Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria heton 101 zyrtarë për veprime korruptive

Shko poshtë

Prokuroria heton 101 zyrtarë për veprime korruptive Empty Prokuroria heton 101 zyrtarë për veprime korruptive

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 19, 2011 12:32 pm


Prokuroria heton 101 zyrtarë për veprime korruptive

Shqipe Osmani - Bota sot
Prokuroria heton 101 zyrtarë për veprime korruptive Hasan%20Preteni%2018p


Drejtori i Agjensionit Antikorrupcion, Hasan Preteni të hënën raportoi për punën e këtij agjencioni që ka përgjegjësi parandalimin dhe luftimin e korupsionit para anëtarëve të Komisioni për Legjislacion, me ç’rast përveç që theksoi një avancim të luftës kundër korrupsionit, ai kërkoi mbështetje nga të gjitha institucionet edhe nga komisioni në krijimin e një legjislacioni më të sofistikuar për luftimin e korrupsionit. Preteni kërkoi ndryshimin dhe amandamentimin e Ligjeve bazike të cilat janë të ndërlidhura në luftimin e korrupsionit, duke theksuar se mangësitë e shumta ligjore kufizojnë veprimet e luftës ndaj korrupsionit. Ai më tej në pika të shkurtra ka përshkruar punën e Agjencionit gjatë vitit paraprak , duke theksuar se rastet e kontaktuara nga qytetarët, Agjencia ka gjetur bazën për fillimin e hetimeve paraprake për 139 raste , kurse nga këto raste 29 kanë përfunduar në prokurori. Ndërkohë Preteni theksoi gjithashtu se nga rastet e raportuara si dhe ato të hetuara sipas detyrës zyrtare ku të dyshuar kanë qenë gjyqtar dhe staf tjetër i Gjykatave të Republikës së Kosovës (Gjykatat e Rregullta dhe të kundërvajtjes) janë evidentuar 17 raste. “Nga rastet e raportuara si dhe ato të hetuara për veprime korruptive të zyrtarëve në kategorinë e Institucioneve si , Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, Korporata Elektroenergjetike e Kosovës, RTK, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ish- Ndërmarrjet Shoqërore, Ndërmarrjet tjera Publike, Institucionet e Pavarura, OJQ-të, si të dyshuar për veprime korruptive janë të evidentuar 47 raste”, tha Preteni,duke shtuar më pas se nga rastet e raportuara si dhe ato të hetuara për veprime korruptive të zyrtarëve në kategorinë e zyrtarëve publik të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ministritë si dhe agjencitë që veprojnë në kuadër të ministrive të caktuara) për periudhën raportuese, janë evidentuar 44 raste. “Pushteti Lokal (Komunat e Republikës së Kosovës), përkatësisht personat zyrtar të nivelit lokal si të dyshuar për veprime korruptive, për periudhën raportuese janë evidentuar 28 raste. Prokuroritë e Republikës së Kosovës funksionojnë në tri nivele, Prokuroria Publike Komunale (7 prokurori), Prokuroria Publike e Qarkut (5 prokurori), Prokuroria Publike e Republikës së Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Në vitin 2010 janë evidentuar 3 raste të dyshuara për veprime korruptive kundër prokurorëve të prokurorive publike”, tha Preteni. Sipas tij në lidhje me dyshimet për veprime korruptive të zyrtarëve publikë AAK-ja ka proceduar në Prokuroritë Publike kompetente të Kosovës, organet policore kompetente dhe Prokurorinë e EULEX-it 29 informata dhe kallëzime penale.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi