Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Limaj: EULEX-i po hetohet

Shko poshtë

Limaj: EULEX-i po hetohet Empty Limaj: EULEX-i po hetohet

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 16, 2011 7:34 pm


Limaj: EULEX-i po hetohet



Limaj: EULEX-i po hetohet 17limaj160411_Skandal në EULEX, dyshohet një person për abuzim të pozitës zyrtare


Një institut evropian i pavarur është duke e hetuar EULEX-in. Edhe ata e kanë parë se unë jam simboli që EULEX-i ka bërë shkelje eklatante, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Në një intervistë për radion Evropa e lirë, Limaj, i cili njëherësh është nënkryetar i PDK-së, ka theksuar se në EULEX ka njerëz që punojnë me mentalitetin e UNMIK-ut, dhe që vazhdojnë ta shohin Kosovën jo si shtet i pavarur, por si protektorat të UNMIK-ut.

“Kësaj fryme i ka ndihmuar edhe mënyra jonë e qeverisjes, ai mentaliteti jonë servil, dhe kam frikë që këtu po tentohet të mbytet çdo zë i pavarur, po tentohet të mbytet çdo iniciativë që buron nga vendorët, që i shërben vendit”, ka thënë Limaj.

Duke folur rreth pretendimeve të bëra për korrupsion dhe krime lufte, Limaj ka theksuar se nuk ka asnjë informacion.

“Mund të them që ka ardhur një institut evropian ose një organizatë joqeveritare, institut i pavarur, i cili është duke bërë hulumtime, duke e hetuar EULEX-in dhe ka ardhur konkretisht me mua një kohë, për rreth 4-5 ditë. Ata kanë kërkuar nga unë të jap mendimet e mia rreth tij, sepse ata janë duke e hetuar punën e EULEX-it se sigurisht edhe ata e kanë parë se unë jam simboli që EULEX-i ka bërë shkelje eklatante në të dyja rastet. Unë jam shumë kureshtar të di se a ka ndonjë komision Bashkimi Evropian brenda për brenda për të kontrolluar mënyrën dhe punën se si e përmbush mandatin EULEX-i gjë që kjo tash e tutje do të jetë aktuale, sepse ky institut përmes avokatëve të mi do ta ngre këtë çështje për ta parë se çka po ndodh. Tani për tani asgjë nuk kam”, ka thënë Limaj ndaj të cilit kohë më parë EULEX-i ka lëshuar fletarrest për kinse krime lufte.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi