Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj:TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Shko poshtë

Elida Buçpapaj:TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM Empty Elida Buçpapaj:TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 20, 2011 9:57 pm

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Elida Buçpapaj:TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM U3_u3_Elida9 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Të hënën në emisionin e Rudina Xhungës pamë diçka që kalonte çdo lloj parashikimi të një debati në një shoqëri demokratike. Ishte diçka e pështirë dhe primitive. Zonja në fjalë, duke shkelur çdo lloj etike të gazetarisë në demokraci, kishte organizuar një show tribal, ku dy prej të ftuarve dukej se ishin ngarkuar me mision për të ushtruar gjueti shtrigash ndaj Ambasadorit Arvizu, me destinacion Departamentin e Shtetit të SHBA, me qëllim për ta detyruar këtë të fundit të ndryshojë politikë dhe të mbështesë rrëzimin e qeverisë Berisha, nëse jo me votë, me mjete dhune, ashtu si ishte parashikuar më 21 janar 2011.

Pas kritikave dhe prognozave të Kastriot Islamit, se Edi Rama, do t’i humbë zgjedhjet e 8 Majit, oligarkët që mbështesin Ed Ramën, ata që paguajnë gazetarët tek Shekulli apo tek Top Channel, dhe që e duan me çdo mjet të rrëzojnë koalicionin në pushtet, janë duke bërë gjithçka për të realizuar qëllimet e tyre, duke filluar prej klimës së tensionuar të fushatës e deri tek sulmet e pa precedent duke e futur në shënjestër Ambasadorin Amerikan në Tiranë.

Rudina Xhunga kishte ftuar Besnik Mustafajn, Aleksandër Biberajn, Bashkim Zenelin dhe Dritan Hilën. Ishte një zgjedhje tendencioze, jo fer, pasi ishte e pabalancuar, për të dëgjuar të gjitha palët jo vetëm njërën.

Tre nga katër të ftuarit, Besnik Mustafaj, Bashkim Zeneli dhe Dritan Hila vinin direkt nga fusha e diplomacisë, i katërti Aleksandër Biberaj, kishte qenë përfaqësues i Parlamentit të Shqipërisë në Këshillin e Europës.

Dy nga katër të ftuarit, Mustafaj dhe Biberaj, që kishin përfituar postet më të larta nga PD dhe posaçërisht Berisha, u kthyen në kritikë të tij vetëm kur i humbën ato. Ashtu si edhe Hila një ish-diplomat i shkarkuar së fundmi i mbushur me pezm dhe hakmarrje.

Dy nga katër të ftuarit, vinin me background nga koha e Partisë të Punës. Bashkim Zeneli, ish-gazetar në RTSH në kohën e diktaturës, ndërsa Besnik Mustafaj, njeri i përzgjedhur i diktaturës, që kishte punuar bashkë me Nexhmije Hoxhën.

Dy nga pesë pjesëmarrësit në këtë emison, Besnik Mustafaj dhe Rudina Xhunga, kishin emërues të përbashkët angazhimin e tyre tek gazeta Zëri i Popullit, organ i Partitë të Punës, kur Besnik Mustafaj kishte punuar aty gjatë kohës së diktaturës, dhe i Partisë Socialiste kur Rudina Xhunga ishte kryeredaktore e saj pas 1997.

Nga të katër të ftuarit, vetëm Bashkim Zeneli, tregoi korrektësi dhe sjellje prej diplomati dhe shqiptari, ndërsa Mustafaj dhe Hila, patën një sjellje shumë të papërgjegjëshme, gjithë arrogancë dhe ultimatume duke shigjetuar Arvizun, por duke pasur në objektiv Departamentin e Shtetit të SHBA, për t’i imponuar politikën ndaj Shqipërisë.

Në sulmet kundër Ambasadorit Arvizu dallohej Besnik Mustafaj, meqë njihet më shumë se ky Hila, i cili ka dalë personazh për Shekullin dhe Top Channel pasi ka humbur vendin e punës në Ministrinë e Jashtme. Ky Hila ndërsa tregohej i pacipë në sulmet që i bënte Ambasadorit Arvizu, tregonte një servilizëm vulgar ndaj Besnik Mustafajt, të cilin vazhdonte ta quante ministër.

Ishin skena orwelliane, të pështira, të paprecedentë, aq më tepër kur mendon se vinin nga sfera e diplomacisë. Besnik Mustafaj, me sjelljet e tij të kujtoi përkufizimin që atij i kishte bërë Ismail Kadare, si „shkrimtar mediokër", diplomat mediokër dhe shqiptar mediokër, i përkëdhelur sa nga regjimi komunist, aq edhe nga Sali Berisha. Dhe mjaftoi që ta humbiste kolltukun, të cilën ka 25 vjet që e ngroh, në diktaturë dhe demokraci, që pastaj të tërbohet, dhe të sulmonte me një stil që ushtronin komisarët e kuq kundër imperializmit amerikan.

SHBA, BE dhe OSBE-e i kanë njohur zgjedhjet e 2009, dhe me gjithë difektet që kanë pasur, i kanë cilësuar si më të mirat mbajtur këto 20 vjet tranzicion, kësisoj ato nuk e kanë mbështetur politikën e liderit të opozitës dhe atyre që janë pas tij për të mos e njohur procesin zgjedhor i cili u krye me një Kod Zgjedhor të përgatitur nga PS dhe të votuar me shumicë nga parlamenti i Shqipërisë.

SHBA, BE dhe OSBE kanë qenë kategorikisht kundër rrëzimit të qeverisë demokratike me dhunë dhe kanë hedhur poshtë në mënyrë eksplicite çdo krahasim e thirrje për ta rrëzuar atë sipas modelit të Egjyptit, Tunizisë apo Libisë, pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, çka do të thotë se Shqipëria i ka plotësuar standartet për të qenë vend i tillë.

Sa i përket qëndrimit të Ambasadorit Arvizu, ky qëndrim është korrekt, i paanshëm, në mbëshetje të ecurisë të demokracisë në Shqipëri dhe pikë për pikë sipas orientimeve që ka marrë nga Departamenti i Shtetit, dhe është zgjedhur ambasador i Shqipërisë nga Presidenti Obama.

Dhe se Ambasadori Arvizu vepron pikë për pikë sips orientimeve të DOS, këtë e sanksionoi edhe Zoti Kantrimen, duke rrafshuar çdo dyshim apo spekulim, duke nënvizuar se Ambasadori Amerikan në Tiranë vepron në respektim të plotë të politikës të jashtme të SHBA, ku nuk mbrohet asnjë palë apo parti, por mbrohen interesat e popullit shqiptar. Këtë fakt në emisionin e Rudina Xhungës të hënën që shkoi e nxori në pah edhe Bashkim Zeneli i cili i ftoi të panishmit të ishin prudentë në qëndrimet e tyre. Pasi në zhargonin diplomatik, dihet se i bie pragut që dëgjojë dera, pra sulmohej Ambasadori Amerikan në Tiranë, por në fakt objekt i sulmeve të paprecedenta, ishte Departamenti i Shtetit i SHBA, shteti aleat jetik i shqiptarëve, që do të thotë se sjellja e personave të cituar më sipër binte direkt ndesh me politikat e sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Ndërsa politikat e diktatit që urdhëronte Besnik Mustafaj, megallomania e tij, vaniteti i tij, sbobizmi i tij binin erë stalinizëm dhe të kujtonin kohën kur Besnik Mustafaj punonte tek Nexhmije Hoxha.

Nëse Besnik Mustafaj do të ngrihet kundër Sali Berishës, bamirësit të tij për 20 vjet karierë të Besnik Mustafajt, kjo ishte punë e tij. Nëse Besnik Mustafaj do të shkruante promemorie për nivelin e demokracisë në PD, vetëm kur ia heqin kolltukun, kjo përsëri është punë e tij, këtu nuk kam asgjë kundër, sepse Shqipëria është vend demokratik që garanton lirinë e fjalës, dhe kjo kishte të bënte me moralin e tij, por kur Besnik Mustafaj merr skeptrin për t’i diktuar SHBA politikat ndaj Shqipërisë, këtu Besnik Mustafaj ka kaluar kufirin dhe duhet t’i themi ndal.

Një pyetja kam, nëse Besnik Mustafaj do të vazhdonte të bënte karierë nën hijen e Berishës, a do të bënte këtë show të neveritshëm që bëri si i ftuar i Rudina Xhungës ?

Në rastin konkret, paçka se personat në fjalë, me shfaqjen që dhanë, përveç zotit Zeneli, nuk përfaqësonin institucionet shtetërore, por fakti që këta njerëz i kanë përfaqësuar këto institucione, në nivelet më të larta, la një shije shumë të hidhur, që nuk kapërdihet dhe skena të tilla nuk duhet të përsëriten më, qoftë edhe në ato media që njihen se mbrojnë interesat e Edi Ramës dhe klanit të tij.

Nuk po them të PS, pasi përshembull zoti Bashkim Zeneli ishte zgjedhur diplomat nga PS dhe në shown që e drejtonte Rudina Xhunga nuk pranoi të bëhej pjesë e tij. E theksoj këtë fakt, sepse kam bindjen se në rradhët e PS natyrisht që ka shumë figura të reformuara dhe të përgjegjëshme, që nuk bien as në grepin e Shekullit e aq më pak të Rudina Xhungës. Sepse askush nuk mund të përfitojë prej lirisë të fjalës, me qëllim për të shkelur interesat kombëtare të vendit të vet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi