Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FBKSH:Patriotizmi n' peshojë, a ?

Shko poshtë

FBKSH:Patriotizmi n' peshojë, a ? Empty FBKSH:Patriotizmi n' peshojë, a ?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 9:37 pm

[FBKSH:Patriotizmi n' peshojë, a ? U1_FBKSH
Patriotizmi n' peshojë, a ?

Në vend të kërcënimeve, të ketë mirëkuptime


Të gjithë patriotët i duhen Kosovës, të djeshmit e të sotmit. Kosova ka luftëtar dhe vetëflijues për ta bërë Shqipërinë Etnike, çdo luftëtar i ish-UÇK-së, ka qenë dhe është betuar për Ribashkim Kombëtar. Nuk do të kishte qytetarë të brengosur për fatin e Kosovës, sikur të ishin më aktiv “patriotët e vonuar", o zotëri Bajram Rexhepi. Ata nuk janë të huaj, ata janë bijtë e bijat e këtij populli, patriot denbabaden, veprimtar të kauzës gjithëkombëtare, respektivisht të Shqipërisë Etnike. Ju duhet të ndiheni krenar që ka asi njerëzish që angazhohen t’i ndalojnë veprimet e “carllazarëve”, gjithandej Kosovës. Ju llogon e Kuvendit Komunal të Prizrenit e ndryshuat, ndërkaq kuvendet Komunale të administruara nga serbët edhe llogon edhe flamurin e kanë tërësisht simbole të zgjedhura nga Serbia, pse ato nuk i kontestoni.
Këtë shkrim po e nisim me një thënie të ish-Presidentit Amerikan, A.Linkoln, populli i të cilit e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë Kosovën Historike si edhe Shqipërinë Londineze( faleminderit nga zemra): lufta për liri nuk mund të shuhet kurrë, dhe se përpjekjet për të drejtat e barabarta për të gjithë nuk do të ndalen asnjëherë. Pse të jetë Kosova jashtë këtij konteksti?
Është mirë ta dini, zotëri ministër Rexhepi se përkundër imazhit që mund t’i lëkundet Kosovës, në saje të paraqitjeve të organizmave ilegale, si bie fjala FBKSH, ajo është e mirë për ti zmbrapsur armiqtë e kombit.
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, nuk është organizatë kriminale dhe terroriste, por një lëvizje atdhetare-kombëtare dhe patriotike, e cila në gjirin e saj bashkon subjekte politike atdhetare, të cilat kanë në programin e tyre ribashkimin e kombit, bashkon të gjithë mendjet e ndritura-figura atdhetare kombëtare, bashkon ekonomin dhe pasurin kombëtare, bashkon forcën dhe potencialin njerëzor shqiptar, bashkon ...etj. vetëm e vetëm për një qëllim: Të gjitha trojet shqiptare të ndara dhe të copëtuara e të ri copëtuara padrejtësisht, të Ribashkohen, të jetë një gjuhë, një flamur,një shtet, cilit shqiptar kjo i pengon, ose nuk e dëshiron?
Ne si të tillë respektojmë të gjithë popujt tjerë, i nderojmë dhe ua njohim të drejtën e tyre, prandaj duam që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë karshi nesh. Historikisht është e ditur se populli shqiptar asnjëherë nuk ka qenë agresor dhe pushtues i trojeve të tjerëve, por luftërat e tij gjithnjë kanë qenë për të pasur të drejta që u përkasin sipas konventave të ndryshme ndërkombëtare, për të pasur liri dhe ribashkim kombëtar.
Ne, jemi të vetëdijshëm se këto gjëra nuk bëhen me shkop magjik, por më një angazhim dhe sakrificë maksimale e të gjithë neve-shqiptarëve-patriotëve të djeshëm dhe të sotëm, besa edhe të nesërm, nga të gjithë ne pa dallim, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët paqësore, më forcën e argumentit historik, politik, juridik, gjeostrategjik etj., duke u bashkuar faktori kombëtar shqiptar si dikur moti në kohën e Skënderbeut, arrijmë ta bëjmë Shqipërinë Etnike. Duhet të ofrojmë argumente të bollshme, bashkësisë ndërkombëtare që të diskutohet seriozisht për pozitën dhe padrejtësitë që janë bërë në kurriz të popullit shqiptar, duhet të kërkojmë mbledhje të përmasave që ishin më 1913...etj., ku padrejtësisht u copëtuan dhe aneksuan trojet shqiptare, duhet të kërkojmë kthimin e trojeve tona si e drejtë e pa tjetërsueshme e popullit shqiptar, duhet të kërkojmë drejtësi edhe për neve shqiptarët, që është e sanksionuar me një varg aktesh ndërkombëtare, mbi të drejtën e vetëvendosjes dhe të bashkimit të popujve, si dhe të drejtave elementare të njeriut.
Veprimtaria atdhetare e FBKSH-së, është e njohur për masën e gjerë, ne e dimë se është e njohur edhe për organet dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare, çdo përpjekje për të njollosur veprimtarin e pastër atdhetare dhe kombëtare të FBKSH-së dhe strukturave të sajë është antikombëtare-antihumane dhe antibashkim kombëtar, pse ka përpjekje për paraqitjen e FBKSH-së terroriste, kriminale etj., kujt i shërben kjo? Përse u dashka që edhe në trojet shqiptare të ç’piket dhe të krijohet diçka inenekzistente si nocioni: ”organizatë terroriste” kjo është një absurd i llojit të vetë, nuk e kuptojmë se çka fiton Kosova me ketë vlerësim të çmendur
Vlerësimet,dhe veprimet e FBKSH-së, kanë qenë të matura dhe mjaft të qëlluara, që nga dt. 17. 02. 2008, duke iu referuar shpalljes se pavarësisë se Kosovës, si dhe ndryshimet e mëvonshme që janë bërë në ish Republikën e Maqedonisë, dhe në Shqipërinë Londineze, ne kemi ndjekur për së afërmi të gjitha ngjarjet, veprimet e FBKSH-së kanë qenë konform gjendjes dhe rrethanave të krijuara me realitetin e ri në këto vende të sipërpërmendura.
Në ketë kohë dëmin kolosal dhe të pa riparueshëm FBKSH-së dhe strukturave të sajë i ka bërë Gafurr Adili ish zëdhënës i FBKSH-së, i cili më deklaratat, komunikatat, denoncimet e ndryshme, shumicën prej tyre i ka publikuar në mediat e shkruara dhe elektronike, futi përçarje, dhe një konfuzitet, te masa e gjerë popullore, dhe të anëtarësia e gjerë e FBKSH-së dhe strukturave të sajë. Ne atëbotë nuk e dinim dhe nuk mund të imagjinonim se ai kishte pretendime të kalonte në parti politika, ashtu edhe ndodhi, ai themeloi partinë ( FDBK) ku gjendët edhe sot. Më ketë person është marr organi më i lartë i FBKSH-së Kuvendi i III-të i cili është mbajtur me 24. 04. 2010, në Himarë,. Në atë Kuvend kanë qenë të pranishëm mbi 300 deputet (përfaqësues) nga të gjitha trojet shqiptare, një ndër vendimet e këtij kuvendi ka qenë edhe përjashtimi i Gafur Adilit nga të gjitha organet e FBKSH-së. Prandaj lusim ketë përson të mos merret më me FBKSH-në,nuk na duhen as ne dhe as opinionit tonë deklarata e tijë.
Transparenca, dhe puna publike e FBKSH-së ka vazhduar edhe në ditët në vijim, kështu me dt. 10. 07. 2010. në pjesën veriore të vendit përkatësisht në kullën e komandantit legjendar Isa Boletinit, aty është thënë se nuk lejohet ri copëtimi i sërishëm i trojeve shqiptare, më pastaj është lexuar deklarata publike më kërkesa: Nuk ka ndërrim territoresh. Njëzet e tetë nëntori 2010, FBKSH-në e gjeti, në protestën festive paqësore në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, në ketë ditë të shënuar pran sheshit Skënderbe u tubuan afro 1000 veta anëtar të FBKSH-së nga të gjitha trojet shqiptare, që në mënyrë paqësore të paraqesin hapur kërkesat e tyre legjitime për ribashkim kombëtar, parullat e shumta shkëlqenin nga rrezet e diellit që reflektonin në shkronjat e bukura të shkruara me dy ngjyra dhe të rrethuar më flamuj kombëtar, dominonin parullat, Shqipërinë e pa bërë beje të bërë, bëje ose vdis, Shqipëri Etnike...etj. si dhe emrat e vendeve nga të gjitha trojet nga kishin ardhur njerëzit, dominonin portreti i Skënderbeut, Ismail Qemalit, Kom.legjendar Adem Jasharit, dhe Prof. Ukshin Hotit etj. të gjitha këto shoqëroheshin më brohoritjet e turmës, Rroftë Ribashkimi Kombëtar, Shqipëri Etnike, e duam Ribashkimin kombëtar, derisa për rreth turmës ecte edhe policia e shtetit, e cila kujdesej për mbarëvajtjen e protestës, turma u gjet para kryeministrisë së Shqipërisë, para se cilës u lexuan kërkesat e FBKSH-së të njohura për opinion.
Mund të konkludojmë se vetëm brohoritja e turmës, dhe flamujt kombëtar që valëviteshin në duar të këtyre njerëzve, e “prishi” qetësin e qytetit të Tiranës, e cila kishte ra në gjumë, dhe fare nuk vërehej se po përgatiteshin për festën e pavarësisë dhe flamurit kombëtar të Shqipërisë!?
Duke qenë të vetëdijshëm, për ngjarjet dhe zhvillimet e fundit brendapërbrenda të EULEX-it, FBKSH-ja dënon ashpër sjelljet e atyre që janë të thirrur të jetësojnë drejtësinë në gjithë territorin e Kosovës, e këtë nuk e bëjnë. Kryesia qendrore e FBKSH-së ka vlerësuar se arrestimet e figurave emblematike të luftës, njerëzve publik dhe figurave të shquara kombëtare nuk i bën nderë bashkësisë ndërkombëtare e as institucioneve shtetërore të R. se Kosovës, përkundrazi mund të vie të konfrontimi me popullatë, meqenëse pas një kohe të shkurtër të njëjtit po shpallën të pa fajshëm. Në të vërtetë pse po ndodhë kështu?

E para: Mbrojtësit e rendit dhe ligjit (EULEX-i), janë duke punuar më sugjerime të dreqit e të birit, prej tyre furnizohen më të dhëna të rrejshme për njerëzit e caktuar, kështu realizon apetitet e Serbisë, dhe ajo çka është më kryesorja, po i mënjanon nga skena politike personat dhe figurat kombëtare që paraqesin rrezik për politiken hegjemoniste Sllave.

E dyta: kriza institucionale për momentin është e tejkaluar, urojmë që gjithherë me marrëveshje vëllazërore të arrihen rezultate të kënaqshme në interes të vendit.

E treta: Nëse veç u benë parakushtet për ndryshime të caktuara në Kushtetutën e Kosovës, FBKSH-ja, shpreh hapur mendimin se kushtetuta e imponuar e Ahtisarit do duhej të pësonte ndryshime rrënjësore, me fjalë të tjera do duhej të rishkruhet Kushtetuta dhe në aspektin e riformulimit të definicionit shtetëror, në preambulën e saj, pastaj në pjesën ku ndalohej bashkimi i Kosovës më ndonjë shtet tjetër, duhet hequr menjëherë, sepse kjo pengesë kushtetuese, është kundër çdo dokumenti ndërkombëtar mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje, dhe shprehjen e lirë të popujve, pastaj shprehjet e ndryshme që japin interpretim dykuptimor, me fjalë të tjera duhet hequr dilemat, tjetër, për FSK-në që ajo të jetë ushtri e ardhshme e shtetit të Kosovës, dhe të drejtën për zhvillimin dhe forcimin e sajë, duhet të definohet qartë. Pastaj Republika e Kosovës të ketë sistem presidencial është mjaft e qëlluar, të bëhen ndryshime në ligjin mbi zgjedhjet, si dhe të parashihet Referendumi si shprehje e vullnetit të lirë të popullit për të vendosur për çështje madhore.

E katërta: Të pranohet FBKSH si lëvizje politike kombëtare dhe atdhetare e barabartë në pjesëmarrje në jetën politike dhe shoqërore, pa krijuar qysh në fillim pengesa, për të krijuar përshtypje jo të mira për te, duke shfaqur frikë se mund të jetë një rivale-alternativë e fortë e çështjes kombëtare.

E pesta: STOP, bastardimit, dhe tentimit për të krijuar një imazh të keq për FBKSH-në, Ne jemi këtu duhet të mësoheni me ketë realitet.

Zotëri minstër i punëve të mbrendshme,na vjen keq por ju nuk e keni kurajon, guximin, nuk keni moral politik që të kërkoni më me ngulm rruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, ju madje as siguri bashkëkombësve-vëllezërve tanë andej urës nuk jeni në gjendje tu siguroni. Ju as regjistruesve të popullit nuk ua mundësuat që ta kryejnë punën e tyre kushtetuese. Atëherë me çfarë të drejte i pengoni dhe i kërcënoni ata që janë të gatshëm ashtu si në luftën e fundit, ta sakrifikojnë edhe jetën për të pasur kombi lirinë që i takon, për ta pasur kombin e RIBASHKUAR në një SHQIPËRI ETNIKE. Jemi dëshmitar të kohës kur "patriotët e vonuar"i kanë kërcënuar “carllazarët” që të heqin dorë nga ardhja e tyre, në Kosovë. Pse nuk po arrini që të vëni Kosovën aty ku e ka vendin, ju e dini ku janë defektet. Sundimit të ligjit, respektimit të ligjit, ju të hierarkisë politike dhe bashkëmendimtarët e juaj assesi nuk e kanë ndërmend që t’i binden mendjes së shëndosh, sinqeritetit, moralit të mirë, ndërgjegjejes së pastër në mënyrë që ta ndihmojnë Kosovën të arrijë në mesin e shteteve demokratike, civilizuese dhe ekonomikisht të qëndrueshme. Për këto dobësi ju medoemos mundoheni që opinionit të gjerë t’ia tërhjekni vëmendjen nga problemet e mëdha që janë përpara jush, duke e akuzuar kundërshtarin politik, ndër të cilët bënë pjesë edhe Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Po, FBKSH-ja në pjesën më të madhe të trojeve shqiptare është aktive, ajo besnikërisht i kryen detyrat që ia ka caktuar organi më i lartë i saj, vetëm e vetëm që vendi ynë të shkojë drejt Ribashkimit të Kombit. Paraqitja e veprimtarëve të dalluar( denbabaden patriot dhe veprimtar të kauzës gjithëkombëtare) të FBKSH-së, në mediume të ndryshme të Kosovës, popullin fare nuk e ka shqetësuar, përkundrazi populli është trimëruar për shkak të prezencës së tyre edhe për faktin që u kuptua se ata qenkan djem dhe vashat e këtij populli. Paraqitja e tyre gjithsesi është në favor të qetësisë, rendit dhe të sigurisë në Kosovë. Ju zotëri Rexhepi a po shihni se si në gjirin e EULEx-it janë paraqitur zyrtar të ndryshëm që nuk ia duan të mirën Kosovës e as kombit Shqiptar. Bashkëmobasit tanë malltretohen skajshmërisht nga ndërkombëtarët, me simbolet kombëtare luhet dhe i përdhosin atë, ju patriotët e djeshëm bëni sehir, sepse mbi të gjitha e keni foteljen parasysh, benifitet e ndryshme, e çka jo tjetër.
Prof. Arbër Kastrioti
kryetar i përgjithëshëm i FBKSH-së,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi