Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mblidhen dosjet

Shko poshtë

Mblidhen dosjet Empty Mblidhen dosjet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 12:12 am

Mblidhen dosjet


Mblidhen dosjet B-490x320

Shkeljet e mundshme të 21 kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur nga organet e drejtësisë në vend. Këtë punë teknike e ka kryer administrata e Kuvendit të Kosovës. Komisioni do të mblidhet sot (e hënë) për të shqyrtuar dosjet eventuale dhe procedurat e mëtejme.

Nga Selvije Bajrami më 23.03.2009 në ora 7:25

Komisioni për zgjedhjen e gjyqtarëve, të cilët do të mbrojnë kushtetutshmërinë e Kosovës, do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar procedurat e mëtejme të këtij konkursi.

Komisioni tashmë ka kryer një pjesë të punës, mirëpo situata më e nxehtë do të jetë gjatë kësaj jave, kur anëtarët e tij të udhëhequr nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, do të kenë në duar dosjet e mundshme për shkelje ligjore të 21 (plus 2 minoritarëve) kandidatëve që tashmë kanë hyrë në listë për katër poste për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa për grumbullimin e dosjeve apo shkeljeve që kandidatët mund të kenë bërë gjatë punës apo jetës së tyre, i është bërë administratës së Kuvendit, javën e kaluar, ndërsa mësohet se administrata e ka kryer punën e saj të premten.

“Javën e kaluar komisioni ka angazhuar administratën që të kontaktojë me autoritetet e drejtësisë, në mënyrë që kandidatët që kanë kaluar në fazën e dytë, të shihet nëse kanë rënë ndesh me ligjin”, thotë për Express, anëtari i Komisionit, Ibrahim Makolli, i cili është nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR).

Sipas tij, Komisioni do të mblidhet për të marrë dhe shqyrtuar këto dosje, mirëpo jo edhe për të ngushtuar edhe më tej listën aktuale.

“Nuk e besoj që do të ketë eliminime, por të hënën do të vendoset se cilat do të jenë procedurat e mëtejme”, sqaron më tej Makolli.

Megjithëse nuk pritet që të eliminohen nesër, një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt. Eliminimi fillestar pritet që të behët varësisht nga ‘trashësia” e shkeljeve që kanë kandidatët në organet e drejtësisë në Kosovë.

Burime të Expressit brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se nuk janë të paktë personat që do të jenë në “listën e zezë”.

Madje gjatë dy javëve të kaluara, Express ka botuar disa nga shkeljet ligjore të një pjese të kandidatëve që kanë konkurruar për këto poste. Këto shkelje, personat në fjalë i kanë bërë gjatë punës së tyre në të kaluarën dhe atë në institucione të ndryshme.

Fillimisht në për këto katër vende në Gjykatën Kushtetuese, kanë qenë 41 kandidatë. Tre prej tyre janë eliminuar menjëherë, pasi që nuk i kanë përmbushur kushtet kryesore, e si kusht kryesor është marrë eksperienca e tyre dhjetëvjeçare. Katër nga 38 personat që ishin ftuar në testin e parë nuk janë përgjigjur, ndërsa janë eliminuar automatikisht. 34 të mbeturit i janë nënshtruar testit të parë, ku kanë shkruar një ese dhe i janë përgjigjur pyetjes nëse ndonjëherë gjatë karrierës së tyre kanë rënë në kundërshtim me ligjin. Nga esetë e shkruara është bërë edhe ngushtimi i listës. Tashmë në listë janë 21 shqiptarë dhe dy nga komunitetet pakicë të Kosovës. Nga ky numër do të zgjidhen gjashtë persona, dy nga ta janë nga minoritetet dhe katër shqiptarë.

Ndonëse të gjithë kandidatët vendorë kanë thënë se kurrë në veprimtarinë e tyre nuk kanë bërë shkelje ligjore, e tëra do të vërtetohet në procedurat e mëtejme të Komisionit, i cili drejtohet nga kryeparlamentari, ndërsa janë anëtarë edhe të gjithë anëtarët e grupeve parlamentare, kryetari i Gjykatës Supreme si dhe ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit të Kosovës.

ICO

Krahas punës që po e bën Komisioni i Kuvendit të Kosovës, një konkurs për gjyqtarë kushtetues është hapur nga Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO). Konkursi për tre gjyqtarë ndërkombëtarë që do të zgjidhen nga ICO-ja, është i hapur deri më 23 mars. Tre gjyqtarët ndërkombëtarë do të jenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila do të merret me mbrojtjen e kushtetutshmërisë së shtetit më të ri në botë.

Emrat e kandidatëve


1. Enver Hasani
2. Feriz Gërvalla
3. Abdullah Robaj
4. Altay Suroy
5. Kadri Kryeziu
6. Haxhi Dërguti
7. Zait Xhemajli
8. Halit Muharremi
9. Zijadin Spahiu
10. Muharrem Shabani
11. Idain Smaili
12. Fejzullah Berisha
13. Hava Ismajli
14. Fadil Rrecaj
15. Riza Smaka
16. Iliriana Islami
17. Ramadan Bunjaku
18. Bajram Ukaj
19. Gjyljeta Mushkolaj
20. Muhamet Shala
21. Ariana Zherka-Hoxha
22. Mazllum Braraliu
23. Zef Prekë Prenaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi