Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për dosjet shkruan Xun Çetta

2 posters

Shko poshtë

Për dosjet shkruan Xun Çetta Empty Për dosjet shkruan Xun Çetta

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 25, 2009 11:08 pm

Të nderuar/a gjithë kudo qe jeni



Ka kohë qe kur kam ndryshuar paksa formën e veprimeve t`mia,e bëra këtë i vetëdijshëm se jo pak dashamirë do kërkojnë opinionet e mia,por nuk me kishte vajtur mendja se ndokush do mendonte se Xunin e paskan kërcënuar dhe tani nuk po guxon te shkruan tutje !!!



Unë të nderuar/a,jo vetëm se nuk kam përjetuar ndo farë kërcënimi,por jam i sigurt se kjo nuk do me ndodh as ne të ardhmen. E keqja më e madhe është se jo pak plagjiat ose kopius mendimi janë zbuluar se nga prapaskena po izolojnë autorësinë e mendimit dhe me njerëzit e tyre te dirigjuar,pa djersë dhe pa mund po plasojnë opinionet e vjedhura duke len autoret larg mediave.



Kjo ishte e rënd,ishte krim i paskrupullt madje ishte më e rend se çfarë ishin krimet në ish Komunizëm,po ndodh kjo nga fakti se po ata kriminel me forma tjera po mbajnë në dorë gjitha fushat e ndikimit në shoqërinë tonë postkomuniste,qofshin ato media,gjykata,ekonominë,politikën dhe institucionet tjera pa i renditur ato.



Unë kur flasim për dosjet,ju garantoj se pa shmangshëm ju qoj atje ku nga ku nuk mund te largohet dot njeri i cili është marrë me ato punë.



Kur ju them se njerëzit nga prapaskena të cilët gjatë komprometimit te tyre gradualisht kanë ngritur dhe vazhdojnë të përforcojnë mekanizma te dëgjueshëm për të vazhduar tmerrin edhe kështu pa prezencën e tyre publike. Unë dua të ju garantoj se po ta kem pak,krejt pak hapësirë mediale gjërat do te ndryshonin më shpejt,por ja se kështu si shkohet ju them dhe garantoj se të gjithë do të lëshoheni në shërbim të asaj prapaskene e cila kurrë nuk ka qenë e mira e vendit tonë.



,,Express” ka hapur një temë në të cilën kam insistuar tani e sa vite.

Hapja e dosjeve ka projekte ekskluzivisht për rrethanat e vendit tonë,pa kopiuar aq shumë modalitetin Gjerman-çek apo Polak.



Unë nuk jam marr me këtë temë,i bindur se jam tmerrësisht i izoluar dhe sabotuar nga mediat tona,jam kyçur në reagimet për mes internetit drejtpërdrejt por jo te dërgoj artikull me bindje se jam i pa dëshirueshëm për redaksitë e gazetave tona.



Juve te nderuar/a,po u mbetem borxh por jam në ca reforma me vetveten, edhe ashtu agjenda me E:Mail adresa më është reduktuar dukshëm varësisht se sa i kam zbuluar shpërdoruesit e opinioneve të mia te sinqerta.



Pa u marr me gjithë autorët e këtyre ditëve mbi dosjet në të përditëshmen Express,ja pak përmbledhje mbi atë se si po i shoh këto punë

Ju përshëndet dhe uron gjithë të mirat Xuni





xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx





Dosjet dhe hapja e tyre si ?



Ka kohë qe kur po shkruhet për dosjet, jo se disa nuk kanë shkruar edhe më parë kurë ato nuk ishin prioritet medial,por tani po shkruhet më shumë e njëkohësisht kjo tani po alarmon faktin se hapja e tyre është bërë prioritet për Kosovën.

E jona është të prononcohemi pa ekuivoke,të shkruajmë dhe insistojmë ne atë qe konstatojmë se është rruga më e mirë,e konstatimin e sjellë vet gjendja e krijuar rreth dosjeve.



Unë këto ditë edhe përse i angazhuar me punë krejt tjera,opinionet rreth dosjeve i kam përcjell me kënaqësi por edhe i kam marrë me skepticizëm, i kam marrë kështu nga fakti se autorët ishin të ndryshëm madje disa prej tyre ishin tmerrësisht laraman...Pra laramania e tyre të bën te jesh skeptik dhe të mos manipulohesh nga provokimet siç kanë ditë te provokojnë dhe manipulojnë në te kaluarën.



Pa e zgjatur dhe pa u marrë aq shum me lojërat e tyre provokuese, unë në përmbledhje mund të them se :

Berat Buzhala,Mehmet Kraja, Adem Demaçi,Bajrush Behrami,Besnik Kryeziu,Valon Syla,Ilir Morina,Bardh Frangaj,Arben Xhaferi,Ferdit Kamberi,Agon Maliqi,pastaj Artan Mustafa me disa analiza te mira e sidomos krahasimin e kohës sonë me atë të luftës se dytë botërore dhe kështu ndonjë autor tjetër te cilët tani edhe mund te i kem harruar,janë ata te cilët kanë treguar një seriozitet dhe përkushtim rreth këtij shqetësimi,pra nuk ishin laraman,ata,aty këtu edhe ishin ne valë të ndryshme por kryesisht ishin në nivel te duhur.



Duke menduar se nuk ka shancë te hapen dosjet ngase ato na qenkan ne Beograd dhe arsyetime tjera se gjoja Kosova paska prioritete tjera !!! Kështu ka ardhur deri tek trimërimi i të dosuarve dhe me pas kanë filluar e drejtojnë gishtin kah viktima dhe njerëzit e ndershëm,kjo pastaj e bën të pa evitueshme hapjen e dosjeve për të u shpëtuar vëllavrasjeve aq të perfolura kur nuk ishte në mendje kjo,në të kundërtën duke drejtuar gishtin xhelati ndaj viktimës,kjo pa shmangëshëm qon në vëllavrasje.



Vëllavrasjes në këtë vend,po as revanshizmit politike nuk do duhej te i dëgjohet zëri e lere të përjetësohen ato pa dallim se ne çfarë variantesh do te zbardhën realitetet e këtij nen qielli deri tek hapja e dosjeve,ne jemi një vend i vogël dhe si shtet i ri në rrethana mjaft të vështira,tani jemi në objekt të surit te botës,andaj kërkohet kujdes por jo edhe te i ndalim proceset për hir të kësaj gjendje.



Demaçi i pa prekshëm moralisht,por jo edhe i pa gabueshëm për kohën e tanishme,si i tillë ai nuk ka te drejt ta merr ne mbrojtje askënd para se ta saktësoj faktin me transparencë ne rast se qëndron,se aj paska bashkërenditur veprimet me cilindo ish udhëheqës Komunist. Ne nuk mund te u nënshtrohemi mendimeve individuale se ky apo aj ish komunist paska menduar kështu a në anën tjetër vepruar ashtu,e them këtë nga fakti se dalin te tjerët qe dëshmojnë se si me urdhër të atij apo këtij udhëheqësi politik është ekzekutuar ky ose ai veprimtar a patriot,është luftuar dhe ekzekutuar kjo apo ajo organizatë etj...



Demaçit i kujtohet fare mirë dy apo tre janari 1992 kurë bënim përpjekje që të i bindim ish të burgosurit politik në Shqipëri të mbledhur tek shtëpia e Oman Kazazit ndjesë pastë,në mënyrë qe ata të mos thirrin hakmarrje dhe vëllavrasje derisa ish komunistët po ju marrin pushtetin a juve po u joshin të thirrni hakmarrjet !!! nga atëherë e deri sot u dash te kalojnë 18 vite për të u bindur të gjitha palët se në Shqipëri akoma edhe sot janë nen ato struktura komuniste.



Thaçi me qëndrimet e tij në TV Klan ishte i mirë rreth sakrificave çfarë janë bërë për kombin e jo për E.Hoxhën derisa këshilltari i tij Blerim Latifi para pak kohesh thotë të kundërtën.

Ndërsa në anën tjetër po ky këshilltari i tij ishte diqka më i mirë se vet Thaçi rreth hapjes se dosjeve derisa,Thaçi në këtë drejtim ishte katastrofë për të mos thënë se ishte më krejt pak ndryshime nga dredhtë e vitit 1992 qe po bënin ish komunistet në kurriz të ish të persekutuarit në Shqipëri.



Nëse Thaçi,filloj dhe mburret me themelimin e ish institucioneve në Komunizëm atëhere e luti atë te na tregoj se ku i kanë dosjet ato institucione,përse Thaçi thotë se dosjet i ka Beogradi ???.



Ne, dosjet edhe nëse te mangëta mund të i parapërgaditim me disa ish krye UDB-istë në Kosovë, kuptohet nëse vërtet ka vullnet për të i bërë dhe kompletuar ato,them këtë ngase Kosova është shumë e vogël dhe ish UDB-istet nuk mund te mos jenë në ndihmën e kësaj nevoje Çfarë kërkon Kosova e përsëris nëse vërtet ka vullnet për të u shkuar punëve mbarë e qe për momentin dyshoj në gadishmërinë e atyre te cilët mund te zhbllokojnë këtë problem pra te atyre qe po shiqojnë pushtetin dhe jo shtetin.



Nëse disave po u konvenon prezenca e fortë ndërkombëtare deri ne vendimmarrje në Kosovë pa dallim nga vjen ai si emision nga India a Banglladeshi atëhere unë nuk i kuptoj ata kur thonë se ju qe keni emigruar tani e sa vite nga Kosova nuk e njihni situatën politike në Kosovë për ta qeverisur apo ndihmuar procesin çfare i duhet Kosovës !!!,të tillët harrojnë dy fakte : 1.Mergimtari politikë nga Kosova kudo qe shkon,ai Kosovën dhe gjendjen e saj e ka preokupim dhe angazhim përditshmëri si dhe 2.duhet mos harruar se si angazhimi i përditshëm në këtë kuptim sjell edhe paisjen me përvoja dhe sistem adekuat,e kur gjërat vihen ne sistem ato atëherë janë më të qëndrueshme.



Nuk do ndalem dhe as ta lodhi mendjen se duhet apo jo të hapen dosjet !!! njeriu normal e din se ato duhet hapur

por unë do ndalem në atë siç thonë disa : të hapën po,por jo tani apo i kanë dilemat se kur te hapen ato.



Unë ju them atyre se dosjet te hapen sa më parë por jo pa projekte te detalizuara dhe jo pa projekte te cilat i kanë marr ne konsiderim gjitha rrjedhat qe do pasojnë gjatë dhe pas hapjes se dosjeve.



Duhet pasur parasysh se dy shërbimet sekrete te komunizmit pra ai i UDB-së dhe i Sigurimit te Shqipërisë kanë pasur një dozë bashkëpunimi pa dallim të madh apo te vogël dhe se për shumë çka mund ta kemi si pistë hetuesie edhe këtë realitet.

Krye ish UDB-ist te Kosovës fatmirësisht akoma kemi të gjallë ashtu siç ka edhe ish kryesus te Sigurimit te shtetit Shqiptar .

Nëse përdoret kjo pistë për hetuesi dhe fillon e zgjerohet bashkëpunimi në nivel kombëtar,unë shpresoj ne bërjen e Shërbimit te ri pa u ndeshur me shërbimet ndërkombëtare te cilat mjerisht akoma po shërbehen me ato shërbime të ish komunizmit.



vojon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për dosjet shkruan Xun Çetta Empty Re: Për dosjet shkruan Xun Çetta

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 25, 2009 11:08 pm

Them këtë,nga fakti se po shfaqet frika se sizifi ose bërja e shërbimit tonë të ri do te ndeshet me shërbimet e huaja të atyre vendeve te cilat na pranojnë si shtet,por mos te harrojmë se shërbimet sekrete qoftë edhe te shteteve mike kanë një bashkëpunim me ish shërbimet e errëta te Komunizmit.,si UDB-në dhe SHIK-un e qe më vonë edhe ata do detyrohen te na kuptojnë drejt.

Jahuditë ose Izraeli është këtu ku është,falë ndjekjeve më të rrepta qe u ka bërë ish spiunëve dhe shërbyesve të fashizmit,kështu ata gëzojnë simpatinë e vendeve të cilat dinë ta çmojnë vendosmërinë e bërjes se shtetit.

Në të kundërtën po te mos kishin vepruar kështu,spiunet dhe shërbëtorët e naz-fashizmit do të lulëzonin edhe pas përfundimit te luftës dhe nuk do të ishte kaq e ashpër lufta kundër tyre.

Problem jo i vogël do te na dali edhe me ballafaqimin e krejt atyre se kush për kënd çfarë shpifi tani në këto fazat tjera te pas luftës se fundit kur nuk kishte pushtet por kërkohej vetëm ndërgjegjësim i qytetarit,e them këtë jo për të ngritur probleme te reja por se ky është prap një problem tjetër.



Ngriti këtë problem nga fakti se deri me këto ditë nuk është bërë asgjë dhe as qe është menduar apo kërcënuar ndokush me hapjen e dosjeve,unë personalisht jam i gatshëm ta dëshmoj faktin se ne një mënyrë a tjetër jam pajtuar me viktimizimin në të kaluarën krahasuar me viktimizimin qe kam përjetuar dhe po përjetoj tani pas luftës !!! Kuptohet forma e viktimizimit ndryshon por krahasuar me kohën edhe këto forma persekutimi nuk dallojnë shumë nga ato qe ishin për kohën dhe ditët e atëhershëm.

Të mos gëzosh një ditë të lumtur lirie dhe çlirimi por vetëm sabotim,injorim,distancim nga e vërteta dhe të përjetosh lulëzim të kuadrit të kaluar,kjo nuk ka si të kuptohet ndryshe veçse riorganizim i ri i pushtetit te vjetër në shtet te ri të cilit nuk munden te ja ndalin rrugën e përgjakshme nga po këta hora.

Shih se sa programe jap RTK-ja për rezistencë të mirëfillt ne kontuinitet përjashtuar programe te luftës se UCK-së ku jo pak raste sponsor të cilave programe janë paratë e bizneseve të dyshimta si dhe shiko sa programe te reprizuara transmeton RTK nga lëvdatat e ish politikës në komunizëm !!! kjo dhe vetëm kjo pasqyron hapësirat e mediave për viktimat.



Politika është artë ku ekspozohet shpirti i mirë dhe shpirti i keq në rrethana të sprovave praktike dhe jo imagjinare.

Andaj një praktikë të cilën e kemi provuar nuk kemi nevojë ta justifikojmë me thënien se : politika është art i së mundshmes !!!



Sllovenet gjegjësisht politika e tyre në komunizëm nuk ka gjeneruar viktima politike kështu si ka ndodhur në Kosovë,atje dihet si vetëm afera e ,,Sllovenia Cest”pra afera e rrugëve sllovene në krye me viktimën e procesit Stane Kavqiq dhe pak emrave në atë aferë,pra për këtë arsye nuk ka qenë aq e vështirë qe edhe në demokraci te vazhdojnë Kuqanët,Dernovshekët,Smolët Stanovnikët etj…Nëse unë gjatë viteve 80-ta kam arritur të i bindi sllovenet se numerikisht atyre ju kanë munguar njerëzit e sakrificave për Trieshtën tani në Itali,Korushën dhe Celovecin tani në Austri Ju lutëm si mund t` i bindi horat tonë burokrato-komunist sot se Kosovës nuk i kanë munguar ata njerëz pa dallim viktimizuesve tonë të cilët ishin me bollëk???



Po të mos ishte kështu,sot Kosova do ishte një Treishte Shqiptare nën Serbi apo një Korushkë dhe Cellovec Shqipëtar jasht nesh.

Sllovenët e kanë pranuar se po të kishim një rini çfarë ka Kosova dhe politikanet siç i ka Sllovenia,do të ishin fuqi jo Ballkanike por Evropiane, por prap keqardhja e tyre për viktimat e rinisë se Kosovës si pasojë e as pakë politikanëve në Kosovë i ngushëllonte ata në skamjen e një rinie të tillë Sllovene.



Viti 1944-46 ka qenë pikërisht vit i pushtetëzimit të komunistëve të mashtruar në Kosovë,pushtetëzim ky për mes viktimizimit te NDSH-së dhe organizatave tjera patriotike.



Hapja e dosjeve ka tri shtylla bazë :



1,Të mos e pëson djali a vajza për atë çfarë kanë bërë prindërit dhe anasjelltas të mos pësojnë prindërit për çfarë mund te kenë bërë femia i tyre,si kundërvlerë apo shpërblim i kësaj drejtësie te mos kursehet e vërteta pa dallim e ke babë,nënë,vëlla a motër a të ngjashme.



2. Nuk ka hakmarrje jashtë asaj çfarë parasheh ligji,e ligji besoj se e ka në konsideratë faktin se dënimi më i madh për ditët e kohës se vendit te çliruar është te zbardhet krimi si dhe të bllokohet mundësia e autorëve të krimit qe pas këtyre lëshimeve ndaj tyre ta shpërdorin mirësinë tutje .



3 Ish krye UDB-ist te cilët ndihmojnë më se shumti në zbardhjen e realitetit deri edhe me ballafaqim,ata do ta kenë rehabilitimin relativisht më të butë nga ata të cilët me heshtjen e tyre tendencioze dhe besnik të se kaluarës do mbeten në faqet e zeza te historisë sonë .



Ata të cilët kanë marrë pjesë drejt për drejt në krime fizike dhe jo vetëm spiunime dhe përndjekje ata do duhej marr dënimin para drejtësisë.

Nëse dalin edhe ish të dënuar politik se kanë bashkëpunuar duke u lëshuar në shërbim të atyre strukturave ata do duhej ta kenë dënimin më të rënd moral,dënim kapital i kësaj natyre duhet te jetë për ta ngase vetvetiu kuptohet se ata kanë mund te jenë me të rrezikshëm se sa vet UDB-isti apo spiuni nga distanca dhe jo nga brenda të ilegales dhe ish të denuarve politik.



Seanca parlamentare e 22 janarit 2009 ka bërë të kuptojmë edhe diqka shtesë në këtë te keqe te mundshme qe pershpëritet tani e sa vite madje duke kërcënuar vetë UDB-istët.



Ishte me rendësi ta dim se ku ishin pjesa dërmuese e deputetëve e kryesisht ish të persekutuar qe nuk marren pjesë në atë seancë e cila vazhdoj punimet me vetëm diqka mbi 70 deputet ???.



Xun çetta
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për dosjet shkruan Xun Çetta Empty Re: Për dosjet shkruan Xun Çetta

Mesazh nga Gur Kepi Mon Mar 09, 2009 9:28 am

Harrohet dënimi i krimit të komunizmit

Shqipe Osmani, BOTA SOT
Do të rrënoheshin disa personalitete të politikës!
Për dosjet shkruan Xun Çetta Sh_b
Më shumë se 200 mijë shqiptarë të shpërngulur me dhunë nga Kosova për në Turqi, me dhjetëra mijëra të vrarë nga regjimet totalitare të Beogradit, me dhjetëra mijëra të keqtrajtuar, me qindra mijë të nëpërkëmbur nga sigurimet e shtetit jugosllav, ... a mund të pranojë ndërgjegjja shqiptare, që ne t’i harrojmë të gjitha?
Një nismë e filluar për miratimin e një dokumenti për dënimin e krimit komunist, me shumë ndërprerje të pashpjegueshme dhe ringjallur nga mediat, kryesisht nga “Bota sot”, duket se po i kthehet sërish harresës.
Së fundi një projektrezolutë e hartuar nga një komision i veçantë parlamentar, pas një debati disa orësh më 22 janar, i përcjellë edhe me fyerje, po heshtet, edhe pse në fund të seancës qe marrë vendim që teksti i projektrezolutës të rishikohej edhe njëherë.
Kosova me miratimin e këtij dokumenti në një mënyrë do të përafrohej me vendet tjera që kanë kaluar sistemin komunist, duke kryer një obligim ndaj kërkesave të Këshillit të Evropës.
Projektrezoluta e “korrigjuar” i është dorëzuar sërish Kryesisë
Komisioni për Gjyqësi dhe Legjislacion ka realizuar rekomandimet nga seanca plenare dhe i ka dorëzuar tekstin Kryesisë së Kuvendit, ndërsa kjo e fundit nuk po e vë në rend dite në asnjë seancë për miratim, duke e bërë të besueshme heqjen dorë.
Deputetë, por edhe ish-të burgosur dënojnë dhunën e ushtruar nga regjimi jugosllav ndaj shqiptarëve nga viti 1945 deri më 1999, dhe mendojnë se Kuvendi duhet të jetë institucioni legjitim për ta dënuar këtë regjim totalitar.
Komisioni Kuvendar për Gjyqësi dhe Legjislacion ka përfunduar të gjitha obligimet e dala nga Kuvendi dhe ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore sipas rekomandimeve.
Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit Kuvendar për Gjyqësi dhe legjislacion, thotë se
çështja e Rezolutës për Komisionin është e përfunduar. “Ne i kemi përfunduar të gjitha obligimet që kemi pasur si Komision dhe e kemi përcjell atë në Kryesin e Kuvendit sipas procedurave ligjore. Tash mbetet çështje e kryesisë se kur do të shkojë në miratim në Kuvend”, është shprehur Hyseni.
Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit nuk i ik realitetit që ekziston sa i përket mos miratimit të Projektrezolutës për dënimin e krimit të komunizmit. “Mos miratimi i Rezolutës është më shumë çështje financiare. Rezoluta ka një kosto të lartë buxhetore dhe buxheti i Kosovës nuk arrin të mbulojë ato shpenzime për të kompensuar të gjithë ata të cilët kanë pësuar nga regjimi komunist”, thotë Haliti. Ai bën të ditur se kjo rezolutë për një kohë të caktuar nuk do të miratohet. “Nëse Kuvendi deklarativisht e miraton këtë Rezolutë, qeveria automatikisht merr obligime ndaj atyre, të cilët kanë pësuar nga regjimi komunist dhe në anën tjetër qeveria e Kosovës nuk do të mund të realizojë obligimet e veta në këtë, meqë tani buxheti i Kosovës nuk i përballon implikimet buxhetore që ka rezoluta”, është shprehur Haliti.
Ndërkohë Haliti ka vënë në pah edhe realitetin tjetër për ndikimin e jashtëm politik, i cili ka qenë një faktor tjetër për mos miratim të Projektrezolutës duke iu referuar një kundërshtimi që është bërë nga SHBA-të dhe BE-ja.
“Nëse ne jemi ata, të cilët e miratojmë Rezolutën për të cilën janë kundër edhe SHBA-ja dhe BE-ja atëherë, mendoj se ne do të ishim shumë të pa përgjegjshëm si përfaqësues të institucioneve të Kosovës”, thotë ai. Pavarësisht këtij vlerësimi Haliti nuk pranon se ekziston presion nga bashkësia ndërkombëtare për mos miratim të Projektrezolutës.
Nuk miratohet pasi prek figurat shtetërore
Por, partitë opozitare mendojnë se mosmiratimi i Projektrezolutës duhet kërkuar tek shkaqe të tjera, njëri nga të cilët është fakti se disa figura edhe do të mund të rrënoheshin politikisht.
Nënkryetari i AAK-së Ahmeti Isufi nuk e arsyeton në asnjë mënyrë mos miratimin e Rezolutës ndaj krimit të komunizmit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ai në realitet e sheh obligim dhe përgjegjësi të institucioneve, të mazhorancës miratimin e projektrezolutës.
“Heshtja e rezolutës po bëhet ngase me këtë po preken disa nga figurat që janë në udhëheqje të Kuvendit, prandaj është penguar puna e mëtejme që kjo të aprovohet në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Isufi. Ai thotë se në rastin e parë si Kuvend i Kosovës, rezolutën e kanë kthyer për shkak se teksti i saj, nuk ka pasur përmbajtjen e duhur, për një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit, por tani kjo heshtje tregon se dikush frikësohet që ta nxjerrë në Kuvend që të votohet.
Ahmeti ka theksuar se Kosova duhet ta ketë një Rezolutë të tillë miratuar në Kuvend, sepse bazohet në Rezolutën evropiane dhe po ashtu krimet që janë bërë, duhet dënuar sepse ato janë të një sistemi, i cili ka shtypur popullin e Kosovës, ndërsa ata që i kanë vuajtura pasojat duhet të kenë një satisfaksion.
Të nxirret edhe ligji për pastërtinë e figurës
Por, për deputeten Besa Gaxherri nuk mjaftohet vetëm me rezolutë, por kërkon, që të shkohet më tej dhe të përfundohet legjislacioni që ka të bëjë me ish komunizmin. “Ne mendojmë se jo vetëm rezoluta për dënimin e komunizmit, por duhet edhe të kompletohet legjislacioni për pastërtinë e figurës publike dhe të hyjnë në fuqi. Nuk duhet më që të na udhëheq ose të zënë pozicione vendimmarrëse njerëzit, të cilët kanë gjykuar shqiptarët në Kosovë”, thotë Gaxherri.
Ajo thotë se nuk ka asnjë sqarim zyrtarë, pse nuk po hyn në rend dite Projektrezoluta e Komunizmit. Për atë pse po heshtet rezoluta, znj. Gaxherri ka thënë se për këtë duhet të pyetet Qeveria ose kryeparlamentari.
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për dosjet shkruan Xun Çetta Empty Re: Për dosjet shkruan Xun Çetta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi