Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edita Tahiri ka pritur kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliun

Shko poshtë

Edita Tahiri ka pritur kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliun  Empty Edita Tahiri ka pritur kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliun

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 13, 2011 7:23 pm

www.preshevajone.com






Edita Tahiri ka pritur kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliun

Edita Tahiri ka pritur kryetarin e Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliun  1aaaaaaaaaaaaaedi.jpg

Nga ky takim me znj.Edita Tahiri sot pasdite në Prishtinë me përfaqësuesin nga Bujanoci, z.Jonuz Mulsiun ka njoftuar AIK "Presheva Jonë" se nga Prishtina zyrtare kam kërkuar që të hapet një zyrë, përfaqësi komunikimi nga Lugina e Preshevës në Prishtinë.


Prishtinë 12 prill / AIK-Presheva Jonë


Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu kënaqësinë për takim dhe premtoi përkrahje dhe angazhim maksimal për realizimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Lugin¨nene e Preshvës duke thënë se Kosova do të jetë gjithmonë krahë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, njofto sot Agjencia Informative Kombëatre "Presheva Jonë"

Kryetari Musliu i ka deklaruar sot agjencisë "Presheva Jonë" se "une kam informuar zëvendëskryeministren Tahiri për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë. Ai theksoi se edhe pas një dekade Marrëveshja e Konqulit është larg realizimit dhe rrjedhimisht të drejtat e shqiptarëve etnik atje mbeten të diskriminuara, si dhe perspektivat e cunguara shkaktojnë largimin e tyre nga trojet etnike. Musliu kërkoi mbështetje më të madhe nga Kosova për shqiptarët e Luginës së Preshevës në të gjitha planet, duke kërkuar po ashtu që çështja e tyre të përfshihet në dialogun teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë..."

Duke folur për dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë, Tahiri potencoi se ky dialog i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA-të trajton çështjet praktike me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dyja vendet dhe nuk përfshinë çështjet politike. Ajo shprehu bindjen se dialogu do të kontribuojë për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe afrimin e të dyja vendeve me Bashkimin Evropian dhe bashkësinë evro-atlantike. Në veçanti ajo nënvizoi se trajtimi i barabartë i minoriteteve në gjithë rajonin është një kontribut për demokracinë, paqen dhe stabilitetin.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për forcimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes në të ardhmen. Nga ky takim me znj.Edita Tahiri sot pasdite në Prishtinë përfa¨qesuesin nga Bujanoci, z.Jonuz Mulsiu ka njoftuar AIK "Presheva Jonë" se nga Prishtina zyrtare po ashtu kam këdrkuar që të hapet një zyrë, përfaqësi komunikimi nga Lugina e Preshvës në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi