Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:ÇDO GJË DO TA NDAJMË SONTE

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:ÇDO GJË DO TA NDAJMË SONTE Empty Adem Zaplluzha:ÇDO GJË DO TA NDAJMË SONTE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 15, 2011 10:17 pm

Adem Zaplluzha:ÇDO GJË DO TA NDAJMË SONTE U1_AdemZaplluzha

Adem Zaplluzha:ÇDO GJË DO TA NDAJMË SONTE

Në paradhomën e kujtesës
Ndaje përgjysmë mollën e pjekur
Nëse nuk të bezdis
Ndaje edhe krimbi

Çdo gjë sonte
Do ta ndajmë sonte në dy pjesë
Të barabarta
Edhe natën duke lënguar
Në lotin e hënës

Ne duhet ta zgjidhim fjalëkryqin
Ashtu si jemi mësuar
Pa harruar asnjë parafjalë

Pa lënë
Në trastën e lypsarit as një qindarkë
Se për ndryshe
Na pështjellohet llogaria

Nuk është puna e jonë
T’i përcjellim ditët me shi
Edhe kur mbesim të vetmuar
Na shoqëron heshtja

Ti ndaji përgjysmë
Nëse do
Edhe puthjet e tua
Mua mos më qitë në harresë

Në daç puthu me djallin
Por ruaje tregimin për lulen
Që ta dhuroi aromën
Kur të largohemi

Nga ky qytet me plot bërllok
Nëse nuk të pengon
Ndaji përgjysmë
Edhe kontejnerët
Çdo gjë do të ndajmë sonte
Në vetullat e plagosura të hënës


ademzaplluzha@hotmail.com
Nga libri TEJDUKSHMERIA E SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi