Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Dy fjalë pafajësie për popullin tonë

Shko poshtë

Xhesika Vula:Dy fjalë pafajësie për popullin tonë Empty Xhesika Vula:Dy fjalë pafajësie për popullin tonë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 19, 2011 1:17 am

Xhesika Vula:Dy fjalë pafajësie për popullin tonë 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Dy fjalë pafajësie për popullin tonë
--------------------------------------------------------------------------------
Xhesika Vula:Dy fjalë pafajësie për popullin tonë 206343_1830970067540_1639025407_1758210_2181307_n
Populli ynë, në një analizë më të thellë, duhet kuptuar që ka vuajtur shumë. Nuk e fajësoj se është i pashkolluar e nuk ka përjetuar civilizimin e duhur. Nuk e fajësoj që merr çdo gjë që i servohet me “copy-paste”, apo që pranon çdo gjë nga “me lartë”, i cili po ashtu e ka të deleguar nga “një edhe me lartë”. Nuk e fajësoj qe ka ndryshuar edhe shumë koncepte, madje-madje disa nga to edhe nuk i ka kuptuar e përjetuar kurrë...Por tani është momenti i fundit t’i tregosh bijve tuaj mbështetjen tënde, tekefundit jo për obligimin qe ke me rregulla të shkruara e të pashkruara, jo për patriotizëm, por ktheja hakun e jetës së atyre, që e patën vendosur ta japin për ty.>>>
Ju lexues të nderuar thoni ta fajësoj, por unë thjeshtë nuk mundem. Nuk kam zemër ta fajësoj popullin tim se nuk e di çka do të thotë “Liria”, tekefundit duhet kuptuar që populli ynë historikisht ka mundur vetëm ta paramendojë, ta imagjinojë dhe të ëndërrojë “të qenit i lirë”.
Ku ka faj populli qe nuk e kupton se është burim i sovranitetit, i cili nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, ka të drejtë të vendosë për tokën, ajrin, ujin dhe të caktojë rregulla përbrenda shtëpisë për bijtë e bijat e vet. As qe me bën zemra punë ta fajësoj as për zhgënjimin e tij kur i shikon bijtë e vet duke e lënë në baltë apo duke i’a punuar ndonjë gropë poshtëruese, lagë qoftë edhe vdekjeprurëse vëllai-vëllait e motra-motrës.
Pse ta fajësoj unë popullin, që ka frikë ta shfrytëzojë edhe të drejtën e fjalës, sepse shumë shpejtë mund të dalin telashe, e ku ka kohë populli të merret me gjykata( jo te vetat), kurse duhet kujdesur për darkën e familjes në tërë këtë shkallë enorme të papunësisë.
Dhe ky shkrim është mundësia ime e vetme t’i them popullit tonë se nuk e fajësojë as për gjerat qe ka faj, vetëm se tani për hir te stërgjyshit autokton, për hir të vuajtjeve qe përjetoi gjyshi për të mos u shndërruar në një servil, në shenjë respekti për prindin qe nuk u dorëzua asnjëherë, është momenti qe populli jonë të kuptojë se e ka për detyrë te na mbrojë nga politika e filanit e fistekut prej kush e di kahit e për qellim te dikujt, që ne si popull nuk e kemi idenë.
Mos i harro heronjtë e tu, mos i braktisë bijtë e tu qe ishin në gjendje të sakrifikonin jetën për ty në momentet kur ti kishe nevojë e ai filani e fisteku nga kush e di kahit nuk e kishte as idenë me te vogel per ty.
Populli ynë! Mend mbushemi kur te duash, por tani është momenti i fundit t’i tregosh bijve tuaj mbështetjen tënde, tekefundit jo për obligimin qe ke me rregulla të shkruara e të pashkruara, jo për patriotizëm, por ktheja hakun e jetës së atyre, që e patën vendosur ta japin për ty..

Në kohën e fundit u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit Sali Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari. Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.
Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit. Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m'u kujtuan dy shembuj. Po e nis nga ai më i freskëti.
Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë "TV5 Monde" disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju? Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij. Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola’së «J'accuse - Unë akuzoj».
Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus» (Dreyfus-Affäre - Sh.B). Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete. Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik. Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d'etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola’së. Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus. Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit. Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.


Ambasadori i vogël i një vendi të madh

Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh. Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit. Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit. Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet '70.
Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t'u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi "kinezërira". Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin "Koncert në fund të dimrit" të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi "kinezëri". Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te "Tajvani", pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt. Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë.
Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur. Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca. Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve '70 që kanë ndodhur në Amerikë. Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashtu siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë. Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve. Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, (Lexoni: Leter nga SHBA-ja ambasadorit Arvizu per sjelljen pas 21 janarit - Sh.B) por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu. Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë "të pakënaqurit nga opozita". Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar? Në një shkrim timin atë e kam quajtur "Perëndesha e dhimbjes sonë". Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende. Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m'u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.


Reagim i Ambasadës Amerikane ndaj shkrimit të dr.I.Yzeirit

Po ju shkruaj per t’ju informuar qe Ambasada e SHBA ka vendosur te nderprese marredhenien e saj profesionale me gazeten Shekulli deri ne nje njoftim te metejshem. Duke hyre ne fuqi menjehere Ambasada do te anuloje te gjitha pajtimet e saj me gazeten Shekulli dhe stafi i gazetes nuk do te ftohet me per te marre pjese ne aktivitete apo trajnime te sponsorizuara nga Ambasada. Gjithashtu Ambasada nuk do ti dergoje me gazetes Shekulli njoftime per shtyp apo deklarata te Ambasades. Ambasada e ka marre kete vendim ne pergjigje te nje opinioni nga Ilir Yzeiri botuar ne gazeten tuaj me daten 9 prill me titull Intelektualet dhe Ambasadori i Vogel i nje vendi te Madh. Me lejoni te jem shume i qarte. Ambasada nuk kundershton ne asnje menyre faktin qe Z. Yzeiri nuk eshte ne nje mendje me disa prej pikepamjeve te Ambasadorit Arvizu apo politiken e SHBA. Ne fakt javen e kaluar Ambasadori Arvizu u takua me disa prej kritikeve te tij me te njohur ne media per te diskutuar politiken e SHBA ne Shqiperi. Megjithate artikulli i Z. Yzeiri shkoi shume pertej kufijve te gazetarise profesionale dhe opinioneve. Perkundrazi kaperceu kufirin dhe u shnderrua ne nje sulm personal te papershtatshem dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve te Bashkuara. Pergojimet e lidhura me racen dhe etnine vecanerisht ishin te pavend per nje gazete e cila pretendon te perfaqesoje opinionin kryesor. Jam ne dijeni se ne faqet e gazetes per editorialet dhe opinionet ka nje shenim te redaksise per pikepamjet e shprehura. Megjithate nuk ka asnje shenim redaksional qe mund ta shfajesoje kete botim nga pergjegjesia per te mos lejuar artikuj opinioni qe qartazi sulmojne individet mbi bazat e prejardhjes se tyre racore etnike. Gjate njezet viteve te kaluara Shtetet e Bashkuara kane punuar me organet e mediave shqiptare te te gjitha llojeve per te mbeshtetur krijimin e mediave te pavarura e profesionale ne Shqiperi sepse dime qe nje media e lire e pergjegjshme dhe e pavarur eshte me rendesi kritike per funksionimin e nje shteti demokratik. Pergjegjesia juaj eshte e madhe sepse me gazeten tuaj keni fuqine te ndikoni debatin dhe te informoni qytetaret. Shpresoj qe ne te ardhmen gazeta Shekulli do te marre kete detyre me seriozisht dhe do te ribashkohet me radhet e gazetarise se pergjegjshme...

Kryeredaktori i Shekulli’t, Adrian Thano i përgjigjet letrës së Ambasadës amerikane në Tiranë

I nderuar Ambasador Arvizu

Se pari konsideroni qe kjo pergjigje ndaj letres se Ambasades Amerikane qe ka mberritur dje pasdite ne redaksine e Shekulli-t eshte nje detyrim ndaj lexuesve tane jo ndaj jush. Nepermjet letres ne fjale u njohem me vendimin tuaj per te nderprere sic shkruani ju marredheniet me gazeten Shekulli. Besoj jua kane thene edhe keshilltaret tuaj qe ky vendim eshte i paprecedente eshte fare pa kuptim ne sensin juridik por megjithate shume i rendesishem per publikun shqiptar i cili ka nevoje te njohe pikepamjet tuaja mbi demokracine dhe rolin e medias. Ky vendim sic ju e quani ne letren tuaj me gjasa eshte i pari i ketij lloji ne historine e gazetarise sigurisht i pari qe aplikohet ne Shqiperi ndoshta ne bote nga nje ambasade drejt nje gazete dhe te kujton kohe krejt te tjera por pak rendesi ka kjo. Ju keni zgjedhur nje rruge ekstreme qe jua keni shkeshilluar me force te tjereve bojkotin. Ju mund te zgjidhnit nje forme reagimi publik normal ndaj opinionit qe kontestoni pra nje replike apo dicka te ngjashme dhe ne do ta botonim ate. Kurse reagimi ne nje forme te tille deshmon nervozizem qe ndoshta ju vjen nga performanca shume e kritikueshme publike qe ju zoti ambasador keni konsumuar keto muaj te qendrimit tuaj ne Shqiperi.
Nese nuk eshte nervozizem dhe ka arsye te tjera atehere thuajani publikut shqiptar arsyet e verteta eshte e sigurt qe do te degjoheni me vemendje. Per sa i perket opinionit ndaj te cilit ju keni rezerva pra ai me titull “Ambasadori i vogel i nje vendi te madh” me autor z. Ilir Yzeiri merrni ne konsiderate sa me poshte vijon. Ne i respektojme opinionet dhe kontributin e bashkepunetoreve tane dhe jemi shume te vemendshem ndaj etikes. Me kuptimin qe i keni dhene nje fjalie te ketij artikulli thjesht keni rikonfirmuar qe ju i nderuar nuk e njihni as Shqiperine as shqiptaret. Por nuk po zgjatemi ne kete pike pergjigjen mund ta merrni nga vete autori i artikullit te botuar ne faqet e opinioneve te Shekulli-t. Ajo eshte nje faqe e lire me te gjitha vijezimet e nevojshme per publikimet. Ne respekt te lexuesit qe ndoshta nuk e ka ne kujtese opinionin ne fjale ne po e ribotojme sot ate me lejen e autorit dhe po ia leme lexuesit te gjykoje nese aty ka pergojime te lidhura me racen dhe etnine sic shkruhet ne letren tuaj. Se fundmi me lejoni tju pergjigjem drejtperdrejt per disa rreshta qe i konsideroj krejt te panevojshem ne kete leter. - Ju shkruani se keni marre vendim qe citoj stafi i Shekulli-t nuk do te ftohet me per te marre pjese ne aktivitete apo trajnime te sponsorizuara nga Ambasada. I nderuar mik Po ju njoftoj paraprakisht qe edhe pasi ju te rilidhni marredheniet me Shekulli-n stafi refuzon cdo trajnim te sponsorizuar nga ju apo institucione te tjera. Vec te tjerash kjo eshte e ndaluar per gazetaret tane. Ju shkruani me tej Gjithashtu Ambasada nuk do ti dergoje me gazetes Shekulli njoftime per shtyp apo deklarata te Ambasades.... Ju kujtojme qe ne cdo rrethane jemi ne qe vendosim nese do te botojme nje njoftim per shtyp dhe jo anasjelltas. Ne fund te letres ju shkruani dicka fyese. Citoj Shpresoj qe ne te ardhmen gazeta Shekulli do te marre kete detyre me seriozisht dhe do te ribashkohet me radhet e gazetarise se pergjegjshme.
I nderuar ambasador ështe e dyta here qe merrni persiper te fusni Shekulli-n neper klasifikime. Ndoshta eshte rasti tju themi qe gazeta Shekulli ka 15 vjet qe eshte ne opozite. Ju jeni i ri ne Shqiperi u lini radhe te tjereve te gjykojne nese opozicioni yne per te cilin kemi paguar dhe vijojme te paguajme kosto te larta eshte i pergjegjshem apo jo. Ushqejme si gjithe populli shqiptar ndjenjat me miqesore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivleresoni veten dhe mos perfitoni nga kjo ndjenje. Sic ju kam shkruar edhe ne nje redaksionale te meparshme si kryeredaktor i gazetes ne emer te lexuesve tane ju them se jemi thellesisht te shqetesuar per qendrimet tuaja pas 21 janarit. Per here te pare ne histori ne komentet dhe reagimet e shqiptareve mbi deklaratat tuaja kane nisur te hasen ndjenja shqetesuese antiamerikane. Pranoni nje sugjerim ashtu si ne pranojme perdite sugjerimet tuaja Nuk ia vlen barra qerane qe per nje qeveri gangsteresh te mbillni ne zemren e nje prej popujve me filoamerikane ne bote ndjesi te tilla. (Pashtriku com)


EULEX-i u vendos në Kosovë, më 9 dhjetor të vitit 2008. Atëbotë në mediet e vendit ishte publikuar ky lajm. Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, EULEX, fillon sot zyrtarisht punën e tij në Kosovë. Zyrtarët e këtij misioni u zotuan që ditën e parë, ata do të shtrihen në tërë Kosovën, përfshirë edhe veriun e saj. Fillimi i punës së EULEX it duhet të shënojë edhe përmbylljen e Misionit të Kombeve të Bashkuara, i cili ka administruar Kosovën që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.
Zyrtarë të misionit thonë se aktualisht në Kosovë kanë arritur 1300 policë, prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Në ditën e parë të shtrirjes në veri, fillimisht do të vendosen afro 100 policë të EULEX it. Udhëheqësit politikë në Kosovë thanë se misioni duhet të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës mbi bazën e Kushtetutës së saj dhe planit Ahtisari. Misioni më i madh në historinë e BE së, do të luaj rolin e këshillëdhënësit dhe mbikëqyrësit në fushën e Drejtësisë, Policisë e Doganave në Kosovë.
Kështu u tha atëherë, por nuk ndodhi ashtu. Madje ndodhi krejt ndryshe dhe më vonë do të shihet se ky mision në Kosovë u vendos me mashtrime, ashtu sikur mijëra vjet më parë grekët dinakë kishin vendosur Kalin e Drurit para portave të Trojës. As ditën e parë, as në muajin e parë, por as në vitin e parë, e madje as sot pas dy vite e gjysmë, EULEX-i nuk është vendosur në veri të Kosovë, për më tepër gjatë vitit të fundit edhe e ka anashkaluar në tërësi këtë pjesë të vendit tonë, për shkak, sikur thuhet, të veprimeve të grupeve ekstremiste serbe. Në fund të këtij lajmi nënvizohej se EULEX-i do ta luajë rolin e këshillëdhënësit dhe mbikëqyrësit në fushën e Drejtësisë, Policisë e Doganave, në Kosovë. Mirëpo, EULEX-i rolin këshillëdhënës dhe mbikëqyrës e zëvendësoi me arbitrarizëm dhe filloi arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së madje pa paralajmëruar asnjë organ relevant të sigurisë në Kosovë dhe duke u bazuar ekskluzivisht në dosjet e Prokurorisë së Serbisë të kohës së regjimit të Milosheviqit.
Këto veprime të EULEX-it, që ishin devijime të tërësishme nga përmbajtja dhe qëllimi i deklaruar i misionit, i kishin vërejtur me kohë politikanët tanë, por nuk kishin reaguar. Pse nuk kanë reaguar atëherë dhe pse nuk reagojnë si duhet dhe si e kërkon interesi i vendit as sot duhet, të pyeten ata. Realisht ata, duhet të japin përgjegjësi për të gjitha veprimet e kundërligjshme të misionit EULEX, i cili në asnjë segment nuk iu përmbajt mandatit këshillëdhënës dhe mbikëqyrës.
Pasi EULEX-i konfirmoi se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kishte filluar bashkëpunimin me Beogradin zyrtar duke nënshkruar edhe protokolle “ndërshtetërore”, kreu institucional i Kosovës, i indinjuar nga Plani gjashtë pikësh i Ban Ki Munit, mori vendim dhe paraqiti një dokument 4-pikësh ku kundërshtohej përfundimisht plani 6-pikësh i kreut të OKB-së, dhe i Beogradit, për shtrirjen e këtij misioni. Prishtina zyrtare ka prezantuar katër pikat e saj për shtrirjen e misionit të EULEX-it në Kosovë, duke besuar verbërisht se ky mision ishte vendosur në Kosovë për të ruajtur tërësinë territoriale dhe ndihmën në vendosjen e “sundimit të ligjit”. Këto pika vijnë si një lloj kundërpërgjigjeje pas një plani gjashtë-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban ki Moon, të harmonizuar me Beogradin, të cilin Kosova e ka hedhur poshtë. Plani i Ban Ki Munit, kishte për qëllim, që fillimisht t’i frustronte shqiptarët, në mënyrë që ata ta pranonin pa rezervë misionin EULEX, duke menduar se ai do të kundërshtonte gjashtë pikat e zeza të Ban Ki Munit.
Asokohe kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, duke kundërshtuar planin e Ban Ki Munit, i cili projektonte ndarjen edhe ‘de jure” të veriut të Kosovës, i paraqiti katër pika, duke shtuar se qëndrimet e Prishtinës ishin të harmonizuara dhe prezantonin pozicionin e institucioneve, mbi bazën e të cilave misioni i BE-së mund të fillonte shtrirjen në gjithë territorin e Kosovës.
Në deklaratën e kryetarit Sejdiu shkruante:
- Jemi për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, sipas mandatit të paraparë me deklaratën e pavarësisë, dokumentin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, aksionin e përbashkët të 4 shkurtit të vitit 2008 dhe ftesën bërë EULEX-it nga institucionet e Kosovës, të nënshkruar edhe nga presidenti, më 17 shkurt dhe 8 gusht të vitit 2008”.
- Institucionet e Kosovës refuzojnë dokumentin gjashtë-pikësh”.
- Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë me EULEX-in për vendosjen në tërë territorin e Kosovës”.
- Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n”, - tha Sejdiu, duke prezantuar pozicionin e Prishtinës zyrtare.
Ndërkaq, kryeministri, Hashim Thaçi, kishte përsëritur pozicionin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe për shtrirje të EULEX-it konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ai kishte deklaruar: “E kemi ftuar dhe i kemi dhënë përkrahje dhe do ta ketë bashkëpunimin tonë të ngushtë EULEX-i për zgjerimin dhe ushtrimin e autoritetit në tërë territorin e Kosovës, në mënyrë që të funksionojë rendi dhe ligji në të gjithë territorin, në mënyrë që të mos ketë struktura jolegale në asnjë pjesë të territorit të Kosovës”.
Përkrahja që ELEX-i kishte marrë nga Qeveria e Kosovës, madje edhe më shumë se i lejonte mandati, bëri që segmente të caktuara antishqiptare të këtij misioni heterogjen në pikëpamje kombëtare, të marrin shumë më tepër pushtet se sa u takonte, duke u vendosur mbi ligjet e vendit, mbi Qeverinë e Presidencën dhe mbi Kushtetutën, e cila edhe si pjellë e Planit Ahtisari, EULEX-it i caktonte rolin këshillëdhënës e mbikëqyrës dhe jo rolin ekskluziv, ekzekutiv.
Ky mision nuk u shtri dot në veri të Kosovës, as kishte bërë fare përpjekje për t’u shtrirë në atë pjesë, meqë atje ishin të stacionuara mbetjet e misionit të UNMIK-ut , që përbëhej krejtësisht nga zyrtarë të shteteve sllave dhe të cilët ishin barrikaduar në atë pjesë me qëllim që ta legjitimonin ndarjen ‘de jure” kësaj pjese nga Kosova. Kjo po ndodhte në pikë të ditës dhe institucionet e Kosovës nuk bënë as përpjekjen më të vogël për t’ ia përkujtuar EULEX-it detyrat që kishte marrë përsipër në vendosjen e ligjit në veri të vendit.

EULEX-i u vendos në Kosovë më 9 dhjetor të vitit 2008 dhe qëllimi i misionit nuk ishte sundimi apo administrimi në Kosov

Në deklaratat e kreut të EULEX-it në nëntor të vitit 2008, me rastin e zbarkimit në Kosovë thuhej se “Synimi kryesor i misionit është t’i ndihmojë dhe t’i mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Qëllimi i misionit nuk është të sundojë apo të administrojë në Kosovë. Ky është një mision teknik, i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel”.
Për më tepër eurodeputetja Dori Pak, e entuziazmuar me misionin asokohe, kishte deklaruar: "Deri tani pjesa më e madhe e punës udhëhiqej nga OKB-ja, ndërsa shqiptarët ishin vetëm sa për dekor. Tani do të jetë anasjelltas. Shqiptarët do të janë ata që do të marrin përgjegjësinë në dorë, ndërsa ne do të jemi dekor, dhe ky dekor është shumë i rëndësishëm që gjithçka të bëhet si duhet." kishte thënë, Doris Pak, një zyrtare e lartë e Evropës, e cila edhe aktualisht gëzon respekt te populli i Kosovës.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroaziatike, Daniel Frid, më 28 nëntor të viti 2008, duke folur lidhur me vendosjen e misionit EULEX në Kosovë kishte thënë për “Zërin e Amerikës” se UNMIK-u t’i kalojë kompetencat EULEX-it duke shtuar se Kosova kishte shënuar një fitore të madhe, sepse kundërshtoi planin 6 pikësh dhe Kombet e Bashkuara, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta pranonin dhe ta respektonin këtë qëndrim të saj. Në fakt, asgjë nuk do t’i detyrohet Kosovës, as plani gjashtë pikësh dhe as ndonjë gjë tjetër. EULEX-i do të vendoset në Kosovë dhe do të konsultohet e do të bashkërendojë veprimet e tij me autoritetet e Kosovës, me Prishtinën zyrtare. Kjo është në fakt hera e parë që Qeveria e Kosovës ngre zërin dhe shpreh pozicionin e saj si një vend sovran. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kuptojnë dhe e pranojnë këtë dhe EULEX-i do ta respektojë. EULEX-i, ku marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, do të dislokohet në Kosovë vetëm duke u konsultuar dhe bashkërenduar veprimet me Prishtinën.
Ndërsa duke folur për sa i përket veriut të Kosovës, pjesës veriore të Mitrovicës, Daniel Frid, kishte thënë se EULEX-i do të vendoset në të gjithë vendin, në veri të Mitrovicës gjithashtu, në të gjithë zonën në veri të Lumit Ibër. Ky është një vend i pandarë, nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj ndarjeje, as “të fortë” dhe as “të butë”, dhe me as ndonjë lloj tjetër ndarjeje. Në qoftë se ne do të kishim pranuar shkëputjen e veriut, do ta kishim bërë këtë pa kaluar në gjithë këto negociata. Ne kemi negociuar dhe vazhdojmë të negociojmë sepse EULEX-i duhet të dislokohet dhe do të dislokohet në të gjithë vendin.
Duke u bazuar në deklarimet e zyrtarëve të EULEX-it, me rastin e zbarkimit në Kosovë, duke u bazuar në përmbajtjen e misionit, rolin dhe detyrat, duke u bazuar në marrëveshjen e arritur lidhur me zbarkimin dhe qëllimin e këtij misioni, duke u bazuar në deklaratat e autoriteteve vendimmarrëse, në deklaratat e kryetarit të atëhershëm, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit, Thaçi, duke u bazuar në deklaratat e eurodeputetes Doris Pak dhe deklaratat e ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroaziatike, Daniel Frid, arrijmë në përfundim se ky mision nuk ka realizuar as minimumin e detyrave me të cilat është ngarkuar, por ka realizuar në tërësi synimet politike të Beogradit zyrtar, me qëllim të krijimit të kushteve për ta rishqyrtuar edhe njëherë statusin e Kosovës, proces ky i cili po vazhdon me rifillimin e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë lidhur me ripërkufizimin e statusit të Kosovës.
Askush në Kosovë, nuk beson se bisedimet janë teknike, madje këtë nuk e besojnë as ata që fshihen prapa këtyre deklaratave të papërgjegjshme. Është politika e ditës ajo, që me zhurmën e përditshme mediatike mundohet të na bind se Kosova e Serbia po bisedojnë si dy shtete të barabarta, përderisa Serbia e thotë gojëhapur se kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, duke saktësuar sa e sa herë deri tani se rifillimi i bisedimeve është në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje me kompromis. Fjalën, kompromis, nuk e përmend asnjëherë Edita Tahiri, por pranon t’ i marrë fotokopjet e dokumenteve të rrëmbyera nga Serbia në Kosovë, gjatë kohës së luftës, duke arsyetuar se Serbia origjinalin nuk ia paska dhënë Sllovenisë as Kroacisë. Një zë i vetmuar i një ministri, si zë i njeriut të humbur në shtretërit kishte thënë se kjo nuk do të ndodh kurrë, ndërkohë që tani thotë se ne i kemi dokumentet tona, ato të Serbisë nuk na duhen. Zyrtarët e tjerë kompetentë heshtin.
Qeveria ka telashe me konfigurime të përmuajshme, Kuvendi ngarkon e shkarkon kryetarë, kryetari apo kryetarja kanë punë të tjera të përditshme dhe kjo që pa na punon nën rrogoz EULEX-it, pastaj fare haptas mbetjet e UNMIK-ut, Këshilli i Evropës, Dik Marti, Beogradi e Moska, kjo nuk i shqetëson politikanët dhe kryesuesit e institucioneve tona. Andaj edhe po na përsëriten mësimet që nuk i kemi mësuar si duhet e sa duhet.
EULEX-i të vetmin qëllim në Kosovë ka prangosjen e çlirimtarëve, me qëllim për ta diskredituar pavarësinë, në procesin e bisedimeve të Kosovës me Serbinë. Përmes shantazheve të ulëta dhe anticivilizuese, përmes instruktimit të dëshmitarëve, përmes blerjes me para, premtimit për ndërrimin e identiteti dhe sigurimin e jetës dhe të familjeve të tyre në vende të ndryshme të botës, hetuesit e EULEX-it janë në aksion të “gjuajtjes së shtrigave” në aksion të një fushate inkuizicionale, duke fajësuar jo një grup apo ndonjë individ me prejardhje nga UÇK-ja, por duke vënë në shënjestër tërë 25.000 veteranët e luftës së UÇK-së, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, të cilët unanimisht janë shprehur dhe do të kundërshtojnë përpjekjet e këtij misioni për përbaltjen e luftës së UÇK-së, por edhe të popullit shqiptar në përgjithësi.

2. RKL: Shantazhet e EULEX-it kundër personaliteteve me ndikim në Kosovë, para së gjithash shkelin të drejtat elementare të njeriut, sepse me shantazhe, kërcënime për humbje të karrierës dhe burgosje, në rast të mos bashkëpunimit, EULEX-i po kthehet në një mision fantom, diktatorial, që ka për qëllim diskreditimin e luftës së UÇK-së, devalvimin e luftës sonë çlirimtare, barazimin e viktimës me xhelatin dhe “larjen” e Serbisë nga mëkatet, në mënyrë që ajo, krejt e “pastër” të futet në Bashkimin Evropian. Fakti, që EULEX-i nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunon me Serbinë në të gjitha segmentet, lë për të kuptuar se angazhimi i këtij misioni ka qenë dhe po mbetet në funksion të rikthimit të Kosovës nën sovranitetin e Serbisë.
Arrestimi dhe caktimi i paraburgimit për ish-eprorin e lartë të luftës së UÇK-së dhe kryetarin komunës së Therandës, Blerim Kuçi është shembulli konkret i sjelljes antinjerëzore të këtij misioni, i cili kërcënon dëshmitarët, i shantazhon ata dhe kur nuk pranojnë të bashkëpunojnë edhe i arreston. Kështu ka vepruar regjimi titist në Kosovë dhe njëjtë ka vepruar edhe regjimi kriminal i Milosheviqit. Dallimi qëndron në faktin se regjimi policor i Milosheviqit ka ushtruar dhunë brutale deri në likuidim fizik të liridashësve të Kosovës, ndërsa hetuesit e EULEX-it përdorin dhunë psikike, shantazhin, arrestin dhe burgun si mjete për të arritur qëllimet. >>>
Duke folur lidhur me këto shantazhe, Blerim Kuçi, në Qendrën e Paraburgimit, në Prizren, ka theksuar se arrestimet e EULEX-it i ngjajnë kohës së Rankoviqit. Ai ka deklaruar para zyrtarëve të KMDLNJ-së “Nuk e di a jam i dënuar apo jam në paraburgim, kjo është një dilemë për mua. Ky është proces politik. Kanë filluar të merren me mua qysh kur Ramush Haradinaj është dërguar sërish në Hagë. Konsideroj se nuk kam çka të them dhe do ta mbroj veten në heshtje. Më kanë bërë edhe shantazhe duke më thënë po e humbkam karrierën politike, por kjo nuk kanë rëndësi për mua. Nuk dua të merrem me çështje, që në një të ardhme mund t’i shqetësojnë njerëzit pa asnjë lloj faji. Nuk mund, as nuk dua që ta bartë kohën e kaluar në ditët e sotme. Nuk dua ta shqetësoj askënd. Proceset që po i zhvillon EULEX-i i ngjajnë kohës së Rankoviqit kur ka pësuar edhe familja ime në atë kohë. Do ta kundërshtoj këtë kohë që të mos përsëritet”, ka nënvizuar ish eprori i UÇK-së, Blerim Kuçi.
Përpjekjet e EULEX-it, që përmes Blerim Kuçit ta inkriminojë luftën e UÇK-së dhe konkretisht deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj tashmë po bëhen fare hapur, ashtu sikur po veprohet edhe në instanca më të ulëta me disa dëshmitarë të improvizuar e të mbrojtur, të cilët për përfitime materiale po bashkëpunojnë me hetuesit e EULEX-it, duke inskenuar rrëfime dhe duke etiketuar personalitete me rëndësi të luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare.
Fushata e EULEX-it ka të bëjë me një strategji në esencë antishqiptare, me qëllim për ta ndihmuar Serbinë në procesin e bisedimeve me Kosovën, në mënyrë që rezultati i bisedimeve të shkojë në favor të Serbisë dhe në dëm të pavarësisë së Kosovës.
Jo rastësisht, kjo fushatë, ka filluar të vihet në jetë pikërisht me rastin e fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi, në kohën kur delegacioni i Beogradit zyrtar deklaron hapur se bisedimet po zhvillohen sipas kornizave të rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe kushtetutës së Serbisë, e cila Kosovën e trajton si pjesë të këtij shteti. Këto konstatime të kryesuesit të delegacionit serb, nuk iu bëjnë fare përshtypje krerëve tanë politikë, të cilët ndryshe flasin e krejt ndryshe veprojnë.
Me rastin e arrestimit të 9 pjesëtarëve të UÇK-së, më 16 mars nga EULEX-i, pastaj përpjekjeve për ta arrestuar deputetin, Fatmir Limaj, arrestimi i kryetarit të komunës, Blerim Kuçi dhe paralajmërimin për intensifikimin e arrestimeve, kreu politik dhe institucional i vendit nuk është treguar as po tregohet në nivel të detyrës. Deklaratat verbale dhe gjithnjë të vonuara kundër arrestimeve, bëhen sa për sy e faqe, ndërkohë që bashkëpunimi i Policisë së Kosovës dhe i Ministrisë së Brendshme me EULEX-in vazhdon.
Edhe reagimi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së nuk është unik me faktin se në mesin e këtyre organizatave ka presion politik, nga qarqe të caktuara qeveritare, madje ka edhe kërkesa që të mos demonstrohet në rrugë, duke mos dhënë asnjë arsyetim të qëndrueshëm.
Megjithatë, gjesti i ish eprorit të UÇK-së, dhe kryetarit të komunës, Blerim Kuçi, është një shembull që to të mbahet mend për të mirë. Ai me shembullin e tij burrëror i ka treguar EULEX-it, por edhe përkrahësve të këtij misionin nga shqipfolësit e Kosovës, se luftëtarët e vërtetë të lirisë, pavarësisht rrethanave, në të cilat janë gjetur gjatë luftës, pavarësisht mospajtimeve, që edhe mund të jenë shfaqur kohë pas kohe, ata i kanë mbetur besnikë idealit të lirisë dhe kapitalin e tyre kombëtar nuk e shndërrojnë në favor politik apo karrierë në dobi të qëllimeve të EULEX-it apo të faktorit ndërkombëtar, që po bën përpjekje ta devalvojë luftën e UÇK-së, me qëllim për ta ruajtur status quonë dhe me qëllim për t’ia falur “mëkatet” Serbisë dhe popullit serb.
Misioni EULEX po vazhdon shantazhet. I pari i këtij misioni, z. De Marnak ka rikonfirmuar se fushata e EULEX-it kundër çlirimtarëve të Kosovës nuk do të ndalet derisa do të shqyrtohen të gjitha akuzat, që i ka ngritur Ministria serbe e Drejtësisë, e bazuar në dosjet e kohës së Milosheviqit.
Në një situatë të tillë, kur pazaret politike me vendin po bëhen në disa nivele, sikur janë bisedimet e dis-favorshme me Serbinë, arrestimi i luftëtarëve të lirisë, shtrirja e fuqishme e administratës së Beogradit mbi pjesën veriore të Kosovës, kriza e vazhdueshme qeveritare, të cilën po e nxisin autoritetet e caktuara ndërkombëtare, liridashësit e vërtetë të Kosovës duhet të mobilizohen, për të mos lejuar kthimin prapa, për të mos lejuar të nëpërkëmbët gjaku i dëshmorëve dhe lufta jonë e drejtë për liri, të cilën e ka përkrahur Amerika, Anglia dhe një segment pro amerikan i disa shteteve të Evropës.
Kreu aktual politik dhe institucional i Kosovës, nuk i mbron luftëtarët e lirisë dhe as i ka mbrojtur ndonjëherë. Shumica e krerëve politikë dhe institucionalë e kanë pranuar shantazhin ndërkombëtar, me qëllim për të ruajtur postet e favoret, që sjellë veshja me pushtet. Në një gjendje të tillë, luftëtarët e lirisë, aktualisht nuk ka kush i mbron. Është momenti i fundit që ata të vetorganizohen për të mbrojtur vetveten dhe vlerat e luftës së UÇK-se. Në të kundërtën, do të bëhet vonë përgjithmonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi