Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Pranverë e nxehtë politike për Kanadanë. Po për shqiptaro-kanadezët?

Shko poshtë

Ajet Nuro:Pranverë e nxehtë politike për Kanadanë. Po për shqiptaro-kanadezët? Empty Ajet Nuro:Pranverë e nxehtë politike për Kanadanë. Po për shqiptaro-kanadezët?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 3:10 pm

Ajet Nuro:Pranverë e nxehtë politike për Kanadanë. Po për shqiptaro-kanadezët? 5682
Ajet Nuro:Pranverë e nxehtë politike për Kanadanë. Po për shqiptaro-kanadezët?

Kanadezët do të votojnë për herë të katërt brenda shtatë vjetësh. Po shqiptarët që jetojnë në Kanada, a kanë një mendim politik të përbashkët?

Nga Ajet Nuro
Një nga demokracitë më të fuqishme të botës, një nga shtatë shtetet më të industrializuara, Kanadaja, do të duhet t’i drejtohet zgjedhësve të saj për të vendosur se cili do t’i përfaqësoj kanadezët në organin më lartë legjislativ, Dhomën e Komunave. Tri zgjedhjet e fundit kanë nxjerr si fitues liberalët një herë në vitin 2004 dhe më pas konservatorët e udhëhequer nga Stephen Harper dy herë, në vitin 2006 dhe 2008. Por në të tre rastet asnjë nga partitë nuk ka mundur të siguroj shumëcën relative dhe kështu edhe sigurimin e një qeverisjeje 4-vjeçare. Sipas logjikës apo sipas një rregulli të pashkruar, zgjedhjet këtë herë duhet t’i fitonte një parti e opozitës por siç po duken bathët … janë larg pashkët (në kuptimin figurativ se pashkët i kemi në prag…) Mendimet rreth këtyre zgjedhjeve që dua të shpreh këtu më poshtë janë një mendim personal. Sidoqoftë do të doja të dija edhe mendime ndryshe ... nëse ka...
Ndonëse rregulli e do që të shkosh në dhomën e fshehtë për të ushtruar të drejtën e votes, unë kurr nuk i kam mohuar apo fshehur idetë e mia që janë ide konservatore. Unë nuk e mohoj gjithashtu se jam i frumëzuar nga fjalët e Ronald Reganit që në fjalën e tij me rastin e marrjes së presidencës së vendit më të fuqishëm të kohës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1981, nuk u premtoi bashkëkombasve të vetë të zgjidhte kuletën e shtetit për të zgjidhur hallet e tyre por i ftonte ata të ishin më të përgjegjshëm. Shprehja e tij “Në krizën që po kalojmë, qeveria nuk është zgjidhja, qeveria është problemi” përbëjnë bazën e një filozofie politike e ekonomike që më ka frymëzuar dhe më frymëzon. Sidoqoftë, idetë e mia ndonëse i afrohen një partie ato nuk mund të kufizohen. Pra i kuptoj edhe idealet e të tjerëve, mendimet e qëndrimet e tyre. Sidoqoftë, shumë mendime politike apo qëndrime janë të lidhura edhe me “background”in tim si shqiptar. Por kam vënë re se nuk jam i vetmi. Le të shpjegohem:
Kur bëhen zgjedhje në Shtetet e Bashkuara, shqiptarët e Amerikës, intelekualët por edhe organizata të ndryshme shprehem në fovor të njërës apo të tjetrës palë dhe arsyeja e një qëndrimi të till është qëndrimi i njërës apo tjetrës force politike në Shtëpinë e Bardhë ndaj çështjes shqiptare. Çështja e Kosovës, ka qenë guri i provës i politikanëve amerikanë. Grupet e presionit (lobistët) shqiptare në Amerikë, kanë ndikuar në formimin e njërit apo tjetrit opinion. Tradicionalisht, shqiptarët e Amerikës kanë votuar të djathtën amerikane, pra Partinë Republikane derisa faktori Klinton bëri që shqiptarët të shikojnë edhe nga e majta demokrate.
Në Kanada nuk ka ndonjë ndarje as edhe ndonjë studim për të thënë se në cilin krah hidhen shqiptarët. Sidoqoftë nisur nga disa studime që kam lexuar kur studioja në universitetin e Montrealit, emigrantët në përgjithësi kanë votuar partinë liberale, një parti kjo e qendrës së majtë. Dhe kjo gjer tek zgjedhjet e vitit 2004 kur kjo parti ka rënë për të mos u ngritur edhe sot. Pra, duke u nisur nga ky konstatim, edhe emigrantët shqiptarë nuk besoj se bëjnë përjashtim. Një element tjetër që duhet theksuar dhe që bënë një dallim nga politika amerikane është fakti se politika kanadeze ndryshe nga politika amerikane nuk është dhe aq ndikuese. Kanadaja herë pas here ka bërë pjesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si anëtare me status të përkohëshëm dhe kaq. Për të bërë edhe më të kuptueshme politikën e jashtëme të Kanadasë duhet theksuar roli i saj si faktor paqeje dhe stabiliteti si dhe roli i saj si ndërmjetës në shumë konflikte. Megjithatë, si anëtare e NATO-s dhe e shumë organizmave të tjerë ndërkombëtarë, Kanadaja nuk u është ndar aleatëve të saj si Amerikës, Britanisë së Madhe apo Australisë në veprimet e tyre ndërkombëtare. Kështu, Kanadaja gjendet sot në Afganistan me mision paqe. Por, kjo pjesmarrje në Afganistan, nuk u përsërit në Irak, ku qeveria Kanadeze, kërkoi mandatin e Kombeve të Bashkuara për të ndërhyrë.
Në këto situata politike erdhën zgjedhjet parlamentare të vitit 2004 në Kanada. Partia liberale në pushtet prej shumë vitesh u gjend përball një skandali financiar që e dënoi me humbjen e shumicës në vitin 2004 dhe humbjen e pushtetit në vitin 2006. Partia Konservatore e cila kishte mundur të bashkonte të djathtën fitoi në vitin 2006 dhe 2008 të drejtën e qeverisjes ndonëse në pakicë. Tradicionalisht në Kanada nuk pranohen koalicionet. Një përpjekje e tillë nga ana e partive opozitare të majta në vitin 2008 u denoncua nga konservatorët si grusht shteti.
Që nga viti 2006, partia konservatore i është përkushtuar komuniteteve etnike për t'i afruar ato në politikë. Kështu, vota e emigrantëve që deri dje pothuajse ishte ekskluzivitet i partisë liberale, sot jo vetëm është ndarë por mund të themi se emigrantët si edhe kanadezët vetë janë lodhur me të pritur partinë liberale të vijë në pushtet. Të tërhequr nga politikat familjare të konservatorëve, nga forcimi i ligjeve kundër kriminalitetit, emigrantët po i afrohen konservatorëve jo aksidentalisht por të ndërgjegjshëm.
A ka vend në këtë mes për votë “nacionaliste” të shqiptarëve kur siç e theksova më sipër, Kanadaja nuk ka në dorë kapitalin politikë që kanë amerikanët?
Nëse nuk do të kishim disa ngjarje që përbëjnë diçka të veçantë në politikën kanadeze, përgjigja do të ishte JO. Por që nga 1999, Kanadaja është futur dashur pa dashur në jetën politike të shqiptarëve. Sigurisht nuk po përmendim ngjarje jo të rëndësishme si fakti që në Kanada sodomos pas vitit 1990 janë vendosur dhe jetojnë të integruar në shoqërinë kanadeze shumë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mban veç të tjerave edhe vulën e qeverisë kanadeze të Zhan Kretien. Kanadaja gjithashtu u dha streh mijëra refugjatëve nga Kosova në ato ditë të vështira, kur Milosheviçi filloi t'i ndiqte nga trojet e tyre në përpjekje të një pastimi etnik. Kanadaja ndonëse pëballet me probleme separatiste në provincën frankofone të Kebekut, përsëri nuk iu nda aleatëve të saj duke e njohur Republikën e Kosovës (dhe në këtë rast politika e Kanadasë është ndikuese...). Fakti se Kosova dhe Kebeku (që për hirë të së vërtetës nuk ka njohur dhunën që ka njohur Kosova) nuk janë e njëjta gjë i dha fund debatit të njohjes ë Kosovës. Kosova u njoh nga qeveria kanadeze kur në pushtet ishin konservatorët. Po nën qeverisjen e konservatorëve, kryeministri shqiptar Sali Berisha ndërmori vizitën e parë që një kryeministër shiptar i bënte Kanadasë në nëntor 2007. As këto ngjarje që përmenda do të ishin thjesht ngjarje nëse....
Pas dështimit në zgjedhjet e 2008, partia liberale e Kanadasë, ndryshoi udhëheqjen e saj duke zvendësuar shefin e saj Stefan Dion me Michael Igniatief. Që para se Igniatief të merrte frenat e liberalëve kanadez, një miku im më tha: “Gjerë më sot kam votuar liberalët, por po e mori partinë liberale Igniatief, unë nuk dua t'i shoh ata më me sy” Dhe jë gjë të tillë ai e bëri realitet. Dhe miku im e mbajti fjalën... Para disa ditësh duke pirë kafe me disa miq në Montreal të njëjtin shqetësim m'a shprehu dhe një shqiptar tjetër: “Unë të votoj Ignatief? Për hir të Kosovës, jo” Po kush është Ignatief? Michael Ignatief ka lindur në Toronto por është bir i një emigranti rus dhe i një kanadezeje. Profesor në disa nga universitetet më prestigjioz të botës, ai ka ushruar edhe profesionin e gazetarit (BBC) dhe diplomatit. Njohës i mirë i politikës ndërkombëtare, ai ka shkruar shumë libra për këtë çështje. Ndoshta i ndikuar nga origjina sllave ai ka edhe një pozicion të veçantë ndaj Kosovës. Ignatief kurr nuk e ka fshehur dobësin e tij për serbët. Kundërshtar i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, sigurisht njohja e Kosovës nga ana e Kanadasë nën një qeveri me në krye Ignatief as që do të bëhej fjalë.
Së fundi, duke ditur se shumë organizma apo shoqata në bazë kanë të qenit jo politik sigurisht sugjerimi i të votuarit bie ndesh me një rregull bazë të tyre. Por, kur organizmat (bëhet fjalë për organizma të emigrantëve shqiptarë...) kanë në bazë të veprimtarisë së tyre, atdhetarinë kjo e fundit mund të dënohet nga apolitika. Politikë për atdhetari apo atdhetari pa politikë. Zgjedhje e vështirë. Po intelektualët, po emigrantët e thjeshtë?
Ndonëse idetë e mia janë konservatore, në asnjë rast nuk do të merrja mundimin të bëja politikë bashkatëdhtarëve të mi për t'i përqafuar. Jo të gjithëve u shkon një kostum i till. Veç....
Si mendoni Ju?
Ajet Nuro
15 prill 2011
Në udhëtim për në Kaliforni
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi