Aung San Suu Kyi: Jeta ime në liri
Faqja 1 e 1
Aung San Suu Kyi: Jeta ime në liri
Aung San Suu Kyi: Jeta ime në liri
“Qenia njerëzore kërkon vazhdimisht që të jetë e lirë dhe pavarësisht se mund të qëndrojë për një kohë të gjatë e mbyllur dhe e nënshtruar do të vijojë një ditë, një moment kur do të thotë: mjaft më! Befas do ta gjejnë veten duke bërë diçka që nuk kishin menduar kurrë më parë se do të mund ta bënin. Dhe kjo sepse instinkti njerëzor i bën njerëzit që të ecin gjithmonë drejt lirisë”
Politikania e palodhur burmeze flet për rindërtimin dhe rigjallërimin e partisë së saj, Ligës Kombëtare për Demokraci, pushtetin revolucionar të medias sociale dhe dashurinë e saj për Bethovenin.
Gardhi është lartuar sërish përreth shtëpisë buzë liqenit, por këtë herë është bërë nga njerëzit që i duan të mirën që kanë merak për sigurinë e saj. Është një gardh mbrojtës, jo ndarës. Po sa e lirë është realisht Aung San Suu Kyi, pesë muaj pas përfundimit të arrestit 15-vjeçar që e kaloi në shtëpinë e saj nën gardhin e vendosur këtë radhë nga qeveria? Jo shumë. Ose e lirë si një zog. Varet nga mënyra se si e formulon pyetjen.
E brishtë dhe megjithatë e fortë si një hekur, e verdhë dhe e bardhë me trëndafila në flokët e saj të zinj ajo është një nga gratë më të vendosura sot në botë. Edhe kur mund të ketë probleme me shëndetin nuk e heq buzëqeshjen nga fytyra e saj, një buzëqeshje e ngrohtë dhe plot hir që nuk i shtrembërohet nga dhimbjet e shpinës. Ajo ka frikë që të udhëtojë jashtë atdheut, pasi mendon me të drejtë se gjeneralët që drejtojnë vendin e saj, Burmën që prej vitit 1962 mund të mos e lejojnë që të rihyjë sërish. Pra të gjithë ata që duan ta takojnë, apo intervistojnë zonjën duhet që t’i bëjnë një vizitë në shtëpi, apo në zyrë. Një nga gjërat të cilat ajo ka vlerësuar dhe vlerëson më shumë në këtë jetë duke e quajtur një “forcë të madhe” është pikërisht forca që ka arti në vetvete për të ndryshuar mendjet e njerëzve, për t’i hapur ato dhe për të sjellë kështu ndryshimin masiv që pritet dhe që bën diferencën. Ndërkohë, ajo ndjek me shumë vëmendje edhe ngjarjet që po ndodhin prej javësh, muajsh tashmë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. A do të donte që një valë e tillë të përfshinte edhe vendin e saj? “Qenia njerëzore kërkon vazhdimisht që të jetë e lirë dhe pavarësisht se mund të qëndrojë për një kohë të gjatë e mbyllur dhe e nënshtruar do të vijojë një ditë, një moment kur do të thotë: mjaft më! Befas do ta gjejnë veten duke bërë diçka që nuk kishin menduar kurrë më parë se do të mund ta bënin. Dhe kjo sepse instinkti njerëzor i bën njerëzit që të ecin gjithmonë drejt lirisë”. Po a ka ardhur vallë ajo kohë, ai moment? “Gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë janë duke e kuptuar se nëse duan që të ndryshojnë duhet që këtë ndryshim ta nisin nga vetja e tyre dhe se nuk duhet që të krijojnë një varësi ndaj personave të tjerë, ndaj meje, për shembull, për të bërë të gjithë punën. Tani njerëzit mund të mashtrohen shumë më me vështirësi se më parë dhe e dinë se çfarë ndodh në të gjithë botën”. Lindja e Mesme dhe ajo që po ndodh në këto vende nuk përmenden kurrë në gazetat e Burmës. Bëhet fjalë për organet qeveritare. Ato thonë se anarkia sjell anarki, protestat sjellin protesta dhe jo demokraci. Në to ka edhe sulme ndaj mediave perëndimore. Por sipas Aung, këto gazeta e kanë të kotë, sepse njerëzit sa vjen e po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për potencialin e tyre. Po cila do të ishte nxitja e duhur për një shpërthim edhe në Burma? Një kryengritje e organizuar në vitin 1988 u shkaktua nga një ndryshim i strukturës bankare dhe të monedhës në vend, brenda natës, çka bëri që në mëngjes njerëzit të gdhiheshin me kursimet e tyre të humbura. Protestat e vitit 2007 me të cilat u bashkuan edhe murgjit nisën me rritjen e çmimeve në treg. “Sapo ushtria nisi që të hapte zjarr ndaj njerëzve, kryengritësit u qetësuan shumë shpejt nga frika. Po sa të qetë do të qëndrojnë njerëzit kur shkaku i revoltës së tyre të jetë diçka tjetër?” Njerëzit i kthejnë sytë nga ajo dhe tani që ajo është e lirë Liga Kombëtare për Demokraci ka një impakt të ri, edhe pse organizimi është jashtëzakonisht i vështirë duke qenë se liderët e saj janë në pjesën më të madhe në burg, pra pjesë e “ushtrisë” prej 2200 të burgosurish politikë. Frika është mjeti me të cilin pushteti ka luajtur në mënyrë të vazhdueshme për të nënshtruar njerëzit dhe ata që janë ngritur kundër regjimit. Edhe pse frika është faktori kyç i pushtetit të dhunshëm në Burma, ajo nuk arriti kurrë që të depërtojë në zemrën dhe shpirtin Aung. Në vitin 2003, regjimi u përpoq që ta vriste me një pusi që u mori jetën shumë njerëzve që e shoqëronin dhe e rrethonin. Vetë ajo u vendos në arrest shtëpie dhe u la e lirë vitin e kaluar. Për këtë arsye, njerëzit e saj e ruajnë hap pas hapi në mënyrë shumë profesioniste edhe pse ajo e refuzon një gjë të tillë. Ajo thotë se nëse regjimi do ta dojë të vdekur nuk mund të fshihet dhe të mbrohet për një kohë të gjatë. Po sa e lirë është ajo tani? Nëse del nga shtëpia “bombardohet” nga admiruesit e panumërt të cilët e ndjekin kudo nga shkon. Një herë shkoi në pazar me të birin, por i duhej që të mbrohej nga një masë e madhe njerëzish që rendën për ta përqafuar dhe për ta takuar. “Fatmirësisht, nuk më pëlqen që të bëj pazar”, thotë me humor. A është e lirë që të dalë jashtë vendit? Për momentin ajo, nuk e ka provuar një gjë të tillë dhe itinerari i momentit është shtëpi-punë.
Vitet e gjata të kaluara në shtëpi kanë qenë të jashtëzakonshme, sepse ishin pjesërisht vullnetarë. Shumë të burgosur nuk kanë shumë zgjedhje për të bërë, ndërsa ajo e dinte se regjimi do të ishte shumë i lumtur që ta shihte të linte shtëpinë, të merrte një avion e të shkonte jashtë vendit, njëherë e mirë. Çdo ditë të 15 viteve që i kaloi e mbyllur ajo duhet që të bënte zgjedhjen e saj që e mbajti në shtëpi, pra të qëndronte dhe të mos i jepej tundimit që të linte vendin dhe të jetonte në liri diku larg tij. Ajo ishte e vetme dhe e izoluar pa dy djemtë e saj dhe nuk mund të shkonte në Britani edhe kur bashkëshorti dergjej i sëmurë me kancer, sëmundje nga e cila vdiq më pas. Në fakt, lehtësia e qëndrimit në shtëpi iu dha nga respekti që ka regjimi ende për babanë e saj, heroin e luftës për pavarësi. Ndërkohë që ajo ishte e mbrojtur edhe nga opinioni botëror që e dinte fatin e saj dhe ka bërë shumë për të mbështetur dhe promovuar lirinë. Pas daljes nga izolimi, gjatë këtyre 5 muajve të fundit ajo ka bërë gjithçka që ka pasur mundësi për të rigjallëruar dhe rigjeneruar Ligën Kombëtare për Demokraci duke filluar nga shërbimet humanitare, hapja e klinikave dhe shkollave me para ndihmash. Në mënyrë shumë skrupuloze ata nuk marrin asnjë qindarkë nga donatorë të huaj, por vetëm nga donatorë vendas. Pra, ajo bën shumë të mira, por është shumë e vështirë që të organizojë plane dhe projekte kur nuk ka fonde, apo mjaftueshëm fonde.
Sipas saj, presioni nga bota e jashtme përmes mediave dhe mjeteve të tjera të komunikimit bën një efekt shumë më të madh në ndërgjegjësimin e popullit nga sa mund të mendohet. Për këtë arsye, gjeneralët u detyruan që të krijonin një Kushtetutë të re edhe pse sipas saj, e njëjta kastë politike vazhdon që të qeverisë me veshje civile tashmë. Zgjedhjet janë të turpshme dhe tërësisht të manipulueshme dhe në zgjedhjet e fundit partia e saj nuk mori pjesë e megjithatë, situata e keqe që u krijua pas tyre bëri që të paktën qeveritë perëndimore t’i kërkonin regjimit të Burmës kompromise të caktuara. Sipas Aung, demokracia dhe transparenca janë të vetmet që mund të ndryshojnë shoqërinë dhe regjimin e vendeve të saj. Ndërkohë që ajo thotë se NGO-të përkrahin haptas politikën dhe na thonë se ne nuk jemi të gatshëm për të negociuar. “Unë nuk e di se çfarë kuptojnë NG0-të me këtë? Demokracia nuk është perfekte, por të jep shansin dhe mundësinë që të marrësh në dorë fatin tënd”.
Pavarësisht gjithçkaje, politika dhe lufta e përditshme e ndryshimit nuk përbën tërë jetën e saj dhe në këtë pikë arti është ai që mbush pjesën tjetër të kohës. Asaj si miliona të tjerëve në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen i pëlqen i madh, Bethoven. Kjo për mendimin e madh që “fshihet” pas notave të simfonive dhe muzikës së tij. “Kam dashur shumë që gjatë viteve të fundit të izolimit tim të isha kompozitore, sepse vetëm në atë mënyrë do të kisha mundur që të shprehja saktësisht atë që ndieja dhe provoja, përmes muzikës, e cila ndonjëherë ka mjete shumë më të fuqishme për shprehjen e mendimeve universale”. Duke qenë se ajo është edhe vetë interpretuese shpesh luante piano gjatë kohës me bollëk që kishte në vitet e izolimit. Më pas, ajo është shumë e dhënë edhe pas TS Eliot dhe se sikur ishte në Oksford i pëlqente shumë që të lexonte për ekonominë dhe politikën.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatos Lubonja: Liri e medias apo liri e shprehjes?
» Nobelistja Aung San Suu Kyi shfaqet para shtëpisë pas lirimit të saj
» Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM)
» Si u bë që në liri të vriten atdhetarët!?
» Fatos Ashiku:LIRI...!
» Nobelistja Aung San Suu Kyi shfaqet para shtëpisë pas lirimit të saj
» Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM)
» Si u bë që në liri të vriten atdhetarët!?
» Fatos Ashiku:LIRI...!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi