Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U rivarrosen 18 anëtarë të familjes Krasniqi

Shko poshtë

U rivarrosen 18 anëtarë të familjes Krasniqi Empty U rivarrosen 18 anëtarë të familjes Krasniqi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 14, 2011 10:35 pm


U rivarrosen 18 anëtarë të familjes Krasniqi

U rivarrosen 18 anëtarë të familjes Krasniqi Rivarrosen18


Tetëmbëdhjetë arkivole të mbuluara me flamuj kombëtar, shumica arkivole fëmijësh, janë vendosur të enjten në lëndinën jo fort larg shkollës “Imer Krasniqi” të Carrallukës, në pritje të rivarrimit të eshtrave të 18 anëtarëve të familjes Krasniqi nga ky fshat. Vaji i familjarëve e farefisit, i grave, e fëmijëve në veçanti të krijonte përshtypjen sikur ngjarja të kishte ndodhë sot.

Suzan Novobërdali, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka qenë e ftuara e parë për fjalë në ceremoninë e organizuar pak nën shtëpinë ku viktimat që po rivarroseshin ishin ekzekutuar dhe

djegur pikërisht 12 vjet më parë. Duke folur në emër të Kuvendit të Kosovës, ajo ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me familjarët e viktimave.

Ragip Begaj, kryesues i KK të Malishevës, u ka bërë ftesë institucioneve ndërkombëtare që të merren me kriminelët që i shkaktuan viktimat e Carralukës e të rasteve të ngjashme në Kosovë. “Le të merren me kriminelët e vërtetë e të mos merren me shqiptarët”, ka sugjeruar Begaj. Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, ka tërhequr vëmendjen se kriminelët që e kryen krimin e 14 prillit 1999 në Carrallukë kishin bërë gjithçka që t’i fshihnin gjurmët. “Kjo masakër është një dëshmi se ushtria dhe policia serbe vepronte në mënyrë të organizuar dhe të programuar për të zhdukur çdo gjë që frymonte shqip, madje edhe Mentorin 1 vjeçar, Shkurtën, Drenushën dhe fëmijë të

tjerë”, ka theksuar kreu i komisionit qeveritar, duke përmendur me radhë emrat e fëmijëve dhe duke shkaktuar të qara të vrullshme të familjarëve. “Oooo, një klasë fëmijë na i kanë vrarë”, qante dhe vajtonte një grua.

Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës së personave të pagjetur “Zëri i prindërve” ka folur për krajatat e familjeve të personave të pagjetur në kërkim të anëtarëve të tyre. Nystrete Kumnova, nga shoqata “Thirrjet e nënave” ka tërhequr vërejtjen se të enjten Carralluka duhej të ishte e mbushur nga institucionet e vendit “që thirren në emër të dëshmorëve dhe të martirëve”.

Më 14 prill 1999, forcat serbe i kishin ekzekutuar në shtëpinë e tyre 22 anëtarë të familjes
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi