OKB-ja përdhosi fitoren e NATO-s
Faqja 1 e 1
OKB-ja përdhosi fitoren e NATO-s
OKB-ja përdhosi fitoren e NATO-s
Kosova falënderon përjetësisht NATO-n
“E kemi fituar me sakrificën tonë gjithë popullore, me mbështetjen e plotë të botës perëndimore, Uashingtonin, BE-në dhe NATO-n”, tha Thaçi.
Shqiptarët nuk mund t’i jenë kurrë mosmirënjohës SHBA-ve dhe NATO-s që mori vendim për ndërhyrjen në Kosovë, por kurrë nuk mund t’ia falin OKB-së, që e përbuzi fitoren madhështore të Aleancës mbi regjimin gjenocidal të Beogradit. Kosova ka përjetuar për herë të parë lirinë pas shekujsh kur NATO-ja i dha fund okupimit të Kosovës nga Serbia. Por, Kosova vazhdon të vuajë përbuzjen që OKB-ja i bëri ndërhyrjes së NATO-s, dhe fitores së saj ndaj Serbisë. OKB vazhdon ta konvertojë “paqën” si “liri”.
Aleanca më e fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit, NATO-ja, e nisur nga ideja humane për shpëtimin e popullit të Kosovës, filloi sulmet ajrore kundër makinerisë vrastare serbe, sulme këto që zgjatën 78 ditë me radhë.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se periudha nga data e fillimit të bombardimeve të NATO-së deri këtu ku jemi është një periudhë e historisë së re të Kosovës dhe e suksesit të plotë. “Data e 24 marsit është e një rëndësie të veçantë për vendin tonë, Kosovën e pavarur, sovrane dhe demokratike, për lirinë që e kemi fituar me sakrificën tonë gjithë popullore, me mbështetjen e plotë të botës perëndimore, Uashingtonin, BE-në dhe NATO-n”, tha Thaçi. Xhavit Beqiri zëdhënës i presidentit Fatmir Sejdiu, 24 marsin e quan ditë të shpresës “Padyshim se është një datë tepër e rëndësishme e historisë moderne të vendit tonë. Fushata e NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore e paramilitare serbe që kryenin krime të rëndë në Kosovë është ndërmarrja më e madhe humanitare që ka njohur ndonjëherë njerëzimi, me qëllim të shpëtimit të në populli të pambrojtur nga shfarosja kolektive”, tha zëdhënësi Beqiri. Ai falënderon SHBA-të, BE-në dhe vendeve të tjera të botës demokratike të cilat ndihmuan Kosovën dhe popullin e saj në orët më të liga të historisë sonë.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha se gjatë gjithë viteve pas qershorit 1999 institucionet dhe qytetarët e Kosovës kanë arritur suksese të lakmueshme që duhet t’i vlerësojmë. Krasniqi e sheh të domosdoshëm praninë e NATO-s në Kosovë deri në konsolidimin e plotë të institucioneve të sigurisë.
Për ekspertin ushtarak Ramadan Qehaja, data e 24 marsit është një përvjetor shumë i rëndësishëm para së gjithash nga aspekti ushtarak. “NATO-ja, edhe pse me vonesë, arriti të ndërpresë një spastrim etnik të popullatës shqiptare nga trojet e veta, që ishte pozitive jo vetëm për shqiptarët në Kosovë, por edhe më gjerë”, tha z. Qehaja.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ditët e tmerrshme të viteve të ‘99-ta, dëbimet e shqiptarëve nga shtëpitë e veta, përballjen me frikën e vdekjes. “Sulmet e NATO-s mbi forcat serbe i dhanë drejtim një lufte të pabarabartë, të drejtë nga ana e popullit të Kosovës për liri dhe u sigurua edhe përmbyllja e kësaj lufte që rezultoi me kthimin e njerëzve të shpërngulur në vend, me fillimin e jetës në një ambient të sigurt me ardhjen e forcave të NATO-s dhe me ndërtimin e proceseve të cilat kanë rezultuar deri në ditën e sotme me Kosovën shtet”, tha z. Haradinaj.
Për Adem Salihajn, nënkryetar i LDD-së, intervenimi i NATO-s ka vulosur fatin e Kosovës. “Ishte një intervenim i drejtë, energjik dhe roli i NATO-së duke filluar nga 24 marsi ka qenë i pazëvendësueshëm dhe askush tjetër nuk do të kishte munduar ta arrijë këtë që është arritur”, tha ai.
Ismet Mulaj, anëtarë i kryesisë së AKR-së, thotë se NATO-ja e shpëtoi një popull nga shfarosja e planifikuar nga regjimi i Beogradit. “Tash dhjetë vjet nga ajo ditë, shqiptarët e vlerësojnë pozitivisht ndërhyrjen e NATO-së si dhe falënderojnë gjithë atë ushtarë që rrezikuan jetën e tyre që ne sot të jetojmë si vend i lirë”, tha Mulaj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» VV shpall fitoren në Prishtinë
» PD kremton: E djathta shpall fitoren
» Haradinaj uron Berishën për fitoren
» Rama shpall fitoren , KQZ pa rezultate

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi