Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Nuk ka zgjidhje multilaterale për Kosovën

Shko poshtë

Teki Dervishi:Nuk ka zgjidhje multilaterale për Kosovën Empty Teki Dervishi:Nuk ka zgjidhje multilaterale për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 11:47 pm

Nuk ka zgjidhje multilaterale për Kosovën

Teki DËRVISHI


Kur ndodhën ndërhyrjet multilaterale në vendet e ndryshme të krizës nëpër botë, sado që “pajtimi” për “ndërhyrje” bëhet me një lloj konsensusi, nuk vonon dhe dalin kualifikime të ngjashme si ai i Jaap de Hoop Scheffer-it, që “ndërhyrjet” multilaterale, i karakterizon si “ndërhyrje kontraverse”. Kontraverse del nga fjala kontradiktore, kontradiktore del nga qëndrimet e dekonverzuara lidhur me një a më shumë “ndërhyrje”. Jo që është sofizëm të thuhet se “shoqëria njerëzore është zhvilluar në bazë të kontradiktave”, por më shumë se sociologjia, këtë tezë e vërteton “Historia e Luftës”.
Ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë Rusia e kishte kualifikuar si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, pasi që ata që pikërisht shkelin “të drejtën” për vetëvendosje, (që është një e drejtë ndërkombëtare) vazhdimisht mbështeten në kontradiktat politike, të cilat paraqiten jo në bazë “të të drejtave”, por në bazë të suprimateve të fuqive të mëdha ushtarake dhe ekonomike. Nëse në bazë “të të drejtave ndërkombëtare”, të cilat Rusia i promovon nëpërmjet instrumentit për prodhimin e krizave që quhet OKB, atëherë pse janë të konfrontuara fuqitë e mëdha, dhe pse bota ndahet në Lindje-Perëndim, kur paska mundësi që në bazë të së “drejtës ndërkombëtare” të standardizuar në OKB të zgjidhen të gjitha konfliktet permanente që ekzistojnë sot në botë, ku më së paku janë të gjallë 78 vatra të krizës, dhe pse e “drejta ndërkombëtare” e Rusisë e prodhoi Darfurin, Ruandën, Srebrenicën, Reçakun, Bllacën. Mbi cilat të drejta ndërkombëtare është mbështetur lufta e shtetit policor të Serbisë kundër boshnjakëve, kroatëve, shqiptarëve?
Por në bazë të kodeve të së “drejtës ndërkombëtare” OKB-ja e instaloi në Kosovë administratën (e Serbisë) UNMIK-un, pas një lufte të fituar me një ndërhyrje “kontradiktore” të Scheffer-it. E “drejta ndërkombëtare” multilaterale e përfaqësuar në UNMIK-un (1244) dëshmoi se nuk mund të zbatohet, për shkak se pikërisht nuk mund të gjendet asnjëherë një konsensus multilateral, kur bëhen grumbull në “mbrojtjen” e së “drejtës ndërkombëtare” Lindja dhe Perëndimi në konflikt të përhershëm mijëvjeçar. Ky eksperiment ku provohet zbatimi i së “drejtës ndërkombëtare” është implementuar vetëm në vendet afrikane, aziatike, në Bosnje dhe në Kosovë. Me siguri Spanja nuk do të lejonte që instrumenti i së “drejtës ndërkombëtare” OKB-ja të vendoset në Spanjë dhe atje ta përpilojë një Kushtetutë ku do të kishin të drejta “diskriminimesh pozitive” pakica baske mbi shumicën spanjolle. Ose merrni me mend sikur “e drejta ndërkombëtare” të ndërhynte në Perandorinë Ruse, që shkel dhe okupon Gjeorgjinë, Çeçeninë dhe të gjitha republikat islame, që i mban nën thundrën sllave në bazë të së “drejtës ndërkombëtare”.
Festivali politik i vendimit të Spanjës t’i tërheqë trupat e “KFOR-it-spanjoll” nga Kosova (për gjashtë muaj, thuajse kjo nuk mund të bëhet për një ditë), ishte një kërcënim për NATO-n dhe nuk ka të bëjë fare me Kosovën). Kjo dëshmon tezën tonë mbi kontradiktat jo vetëm bilaterale Perëndim-Lindje, por edhe me kontradiktat që janë shumë të ashpra brenda vetë aleancave politike, siç është për shembull krijesa alkimike e quajtur BE, që nuk po arrin dot të kushtetutizohet, pikërisht për shkak të kontradiktave të fuqishme brenda saj. Nëse përveç Rusisë (dhe aleatëve të saj në Lindje të Afërme dhe të Largët) të gjitha instancat e rëndësishme politike botërore pajtohen se UNMIK-u në Kosovë ka dështuar, atëherë pse nuk na bie ndërmend që organizatat multilaterale politike nuk mund të kenë sukses në zgjidhjen e problemeve për të cilat (probleme) kanë marrë obligim që do t’i zgjidhin?
“Afera e Spanjës” duhet t’i shërbejë faktorit politik vendës të Kosovës që ta ngrejë problemin e pjesëmarrjes së “forcave paqësore” në Kosovë të të gjitha atyre vendeve që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Shteti i pavarur i Kosovës duhet të abstenojë me rezistencë paqësore ndaj kujtdo qoftë dhe sado i fuqishëm që është, që e shkelë pavarësinë e Kosovës. Nuk kemi luftuar për “paqe”, por për liri! Kemi nevojë të bëjmë aleancë me ata që do ta mbrojnë lirinë e Kosovës, e jo paqen e kurdisur mbi të drejtat inekzistente ndërkombëtare. Që në zanafillën e Lëvizjes për Pavarësi (LDK-PDK) populli i Kosovës e ka kërkuar ndihmën e një shteti, e jo të shteteve aleate të Rusisë, përkatësisht Serbisë. Diplomacia shqiptare duhet të orientohet në marrëdhënie unilaterale veç e veç me të gjitha ato shtete që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe me asnjë shtet tjetër. Kurrë nuk mund të pajtohen që të gjithë grumbull për çështjen e Kosovës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi