Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milaim Shefkiu, Adrian Çollaku: Qosja s’është Kosova

Shko poshtë

Milaim Shefkiu, Adrian Çollaku: Qosja s’është Kosova Empty Milaim Shefkiu, Adrian Çollaku: Qosja s’është Kosova

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 1:58 am


Milaim Shefkiu, Adrian Çollaku: Qosja s’është Kosova U1_RexhepQosja
Qosja s’është Kosova
Nga Milaim Shefkiu, Adrian Çollaku
Akademik Rexhep Qosja edhe një herë u bë objekt i diskutimeve në Kosovë e Shqipëri. Por, kësaj here jo për botën e tij letrare, artistike e estetike, por i kaloi këto kontura dhe u fut në politikë, sikurse para një dekade, kur hyri e doli. Akademiku kosovar, i apostrofuar për disa vite si “babai i kombit”, kaloi kufijtë e Kosovës dhe shkoi sërish në Shqipëri, aty ku duket se ka më shumë respekt.
Sipas analistëve në Prishtinë e Tiranë, “heroi” i letrave shqipe, Qosja, harroi qindra probleme të grumbullua politike, sociale, ekonomike e kulturore në Kosovë, dhe nisi të merret me fushatën parazgjedhore në Shqipëri, siç thanë ata: “duke thurur në njërën anë himne e oda për krahun që e pëlqen, dhe duke çelë varre për ata që i urren”.
Akademiku i kënduar në tel sharkie, nuk u mor me problemet zgjedhore në Kosovë, matrapazllëkun dhe hajninë ordinere të zgjedhjeve, as nuk u mor me odisejadën e zgjedhjes së presidentit, as me veriun e Kosovës e me regjistrimin e popullsisë, por u mor me Lulëzim Bashën e Edi Ramën, dy kandidatët për kryetar të Tiranës.
Problemet në Kosovë, sipas analistëve, i tejkalojnë qindra herë përmasat kombëtare të zgjedhjeve lokale në Tiranë. Prandaj, sipas tyre, është e dyshimtë që një personalitet me bagazh intelektual të merret me fushatë zgjedhjesh lokale të një vendi tjetër.
Analisti politik shqiptar Armand Shkullaku ka thënë se deklaratat e Rexhep Qosjes janë më shumë me ndikim në Shqipëri dhe për opinion shqiptar. Sipas tij, Qosja në mënyrë koherente ka pasur qëndrim kundër qeverisjes së Sali Berishës, prandaj edhe deklaratat e fundit nuk janë befasuese.
“Tekefundit, z. Qosja duhet ta dijë se nuk është ai që e përcakton nëse ka të drejtë dikush të kandidojë për kryetar të Tiranës apo jo. Deklaratat e tij, që e cilësojnë Lulzim Bashën si vrasës, janë të ngutshme”, ka thënë Shkullaku.
Që një njeri të kandidojë, sipas tij, mund ta përcaktojë vetëm ligji zgjedhor dhe kodi zgjedhor i shtetit shqiptar, si dhe votuesit. Ai thotë se prokuroria merret me atë se kush është vrasës e kush jo.
Shkullaku ka thënë se deklaratat e ngutshme dhe të pamatura të Qosjes në këtë kohë, kur Shqipëria gjendet në një krizë politike, janë vërtet të dëmshme. Sipas tij, tekefundit të gjithë kanë të drejtë, përfshirë edhe Qosjen, që të japin deklarata në lidhje me zhvillimet e ndryshme në Shqipëri, pavarësisht se nga vijnë, nga Prishtina, Shkupi..., por këto deklarata, shton ai, duhet të mos jenë të nxituara.
Një publicist nga Shqipëria, që nuk ka pranuar t’i dalë emri në gazetë, ka thënë se ndërhyrja e Qosjes në këtë kohë fushate është instrumentalizim nga opozita shqiptare.
“Partia e Edi Ramës e ka përdorur Qosjen për ta shfrytëzuar ndikimin që ai e ka në opinion shqiptar, sidomos kur tani Shqipëria është në kohë fushate zgjedhore”, ka thënë ky publicist.
Edhe analisti politik kosovar, Behxhet Shala, mendon se nuk është Rexhep Qosja ai që duhet të merret me zhvillimet e ndryshme në Shqipëri. “Qosja nuk është i thirrur të vlerësojë zhvillimet në Shqipëri”, është shprehur Shala.
Sipas tij, deklaratat e fundit të Qosjes, ku e cilëson Bashën si një vrasës, janë një urrejtje ndaj PD-së dhe Sali Berishës. Sipas tij, këto deklarata janë të pamatura dhe nuk shkojnë në favor të askujt. “Nuk është Qosja ai i cili përcakton kush është vrasës e kush jo, janë organet kompetente shqiptare që merren me këtë çështje”, thotë Shala.
Publicisti Baton Haxhiu, ndërkaq, mendon se është e drejtë e pakontestueshme e një intelektuali që të japë një mendim të vetin për një çështje të caktuar. Andaj, sipas tij, edhe Qosja ka të drejtë të shprehë mendimin e vet për një kandidat të caktuar apo për një çështje të caktuar dhe, siç thotë ai, “ne nuk kemi të drejtë ta analizojmë mendimin e një intelektuali nëse e ka mirë apo keq”.
Edhe publicisti dhe shkrimtari shqiptar, Blendi Kraja, thotë se është krejtësisht e palogjikshme që Qosja të kalojë mbi problemet e Kosovës dhe të merret me çështjet në Shqipëri.
“Dy gjëra s’ia kuptoj Rexhep Qosjes: përveç se pëlqen libra me xhunga, përzihet pa lidhje në punët e të tjerëve. Kosova ka boll probleme, të mprehta, urgjente, të rëndësishme, dhe Qosja gjen kohë me u marrë me problemet e Shqipërisë. Sikur kohën që ka harxhuar me u marrë me lavdet ndaj Edi Ramës dhe kritikat ndaj Lulzim Bashës ta kishte harxhuar për Kosovën dhe problemet e saj, ai do të kishte dalë faqebardhë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe do t’ishte respektuar më shumë se 0.5 për qind...”, shprehet Kraja.
I frikësohen Qosjes
Gazeta “Zëri” ka kontaktuar nëpërmjet telefonit dhjetëra personalitete në Kosovë e Shqipëri, por shumica e tyre kanë hezituar ta vlerësojnë deklaratën e akademik Qosjes. Madje, njëri prej tyre tha se me Rexhep Qosjen nuk ka mundur të debatojë Ismail Kadare e po merremi ne.
Ndërsa një tjetër tha se Qosja është “shurdhuar” në Prishtinë, sepse institucionet e Kosovës ia kanë ndarë qindra mijëra euro për nxjerrjen e veprës jetësore. Me këtë rast, siç tha ai, “qeveria ia mbylli gojën”.
“Zëri” 21.04.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi