Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetvendosje kërkon dorëheqjen e Rexhepit

Shko poshtë

Vetvendosje kërkon dorëheqjen e Rexhepit Empty Vetvendosje kërkon dorëheqjen e Rexhepit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 3:14 pm


Vetvendosje kërkon dorëheqjen e Rexhepit

Vetvendosje kërkon dorëheqjen e Rexhepit Vetevendosje-konferenca3


Lëvizja Vetvendosje ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi pasi të enjten, njësia speciale e Kosovës ka ndërhyrë kundër tifozëve të klubit të basketbollit të Prishtinës, Plisat.

Fjala është për përleshjet që ndodhën mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes në mes të Klubit basketbollistik Prishtina dhe klubit serb, Bambi, që përfundojë me fitoren e klubit kryeqytetas.

Gjatë një konference me gazetarë ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i “Plisave”, Vetvendosje vlerësojë se “Nga sjellja e egër e njësisë speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhë nga Mitrovica vetëm më një qëllim të qartë: që të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë”.

Ankesa e Vetvendosjes ndaj Bajram Rexhepit ka të bëjë me deklaratën e këtij të fundit se fajtorë për dhunën janë tifozët e kryeqytetit, para se të kryhet çfarëdo hetimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi