqinjësie të lashtë. Duke hapur misteret e guacës dhe portat e Kosovës, e ndjej të afërt edhe poetin, duke e gjetur të ashpër por të ndershëm në ndërmarrjet e tij krijuese, duke e vendosur gjithmonë në peshoret e jetës dhe të mendimit, jetën e ditëpërditshme të një bote të përbujshme, me të gjitha shenjat e stërholluara nga mjegulla e një relativizmi të pakapshëm. Poemi Guaca fsheh në vetvete një mister biblik. Basri Çapriqi rri me Zotin mbyllur në një guacë. Guaca ta përkujton edhe brishtësinë e femrës dhe aftësinë e saj për lumturimin e botës. Pastaj guaca hapet dhe poeti e kundron botën më thellë dhe më vizionar.”
Prezantimi i një poeti të rëndësishëm shqiptar nga Kosova në Bukuresht, shënohet në regjistrin e përforcimit të miqësisë dhe relacioneve rumuno-shqiptare. Me këtë rast, të panumërta dhe të përzemrëta ishin përgëzimet e urimet e pjesëmarësve që e nderuan këtë manifestim në qytetin që mban emrin më të bukur të to folurit shqip! Fjalën e kemi për fjalët zjarrta që buronin nga shpirti shqiptar dhe nga shpirti rumun, kushtuar librit të një poeti kosovar në Bukuresht. Këtë manifestim të rëndësishëm e përshëndetën edhe Dr. Xhelku Maksuti, Viktoria Milesku, Dorela Alistari dhe dy miq të mëdhenj të komunitetit shqiptar: Gjergj Miku (Gheorghe Micu, ishambasador i Rumanisë në Shqipëri, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare) dhe Gjergj Bukura (Gheorghe Bucura, miku më i dashur i Kosovës dhe ishkëshilltar i Zyrës rumune në Prishtinë). Pas vlerësimeve të përzemërta të Dr. Xhelku Maksutit lidhur me prezencën e një poeti kosovar në gjirin tonë dhe kontributin e autorit të këtij shkrimi kushtuar afirmimit të letërsisë shqipe në gjuhën rumune, e mori fjalën ambasadori Gjergj Miku:
“Zoti Çapriqi! Unë jam tani i pensionuar por kjo nuk don të thotë se jam shkëputur nga admirimi im ndaj kulturës dhe shpirtit shqiptar pas qëndrimit tim mbi 20 vjeçar në Shqipëri. Rumania ka qenë përherë motra besnike e Shqipërisë dhe kjo më entuziazmon, siç më entuziazmon edhe prezenca Juaj në gjirin tonë.” Duke e përmbyllur këtë solemnitet simbolik dhe duke i falënderuar mysafirët e ftuar që erdhën në këtë vapë të madhe për të na nderuar, poeti Basri Çapriqi shprehu konsiderata të larta ndaj organizatorit, shkrimtarëve rumunë dhe Bukureshtit si kryeqendër e kulturës dhe letërsisë shqipe: “Dua të falënderoj ndër të tjerët edhe zotin Gjergj Bukura për të cilin shpresojmë se do vijë dita kur do ta përfaqësojë Rumaninë në cilësi të ambasadorit të parë të këtij vendi në Kosovë. Shqiptarët gjithmonë e kanë ndjerë Bukureshtin si qendër e shqiptarizmit dhe veteranëve që i kanë dhënë ritëm kulturës dhe gjuhës shqipe. Mjafton të përkujtosh Nikolla Naçon, Asdrenin, Lasgush Poradecin, Mitrush Kutelin, madje pse jo, edhe Xhelku Maksutin, Luan Topçiun dhe Baki Ymerin, kontributi i të cilëve për kulturën shqiptare kaplon dimensionet e një admirimi të pashoq.” (11 qershor 2010).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri : Lëng lirik nga vëllimi Kaltrina (Bukuresht, 1994)
» Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
» Baki Ymeri:SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011)
» Një përurim i suksesshëm i Kosovës në Bukuresht
» Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.
» Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
» Baki Ymeri:SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011)
» Një përurim i suksesshëm i Kosovës në Bukuresht
» Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi