Marifetet që përdorin femrat pë të manipuluar meshkujt dhe shenjat e dashurisë
Faqja 1 e 1
Marifetet që përdorin femrat pë të manipuluar meshkujt dhe shenjat e dashurisë
Marifetet që përdorin femrat pë të manipuluar meshkujt |
A e dini se femrat nuk luajnë ndershmërisht, sidomos kur duan diçka dhe ju qëndroni mes tyre dhe qëllimit që kanë? Manipulimet e femrave ndaj meshkujve janë legjendare dhe as kanë ndër mend të heqin dorë ndonjëherë – që do të thotë se, ne kemi goxha mundësi për t’u përballur në njëfarë mënyre me presionin e partneres tonë. |
12 shenjat që e kuptoni se keni rënë në dashuri |
A besoni se keni rene ndonjehere me te vertete ne dashuri? Nganjehere ngaterrohen ndjenjat dhe ju duket sikur ajo qe po perjetoni eshte dashuri A e dini se femrat nuk luajnë ndershmërisht, sidomos kur duan diçka dhe ju qëndroni mes tyre dhe qëllimit që kanë? Manipulimet e femrave ndaj meshkujve janë legjendare dhe as kanë ndër mend të heqin dorë ndonjëherë – që do të thotë se, ne kemi goxha mundësi për t’u përballur në njëfarë mënyre me presionin e partneres tonë. Edhe nëse kërkon falje ose ndihmë, mund të vëmë bast ajo po tenton çdo lloj marifeti për të arritur qëllimet e saja. Nëse nuk mund t’i shmangni përpjekjet e saj hileqare, të paktën mund të zbuloni dredhitë në veprime madje edhe fushën e lojës, duke thyer sulmet tinëzare. Lotët Të gjitha femrat e dinë se mënyra më e lehtë për ta vënë në siklet një mashkull është të qajnë; jemi të gjithë dëshmitarë se meshkujt dorëzohen automatikisht edhe me kërkesën më të paarsyeshme vetëm e vetëm të ndalin lotët. Vajzat e kanë mësuar këtë taktikë herët- baballarët u japin dhurata vajzave me sytë e përlotur dhe mësuesit e shkollës e falin sjelljen e keqe në presionin e një shpërthimi tepër bindës lotësh. Shumë gra e kanë përsosur varjen e buzëve dhe kullimin e syve deri në atë pikë që mund të jetë shumë e vështirë për të dalluar një reagim të sinqertë. Kundërsulmi: kur paraqitet një femër që qan, jashtë një skenari traumatik, është ide e mirë ta shmangni veten nga situata nëse jeni dyshues për sinqeritetin e saj. Nuk mund të bëni pazar me lot, kështu që shmangini menjëherë. Mitosje dhe shpërblim Çdo femër me të cilën jeni i përfshirë do të ketë patjetër një ide të mirë që mbërthen interesin tuaj; kur ajo do diçka e di saktësisht si t’ju joshë. Mund të vijë te ju me premtimin e biletave për atë koncertin që ju keni kohë që e zini në gojë, me një artikull luksi që ia keni vënë syrin ose mund të bëjë pazarllëkun më popullor, atë seksual (mendoni për vëmendje orale ekstra, vegla të prapa ose akte zakonisht të ndaluara). Ndërsa meshkujt akuzohen sepse premtojnë botën për të çuar një femër në shtrat, femrat janë të njohura se premtojnë gjithë botën vetëm për diçka tjetër. Kundërsulmi: plani më i mirë për sulm është të ndërroni muhabet dhe të mënjanoni aftësinë e saj për t’ju gënjyer me premtime ose t’ju shpërblejë nëse pajtoheni me kërkesën e saj. Nëse është mitëdhënëse në dhomën e gjumit, përpiquni t’i rrisni përpjekjet për ta çuar drejt shtratit ose reagoni ndaj seksualizmit të saj. Në këtë mënyrë i prisni fuqitë që ajo përdor për të arritur synimet. Bën premtime të mëdha për dhurata që bien shumë në sy? Shkurtoni shpenzimet e atyre darkave ekstravagante dhe i thoni se po kurseni para për të blerë diçka për veten, ajo do të tërhiqet sapo të shohë se po ia paguani në mënyrën tuaj- veçanërisht nëse kurseni në para që zakonisht i shpenzonit për të. Lajkat Egoja është me të vërtetë mahnitëse- funksionon e pavarur ndaj mendjes dhe shpeshherë i përgjigjet edhe lajkës më të pasinqertë dhe lëvdatave të përgjithshme. Një femër që të mbulon me lavde- s’ka rëndësi nëse bëhet fjalë për pamjen tuaj, aftësitë në dhomën e gjumit, punën... Sido që të jetë- pa asnjë dyshim që ajo po nxjerr përfitime nga ju : me humor të mirë dhe ndoshta pak më shumë butësi ose vlerësim se sa zakonisht. Cila është pagesa për të ? Meqenëse po ndiheni i vlerësuar dhe i respektuar, ajo kupton se do të jeni më i gatshëm për t’i shkuar pas valles tekave të saj. Kundërsulmi : është e vështirë të mos duash t’u besosh lajkave, por kushtojini vëmendje motiveve. Nëse nuk keni marrë asnjë kompliment për javë të tëra dhe pastaj krejt papritur mbuloheni me to pikërisht përpara se ajo të kërkojë diçka, është koha të shpërfillni atë që po thotë dhe gjykoni menjëherë veprimet e saj. Nëse është lajkatare në mënyrë të vazhdueshme dhe po ia kuptoni lojën, përpiquni të bini dakord me të kur ju lavdëron në vend që ta falënderoni ose të veproni si i mbivlerësuar. Ajo do ta qepë menjëherë me lëvdatat e tepërta nëse kupton se ia keni kuptuar lojën. Rekrutimi i shokëve Një femër finoke, në çështjen e saj për t’ju manipuluar, do të shkojë drejt e në burim - në të vetmin vend që keni për ide dhe mbështetje: te miqtë tuaj. Në një natë kur keni dalë me miqtë, ajo mund të përfitojë nga momenti kur ndodhet vetëm me ta për të hedhur insinuata rreth asaj që i kalon nëpër mendje, gjërat që pëlqen dhe ide rreth gjërave që mund ta bëjnë të lumtur. Qëllimi këtu sigurisht që është i thjeshtë. Nëse dilni me miqtë për të blerë dhuratat e krishtlindjeve ose diçka për ditëlindjen e saj, ata mund të imitojnë listën e saj të dëshiruar të dhuratave. Kundërsulmi: mund të ndaleni në nivelin e saj dhe të bëni të njëjtën me miqtë e saj. Në vend që të fokusoheni në idetë për dhuratat, merrni miqtë e saj dhe tregoni anën tuaj të argumenteve. Nëse ata bien dakord me ju në fenomenet përgjithshme që shfaqen në marrëdhënien tuaj, ajo do të çmendet fare. Nëse miqtë e saj dalin në mbrojtjen tuaj në argumente, ajo ka humbur sistemin e saj mbështetës të dënglave. Tregohuni i kujdesshëm këtu, sepse ndonjëherë kjo taktikë manipulimi do ju çojë në probleme, kështu që trajtojeni butë. Provokimi i xhelozisë Nëse po përpiqet ta bëjë çështje, një femër nuk zmbrapset në lojën e saj duke përfshirë edhe të tjerë në ndihmë. Nëse është bërë tepër flirtuese në banakun e një bari ose pranon pije nga të panjohurit, duke treguar se të tjerët e shohin të dëshirueshme është për t’ju kujtuar se ju nuk jeni loja e vetme në qytet. Ajo hamendëson se ndiheni në rrezik se po jua vjedhin të dashurën dhe kështu do të përpiqeni më shumë për të qenë i sigurt që ajo do të qëndrojë me ju. Rezultati është një mashkull më shumë falës dhe i pavendosur mjaftueshëm për t’i dhënë asaj çka dëshiron. Kundërsulmi: nuk ju sugjerojmë t’ia ktheni me të njëjtën monedhë duke e bërë xheloze, sepse ndoshta nuk ia vlen aq dhembje koke. Është më mirë t’i shpërfillni përpjekjet e saj: nëse flirton me dikë përballë jush, thjesht pyeteni më vonë nëse ia kaloi mirë dhe mos bëni skandal duke e qortuar . Nëse ju ka zgjuar xhelozinë, atëherë ka fituar ajo. Mos u dorëzoni për atë fytyrën e ëmbël të pambrojtur... Mbyllje në vetvete Nëse nuk po ia arrin qëllimit, ajo mund të tërhiqet dhe të bëhet më e pagatshme, e zënë, ose më fjalëpakë se zakonisht. Duke u larguar prej jush ajo mendon se po pyesni veten se ku i fluturon mendja ose rreth sjelljes që ka ndaj jush. Nëse ndiheni si i përjashtuar nga jeta e saj, do të filloni të keni frikë se mos largohet. Kështu kupton se do të keni më shumë gjasa t’i nënshtroheni vullnetit të saj në çështjet e kundërshtuara, do të shfaqni angazhimin tuaj vetëm e vetëm për të forcuar marrëdhënien. Kundërsulmi: i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë është rregulli i ditës- pyeteni nëse ka ende dëshirë të ketë marrëdhënie me ju. Do të jetë e detyruar të pranojë se pagatshmëria e saj ose mungesa e komunikimit është marifet dhe jo shenjë e problemeve aktuale të një çifti. Kur bën budallaçkën ose të pambrojturën Femrat e dinë se meshkujve u pëlqen të jenë kalorës me parzmore të shndritshme për të dashurën e zemrës ; është një rol që i lejon mashkullit të ndihet si përkujdesës të aftë, madje edhe heronj. Prandaj, edhe kur është plotësisht e aftë për të kuptuar ose të bëjë diçka për veten, e di që nëse luan budallaçkën ose të pambrojturën do të sinjalizojë kalorësin e saj për t’i ardhur në ndihmë kurdoherë që ka nevojë ose dëshiron diçka. Për më tepër është e vështirë për të inatoseni me të kur ju lë të ndiheni superior dhe ajo e varur prej jush- dy çelësat e taktikës pasive-agresive. Kundërsulmi: ndërsa ka momente kur ajo mund të ketë nevojë të shëndetshme për ndihmë, nuk duhet bërë normë; ka një diferencë të madhe mes ndihmuesit dhe shërbimit me kohë të plotë. Ndihuni i lirë t’i vini në ndihmë kur ka nevojë, por sigurohuni ta përfshini edhe atë në vend që ta merrni të gjithë punën përsipër. Kështu nuk do të ketë kohë të ulet dhe të përfitojë. Nëse ofendohet lehtë, provoni të bëni shaka me të dhe paaftësinë e saj për të bërë diçka- do ta kuptojë që ju e keni zbuluar lojën dhe do të aktivizojë krenarinë dhe do t’i ndërpresë kërkesat e vazhdueshme dhe të panevojshme për ndihmë. Kur të vënë në lojë Askujt nuk i pëlqen të vihet në lojë dhe të luftosh në mënyrë të ndershme duhet të jetë përparësi. Por është e drejta juaj të mbroni veten nëse partnerja nis të vërë në lëvizje disa nga këto manovra. Është në dorën tuaj për të vendosur se me cilën nga marifetet e saj mund të jetoni dhe me të cilat nuk mundeni. Parandaloni gjërat përpara se të dalin jashtë kontrollit. Qëndroni i fortë - manipulimi mund të funksionojë vetëm tek ata që i shpërfillin shenjat. *********************************** A besoni se keni rene ndonjehere me te vertete ne dashuri? Nganjehere ngaterrohen ndjenjat dhe ju duket sikur ajo qe po perjetoni eshte dashuri. 12 shenja qe te kuptoni se keni rene ne dashuri: 01. I rilexon mesazhet e tij/saj shpesh 02. Ecen shume ngadale kur je me te 03. Pretendon se je e/i turpshem kur je me te 04. Kur mendon per te zemra te rreh gjithmone e me shpejt 05. Kur degjon zerin e tij/saj...buzeqesh pa asnje arsye 06. Kur sheh ate, nuk i ve re njerezit e tjere perreth teje 07. Fillon te degjosh kenge te lehta 08. Fillon te mendosh gjithmone e me shume per te 09. Emocionohesh vetem nga aroma e tij/saj 10. Kupton qe gjithmone buzeqesh me vete kur mendon per te 11. Do beje cdo gje per te... 12. Tani qe po lexon kete, kishe vetem nje person ne mendje te gjithe kohen.../cdodite/ |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Femrat tradhtojnë më shpesh se meshkujt
» Femrat i tërheqin meshkujt që ju përngjajnë
» Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë
» Erdogan: Femrat dhe meshkujt nuk mund të trajtohen njësoj
» Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar
» Femrat i tërheqin meshkujt që ju përngjajnë
» Femrat gënjen për vitet, meshkujt për gjatësinë
» Erdogan: Femrat dhe meshkujt nuk mund të trajtohen njësoj
» Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi